verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Оливера Војновска

Recension: Qeveria e ka falsifikuar raportin evropian për Maqedoninë?

на 27. 10. 2014 | | mk, en
Artikullin që e recensojmë është një shembull i mirë për atë që është vetëm me disa reshta. Kurse, nëpërmjet linqeve të dhëna për fjalët kyçe, publikut i lidhet vetë të vërtetohet për vërtetësinë e përmbajtjes së publikuar. Link deri te linku origjinal: Qeveria e ka falsifikuar raportin evropian për Maqedoninë? Data dhe koha e publikimit: 20.10.2014, 14:06 Data e recensionit: 23.10.2014 Recensues: Olivera Vojnovska    ÇELËSI ËSHTË NË DY LINQET Burime të informatave për këtë material janë Raporti për progresin e asocimit të Republikës së Maqedonisë në BE  dhe teksti i përkthyer i këtij dokumenti i publikuar në ueb faqen e Sekretariatit për Çështje Evropiane. Gjegjësisht, bëhet fjalë për lajm të shkurtër i cili informon për: “Në përkthimin zyrtar të raportit

Recension: FOTO: Në mes të Shkupit ia thyen automobilin Toni Zenit

на 10. 10. 2014 | | mk
Titulli: „Në mes të Shkupit ia thyen automobilin Toni Zenit”, duket sikur dikush me qëllim ia ka dëmtuar automobilin reperit të njohur maqedonas. Enë fakt, bëhet fjalë për fatkeqësi komunikacioni. Ashtu që, lexuesi me propozimin e të cilit e bëjmë këtërecension me të drejtë konstaton se: “Titulli manipulon se Toni Zen ka qenë viktimë e sulmit të qëllimshëm të huliganëve, e jo se ka pasur fatkeqësi komunikacioni”. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Në mes të Shkupit ia thyen automobilin Toni Zenit Data dhe koha e publikimit: 29.09.2014, 11:06 Data e recensionit: 2.10.2014 Recensues: Оlivera Vojnovska  

TITULLI – DËSHTIM I PLOTË

Bëhet fjalë për një foto-lajm, që është marrë nga një medie tjetër dhe kjo është theksuar, por nuk

Recension: DRAMË SOT NË MËNGJES: U dogj uikend-shtëpiza e…

на 1. 10. 2014 | | mk
Konstruksioni i titullit që është shkruar në mënyrë senzacionaliste: “DRAMË SOT NË MËNGJES: U dogj uikend-shtëpiza e…”, është problemi kryesor i këtij lajmi të shkurtër. Linku deri te artikulli origjinal: DRAMË SOT NË MËNGJES: U dogj uikend-shtëpiza e… Data dhe koha e publikimit: 27.09.2014, 12:48 Data e recensionit: 27.09.2014 Recensues: Оlivera Vojnovska  

AS “D” NGA DRAMA

Në këtë lajm nuk ka as “D” nga drama që paralajmërohet në titull. Materiali bazohet në raportin ditor të policisë dhe të dhënat prej tij janë transmetuar në mënyrë të saktë. Faktikisht, ai është përshkruar në tërësi edhe atë së bashku me gabimin e shtypit në një fjalë („повреденни“). Pesë fjalitë, prej të cilave përbëhet artikulli, nuk janë përpunuar fare. Dhe, edhe

Recension: Zaevi ndryshon mendjen për rastin “Makedonska Banka”

на 10. 09. 2014 | | mk
Teksti “Zaevi ndryshon mendjen për rastin “Makedonska Banka”, nuk e transmeton në mënyrë objektive atmosferën nga salla e Gjykatës Themelore Shkup 2 për rastin e ofendimit dhe shpifjes, ku kryeministri e paditi liderin e opozitës. Titulli dhe fjalia e parë e artikullit: “Gjatë gjykimit të sotëm, lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi në tërësi u tërhoq nga pohimet se kryeministri Nikolla Gruevski ka qenë pjesë e korrupsionit në blerjen e aksioneve

Recension: Me këtë status në Facebook, Sergej Varoshlija e shokoi publikun

на 2. 09. 2014 | | mk
Lajmi i shkurtër që e recensojmë shkakton huti. Përbëhet prej vetëm dy fjalive, dhe i është dhënë titulli: “Me këtë status në Facebook, Sergej Varoshlija e shokoi publikun”, e si ilustrim është përdorur një “screenshot” nga psotimi i aktorit Toni Mihajllovski” Kështu që, lexuesit nuk mund ta kuptojnë se çfarë postimi “shokues” në Facebook ka bërë stilisti i njohur. Linku deri te artikulli origjinal: Me këtë status në Facebook, Sergej Varoshlija e shokoi publikun Data dhe koha e publikimit: 24.08.2014, 14:07 Data e recensionit: 27.08.2014 Recensues: Оlivera Vojnovska  

NJË LAJM I KOPJUAR KEQ

Si burim i vetëm i informatave është theksuar statusi në Facebook. Qëllimi i medias me gjasë ka qenë të informojë se stilisti nëpërmjet profilit të tij

Recension: Ja ku i kalon pushimet Gruevski së bashku me familjen e tij!

