verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Владимир Мирчески

Recension: Sulmohet një kratovas para banesës së tij

на 29. 05. 2015 | | mk
  Ky material mund të merret si shembull, edhe për ndonjë tekst mësimor, se si mund të “vritet” një lajm. Informata nga kronika e zetë është “bombë”, mirëpo ajo është përpiluar aq në mënyrë të ngathtë profesionalisht duke e përcjellë atë thjeshtë nga buletini policor, sa që publiku, nëse paraprakisht nuk e ka dëgjuar lajmin, nga ajo që është ofruar në tekst assesi nuk mund të konstatojë se bëhet fjalë për sulm mbi një gazetar. Ndoshta ky ka qenë edhe qëllimi – që publiku të (mos) informohet se është rrahur një gazetar që është i njohur për qëndrimet e tija antiqeveritare. Linku deri te artikulli origjinal: Sulmohet një kratovas para banesës së tij Data dhe koha e publikimit: 23.05.2015, 13:05

Recension: Pasardhësi i Mijallkovit do të zgjidhet të martën

на 26. 05. 2015 | | mk
  Ky tekst shumë i ngjan thënies popullore “Lavdërom gojë…”. Me të vërtetë, aq shumë komplimente në një vend, sa që të shkon mendja mos bëhet fjalë eventualisht për ndonjë autoportret mediatik. Sikur kemi të bëjmë me njeri të përkryer, pa të meta, e jo me një politikan maqedonas, prej gjaku e mishi. Fotografia që na ofrohet për këtë person është aq e bukur sa që thua mos bëhet fjalë për “Mona Lizën” e Maqedonisë. Linku deri te artikulli origjinal: Pasardhësi i Mijallkovit do të zgjidhet të martën Data dhe koha e publikimit: 22.05.2015, 14:42 Data e recensionit: 24.05.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski Nëse lexohet vetëm pjesa e parë e tekstit, atëherë probleme nuk ka. Përpunohet një temë e rëndësishme –

Në vend të fotolajmit – fotomanipulim

на 26. 05. 2015 | | mk
 

[Recension: FOTO: Si tregon LSDM-ja masovitet në protestë?]

  Manipulim, tendenciozitet, anshmëri, tentim për sabotazh mediatik. Pse? Për shkak se bëhet fjalë për tekst që trajton një tubim të organizuar nga opozita. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Si tregon LSDM-ja masovitet në protestë? Data dhe koha e publikimit: 17.05.2015  15:10 Data e recensionit: 21.05.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski   FOTOLAJM? JO! FOTOMANIPULIM! Në vend të fotolajmit kemi fotomanipulim. Më saktë, ky është tentim për spinim mediatik të protestës që e organizoi opozita për shkak se në prag të tubimit një sërë portalesh dhe gazetash plasuan lajm se LSDM-ja dëshiron me “masa të veçanta teknike” të krijojë përshtypje se do të ketë më shumë njerëz se sa që me të vërtetë

Material i sortës së njohur: “Qeveria më e mira, gjithë të tjerët nuk bëjnë”

на 8. 05. 2015 | | mk
 

[Recension: Qeveria vendosi për nxënësit e shkollave të mesme, plenumi i udhëhequr nga LSDM-ja]

  Materiali i ofruar është i sortës së njohur “Qeveria më e mira, gjithë të tjerët nuk bëjnë”. Si ta quajmë ndryshe këtë tekst, i cili me zë të plotë trumpeton për veprat e mira të pushtetit në fushën e arsimit dhe i cili me elanin e njëjtë i qorton nxënësit “e këqinj” të shkollave të mesme për shkak se nuk pranojnë asgjë nga ajo që u është ofruar. Arsyen për sjelljen e tillë të të rinjëve artikulli e sheh, gjithsesi dhe normalisht, te opozita dhe në fondacionin famoz “Soros”. Them se e sheh, e jo se edhe e argumenton. Linku deri te artikulli origjinal:

Betejë me komente dhe spekulime në vend se me fakte dhe me informata

на 5. 05. 2015 | | mk
 

[Recension: Sulmi fizik mbi gazetarin Dimitrievski është bërë me urdhër politik?]

  Pse recension? – Për shkak se është një tekst i anshëm dhe i varfër, me shumë pikëpyetje dhe pyetje, edhe më tepër pohime të paargumentuara dhe të paverifikuara, pa asnjë burim. Linku deri te artikulli origjinal: Sulmi fizik mbi gazetarin Dimitrievski është bërë me urdhër politik? Data dhe koha e publikimit: 27.04.2015, 10:15 Data e recensionit: 30.04.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

PREJ MIZËS ELEFANT, EDHE ATË POLITIK!!!

