verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Владимир Мирчески

Recension: VMRO-DPMNE me lista për shumicë absolute në Parlament

на 3. 04. 2014 | | mk
Me shpirt të qetë mund të them se kjo jo vetëm që renditet në mesin e “produkteve” mediatike me një shkelje të paparë të rregullave profesionale, por edhe siç dëshiron të thotë një zyrtar i lartë qeveritar, “është në kundërshtim me dispozitat pozitive ligjore” në vend. Pyes veten si ka mundësi që “dikush” me një mendjelehtësi të paparë, një buletin politik dhe një listë të “dëshirave partiake” ta shesë si lajm legjitim për publikun, edhe atë pikërisht para zgjedhjeve. Nga paragrafi në paragraf, lexuesit manipulohen në mënyrë të qëllimshme me të ashtuquajtura “informata”, të cilat kanë një qëllim të vetëm propagandistik – të lartësohet partia qeveritare kundrejt opozitës, duke përdorur formulime për “pamposhtshmërinë” e njërës palë ndaj të tjerëve, dhe

Recension: Të gjithë ikin nga humbja: Kaos në listat e LSDM-së

на 1. 04. 2014 | | mk
“Për titull, si zakonisht, zgjidhen kombinime të shkurtra, efektive të fjalëve, të cilat zgjasin pak, por tregojnë shumë. Ideja për titullin, në masë të madhe duhet të varet, të burojë nga teksti, të përshtatet me të dhënat, pikëpamjet në tekst. Rregull e përgjithshme është në titull të vihet ajo që është më e rëndësishme, më me përmbajtje, më e re“ – Zhanret gazetareske. Kur ky segment nga teoria gazetareske do të krahasohet me praktikën gazetareske – teksti konkret i përbërë vetëm nga tre paragrafe, menjëherë vërehet se diçka nuk është “në rregull”. Linku deri te artikulli origjinal: Të gjithë ikin nga humbja: Kaos në listat e LSDM-së Data dhe koha e publikimit: 27.03.2014, 20:51 Data e recensionit

Recension: Cërvenkovski në spotin promovues të Pendarovskit

на 31. 03. 2014 | | mk
Materiali nuk asnjë pikë të përbashkët me gazetarinë informative, sepse nuk iu përgjigjet kritereve bazë për një lajm: kush, çfarë, ku, kur, si. Nga kjo pikë, teksti nuk sjellë risi.  Nëse nuk ka informacion të qartë, dhe disa komponente themelore analitike, atëherë shtrohet pyetja është se cili është qëllimi i botimit, ose ku qëndron thelbi i ekzistencës së tij? Përgjigja është shumë e thjeshtë: është krijuar sepse ne jemi në fushatën për zgjedhje të presidentit! Pra, qëllimi nuk është që të informojë, analizojë, dhe madje edhe të spekulojë, por vetëm për nënçmojë dikë që me siguri nuk është nga kampi i dëshiruar. Linku deri te artikulli origjinal: Cërvenkovski në spotin promovues të Pendarovskit Data dhe koha e publikimit:  

Recension: Rasti i Malajzisë tregon se edhe fluturimet nga Shkupi nuk janë të sigurta

на 27. 03. 2014 | | mk
Këtu kemi një tekst që ka për qëllim, së paku siç thuhet, të na informojë së rasti me aeroplanin malajzian ka treguar se “as fluturimet nga Shkupi nuk janë të sigurta”?! Me të vërtetë! Të mos e lexoja artikullin nuk do ta dija rrezikun e fluturimit me aeroplan, sikur edhe kjo të ishte “fluturim nga Shkupi. Bëhet fjalë për, thënë së paku, një tekst joadekuat, që ka pasur për ambicie të sqarojë diçka në lidhje me zhdukjen misterioze të Boingut 777, mirëpo, asgjë nuk ka dalë si rezultat, përveç, gjithsesi, porosisë se “nuk ka fluturim të sigurt”, që nuk paraqet ndonjë lajm, por statistikë të njohur. Prandaj edhe parshtrohet pyetja: pse ka nevojë për një tekst të

Recension: Kur nuk fotografohet me “Porshe”, peshkopi Pimen pi birrë

на 25. 03. 2014 | | mk
Tekst i shkurtër, por jashtëzakonisht “helmuese”, diçka si thënia popullore “Helmi gjendet në shishet e vogla”. Ka edhe një qëllim të vetë, e ai është të diskreditohet një personalitet, edhe atë jo kushdo qoftë, por një funksionar i lartë kishtar. Në këtë artikull kjo është bërë në mënyrë shumë vullgare, pa masë, pa asnjë lloj respekti, nëse jo ndaj njeriut, atëherë ndaj funksionit që ai e kryen në kishën të cilën e përfaqëson. Por, ajo që është edhe më brengosëse është se ky nuk është sulmi i parë, dhe siç ka filluar, as i fundit, ndaj këtij peshkopu të KOM-it-AO. E nëse vetëm pak hulumtohet, do të shihet se “orteku mediatik” niset nga momenti paraqitjeve “politikisht të papërshtatshme” të këtij

