verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Оливера Војновска

Recension: Cërvenkovski u paraqit në LSDM te instrumenti i tij i quajtur Zaev

на 29. 05. 2014 | | mk
Intonacioni, konstruksioni dhe mënyra në të cilën është plasuar ky lajm me dhjetë rreshta le përshtypje të tendenciozitetit të fuqishëm. Kjo veçanërisht vërehet në titull, i cili përmban një pjesë mjaft ofenduese ndaj liderit të socialdemokratëve, i cili është kualifikuar si “instrument i Cërvenkovskit”! Linku deri te artikulli origjinal: Cërvenkovski u paraqit në LSDM te instrumenti i tij i quajtur Zaev Data dhe koha e publikimit: 22.05.2014, 14:51 Data e recensionit: 24.05.2014 Recensuese: Оlivera Vojnovska  

KONSTRUKSIONI

Lajmi fillon në mënyrë shumë korrekte, i referohet një burimi zyrtar dhe e transmeton në mënyrë të saktë një fragment nga komunikata partiake për takimin Zaev-Cërvenkovski. “Bashkërisht u konstatua se LSDM-ja ka nevojë për unitet dhe kohezion të brendshëm të të gjithë atyre

Recension: Projekt për shkrim-lexim të nuseve nga Shqipëria në komunën e Novacit

на 21. 05. 2014 | | mk
Problemi kryesor me kontributin e titulluar: “Projekt për shkrim-lexim të nuseve nga Shqipëria në komunën e Novacit” është në përdorimin joadekuat të termit “shkrim-lexim”. Edhe atë, si në titull, ashtu edhe në fjalinë e dytë të tekstit, e cila njëkohësisht është edhe nëntitull: “Në mësimin e shkrim-leximit për shqiptaret që janë nëna, kryesisht të fëmijëve të moshës parashkollore, morën pjesë katër edukatorë”. Megjithatë, nga vetë teksti kuptohet se nuk bëhet fjalë për mësim të shkrim-leximit, por për Projekt për mësimin e gjuhës maqedonase, në të cilin janë përfshirë rreth njëzet shqiptare, të cilat kanë krijuar familje në disa fshatra të Manastirit (komuna e Novacit). Faktikisht, këto gra e njohin gjuhën shqipe, gjuhën e tyre amtare, por me siguri kanë problem

Recension: FOТО: Ky është mjeku i njohur të cilin e arrestoi policia

на 13. 05. 2014 | | mk
“Raportimi gazetaresk nuk guxon të jetë mënyrë për ndëshkimin shoqëror të të dyshuarve dhe vënien e tyre në shtyllën e turpit” Mu ky sugjerim nga Doracaku për etikën në gazetari, nuk është respektuar në materialin që e recensojmë. Në fakt, edhe pse bëhet fjalë për një lajm të shkurtër prej vetëm disa rreshtash, megjithatë, ai është mjaft problematik në aspekt etik. Edhe atë, më së shumti për shkak të fotografisë dhe titullit: “FOТО: Ky është mjeku i njohur të cilin e arrestoi policia” Linku deri te artikulli origjinal: FOТО: Ky është mjeku i njohur të cilin e arrestoi policia Data dhe koha e publikimit: 06.05.2014, 16:21 Data e recensionit: 07.05.2014 Recensuese: Оlivera Vojnovska  

RAPORTIM JOETIK

Lajmi nuk ka probleme me

Recension: Fitorja e bindshme e Ivanovit paraqet fiasko të LSDM-së edhe në zgjedhjet parlamentare

на 23. 04. 2014 | | mk
Teksti me titull: “Fitorja e bindshme e Ivanovit paraqet fiasko të LSDM-së edhe në zgjedhjet parlamentare”, i paralajmëruar në faqen kryesore të gazetës, është tepër tendencioz dhe i anshëm në favor të partisë në pushtet. Duke filluar nga titulli, e deri te rreshti i fundit, ky tekst “analitik” e promovon tezën se opozita do të pësojë debakël në zgjedhjet e dyfishta më 27 prill. Në fakt, ky është edhe një nga seria e teksteve ku “sillen” analistët e njëjtë, qëndrimet e të cilëve rregullisht janë në favor të pushtetit. Linku deri te artikulli origjinal: Fitorja e bindshme e Ivanovit paraqet fiasko të LSDM-së edhe në zgjedhjet parlamentare Data dhe koha e publikimit: 15.04.2014 Data e recensionit: 15.04.2014 Recensuese: Оlivera

Аutocensurë – Gazetarë në “kostumin” e pushtetit!

на 22. 04. 2014 | | mk

Një përqindje e madhe e gazetarëve janë ankuar se ka deficit të madh të lirisë në medie dhe e kanë pranuar se kanë vepruar në kundërshtim me bindjet profesionale. Në fakt, nuk është ndonjë fshehtësi se presioni i përditshëm (ekonomik) të cilit i janë nënshtruar gazetarët, shpeshherë rezulton me pranimin e rregullave të imponuara të lojës. Në një situatë të këtillë, gazetari vetë i pastron informacionet para se t’i vendosë në letër.

