verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Владимир Мирчески

Recension: Çfarë ka fituar si kundërshpërblim Gerovski nga MPB-ja kur ka punuar për buletinin e tyre?

на 6. 02. 2014 | | mk
Edhe një tentim mediatik për spinim të situatës ku një numër i caktuar i gazetarëve, siç publikoi opozita, janë kapur ku përveç veprimtarisë “themelore”, merren edhe me biznes plotësues, edhe atë duke fituar tendera shtetërorë. D.m.th., na ofrohet tekst ku qëllimi kryesor është që publikut t’i “hidhet hi në sy”, për diçka që ka ndodhur para shumë vitesh dhe të defokusohet vëmendja nga afera aktuale, sipas partisë kryesore opozitare, për lidhjen serioze mediatike-financiare në mes qeverisë dhe disa gazetarëve, të cilët për mbrojtjen e të vërtetës “qeveritare”, siç tregojnë dokumentet, paguhen “mirë” nëpërmjet biznes marrëveshjeve. Artikulli aktual dëshiron të na bindë se përfshirja në të kaluarën në revistën e të atëhershme të MPB-së së një gazetari të famshëm, i cili

Recension: Shkupjanët shkojnë në Selanik vetëm për kafe!

на 31. 01. 2014 | | mk
Shih Venedikun dhe vdis”, apo ishte kjo për ndonjë qytet tjetër të bukur evropian?! Sido që të jetë, kjo thënie është përdorur për shumë vende deri tash, të paktën unë nuk kam dëgjuar të përdoret për Selanikun. Kemi dëgjuar për: „ Në Selanik një somun një metelik, deri në Selanik qindra somuna “, por jo edhe për atë se “Selaniku është si Venediku”. Pyetni se çfarë lidhje ka Venediku me Selanikun në tekstin konkret. Еdhe unë habitem. Pse? Për arsye se artikulli bën fjalë për Selanikun, kurse në fotografi kemi Venedikun. Linku deri te artikulli origjinal: Shkupjanët shkojnë në Selanik vetëm për kafe! Data dhe koha e publikimit: 27.01.2014, 9:05 Data e recensionit: 28.01.2014 Recensues

Recension: Shilegov e ka përfshirë edhe djalin e tij të mitur në fushatën partiake

на 27. 01. 2014 | | mk
Ky tekst meriton të recensohet, të paktën për, të themi, tre arsye formale – shkeljen e qartë të neneve të mëposhtme të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë: Neni 11 Gazetari do t’i respektojë standardet gjerësisht të pranuara shoqërore të mirësjelljes dhe të respektit për diversitetin etnik, kulturor dhe fetar në Maqedoni;   Neni 13 Gazetari duhet të bëjë dallim midis faktit dhe opinionit, lajmit dhe komentit;   Neni  16 Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, nxit solidaritetin reciprok dhe diversitetin e mendimeve dhe nuk do të përdorin medium e tij/saje për pastrim të llogarive me personalitete, duke përfshirë edhe kolegët e tij/saj.   Më tej radhiten mungesat kryesore: se më shumë duket si prodhim partiak

Recension: Motorolla do të shkaktojë tërmet – telefon i mençur vetëm për 50 dollarë

на 24. 01. 2014 | | mk
Kishte kohë që nuk më kishte kapur që një e qeshur e tillë, ashtu siç më kapi pas leximit të këtij teksti, nëse mund të kualifikohet si i tillë. Është e qartë se bëhet fjalë për të ashtuquajturin „Google translate“ gazetari, mirëpo për fat të keq në versionin më të keq të mundshëm. Jo vetëm që dikush atë që e ka marrë nga përkthimi në internet nuk e ka lexuar, po bile me gjithë mend, e ka publikuar si prodhim “legjitim” gazetaresk. Segmenti i përkthimit i internet shfletuesit më të madh është instrument i fuqishëm, por jo edhe më i fuqishmi. Ka disa punë, të cilat së paku deri tani, makina nuk mund t’i bëjë, si për shembull, filtrimin përfundimtar

Recension: Intervista e Gruevskit për CNN-in e shqetësoi fqinjin jugor – reagoi MPJ-ja greke

на 16. 01. 2014 | | mk
Këtu bëhet fjalë për tekst të marrë prej burimit tjetër, thelbi i të cilit është ndryshuar seriozisht në krahasim me origjinalin, dhe kundrejt kësaj atij i është dhënë një konotacion i konsiderueshëm, para së gjithash politik. Në disa vende vërehet shtrembërimi i fakteve, ka përpjekje për keqpërdorimin e deklaratave të shfrytëzuara, dhe e gjithë kjo është “spinuar” nëpërmjet titullit, e veçanërisht nëntitullit. Atë që një medie me renome botërore e ka “paketuar” si raport që duhet të paraqesë rrumbullakësim të serisë së informatave për Maqedoninë, ku bën pjesë edhe intervista e kryeministrit për shërbimin e njëjtë televiziv, është “riaranzhuar” në produkt që pçadyshim tregon se ka qëllim plotësues, që është prioritar politik, në krahasim me qëllimin primar – të informojë.