“Dikush ka dashur prej mizës të bëjë elefant” – kështu shkurtimisht do të mund të karakterizohej teksti, në të cilin, besoj qëllimisht, futen dimensione dhe elemente, të cilat, sipas informatave që janë të pranishme në opinion, nuk kanë lidhje me

Titull tendencioz që nuk korrespondon me përmbajtjen e ofruar

на 24. 04. 2015 | | mk
 

[Recension: Gjuajtje në Studeniçan: Persona me unfiorma të maskuara sulmojnë në rrethinën e Shkupit]

  Bëhet fjalë për përpjekje që nga një buletin klasik policor të bëhet artikull senzacionalist, i cili mund, e ndoshta edhe ka pasur për qëllim, të shkaktojë shqetësim, e madje edhe panik te një pjesë e publikut. Problemi kryesor është te titulli, i cili nuk është aspak adekuat. Ky është një shembull për titull tendencioz që nuk korrespondon me përmbajtjen e ofruar. Linku deri te artikulli origjinal: Gjuajtje në Studeniçan: Persona me unfiorma të maskuara sulmojnë në rrethinën e Shkupit Data dhe koha e publikimit: 17.04.2015, 07:12 Data e recensionit: 20.04.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

SENTACIONALIZËM QË DUHET TË SHESË SULM TË ARMATOSUR NGA BULETINI

Nuk ka aktpadi, mirëpo ka aktgjykim mediatik

на 21. 04. 2015 | | mk
 

[Recension: Hetimi për “Puç”-in përfundoi, opinioni e di të vërtetën]

  Gem-set-meç mediatik për pushtetin. Në këtë tekst jo vetëm që supozimi i pafajësisë është abstraksion, por pohohte pikërisht e kundërta – supozohet fajësia. Lideri i opozitës jo vetëm që është akuzuar parakohe për aferën “Përgjimi”, por nëpërmjet këtyre rreshtave edhe është gjykuar. Ky është shembull për material propagandues, me elemente të shumta të shkeljes së standardeve profesionale, i përgatitur sipas mostrës partiake, e jo gazetareske. Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Hetimi për “Puç”-in, opinioni e di të vërtetën Data dhe koha e publikimit: 14.04.2015, 15:30 Data e recensionit: 17.04.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

“KËRRIÇI PARA GOMARIT” 

Me këtë artikull dikush është ndërsyer si, siç thotë populli “kërriçi

Për Pashkët nuk ka aborte, mirëpo ka sezon të hapur për gjueti të lexuesve naivë

на 15. 04. 2015 | | mk
 

[Recension: Për Pashkët gjinekologët nuk do të kryejnë aborte]

  Senzacionalizëm me “bollëk”. Shkurtimisht kjo do të ishte syzheja e këtij teksti, i cili më së shumti shitet me anë të titullit. Është përdorur një situatë reale, absolutisht jo e vendit, të cilës me një titull joadekuat, nga aspekti i lokacionit, i është dhënë konotacione krejtësisht tjetër. Hutia primare, edhe pse nuk është e vetmja, është se ngjarja ndodh në Rumani, e jo në Maqedoni, siç mund të mendohet në shikim të parë. Linku deri te artikulli origjinal: Për Pashkët gjinekologët nuk do të kryejnë aborte Data dhe koha e publikimit: 07.04.2015, 23:40 Data e recensionit: 09.04.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

TITULLES SPINUES DHE FOTOGRAFI VENDORE PËR SITUATË RUMUNE

Politikbërje nëpërmjet tekstit trivial

на 6. 04. 2015 | | mk
  [Recension: FOTO: Shilegovi bën politikë nga Greqia]   Tekst trivial, mashtrim i opinioni me punë dytësor, që nuk janë aspak të rëndësishme në procesin e kërkimit të zgjidhjes së krizës politike, përveç ndoshta për kuzhinat partiake, kuzhinierët e të cilave sikur janë përzier në “gatimin” e kësaj “buke” tepër të pjekur mediatike, nga e cila publiku më parë do t’i thejë dhëmbët, se sa që do të informohet realisht. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Shilegovi bën politikë nga Greqia Data dhe koha e publikimit: 30.03.2015, 11:34 Data e recensionit: 01.04.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski   DHALLË MEDIATIK-PARTIAK POLITIK  Përsëri formë, e pak përmbajtje. Për dikë më me rëndësi është se ku ka qenë ndonjë politikan i vendit, se sa

Artikull jashtëzakonisht i rrezikshëm, i publikuar në një moment kyç të krizës aktuale politike

на 2. 04. 2015 | | mk
 

[Recension: Zaevi, isalmistët radikalë dhe Stojançe Angellovi me skenar për luftë qytetare në Maqedoni]

  Kemi punë me një tekst jashtëzakonisht të rrezikshëm. Teksti që paraqitet në një moment kyç të krizës aktuale politike në vend dhe në të cilin flitet për tensione ndëretnike dhe për dhunë është gjithçka vetëm jo i rastësishëm. Skenare të errëta, të paramenduara nga fantazia e dikutj e errët, të formësuara nga një mjet

Abonohuni për lajmet më të reja