на 26. 08. 2014 | | mk
Problemi kryesor me materialin që e recensojmë është fotografia. Lajmi informon se kryeministri i kalon pushimet me familjen në Turqi, ndërsa është i ilustruar me një fotografi të vjetër (2012) nga shëtitja e kryeministrit me bashkëshorten dhe vajzat e tij në Kopshtin zoologjik në Shkup. Lëshimi posaçërisht vjen në shprehje kur lexohet titulli i cili pretendon të informojë: “Ja ku i kalon pushimet Gruevski së bashku me familjen e tij!”, ndërsa lexuesve u paraqitet një pamje nga Shkupi. Gjë që duket shumë palidhje dhe qesharake. Linku deri te artikulli origjinal: Ja ku i kalon pushimet Gruevski së bashku me familjen e tij! Data dhe koha e publikimit: 12.08.2014 Data e recensionit: 22.08.2014 Recensues: Оlivera Vojnovska   FOTOGRAFIA “T’I VRET ”

Recension: Stejt Departmenti: Maqedonia në përgjithësi i respekton të drejtat dhe liritë fetare

на 5. 08. 2014 | | mk
Teksti me titull: “Stejt Departmenti: Maqedonia në përgjithësi i respekton të drejtat dhe liritë fetare”, vetëm sipërfaqësisht e shqyrton Raportin për liritë fetare në botë gjatë vitit të kaluar, në pjesën që ka të bëjë me Maqedoninë. Ky material i mangët me vetëm katër fjali nuk e përcjell poentën kryesore të Raportit: “se në Maqedoni politizohen religjioni dhe çështjet fetare”. Fitohet përshtypja sikur artikulli është bërë sa për të thënë se është bërë. Mirëpo, mënyra e këtillë e plasimit dhe e përpunimit të tekstit, nuk është për shkak të mosdijes ose papërvojës, por është më se e qartë se Raporti qëllimisht është trajtuar në atë mënyrë. Linku deri te artikulli origjinal: Stejt Departmenti: Maqedonia në përgjithësi i respekton të

Recension: Pendarovski përsëri me ofendime për qytetarët – për të ata janë të korruptuar

на 9. 07. 2014 | | mk
Para nesh kemi një tekst tendencioz, manipulativ dhe spinues. Me këtë produkt që ka qëllim të caktuar, publikut i imponohet një konstruksion se kandidati i LSDM-së për kryetar shteti, Stevo Pendarovski, i ka ofenduar qytetarët e Maqedonisë, gjoja, duke i quajtur të korruptuar. Në fakt, është përdorur një fragment prej njëzet sekondash nga paraqitja e tij në tribunën me titull: “Çka duhet bërë që të rifitohet liria” dhe me këtë rast që në fjalinë e parë plasohet një informatë jo e vërtetë se Pendarovski ka thënë: “Maqedonasi është i korruptuar, konsideron kandidati për kryetar shteti i LSDM-së, Stevo Pendarovski.” Në këtë mënyrë, faktikisht është bërë shkelje thelbësore e Kodit të gazetarëve, gjegjësisht është shkelur preambula ku thuhet se “detyra kryesore

Recension: Pas shuplakës nga Brukseli, LSDM-ja do të zhvillojë dialog

на 25. 06. 2014 | | mk
Bëhet fjalë për tekst krejtësisht të njëanshëm dhe jokorrekt. Tendencioziteti vërehet që në titullin e këtij materiali: „Pas shuplakës nga Brukseli, LSDM-ja do të zhvillojë dialog”.  Faktikisht, ky është një nga seria e artikujve që i japin shtytje tezës së diplomatët evropianë bëjnë presion vetëm mbi opozitën. Dhe sado që të jetë jologjike, pushteti është i mirë, politikisht korrekt, me kapacitet të madh demokratik dhe nuk ka asnjë faj për krizën politike në vend! Linku deri te artikulli i origjinal: Pas shuplakës nga Brukseli, LSDM-ja do të zhvillojë dialog Data dhe koha e publikimit: 20.06.2014, 09:41 Data e recensionit: 21.06.2014 Recensues: Оlivera Vojnovska  

SHUPLAKA VETËM PËR OPOZITËN!

Teksti i referohet takimit të fundit (05.06.2014) të kreut të LSDM-së

Recension: Edhe vitin e kaluar LSDM-ja kërkonte qeveri teknike, kushtet e Zaevit të njëjta sikurse ato të Cërvenkovskit

на 23. 06. 2014 | | mk
Prej larg shihet tendencioziteti dhe anshmëria e tekstit me titull: Edhe vitin e kaluar LSDM-ja kërkonte qeveri teknike, kushtet e Zaevit të njëjta sikurse ato të Cërvenkovskit. Мotivet për shkrimin e këtij materiali, i cili në mënyrë aq të theksuar përpiqet ta diskreditojë opozitën dhe ta paraqesë atë si dështake, nuk mund të quhen gazetareske. Ato kanë ngjyrim të plotë politik. Linku deri te artikulli origjinal:  Edhe vitin e kaluar LSDM-ja kërkonte qeveri teknike, kushtet e Zaevit të njëjta sikurse ato të Cërvenkovskit Data dhe koha e publikimit: 18.06.2014, 13:48 Data e recensionit: 19.06.2014 Recensues: Оlivera Vojnovska  

NGAZËLLIM DHE PASHIJE

Teksti shfrytëzon një deklaratë të vjetër të ish-liderit të LSDM-së (nuk kontestohet se ajo është transmetuar saktë) vetëm që

Abonohuni për lajmet më të reja