verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Владимир Мирчески

Recension: Cila është gënjeshtra në trangujt helmues të Zaevit?

на 22. 11. 2013 | | mk
Mosmirënjohëse është kur një tekst gazetaresk, siç është rasti këtu, e merr rolin e gjykatësit, jurisë dhe njëkohësisht ekzekutuesit. Pesha e “shkeljes profesionale” është rritur edhe më tepër kur të kihet parasysh tema jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetarët, e cila trajtohet jo nga këndi thelbësor, por ai politik. Linku deri te artikulli origjinal:  Cila është gënjeshtra në trangujt helmues të Zaevit? Data dhe koha e publikimit:   20.11.2013 17:07 Data e recensionit:  21.11.2013 Recensues: Vlladimir Mirçeski Vërtetësia: Menjëherë, që në fillim ballafaqohemi me vështirësi në përcaktimin e dozës së vërtetësisë në tekst. Nuk ka dilemë se ngjarjet me “trangujt maqedonas me pesticide” që janë shkatërruar në Kroaci janë temë e rëndësishme, sikurse edhe pasojat e mundshme që do t’i ketë ky

Recension: FOTO: Kush i mbronte të drejtat e homoseksualëve

на 19. 11. 2013 | | mk
Në vend të raportimit gazetaresk kemi spinim klasik, në vend të informatës qytetare kemi kalkulim politike, në vend të FOTO lajmit kemi FOTO stigmatizim. Ja këtë e ofron ky tekst. Linku deri te artikulli origjinal:  FOTO: Kush i mbronte të drejtat e homoseksualëve Data dhe koha e publikimit:  16.11.2013   17:57 Data e recensionit: 18.11.2013 Recensues: Vlladimir Mirçeski Vërtetësia: Është diskutabile se sa në detaje duhet hyrë nëa analizën e prezencës ose mungesës së standardeve profesionale gazetareske kur menjëherë bëhet e qartë se qëllimi aspak nuk ka qenë të respektohen kriteret, por vetëm të sulmohet pa argumente. Ngjarja që përpunohet dhe prezenca e personave të caktuar, nga sektori mediatik dhe joqeveritar, gjithsesi që publiku i njeh mirë, shfrytëzohet vetëm për damkosjen

Recension: FОTО: Taulant Capa i kërkoi falje kryeministrit Gruevski

на 5. 11. 2013 | | mk
Gjithsesi një lajm interesant, i plotësuar edhe me fotografi edhe me video-material, që nuk haset çdo ditë, së paku në këtë pjesë të Evropës, ku informohet për një pajtim ndërmjet një qytetari “të thjeshtë” dhe një politikani të lartë – kryeministrit. Thënë me fjalë të popullit: Ka ardhur njeriu të kërkojë falje. Gjithçka do të ishte në rregull sikur të mos kishte disa anomali, prej të cilave njëra nga më seriozet është ajo se stili i përdorur më tepër i ngjan një teksti-PR që është përgatitur për nevojat e politikanit, se sa një teksti gazetaresk që është publikuar në një medie. Prandaj, duke e lexuar raportin, vetëvetiu lind dilema: a ka qenë ky veprim vërtetë spontan dhe i sinqertë, apo

Abonohuni për lajmet më të reja