verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Владимир Мирчески

“I Sorosit” – epitet që e pëlqen pushteti, mirëpo këtu “ka rënë nga qielli”

на 25. 03. 2015 | | mk

[Recension: SASHK-u e sulmoi Plenumin e arsimtarëve të Sorosit]

Kemi një artikull të shkurtër, i cili është dashur të paraqesë një transmetim të thjeshtë të komunikatës së Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK), ku ajo reagon ashpër ndaj protestës së “Plenumit të arsimtarëve”. Mirëpo, puna dështon menjëherë në fillim, edhe atë te titulli. Është “ngjitur” një kualifikim, i cili krejtësisht e zhvendos tekstin dhe i jep një drejtim krejtësisht tjetër, do të thonim partiak-politik. Linku deri te artikulli origjinal: СОНК го нападна соросовиот Наставнички пленум Data dhe koha e publikimit: 22.03.2015, 14:46 Data e recensionit: 23.03.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski

KONSTRUKSIONI I TITULLIT PËR “TEMË MAGJISTRATURE” NGA MANIPULIMI

Preciz, i shkurtër, i drejpërdrejtë – këto janë vetëm disa nga karakteristika

Recension: Zaevi “plasi” edhe një bombë, të 12-tën, për zgjedhjen e gjykatësve

на 24. 03. 2015 | | mk
Tekst sipërfaqësor në të cilin, supozoj me qëllim, kalohet mbi esencën e ngjarjes që përpunohet. Një temë jashtëzakonisht e rëndësishme është trajtuar “shpejt e shpejt”, duke u përkujdesur vetëm për formën, e jo edhe për përmbajtjen. Ka mungesë të shumicës së elementeve gazetareske, krahasime joadekuate dhe më në fund, janë plasuar informata të pavërteta. Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi “plasi” edhe një bombë, të 12-tën, për zgjedhjen e gjykatësve Data dhe koha e publikimit: 19.03.2015, 20:59 Data e recensionit: 21.03.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

SELEKTIVITET, SIPËRFAQËSI, PAVËRTETËSI, NGARKESË ME ANSHMËRI

Përshtypja pas leximit të këtij artikulli të shkurtë është se ai është publikuar që të numërohet se ky televizion i transmeton konferencat për shtyp të opozitës ku publikohen materiale

Recension: Zaevi është lexuar, skenari është demaskuar – paditë penale kanë qëllim politik

на 12. 03. 2015 | | mk
  “Komunikatë partiake” – mu ashtu, pa asnjë rezervë, mund të quhet ky artikull, i cili paturpësisht, në stilin e vezës qyqare, na ofrohet si produkt legjitim gazetaresk. I gjithë teksit, në faktë, është njëfarë platfrome për plasimin e vetëm njërës anë të tregimit, normalisht atë të pushtetit. Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi është lexuar, skenari është demaskuar – paditë penale kanë qëllim politik Data dhe koha e publikimit: 05.03 2015, 15:57 Data e recensionit: 08.03.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

A ËSHTË KRYEMINISTRI, APO JANË EKSPERTËT?!

Argumentimin për, ndoshta për dikë, kualifikimin tepër të vrazhdë në fillim të recensionit, e nxjerr nga fakti se tezën se “skenari është demaskuar – paditë pedaneë kanë vetëm qëllim politik”, që është lajtmotivi kryesor

Recension: Shpallje për drejtor të ri të Fondit për shëndetësi deri më 15 mars

на 6. 03. 2015 | | mk
  Mungojnë aktorët kryesorë, e poashtu edhe arsyet pse, e as përgjigjet “për shkak se”, mirëpo nga ana tjetër, është sqaruar në mënyrë të detajuar procedura formale se si duhet të përfundohet një procedurë!!! Është e pakuptueshme të flitet për përmbylljen ligjore të procesit të emërimit të njerëzve të parë të Fondit për shëndetësi, e me këtë rast të mos thuhet asgjë se pse edhe bëhet zgjedhja e udhëheqësve të rinj të një institucioni të rëndësishëm. Nëse nuk është selektivitet, atëherë është joprofesionalizëm i madh?! Linku deri te artikulli origjinal: Shpallje për drejtor të ri të Fondit për shëndetësi deri më 15 mars Data dhe koha e publikimit: 28.02.2015, 17:56 Data e recensionit: 03.03.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

I ETSHËM

Recension: Gruevski: Të vërtetën do ta dëgjojnë të gjithë – për gjithçka do të përpiqem para Gjykatës

на 27. 02. 2015 | | mk
    Shembull për “gazetari të humbur në kohë dhe në hapësirë”. Informatë e vjetër që është plasuar si aktuale, titull i nxjerrë nga konteksti, formulime “të forta” të pambështetura me argumente, disa komente të ngjyrosura për plotësimin e fotografisë së përgjithshme se bëhet fjalë për artikull të anshëm. Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski: Të vërtetën do ta dëgjojnë të gjithë – për gjithçka do të përpiqem para Gjykatës Data dhe koha e publikimit: 16.02.2015 – 13:17 Data e recensionit: 18.02.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

PRAPAVIJË E PËRMBLEDHUR ME “DËSHIRË” PËR DIMENSIONIN DITOR-INFORMATIV

Në dorë kemi një material përplot me, nga këndvështrimi profesional, mangësi, të cilat ndoshta edhe kanë qenë shkaku se pse ai, një kohë të caktuar pas