Recension: Teoria më e tmerrshme: Аeroplani është vjedhur që të shkaktohet Lufta e Tretë Botërore

на 24. 03. 2014 | | mk
Pas publikimit të këtij teksti në emisionin kroat “Na rubu znanosti” ai fiton një lloj “konkurrence” në versionin maqedonas që do të mund të quhej “Na rubu gluposti” (“Në kufi të budallallëkut”). Si të quhet ndryshe rubrika ose “show”-i i medies që e transmetoi artikullin për atë se “çka me të vërtetë fshehet pas zhdukjes së aeroplanit malezian me udhëtarë”, tekst ky i cili është përplot me, më së paku që mund të thuhet, budallallëqe në katror. Në kohën e sotme digjitale, çdokush mund të publikojë gjithçka, por shtrohet pyetja se si ka mundur të transmetohet një tekst i këtillë, veçanërisht duke e pasur parasysh “background”-in e njeriut që është nënshkruar si autor i tekstit. Në tekst kemi gjithçka,

Recension: Video: Pako me fjalë bosh-oferta e re e LSDM-së

на 14. 03. 2014 | | mk
Titull, dy video klipe dhe asnjë fjalë më shumë, është një prodhim shumë i gabuar. Pse? Për arsye se aspak nuk është material gazetaresk, kurse „shitet” si lajm. Më saktësisht bëhet fjalë për “fushatë të zezë” politike ose një qoftë se doni „anti-fushatë”, kurse më pas kjo askund nuk është cekur. Gabimi, mendoj se është e qëllimshme, është bë pikërisht parazgjedhjeve dhe ka për qëllim që të diskreditojë njërin nga kandidatët për kryetar të partisë që është pas tij. Atëherë për çfarë gazetarie flasim këtu? Pra ky është qëllimi, nuk ka gazetari, pro marketing politik. Linku deri te artikulli origjinal: Video: Pako me fjalë bosh-oferta e re e LSDM-së Data dhe koha e publikimit:  10.03.2014, 15:42 Data e

Recension: Pendarovski kërkon zgjidhje të çështjes së emrit larg syve të publikut

на 11. 03. 2014 | | mk
Jashtë kontekstit, jashtë kontekstit, jashtë kontekstit… Ky është vlerësimi përfundimtar për këtë tekst. Është marrë një deklaratë e para disa muajve dhe është aktualizuar tani. Pse? Për shkak se atë e ka dhënë kandidati aktual i opozitës për kryetar shteti. Domethënë, atë që ai e ka thënë para 3 muajsh ndoshta atëherë nuk ka qenë relevante, por tani është për shkak të angazhimit të tij aktual. I vjen era “manxhë” politike, apo jo? Poashtu, “alarmi” është nxehur, për shkak se njeriu ka folur për çështjen e emrin – temë kjo e cila, apo jo, është ekskluzivisht në domenin e pushtetit, i cili, nga ana tjetër, më së shumti “ka qejf” ta përhapë “angazhimin dhe patriotizmin e tij” në çdo periudhë

Recension: Аnalizë: Qytetarët do të rrethojnë projekte, e jo fjalë dhe arrogancë

на 11. 03. 2014 | | mk
Ky është një tekst në të cilin vetëm në shikim të parë ofrohet objektivitet, e në fakt ka anshmëri të fuqishme. Thënë me gjuhën e popullit: “Kot i ke muret, nëse nuk ka themele që do t’i mbajnë ato”. Nëse me të vërtetë ka pasur qëllim që në mënyrë të balancuar të krahasohen ofertat e pushtetit dhe të opozitës në vigjilje të zgjedhjeve të dyfishta do të “gërmohej” më thellë, e jovetëm nëpër sipërfaqe, duke përdorur formulime “të mbrojtura me të drejta autoriale” nga partia kryesore në pushtet, e cila me ngulm dëshiron të nga bindë se ajo është shprehje e vullnetit të popullit dhe se gjithçka që bën, e bën për të mirën tonë kundrejt opozitës së lazdruar dhe

Recension: FOTO: Zhernovski do ta bëjë komunën Qendër si Tiranën

на 10. 02. 2014 | | mk
Mungesa e komponentës informative, mungesa e burimeve të besueshme, nënçmimet e individëve, që në momente kalojnë edhe në gjuhë urrejtjeje për komunitete të tëra në vend, mirëpo në fund të gjithë kësaj askund nuk është çështja kryesore – lajmi. Këto janë tiparet kryesore të tekstit që është objekt i shqyrtimit. Përsëri bëhet fjalë për “vënien nën thjerrëz” të punës së kryetarit të Qendrës, i cili, duke gjykuar nga shkrimi, çdo gjë që bën, bile edhe sikut të kthehet me “kokëposhtë”, “dikujt” asnjëherë do t’i jetë për qejfi. Artikulli i ofruar, është plot me elemente spini, me qëllim që të minohet puna e pushtetit lokal, e cila, për çudi nuk është dorë e zgjatur e qeverisë. Çmimin përfundimtar – një prodhim

Abonohuni për lajmet më të reja