Recension: FOTO: Bie një meteor në qendër të Zagrebit

на 15. 01. 2014 | | mk
Manipulim, përpjekje qesharake për plasim të informatës senzacionale, por joekzistuese, e gjithë kjo e shoqëruar me fotografi e cila duhet të na “bindë”se një metero, e jo një “guralec” i vogël, ka rënë në Zagreb. Më pak që mund të thuhet për këtë, gjoja, vepër, është se paraqet nënçmim të inteligjencës së publikut, për të cilën gjë flasin edhe komentet e shumta të lexuesve të publikuara nën këtë të ashtuquajtur foto-lajm. Nëse shihet paketimi origjinalm menjëherë bëhet e qartë se bëhet fjalë për material joserioz, të cilin, dikush në vend, pa menduar fare, e kanë paraqitur si informatë serioze. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Bie një meteor në qendër të Zagrebit
Data dhe koha e publikimit: 13.01.2014, 16:16 Data

Recension: Zaevi dhe Sheqerinska në raport në Bruksel

на 10. 01. 2014 | | mk
“Tekst i ri, përmbajtja e njohur” – këshut shkurtimisht do të mund të quhej kjo përpjekje për të bërë një produkt mediatik, i cili, ngjashëm sikurse paraardhësit e tij, e siç ka filluar, edhe pasardhësit e tij, nuk e ka për qëllim kryesor të informojë, por ta paraqesë “mashën” e organit politik për t’i qëruar hesapet me opozitën. Artikulli nuk u nënshtrohet standardeve profesionale, por, haptazi, qëllimeve partiake të atij ose atyre që e kanë porositur. Lidhja ndërmjet motivit për shkruarjen dhe publikimin e tekstit  dhe “qendrës” është e qartë dhe është e pamundur të mos shihet, për shkak se tezat e plasuara vetë e tregojnë këtë. Kemi burime anonime, përfundime të pabazuara në mënyrë adekuate dhe gjithsesi formulime, të

Recension: Qytetarët, e jo Bujar Osmani vendosin për çështjet kyçe me interes nacional

на 20. 12. 2013 | | mk
Dikush sikur ka dashur të dërgojë porosi politike deri te koalicioni i partnerit dhe kjo është bërë nëpërmjet këtij teksti. Është e paqartë se si një “sinjal i këtillë politik” është shndërruar në produkt gazetaresk dhe madje është plasuar si infofmatë ditore, e në fakt, bëhet fjalë për koment. Në këtë mënyrë janë shkelur një sërë standardesh profesionale. Këtu nuk bëhet fjalë për atë se është kuptuar ndonjë informatë ekskluzive nga tabori i “partisë më të madhe në pushtet”, por për keqpërdorim klasik të medies, si një lloj foltoreje për qortimin e BDI-së dhe zëdhënësit të saj, dhe e gjithë kjo është mbështjellë me parullën – “interesat e popullit”. Linku deri te artikulli origjinal: Qytetarët, e jo Bujar Osmani vendosin

Recension: Rrahje në Çair të Shkupit

на 17. 12. 2013 | | mk
Shpejtësia e plasimit të informatave gjithsesi është me rëndësi të madhe, por a duhet në “vrapin pas ekskluzivitetit” të harrohen elementet e tjera të informimit: saktësia, vërtetësia, konsekuenca, dhe gjithsesi, në fund edhe autenticiteti? Përgjigja ështo jo. Ndoshta dikujt mund t’i duket gabim i vogël ose lëshim, por sidoqoftë bëhet fjalë për shkelje të cilën e ka vërejtur syri i lexuesit, e jo i gazetarit. Kur transmetohet lajmi për ndonjë incident serioz, si në rastin konkret kur bëhet fjalë për rrahje, dhe kur ai pretendon të jetë “lajm kryesor”, për shkak se informata që përcillet vërtet tërheq vëmendje, atëherë lajmi duhet të shoqërohet me fotografi adekuate, e jo fotografi të çfarëdoshme, siç thekson lexuesi. Linku deri te artikulli origjinal: Rrahje

Recension: LSDM-ja përsëri me metodat e vjetra, do t’i nxjerrë duhanxhinjtë në rrugë

на 3. 12. 2013 | | mk
Një sërë konstatimesh – të pabaza, pa argumente adekuate, e as me burime të precizuara qartë, dhe e gjithë kjo e plotësuar me komente, të cilat në momente marrin formë të diskualifikimit personal. Këto janë karakteristikat kryesore të këtij teksti, i cili nuk i ofron parimet kryesore gazetareske sipas të cilave, së paku në teori, duhet të udhëhiqet një produkt që ka ambicje të jetë profesional. Prandaj, parashtrohet pyetja se a ka pasur fare qëllim që të krijohet një tekst profesional. Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja përsëri me metodat e vjetra, do t’i nxjerrë duhaxhinjtë në rrugë Data dhe koha e publikimit: 29.11.2013,  17:46 Data e recensionit:  01.12.2013 Recensues: Vlladimir Mirçeski Vërtetësia: “E kërkoj, por vështirë ta gjej” –

Abonohuni për lajmet më të reja