verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Ана Анастасовска

Recension: Shkaktoi pakënaqësi: Nëna i vë makijazh djalit 7 vjeçar

на 21. 02. 2015 | | mk
  Titulli i këtij teksi është senzacionalist. Vetë mendimi se një nënë i ka vënë makijazh foshnjes së saj, është tmerrues, mirëpo megjithatë, bëhet fjalë për atë se nëna ka shfytëzuar një ueb-aplikacion, fakt ky i cili zbulohet më poshtë në tekst. Linku deri te artikulli origjinal: Shkaktoi pakënaqësi: Nëna i vë makijazh djalit 7 vjeçar Data dhe koha e publikimit: 17.02.2015 Data e recensionit: 19.02.2015 Recensues: Аna Anastasovska “Nëna 28-vjeçare me emrin Fiona i ka vënë makijazh djalit të saj të vogël Gabriel, edhe atë makijazh “të rëndë”, mirëpo kjo zbativtje e saj shkaktoi shumë polemika.” Në shikim të parë titulli tërheq vëmendjen dhe çdokush me kërshëri të madhe do ta hapte këtë tekst, me siguri që të lexojë

Recension: Zaevi vazhdoi me kërcënimet ndaj gazetarëve dhe bashkëpartiakëve

на 19. 02. 2015 | | mk
  Ky tekst është vetëm një nga seria e teksteve të publikuara javën e fundit me tendencë që të sulmohet dhe të nxihet lideri i opozitës, Zoran Zaev, i cili në publik doli me “bombë”, duke e akuzuar pushtetin se ka përgjuar mbi 20.000 qytetarë. Аutori i referohet qëndrimeve dhe mendimeve të ekspertëve, edhe pse prej tyre nuk ka asnjë shenjë në artikull, prej ku mund të konstatohet se ato janë qëndrime të vetë autorit, i cili në këtë rast është anonim. Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi vazhdoi me kërcënimet ndaj gazetarëve dhe bashkëpartiakëve Data dhe koha e publikimit: 13.02.2015 Data e recensionit: 17.02.2015 Recensues: Аna Anastasovska Lideri opozitar Zoran Zaev edhe në intervistën e mbrëmshme për Alsat-M vazhdoi

Recension: Jankullovska e dëshpëruar, Stavreski i hidhëruar në mbledhjen e qeverisë pas zbardhjes së aferës me përgjimin

на 17. 02. 2015 | | mk
  Ky tekst është shembull klasik për atë se si gazetarët publikojnë informata të peverifikuara dhe të pasakta. Ose, gazetari e ka trilluar lajmin, duke e keqpërdorur të drejtën e garantuar me kushtetutë që ta mbrojë burimin e tij, gjegjësisht të drejtën të shfrytëzojë burime anonime në artikull. Dëshira për të qenë atraktiv dhe për të siguruar lexueshmëri më të madhe ka mbisunduar mbi faktet dhe mbi të vërtetën, që është e palejuesheme në gazetarinë profesionale. Linku deri te artikulli origjinal: Jankullovska e dëshpëruar, Starveski i hidhëruar në mbledhjen e qeverisë pas zbardhjes së aferës me përgjimin Data dhe koha e publikimit: 10.02.2015, 23:43 Data e recensionit: 12.02.2015 Recensuese: Аna Anastasovska “Kryeministri Gruevski dje në orët e pasdites ka thirrë

Recension: Maqedonasit nga Florida: Si mund Zaevi të flejë rehat kur e di se e ka spiunuar maqedonizmin për pikë të imëta politike?

на 13. 02. 2015 | | mk
  Ajo që është kontestuese në këtë tekst është ajo se, cila është kjo Shoqatë dhe cilët janë ata maqedonas që janë anëtarë të saj. Artikulli është politikisht i anshëm dhe ka për qëllim ta sulmojë dhe ta nxijë LSDM-në opozitare, e veçanërisht liderin e partisë Zoran Zaev. Linku deri te artikulli origjinal: Maqedonasit nga Florida: Si mund Zaevi të flejë rehat kur e di se e ka spiunuar maqedonizmin për pikë të imëta politike? Data dhe koha e publikimit: 07.02.2015 Data e recensionit: 11.02.2015 Recensuese: Аna Anastasovska Shoqata e qytetarëve “Dielli maqedonas” nga Tampa, Floridë, shpreh shqetësim për shkak të ndodhive në Maqedoni dhe i jep përkrahje kryeministrit në, siç thuhet në letrën e tyre, luftën kundër spiunëve, tradhtarëve

Recension: Britanezja pa mitër lindi bineq

на 11. 02. 2015 | | mk
  Titulli i këtij teksti është jopreciz dhe hutues. Britanezja pa mitër paska lindi bineq! Logjikisht menjëherë parashtrohet pyetja si është e mundur kjo, kur natyra ka caktuar ndryshe? Ao do të thotë kjo se edhe burrat janë të aftë të lindin fëmijë? Duke e lexuar tekstin, lexuesit i lindin një sërë pyetjesh, përgjigjet e të cilave i zbulon në fund, në fjalitë e fundit. Artikulli nuk është i plotë dhe nuk ka asnjë burim dhe linke prej ku është marrë, që le dyshim për vërtetësinë e tij. Linku deri te artikulli origjinal: Britanezja pa mitër lindi bineq Data dhe koha e publikimit: 02.02.2015 Data e recensionit: 05.02.2015 Recensuese: Аna Anastasovska Hejli Hejns ka lindur pa mitër, mirëpo edhe përkundër

