verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Владимир Мирчески

Recension: SKANDAL: A këta njerëz do të flasin për liri dhe pavarësi?

на 29. 12. 2014 | | mk
Një gjë nuk e kam të qartë. A është kjo kritikë për mediat “opozitare” apo vetëkritikë për portalin që e ka publikuar tekstin konkret? Të jem i sinqertë, kam përshtypjen sikur kemi të bëjmë me një artikull me simptome të natyrës së ndarë. Linku deri te artikulli origjinal: SKANDAL: A këta njerëz do të flasin për liri dhe pavarësi? Data dhe koha e publikimit:  22.12.2014, 13:47 Data e recensionit: 23.12.2014 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

AKUZA TË FUQISHME NË KËMBË TË DOBËTA

Teksti ka shumë probleme, të cilat janë aq serioze sa që janë në nivel të gabimeve të fabrikës. E para, cili është qëllimi i tij? Qartazi, arsyen për ekzistim artikulli e kërkon vetëm në qërimin e hesapeve, me prapavijë

Recension: Rrihet Igor Xhambazovi në Manastir

на 23. 12. 2014 | | mk
  Aman me tituj të këtillë. Qëllimi i tyre i vetëm është ta mashtrojnë publikun nëpërmjet qasjes senzacionaliste, ndërsa përmbajtja, zakonisht, ose nuk ka lidhje ose është jashtë kontekstit, ose, sikurse në rastin konkret, është me “dimension të gabuar kohor”. Linku deri te artikulli origjinal: Rrihet Igor Xhambazovi në Manastir Data dhe koha e publikimit: 17.12.2014, 22:48 Data e recensionit: 19.12.2014 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

KUR TITULLI DE MASHTRON PUBLIKUN

Nëse në titull thoni në mënyrë bombastike se “Rrihet Igor Xhambazovi në Manastir”, e pastaj në një tekst shumë të shkurtër të përbërë vetëm prej dy fjalish sqaroni se bëhet fjalë për një ngjarje nga e kaluara e bujshme e aktorit, atëherë, sipas meje, ky është manipulim i pastër

Recension: Pas Putinit në Beograd, Ivanovi takohet me udhëheqësit botërorë dhe maqedonasit në Serbi

на 20. 11. 2014 | | mk
    Nëse vlen thënia se “vera mund të jetë e mirë, mirëpo pa ambalazh të mirë e humb vlerën”, atëherë ky tekst e vërteton rregullën se titulli i keq e shëmton gjithë produktin. Intervenimi i panevojshëm dhe jashtë kontekstit në konstruksionin e titullit është shkaku kryesor se pse ky artikull, i cili në esencë është korrekt, seriozisht bie në shkallën e kualitetit. Linku deri te artikulli origjinal: Pas Putinit në Beograd, Ivanovi takohet me udhëheqësit botërorë dhe maqedonasit në Serbi Data dhe koha e publikimit: 02.11.2014 15:49 Data e recensionit: 17.11.2014 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

PUTINI NË TITULL, E AS “P” NGA PUTINI NË TEKST

Në përgjithësi, vërtetësia e tekstit nuk kontestohet. Bëhet fjalë për vizitën zyrtare të kryetari

Recension: Zhernovski dhe Petkovski e margjinalizojnë Zaevin

на 4. 11. 2014 | | mk
  Në vend të motivimit gazetaresk, në këtë tekst haptazi shihet motivimi i qartë politik. Kemi vazhdim të një “observimi kritik” të gjendjeve në opozitë, me ç’rast takimi ndërmjet njerëzve të parë të dy partnerëve më të vegjël në bllok është shfrytëzuar si bazë për ta “ngjitur” tezën se në fakt ai paraqet “margjinalizim të kryetarit të forcës kryesore në taborin opozitar”. Fjalë të fuqishme, të cilat, për fat të keq, nuk janë të mbështetura me argumente.   Linku deri te artikulli origjinal: Zhernovski dhe Petkovski e margjinalizojnë Zaevin Data dhe koha e publikimit: 29.10.2014, 14:42 Data e recensionit: 01.11.2014 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

NUK KA ARGUMENTE GAZETARESKE PËR MARGJINALIZIM

Nuk themi se ndoshta partnerët më të vegjël nuk i përgatisin

Recension: Mijëra njerëz morën pjesë në Marshin e paqes në Moskë kundër luftës në Ukrainë

на 29. 09. 2014 | | mk
  Preciziteti është një gjë shumë e rëndësishme, ndërsa në gazetari është i pandashëm nga kategoria saktësi. Një mijë, disa mijë, mijëra – përdorimi joadekuat i cilit do qoftë nga këto vlerësime për numër bart me vete rrezik serioz për ta dështuar vërtetësinë e informatës. Mirëpo, nëse në një material të njëjtë përdoren të gjitha këto numra, atëherë fitojmë një turlitavë gazetareske. Linku deri te artikulli origjinal: Mijëra njerëz morën pjesë në Marshin e paqes në Moskë kundër luftës në Ukrainë Data dhe koha e publikimit: 21.09.2014 Data e recensionit: 22.09.2014 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

JOPRECIZITET GAZETARESK PËR TA “SHASHTRISUR” OPINIONIN

Në titull është përdorur shprehja “mijëra”, në nëntitull “më shumë se njëmijë”, e më poshtë në tekst

