verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Ана Анастасовска

Nuk është me rëndësi a është e vërtetë, me rëndësi është të sulmohet

на 22. 03. 2016 | | mk

[Recension: Edmond Ademi sapo hyri në MPB filloi ta keqpërdorë pozitën]

Ky tekst është i motivuar politkisht dhe ka për qëllim ta sulmojë dhe ta njollosë këshilltarin e ministrit për punë të brendshme, pa e konfirmuar informatën ose pa marrë deklaratë nga pala e akuzuar. Linku deri te artikulli origjinal: Edmond Ademi sapo hyri në MPB filloi ta keqpërdorë pozitën Data dhe koha e publikimit: 13.03.2016 Data e recensionit: 22.03.2016 Recensuese: Аna Anastasovska

NJOLLOSJE

Portali zbulon një, gjoja, incident që a ndodhur në kufirin maqedonas, gjegjësisht, gjoja tentim për të kontrabanduar mall me vrend, pa u paguar dogana. “Zhurnali kipton se gjatë ditës së djeshme është bërë kontroll nga ana e administratës doganore në vendkalimin kufitar Jazhincë, me ç’rast

Porosi e shtrembëruar

на 15. 03. 2016 | | mk

[“Hojt Li Katica Janevës: mos e partizo punën e prokurorisë”]

Artikulli që i nënshtrohet këtij recensioni paraqet shembull klasik për publikim të një pavërtete dhe për manipulim. Në fakt, në tekst është nxjerrë një pjesë e komunikatës zyrtare, e cila është shtrembëruar, qëllimisht është përkthyer gabimisht, dhe në atë mënyrë krejtësisht i është ndryshuar esenca. Linku deri te artikulli origjinal: “Hojt Li Katica Janevës: mos e partizo punën e prokurorisë” Data dhe koha e publikimit: 09.03.2016 Data e recensionit: 14.03.2016 Recensues: Аna Anastasovska

E PAVËRTETË DHE MANIPULIM

Në titull dhe në fillim të tekstit theksohet se funksionari i lartë amerikan Hojt Li, gjatë vizitës në Prokurorinë speciale dhe në takimin me Katica Janevën i ka dhënë një porosi të ashpër

Manipulim i ngjyrosur me racizëm

на 8. 03. 2016 | | mk

[Recension: Një vajzë ka zbuluar një fshehtësi të pabesueshme pas lidhjes disamujore me një zezak]

Ky tekst në disa segmente e shkel Kodin e gazetarëve. Artikulli nuk ka asnjë burim, ajo që tregohet aty është anonime dhe plus është diskriminues. Linku deri te artikulli origjinal: Një vajzë ka zbuluar një fshehtësi të pabesueshme pas lidhjes disamujore me një zezak Data dhe koha e publikimit: 01.03.2016 Data e recensionit: 04.03.2016 Recensuese: Аna Anastasovska

TEKST DISKRIMINUES

Në tekst, një vajzë anonime tregon për një lidhje të pretenduar me një zezak i cili ka ardhur të punojë zyrtarisht në vendin e saj. Djaloshi është zhdukur nga jeta e saj, ndërsa më vonë ajo e ka kuptuar se ai në vendin e tij ka

Titulli e ka prishur tekstin

на 4. 03. 2016 | | mk

[Recension: Njerëzit e Verushevskit akoma përgjojnë për LSDM-në?]

Теkstin që e recensojmë është propozim nga një lexues i jonë. Artikulli është korrekt, problemin e vetëm e ka me titullin, i cili është manipulues dhe nxitës. Linku deri te artikulli origjinal: Njerëzit e Verushevskit akoma përgjojnë për LSDM-në? Data dhe koha e publikimit: 29.02.2016 Data e recensionit: 02.03.2016 Recensues: Аna Anastasovska

TITULL MANIPULUES

“Pavle Sazdovi hapi një dilemë – Njerëzit e Verushevskit akoma përgjojnë për LSDM-në?”. Titulli i këtillë e ka nxitur lexuesin tonë të shkruajë: “Titull manipulues për njerëzit të cilët kanë mërzi ta lexojnë tekstin deri në fund. Përndryshe teksti pastaj është korrekt dhe deri diku e sqaron situatën në komisionin kuvendor me deklaratë nga të dyja palët. Vetëm

Dy fotografi, manipulim i madh

на 2. 03. 2016 | | mk

[Recension: FOTO: Të rinjtë me mbështetje publike për VMRO-DPMNE]

Lajmi që i nënshtrohet këtij recensioni është propozim nga një lexues i jonë, i cili pyetet se prej nga media është e sigurtë se pankartet i kanë vendosur të rinjtë, e jo njerëz nga shtabet partiake? Linku deri te artikulli origjinal: FОТО: Të rinjtë me mbështetje publile për VMRO-DPMNE-në Data dhe koha e publikimit: 27.02.2016 Data e recensionit: 01.03.2016 Recensuese: Аna Anastasovska

LEXUESI KA TË DREJTË

Pyetja e lexuesit tonë është me vend dhe kjo flet për manipulimin me këtë lajm. “Sot në Shkup u paraqitën parulla me të cilat të rinjtë dërgojnë porosi të qartë. “Të rinjtë janë me VMRO-DPMNE-në” shkruan në pëlhura të mëdha ku është shkruar kjo porosi.”