Shkruan: Оlivera Vojnovska Vëzhguesit e misionit monitorues të OSBE/ODIHR-it dhe Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës (KPKE), e kanë vërejtur “fenomenin e autocensurës te faktorët mediatikë” në vend dhe e kanë shënuar atë në Raportin preliminiar për rrethin e parë të zgjedhjeve për kryetar të vendit. Mirëpo, pse

Recension: Pendarovskin në Çarshinë e vjetër në Shkup e priti vetëm “Aman”-i

на 12. 03. 2014 | | mk
Materialin që e recenzojmë është joobjektiv, i anshëm dhe skajshmërisht tendencioz, duke filluar nga titulli: “Pendarovskin në Çarshinë e vjetër në Shkup e priti vetëm “Amanin””, e deri në reshtin e fundit. Që në fillim, me një dozë të qartë të kënaqësisë konstatohet se, gjoja ka dështuar shëtitja e Pendarovskit nëpër Çarshinë e Vjetër. Një javë pas zgjedhjes për kandidat të opozitës për kryetar shteti, profesori Stevo Pendarovski doli në një ngjarje publike dhe menjëherë u ballafaqua me një problem. Në vend të qindra qytetarëve, siç i është thënë Pendarovskit, atë e kanë pritur vetëm përfaqësues të organizatës joqeveritare Aman. Në këtë produkt spini, të shkruar në 12 reshta me një intonacion të qartë kritikues ndaj opozitës dhe kandidatit të

Leksion gazetaresk: Storje të ndërtuara mbi demante

на 26. 02. 2014 | | mk

Detyra e mediumeve është të publikojë një demant të një informacioni të caktuar të pavërtetë me të cilën është bë shkelje e dinjitetit, ose janë shkelur të drejtat dhe interesat e dikujt. Megjithatë, kohëve të fundit jemi duke parë një prirje të re në gazetari. Për të ndërtuar një histori të tërë mbi informacionin e demantuar!   Shkruan: Olivera Vojnovska Publikimi i demantit  në gazetari nuk është diçka e re, as ndonjë gjë e pazakontë. Kjo ndodh çdo ditë në media. Ndonjëherë kjo është një justifikim për transferimin e një lajmi të gabuar, nganjëherë për shtesa dhe sqarime të disa informata jo të plota Nën  vetë termin demant  nënkupton  deklaratë  (njoftim)  me të cilinën mohohet vërtetësia e ndonjë informacioni ose  

Recension: Kaos në “Bihaçka” – LSDM-ja „e goditi” edhe Zhernovskin

на 7. 02. 2014 | | mk
Teksti me titull spinues: „Kaos në “Bihaçka”  – LSDM-ja e „goditi “ edhe Zhernovskin“, tingëllon sikur ka ndodhur ndonjë konflikt në radhët e opozitës. Në të vërtetë, edhe qëllimi i këtij artikulli, që mundohet të krijojë senzacion në publik në radhët e opozitës ka konflikte të brendshme. Materialin që e recensojmë është marrë nga një portal tjetër dhe në të, në përgjithësi janë ndryshuar pikat e prezantuara në pres –konferencën e LSDM-së, me çka thurret një tregim tendencioz, i cili bazohet në thashetheme. Linku deri te artikulli origjinal: Kaos në “Bihaçka”  – LSDM-ja „e goditi” edhe Zhernovskin Data dhe koha e publikimit:: 2.02.2014, 00:11 Data e recensionit: 4.04.2014 Recensues: Olivera Vojnovska Vërtetësia Artikulli është përzierje

Recension: Zaev për udhëzime te Cërvenkovski

на 5. 02. 2014 | | mk
Zaev për udhëzime te Cërvenkosvki”  është tekst tendencioz dhe i anshëm, që ka probleme serioze me relevancën. Ky material spekulativ i redaksisë nuk jep burime, nuk ka fakte dhe argumente, por në bazë të informatave të pakonfirmuara dhe me qëllim e imponon tezën se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nuk ka kapacitet dhe se frenat në parti ende i tërheq ish-lideri, Branko Cërvenkovski. “Zoran Zaev natyrisht se nuk mund të udhëheq partinë në të cilën është lider, ka kërkuar ndihmë nga ish-lideri Cërvenkovski”  Linku deri te artikulli origjinal:  Zaev në udhëzime tek Crvenkovski  Data dhe koha e publikimit: 31.01.2014, 13:13 Data e recensionit: 1.02.2014 Recensues:  Olivera Vojnovska Vërtetësia: I gjithë artikulli është pezull. Nuk

Recension: Në Maqedoni, papunësia së shpejti do të fillojë të bjerë në mënyrë drastike

на 29. 01. 2014 | | mk
Lajmi i titulluar: “Në Maqedoni, papunësia së shpejti do të fillojë të bjerë në mënyrë drastike“, tingëllon mjaft optimist. Lexuesve u sugjerohet një bindje e fortë se për një periudhë të caktuar numri i të papunëve do të reduktohet në mënyrë drastike. Një bum i tillë shumë shpejtë do të ndodhë! Shikuar në kontekst më të gjerë, kjo nënkupton se shteti ka bërë hap të rëndësishëm ekonomik dhe komercial, kështu që është e sigurt të pritet hapja e vendeve të reja të punës që do të ndryshojë dukshëm pasqyrën e papunësisë. Linku deri te artikulli origjinal: Në Maqedoni, papunësia së shpejti do të fillojë të bjerë në mënyrë drastike Data dhe koha e publikimit: 27.01.2014, 21:03

Abonohuni për lajmet më të reja