verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Љубомир Костовски

Recension: Kaos urbanistik nëpër komuna, kaos në votimet e këshillave komunalë?!

на 24. 12. 2014 | | mk
  Ligji i ri për planifikim urbanistik e hap mundësinë që planet detaje urbanistike në të ardhmen të miratohen vetëm me një të tretën e votave të këshilltarëve komunalë. Kjo është paraparë në nenin 39 të ndryshimit të këtij ligji, që shkaktoi reagime jo vetëm në Kuvend, por edhe nëpër komuna, me të cilat ka të bëjë ky ndryshim ligjor. Kjo është tema të cilës ky tekst i kushton vëmendje të veçantë, vetëm se ka mosbalancim të tepërt në raportin “për dhe kundër”, kështu që lexuesi mund të fitojë përshtypje se me të vërtetë “pakica do të vendojë rend në kaosin që ka ndodhur nëpër komuna”. Linku deri te artikulli origjinal: Kaos urbanistik nëpër komuna, kaos në votimet e këshillave

Recension: Lum Putini me këtë fuqi!

на 19. 12. 2014 | | mk
  Bëhet fjalë për një foto-lajm nga ushtrimet ushtarake të të armatë ruse në Kaliningrad, pikën më perëndimore të Federatës ruse. Është shfrytëzuar një informatë e cila ka qenë në dispozicion në “Reuters” dhe e cila përmban të dhëna të zakonshme për numrin e pjesëmarrësve dhe për mjetet (armët) që kanë qenë pjesë e demonstrimit të fuqisë ushtarake dhe të efikasitetit të armatës. Me këtë rast, redaksia ka vënë një titull të atillë, të cilin nuk do ta merrte guximin ta vendoste as ndonjë gazetë “patriotike” në vendin ku është realizuar ushtrimi. Linku deri te artikulli origjinal: Lum Putini me këtë fuqi! Data dhe koha e publikimit: 16.12.2014, 11:58 Data e recensionit: 17.12.2014 Recensues: Ljubomir Kostovski “Kryetari rus Vlladimir Putin

Recension: Shembuj të ri që udhëheqësinë e LSDM-së e bëjnë fashiste

на 10. 12. 2014 | | mk
  Teksti që është subjekt i këtij recensioni, në ditën e publikimit ishte subjekt i marrjes masovike nga mediat e tjera, duke i përfshirë edhe agjencitë, dhe për këtë arsye, gjithsesi, e tërheq vëmendjen. Ai, sipas formatit, përmbajtjes dhe strukturës, mundet, eventualisht, t’i përgjigjet diçkaje që do ta quanim koment gazetaresk ose të redaksisë, duke pasur parasysh se nuk është i nënshkruar edhe përkundër gjatësisë serioze, mirëpo assesi nuk përputhet me pozitën ku është vendosur, në mes të teksteve që janë lajme klasike. Kjo, gjithsesi, është vetëm vërejtja iniciale për prezencën e një paraqitjeje tekstuale në ueb-faqe, e cila vendos detyra ambicioze para autorit që të arsyetohet, së pari titulli pamfletist, i cili në vete nuk ka vetëm supozime statistikore

Recension: (BFI-ja) E kritikon shtetin, mirëpo pronën nuk e refuzon

на 9. 12. 2014 | | mk
  A është kthimi i pronës nëpërmjet denacionalizimit proces që duhet të meritohet me diçka ose kjo është vetëm kompensim për diçka që është konfiskuar shumë kohë më parë, një lloj “barazimi i llogarive”? Kjo pyetje parashtrohet pasi të lexohet artikulli me titull karakteristik – “E kritikon shtetin, mirëpo pronën nuk e refuzon”. Shkak është përfundimi i procesit të denacionilaizimit për pronën e BFI-së – janë kthyer dyqane dhe 20.000 m2 tokë ndërtimore. Linku deri te artikulli origjinal: (BFI-ja) E kritikon shtetin, mirëpo pronën nuk e refuzon Data dhe koha e publikimit: 25.11.2014 Data e recensionit: 02.12.2014 Recensues: Ljubomir Kostovski Në fillim të vitit Valentina Bozhinovska (drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare – v.j.) deklaroi se deri

Recension: Kriminelët e estradës kanë votuar për dy këngëtarë

на 2. 12. 2014 | | mk
  Edhe pse estrada zakonisht është burim i lajmeve zbavitëse ose të tilla që na largojnë nga përditshmëria, Festivali i sivjemë i Shkupit, njëkohësisht edhe bazë për zgjedhjen e këngës që do të na përfaqësojë në Eurovizion, u bë subjekt skandali, për shkak se në zgjedhje duheshte të përzihej edhe policia edhe atë në përbërje mjaft të gjerë. Për shkak të dyshimit për fiksim të rezultateve nëpërmjet televotingut, kishte arrestime hetim e të ngjashme. Linku deri te artikulli origjinal: Kriminelët e estradës kanë votuar për dy këngëtarë Data dhe koha e publikimit: 20.11.2014 – 15:33 Data e recensionit: 26.11.2014 Recensues: Ljubomir Kostovski
Sipas të dhënave zyrtare nga hetimi, kuptojmë se nga të gjitha 2.500 kartelat është votuar vetëm për dy