Recension: VIDEО: Gruevski e hodhi bombën e tij

на 18. 02. 2015 | | mk
    Teksti i plasuar si informatë legjitime, edhe pse është spin i qartë, për shkak se bëhet fjalë për material thelbi i të cilit është nxjerrë nga konteksti. Përpjekje për mbulim mediatik ose, së paku, për minimizim të ndikimit të zbardhjes së aferës me përgjimet nga ana e opozitës, me atë që në mënyrë spektakolare njoftohet se dhe “Gruevski e hodhi bombën e tij”. Mirëpo, pasi të lexohet e gjithë përmbajtja, relativisht e shkurtër, shihet se në vend të bombës, këtu kemi punë me një përmbajtje “të plasur” qëllimisht, siç kanë merak disa të thonë, të një  petarde. Linku deri te artikulli origjinal: VIDEO: Gruevski e hodhi bombën e tij Data dhe koha e publikimit: 10.02.2015, 15:17 Data e

Recension: LSDM-ja do të mbajë konferencë për shtyp kundër Obamës për shkak të borës?

на 6. 02. 2015 | | mk
    Ha, ha, ha… Ky do të ishte vlerësimi për vërtetësinë e këtij materiali, gjithsesi, në thonjëza gazetareske. Kemi shembull të përzierjes së tepruar të “mollave dhe dardhave”, mirëpo sipas reçetës më të keqe të mundshme – pa asnjë lidhje të mundshme, ashtu kot e kot, në një shportë janë vënë “motil i ligë në SHBA, Maqedonia, marrëdhëniet ndërmjet pushtetit dhe dilema se a do të mbajë LSDM-ja konferencë për shtyp kundër Obamës”? Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja do të mbajë konferencë për shtyp kundër Obamës për shkak të borës? Data dhe koha e publikimit: 27.01.2015 13:57 Data e recensionit: 29.01.2014 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

PËRZIERJA E MOLLAVE DHE DARDHAVE SIPAS REÇETËS MË TË KEQE

Me të vërtetë

Shembull i qartë për “zhanrin” e quajtur “gazetari kryqëzuese”

на 30. 01. 2015 | | mk
 

[Recension: Eksponentët opozitarë vetë e pranojnë se LSDM-ja ka një sërë mediash dhe gazetarësh partiakë]

  Kemi të bëjmë me një artikull që është qëllimisht i spinuar për t’i kënaqur epshet e “ulëta politike-mediatike” të dikujt. Shfrytëzohet teksti i publikuar në një portal tjetër (nuk do të futemi në atë se si është ai dhe me çfarë kualiteti), i cili merret si burim kryesor për një farë “mbështetjeje” se “оpozita kontrollon një sërë mediash”. Që pohimi i këtillë të jetë i qëndrueshëm, megjithatë duhet shumë më tepës se sa një kolumnë, autori i së cilë, të jemi të sinqertë, është i njohur për senzacionalizëm dhe jo rrallë e praktikon  gazetarinë “e verdhë”, shkruan se për gjendjen në vend fajtorë

Recension: FOTO: Me automobil është përplasur në dru – ky djalosh e humbi jetën në aksident të rëndë trafiku

на 27. 01. 2015 | | mk
Lajm jo i plotë në të cilin mungojnë disa elemente kyçe për të fituar pasqyrë të plotë për ngjarjen. Publikut i është servuar një përmbajtje “e sakatosur” e shoqëruar me titull joadekuat dhe senzacionalist. Ky tekst është një shembull i keq për “copa/paste” i “ngjyrosur” me përmbajtje tabloide. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Me automobil është përplasur në dru – ky djalosh e humbi jetën në aksident të rëndë trafiku Data dhe koha e publikimit: 19.01.2015, 10:14 Data e recensionit: 22.01.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

GARA PAS “KLIKIMEVE” E VRAU INFORMATËN

Kemi rast të transmetimit diletant dhe jokorrekt të lajmit me përfundim tragjik, i cili pothuajse është cunguar për shkak të mungesës së informatave kyçe. E para që mungon

Recension: Kryeministri e ka hutuar plenumin e profesorëve – pas konsultimeve me LSDM-në, profesorët ikën nga debati

на 13. 01. 2015 | | mk
    Kemi një tekst tendencioz, i cili pjesërisht bazohet në fakte, të cilat, janë shtrembëruar deri në atë masë sa seriozisht është lëkundur e gjithë vërtetësia e materialit. Në esencë ka një spin të thellë, do të thoshim me prapavijë politike, që ka për qëllim ta defokusojë publikun nga tema kryesore – insistimin e qeverisë, kundrejt vërejtjeve të profesorëve dhe të studentëve, që me çdo kusht të fusë “risi” në arsimin e lartë. Linku deri te artikulli origjinal: Kryeministri e ka hutuar plenumin e profesorëve – pas konsultimeve me LSDM-në, profesorët ikën nga debati Data dhe koha e publikimit: 05.01.2015, 14:17 Data e recensionit: 08.01.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

PROFESORËT E HUTUAR, FAJET I KA OPOZITA?!

Siç theksuam më

Abonohuni për lajmet më të reja