Prej titullit spektakolar deri te debakli gazetaresk

на 29. 02. 2016 | | mk

[Prej spektaklit mediatik deri te debakli moral – Virusi Zaev vdekjeprurës për opozitën]

Ky tekst aspak nuk i ngjan artikulli gazetaresk, për shkak se në vete nuk përmban asgjë nga ajo që në bazë të rregullave duhet ta përmbajë një artikull gazetaresk. Në fakt, në këtë artikull nuk ka informatë, nuk ka burime, ai është jotërësor dhe komentues, përpjekje e zbehtë për manipulim. Linku deri te artikulli origjinal: Prej spektaklit mediatik deri te debakli moral – Virusi Zaev vdekjeprurës për opozitën  Data dhe koha e publikimit: 18.02.2016 Data e recensionit: 23.02.2016 Recensuese: Аna Anastasovska

OPOZITA – OKUPATORE?!

Ky artikull gazetaresk përpiqet që lexuesit t’i sqarojë dhe t’i paraqesë se çka ka treguar aksioni i parë i Prokurorisë speciale, me titull

Argumente të shtrembëruara për manipulim politik

на 29. 02. 2016 | | mk

[Recension: U arrit marrëveshja: Maqedonia shkon në zgjedhje]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni i shtrembëron faktet dhe në atë mënyrë bën spin, me qëllim që të krijojë fotografi të gabuar për atë se çka ndodhi më 23 shkurt të vitit 2016, ditën kur pritej që deputetët të të vendosin se a do ta anulojnë vendimin për shpërbërjen e parlamentit ose jo. Linku deri te artikulli origjinal: U arrit marrëveshja: Maqedonia shkon në zgjedhje Data dhe koha e publikimit: 23.02.2016 Data e recensionit: 25.02.2016 Recensuese: Аna Anastasovska KUSH INSISTONTE PËR ZGJEDHJE NË PRILL? Që në pjesën e parë të artikullit, njësoj sikurse edhe te titulli, ka shtrembërim të fakteve. “Zgjedhjet do të mbahen më 5 qershor. Marrëveshja e këtillë është

Krim i mundshëm i fshehur prapa maqedonizmit

на 25. 02. 2016 | | mk

[Recension: Еdmon Temellko – digë e maqedonizmit në Shqipëri]

Ky tekst paraqet manipulim tipik dhe potencim të patriotizmit, përpjekje që LSDM-ja dhe Katica Janeva të paraqiten si armiq të popullit, si njerëz që i kanë ndjekur patriotët e mëdhenj maqedonas. Linku deri te artikulli origjinal: Еdmon Temellko – digë e maqedonizmit në Shqipëri Data dhe koha e publikimit: 13.02.2016 Data e recensionit: 19.02.2016 Recensuese: Аna Anastasovska

LOJË PARAZGJEDHORE POLITIKE

E para, ajo që është e palogjikshme dhe që paraqet spin është lidhja e Zoran Zaevit me Katica Janevën dhe veprimi i tyre i përbashkët, gjegjësisht përpjekja që prokurоrja speciale të paraqitet sikur punon në diktatin e liderit LSDM-së. Fotografia e këtillë që një kohë të gjatë imponohet nga një pjesë

Informatë gjysmake që shkakton huti

на 15. 02. 2016 | | mk

[Fitimet nga bastet sportive dhe fitimet në internet duhet të paraqiten në DHP!]

Në këtë tekst janë plasuar informata gjysmake, me çka lexuesit janë informuar sipërfaqësisht për atë se cilat fitime nga lojërat e fatit duhet të paraqiten në Drejtorinë për të hyra publike (DHP). Linku deri te artikulli origjinal: Fitimet nga bastet sportive dhe fitimet në internet duhet të paraqiten në DHP!  Data dhe koha e publikimit: 02.02.2016 Data e recensionit: 11.02.2016 Recensues: Аna Anastasovska

JOPRECIZITET

Informata se në DHP duhet të paraqiten fitimet nga bastoret sportive dhe fitimet në internet është e vërtetë. Mirëpo, në artikull nuk është sqaruar ashtu siç duhet konkretisht se cilat fitime duhet të paraqiten në fletëparaqitjen e tatimit. “Në qoftë se, përveç rrogës

Lehtë është të sulmosh pa e pyetur palën e dytë

на 4. 02. 2016 | | mk

[Remenski frenoi edhe një projekt të MPPS-së]

Ky është një tekst jogjithëpërfshirës dhe i njëanshëm, që ka për qëllim ta diskreditojë ministreshën për punë dhe politikë sociale, Frosina Remenski. Në artikull nuk ka burime të evidentuara, që menjëherë e vë në pikëpyetje vërtetësinë e tij. Linku deri te artikulli origjinal: Remenski frenoi edhe një projekt të MPPS-së Data dhe koha e publikimit: 01.02.2015  Data e recensionit: 02.02.2015 Recensues: Аna Anastasovska

ARTIKLL KRITIKUES

Мateriali që e recensojmë në fillim e kritikon ministreshën Remenski se e ka frenuar një projekt ekzistues të minnistrisë përkatëse. “Edhe një projekt i Ministrisë për punë dhe politikë sociale është pamundësuar nga ministresha teknike për punë dhe politikë sociale, Frosina Remenski nga LSDM-ja… Ministria për punë dhe

Abonohuni për lajmet më të reja