Recension: Ndërtesa e qeverisë në zjarr

на 15. 11. 2014 | | mk
Lajmet e mëngjesit në fillim të kësaj jave kishin të bëjnë me zjarrin që ndodhi në ndërtesën e Qeverisë së RM-së. Sigurisht se lajmi kishte edhe publik plotësues për shkak të faktit se para do kohësh po i njëjti objekt ishte cak i sulmit me minahedhës, kështu që fantazia e konsumatorëve të lajmeve u zgjua edhe më tepër. Ndoshta për këtë për arsye, në mes tjerash, patëm edhe burime të redukuara të informatave – ata që kanë vlerësuar se realiteti duhet të riformësohet, që sa më shpejt ai, nga “senzacioni” të bëhet “supë e ftohur”. Është harruar, gjithsesi nevoja themelore e lajmit, veçanërisht asaj të agjencisë, ku preciziteti duhet të jetë shtytësi kryesor. Linku deri te artikulli origjinal: Ndërtesa e

Recension: Lereni, ajo edhe ashtu nuk do të punojë në profesionin e saj, por do të martohet

на 18. 10. 2014 | | mk
Nuk ka profesor i cili nuk do të pranojë se në një ose një mënyrë tjetër ka pasur shtypje që ndonjë student/studente e tij ta lëshojë në provim, edhe pse nuk e meritojnë. Të studiuarit si investim jetësor i studentëve, pro edhe i familjeve të tyre,është shumë i madh që të mos kërkohen edhe mënyra që ta tejkalojnë pikën ku do të „mbetën“. Ky tekst që është subjekt i recensionit, është një pjesë e tillë, nga të qindtat që i ka parë një profesor i Fakultetit të Sociologjisë në UKIM, ndërtohet një strategji e tanë në bazë të cilës duhet të mbrohet masa e cila në madhe është sulmuar në publik për futjen e “mekanizmave të kontrollit” nga ana e

Recension: Në Turqi ka 6 milionë maqedonas!

на 22. 09. 2014 | | mk
Maqedonia është vend në të cilin assesi të realizohet regjistrimi i popullsisë, praktikisht që nga pavarësia e saj. Kishte kontraverza rreth regjistrimit të realizuar para 12 e sa viteve dhe akuza se përfundoi me marrëveshje politike, e ai i dyti, i vitit 2011 nuk përfundoi dhe konsiderohet i pasuksesshëm. Mirëpo, edhe pse nuk mund t’i numërojmë maqedonasit në vend, lehtë i numërojmë maqedonasit në vendet e tjera. Që moti – që nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, në “transmetim verbal” qarkullon numri se ka 5 milionë edhe atë në vendet tejoqeanike (Аustrali, Kanadë, SHBA) dhe ky numër disi mbijeton në mitet e “kauzës”. Tani, ky tekst flet për pesë milionë të tjerë, të cilët i vendos në Turqi,

Recension: Si e harxhojnë pensionin politikanët e njohur?

на 15. 09. 2014 | | mk
Nganjëherë mediat e Maqedonisë u ngjasojnë automateve për topa të bejzbollit, të cilat “produktin” e njëjtë e hudhin në të gjitha anët. Edicionet festive, ato të 8 Shtatorit, të portaleve dhe televizioneve, me përjashtime shumë të vogla dhe me ndryshime të vogla në titull dhe në gjatësinë e tekstit, transmetuan një përmbajtje të marrë nga vendi i njëjtë, e që ka të bëjë me atë se çka bëjnë politikanët te ne kur janë në pension dhe bëhet një përpjekje që ato të krahasohen me emrat e mëdhenj të politikës botëtore. Qëllim i paqartë, krahasime të këqia, përplot me mosdije (ose thjesht spin) për funksionet dhe mënyrat në të cilat paguhen shërbimet në politikën ndërkombëtare, e aq më keq, bëhet krahasim

Recension: Tmerr: bombë dore në shkollë fillore

на 4. 09. 2014 | | mk
Në ditën e parë shkollore, me siguri kur të gjithë prinëdërit që kanë fëmijë që shkojnë në shkollë janë të preokupuar me fillimin e vitit të ri shkollor, është vendosur një lajm e cila duhet t’i “zgjojë nga gjumi”, gjegjësisht t’ua tërheqë vëmendjen pikërisht me shokun i cili është i lidhur vetëm me ditën e publikimit. Sikur ky lajm të publikohej më herët ose më vonë, nuk do të shkaktonte vëmendje aq të madhe, madje edhe në vetë Serbinë, prej mediave të të cilës është marrë lajmi, pas verifikimit shihet se ai as për së afërmi nuk e ka pasur trajtimin e njëjtë sikur te ne?! Linku deri te artikulli origjinal: Tmerr: bombë dore në shkollë fillore Data dhe koha

Abonohuni për lajmet më të reja