Recension: VIDEO: Detaje ekskluzive për materialet me të cilat është lavdëruar Zaevi se da të rrëzojë qeverinë

на 9. 02. 2015 | | mk
  Në këtë artikull, ekskluziv është vetëm titulli. Edhe pse me të paralajmërohen detaje nga “materialet me të cilat është lavdëruar Zaevi se da të rrëzojë qeverinë”, nga ato detaje nuk ka asnjë gjurmë. Teksti bazohet vetëm në supozime dhe në teoritë e dy gazetarëve, të cilët me mendimet e tyre i shprehën në emisionin debativ në RTM, si dhe në deklaratat e burimeve anonime nga LSDM-ja. Për shkak të kësaj, vërtetësia e pretendimeve nuk mund të konstatohet. Linku deri te artikulli origjinal: VIDEO: Detaje ekskluzive për materialet me të cilat është lavdëruar Zaevi se da të rrëzojë qeverinë Data dhe koha e publikimit: 01.02.2015 Data e recensionit: 04.02.2015 Recensuese: Аna Аnastasovska Ky tekst bën pjesë në serinë

Recension: Zaevi i ka kaluar pushimet dimërore në një qendër të shtrenjtë italiane të skijimit?

на 28. 01. 2015 | | mk
  Ky tekst është shembull për gazetari çarshie, e cila në kohët e fundit është duke u zbatuar në mediat tona, me qëllim që të sulmohet ndonjë person, edhe atë pa pasur ndonjë fakt ose dëshmi për këtë. Është e qartë se qëllimi i autorit të këtij teksti ka qenë të degradohet me çdo çmim lideri i partisë më të madhe opozitare, Zoran Zaev, dhe të akuzohet se i ka kaluar pushimet e dimrit në ndonjë qendër të shtrenjtë italiane të skijimit, mirëpo pa burime dhe pa fakte, akuza e këtillë, lehtë mund “të bjerë në ujë”. Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi i ka kaluar pushimet dimërore në një qendër të shtrenjtë italiane të skijimit? Data dhe koha e

Recension: Shembje e madhe gurësh në autostradën Shkup-Veles, kini kujdes, autoritetet nuk kujdesen…

на 27. 01. 2015 | | mk
  Nëse ky tekst shihet në tërësi, duke filluar nga titulli, duke vazhduar me fotografinë, e deri te ajo që është shkruar në të, mund të thuhet i ngjan çdo gjëje, përveç artikullit gazetaresk. Titulli i tekstit përfundon me tre pika, edhe pse nuk ka pasur nevojë për një gjë të tillë. Fotografia që është vënë si ilustrim, e që qartazi ka për qëllim ta pasqyrojë “situatën shumë të rëndë me shembjen e gurëve në autostradën Shkup-Veles”, nuk është nga vendi i ngjarjes gjë që bëhet e qartë më poshtë në tekst. Nga ana tjetër, vetë teksti është përplot me komente dhe disa situata të “trilluara”, nuk është shfrytëzuar asnjë burim dhe fakte, që e vë në pikëpyetje vërtetësinë

Recension: FOTO: Ministresha Jankullovska në disponim normal familjar e gatoi bukën

на 13. 01. 2015 | | mk
  Ky foto-lajm i shkurtër përmban informata dhe komente të paverifikuara dhe të pasakta për definicione joprecize, për të cilën arsye edhe e tërhoqi vëmendjen tonë dhe iu nënshtrua recensionit. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Ministresha Jankullovska në disponim normal familjar e gatoi bukën Data dhe koha e publikimit: 06.01.2015 Data e recensionit: 09.01.2015 Recensues: Аna Anastasovska “Më në fund edhe ministresha Jankullovska të largohet nga detyrat dhe obligimet e përditshme si njeri i parë i MPB-së dhe si çdo nënë, bashkëshorte dhe amvise normale ta gatuajë bukën e Kërshëndellave.” Ajo që bie në sy te lexuesit, në këtë lajm të shkurtër është fjala “nënë”, e cila bën me dije se ministresha Jankullovska është bërë nënë, informatë kjo që

Recension: Një vajzë mezi shpëtoi kokën nga qentë

на 25. 12. 2014 | | mk
  Duke e lexuar këtë artikull, lexuesi shumë lehtë mund të hutohet se teksti a është rezultat i shikimit të ndonjë filmi artistik, ëndërre ose ngjarja që përshkruhet në të ka ndodhur me të vërtetë. Teksti nuk e plotëson nivelin minimal të gjithëpërfshirejs, në të nuk ka asnjë burim, që e bën të padenjë dhe mund të vlerësohet si tregim klasik për fëmijë. Titulli i artikullit të analizuar: Një vajzë mezi shpëtoi kokën nga qentë Data dhe koha e publikimit: 21.12.2014, 08:27 Data e recensionitе: 23.12.2014 Recensuese: Аna Anastasovska “Sot herët në mëngjes rreth orës 6 e 15 minuta, në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase”, është sulmuar një vajzë e moshës 21 vjeçare nga tre qenë endacakë.” Këto janë faktet

Abonohuni për lajmet më të reja