Recension: Shpallje e madhe: Qeveria punëson 180 punëtorë – rroga deri në 20.000 denarë

на 26. 09. 2014 | | mk
Cili është përfitimi i publikut në rastin kur bëhet një “copy-paste” i thjeshtë i shpalljeve të institucioneve të ndryshme shtetërore nëpër media dhe pastaj, pa asnjë fije turpi, ato prezantohen si informacion gazetaresk? Përgjigja është: pothuajse aspak. Është e palejueshme që shpalljet komerciale, qoftë ato edhe për punësim në administratën shtetërore – “punën momentale të ënderrave” në vend, të gjenden në vendet ku (duhet të ketë) ka produkte të mirëfillta gazetareske me të gjitha karakteristikat e tyre të cilat i dallojnë ato nga tekstet tjera dhe reklamat e paguara.  Linku deri te artikulli origjinal: Shpallje e madhe: Qeveria punëson 180 punëtorë – rroga deri në 20.000 denarë Data dhe koha e publikimit: 16.09.2014, 10:40 Data e recensionit: 18.09.2014 Recensues: Vlladimir

Recension: ISIS-i i tejkaloi kufinjtë: U priten kokat pesë grave – kokat i kanë hedhur në mbeturina

на 16. 09. 2014 | | mk
Shembull për një lajm agjencie që është përpunuar keq dhe që në mënyrë plotësuese është shëmtuar me një titull joadekuat, i cili në mënyrë të papërshtatshme përpiqet të bëjë njëfarë lloj shkallëzimi për sjelljen dhe veprimet e një grupi, i cili në përgjithësi manifeston mosrespekt të plotë ndaj rëndësisë së jetës së njeriut dhe përfitimeve themelore të civilizimit. A i është dashur dikujt prerje e re masovike e kokave të njerëzve që të kuptojë se ajo që e bën ISIS-i është jashtë gjithë kufinjve të normales?! Linku deri te artikulli origjinal: Recension: ISIS-i i tejkaloi kufinjtë: U priten kokat pesë grave – kokat i kanë hedhur në mbeturina Data dhe koha e publikimit: 09.09.2014 Data e recensionit: 09.09.2014 Recensues: Vlladimir

Recension: FOTO: Gjendet një sirenë deti në Turqi

на 3. 09. 2014 | | mk

Gjithnjë e më shumë mediat e vendit publikojnë informata nga rrjetet sociale, që janë fare të paverifikuara dhe më shpesh të pavërteta. I tillë është rasti edhe me këtë tekst për gjoja sirenën e cila paska dalë në bregun turk. Artikulli jo vetëm që nuk ka asnjë gram vërtetësi, por tregon edhe një mungesë të plotë të angazhimit për të bërë përpjekje për të ardhurr deri te ajo se cila është e vërteta. Nuk mund të thuhet “vendosni vetë”, për shkak se është detyrë e gazetarit t’i verifikojë informatat që ia plason publikut. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Gjendet një sirenë deti në Turqi Data dhe koha e publikimit: 26.08.2014, 11:18 Data e recensionit: 28.08.2014 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

Recenesion: Kremenadla 100 denarë, birra 70 – çmimet në restoranet në Dojran “pa pare”

на 18. 08. 2014 | | mk
Dikush ndoshta ka pasur iluzione, mirëpo ky nuk është tekst gazetaresk, por reklamim klasik – fakt që aspak nuk është theksuar, me çka qartazi është shkelur Kodi i gazetarëve të Maqedonisë. Linku deri te artikulli origjinal: Kremenadla 100 denarë, birra 70 – çmimet në restoranet në Dojran “pa pare” Data dhe koha e publikimit: 11.08.2014 Data e recensionit: 13.08.2014 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

REKLAMA NUK ËSHTË E NJËJTË ME PRODUKTIN GAZETARESK

“Nuk guxon të lejohet që reklamimi dhe motivet e tjera komerciale të ndikojnë mbi lirinë e informimit. Duhe të ketë ndarje ndërmjet reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrimin”  – thuhet në nenin 6 të Kodit të gazetarëve. Kjo nuk është respektuar në këtë rast. Gjithsesi, ka edhe motiv gazetaresk

Recension: HARTË: Ja se si Ukraina planifikon ta kthejë Krimenë

на 7. 08. 2014 | | mk
Kemi një material të “mirë” për film të produksionit C. Zhanri, sipas situatës, do të ishte fantastikë shkencore me përfundim apokaliptik. Elemente ka – shkak, arsye, ndërlikim, kulminim dhe zgjidhje të situatës. Domethënë një “film i vërtetë artistik gazetaresk”, i cili me të vërtetë nuk ka asnjë pikë të përbashkët me realitetin. Linku deri te artikulli origjinal: HARTË: Ja se si Ukraina planifikon ta kthejë Krimenë Data dhe koha e publikimit: 27.07.2014 Data e recensionit: 31.07.2014 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

ARTIKULL I ZBRAZËT GAZETARESK

Bëhet fjalë për një tekst të shkurtër, por jashtëzakonisht të zbrazët, i cili mbështetet në gjithçka përveç në standardet profesionale gazetareske. Nuk mundet dhe nuk është e lejueshme që çdo skenar për Luftën e Tretë Botërore

Abonohuni për lajmet më të reja