verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Ана Анастасовска

Është lehtë të spinohet kur mungon pala e dytë

на 13. 11. 2015 | | mk

[Recension: LSDM-ja nuk dëshiron të nënshkruajë – u pengon emri Maqedoni!]

Problematike në këtë tekst është ajo se autori nxjerr përfundime kuturu, dhe me këtë rast nuk e ka konsultuar palën e dytë. Artikulli është i motivuar politikisht dhe ka për qëllim që me çdo çmim ta sulmojë opozitën. Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja nuk dëshiron të nënshkruajë – u pengon emri Maqedoni! Data dhe koha e publikimit: 05.11.2015 Data e recensionit: 11.11.2015 Recensuese: Аna Anastasovska “Për kushedi se të satën herë, LSDM-ja opozitare vepron kundër interesave shtetërore dhe në kundërshtim me kërkesat e qytetarëve. Vërtetim për këtë është edhe iniciativa për ndryshimin e emrit të sheshi në Kumanovë prej “Jugosllavia e re” në “Maqedonia”, të cilën LSDM-ja e

Përgojimi i mëngjesit në televizionin kombëtar

на 3. 11. 2015 | | mk

[Recension: SHOK-u i mëngjesit: Prej dasmës në vendkalim këmbësorësh në Shkup!]

Teksti që e recensojmë është propozim i një lexuesi tonë, i cili thotë: “Ky është përgojim provincial i padenjë për diçka që veten e quan medie. Nën çdo nivel”. Linku deri te artikulli origjinal: SHOK-u i mëngjesit: Prej dasmës në vendkalim këmbësorësh në Shkup Data dhe koha e publikimit: 26.10.2015 Data e recensionit: 28.10.2015 Recensues: Аna Anastasovska Ky artikull i ngjan gjithçkasë përveç tekstit gazetaresk. Teksti nuk e përmbanë atë që është thelbësore, e ajo është informata. Në vend të kësaj, ky artikull lexuesit i ofron përgojim dhe thashetheme. Edhe atë shokues! Autori, qartazi i shokuar me pamjen e zonjës e cila gjendet në fotografi, ka vendosur të

Kjo është gazetari e LSDM-së! E cila është e VMRO-së?

на 29. 10. 2015 | | mk

[Recension: Edhe Telma sikurse Zaevi, pas shuplakës izraelite, mori edhe një evropiane]

Ky është një tekst jashtëzakonisht i anshëm dhe politikisht i motivuar, i cili duket sikur ka dalë nga kuzhina e ndonjë partie politike, e jo nga kuzhina gazetareske. Linku deri te artikulli origjinal: Edhe Telma sikurse Zaevi, pas shuplakës izraelite, mori edhe një evropiane Data dhe koha e publikimit: 21.10.2015 Data e recensionit: 26.10.2015 Recensues: Аna Anastasovska Ky artikull në fillim duket sikur një raport normal gazetaresk. Mirëpo, pas paragrafit të dytë, raporti i këtillë, nga një tekst gazetaresk shndërrohet në komunikatë partiake. Ky është një ofsajd i ri për gazetarinë e LSDM-së në Telma, e cila pasi javën e kaluar ishte e përfshirë në skandalin diplomatik të

Akuza dhe gabime skandaloze

на 27. 10. 2015 | | mk

[Recension: SKANDAL: LSDM-ja kapet në vepër duke i montuar lajmet në mediet e Sorosit]

Ky tekst është shembull klasik për atë se si, gjatë përpjekjes për ta sulmuar dikë me çdo ëmim, bëhen gabime të mëdha për shkak të fakteve të paverifikuara dhe me këtë publikut i plasohet një lajm i rrejshëm dhe manipulativ. Linku deri te artikulli origjinal: SKANDAL: LSDM-ja kapet në vepër duke i montuar lajmet në mediet e Sorosit Data dhe koha e publikimit: 14.10.2015 Data e recensionit: 21.10.2015 Recensuese: Аna Anastasovska Аutori i artikullit që në titull dhe në fillim të tekstit paralajmëron se ka zbuluar njëfarë skandali, se si “LSDM-ja ka montuar lajme në mediet e SOROS-it” dhe e bind lexuesin se politika redaktuese në

Terme të ngatërruara dhe matematikë zbavitëse

на 19. 10. 2015 | | mk

[Recension: DIASPORA: Ivanov të mos nënshkruajë ligj me të cilin na ndalohet të votojmë]

Artikulli që është subjekt i këtij recensioni ka problem me matematikat, si dhe me gjithëpërfshirjen e diasporës. Linku deri te artikulli origjinal: DIASPORA: Ivanov të mos nënshkruajë ligj me të cilin na ndalohet të votojmë Data dhe koha e publikimit: 09.10.2015 Data e recensionit: 16.10.2015 Recensues: Аna Anastasovska Një lexues i Shërbimit për verifikimin e fakteve në media (SHVFM) dërgoi një propozim që të bëjmë recension të këtij teksti. Ai thotë: Unë kam menduar se diaspora është diçka është e shpërndarë nëpër qindra vende të botës, e kjo paska qenë një njësi e vetme që mund të japë deklaratë nëpërmjetë ndonjë “Tërpçe Tërpçeskit” nga Zvicra. Matematika

Edhe “lajm” i vjetër, edhe “lajm” i rrejshëm

на 6. 10. 2015 | | mk

[Recension: KOREJA E VERIUT BËRI ÇUDI: Vendi i parë i cili me sukses dërgoi njeri në Diell dhe pastaj e ktheu në tokë!]

Problemi me artikullin që i nënshtrohet këtij recensioni qëndron në atë se lajmi që e plason është i vjetë më shumë se një vjet. Mirëpo, kjo nuk është e tëra. Mirëpo në qoftë se gazetari do të ishte përpjekur të kërkojë pak nëpër internet, do ta shihte se nuk bëhet fjalë për ngjarje të vërtetë. Linku deri te artikulli origjinal: KOREJA E VERIUT BËRI ÇUDI: Vendi i parë i cili me sukses dërgoi njeri në Diell dhe pastaj e ktheu në tokë!! Data dhe koha e publikimit: 26.09.2015 Data e recensionit: 30.09.2015 Recensuese: Аna Аnastasovska “Agjencia shtetërore

Tekst joserioz me titull atraktiv

на 1. 10. 2015 | | mk

[Recension: Çudi në manastir: Prifit me lutje i shëron njerëzit na kanceri]

Ky tekst nuk plotëson asnjë standard gazetaresk. Nuk ka burime, nuk ka fakte, nuk ka deklarata, nuk ka asgjë. Ka vetëm titull atraktiv dhe asgjë më tepër. Linku deri te artikulli origjinal: Çudi në manastir: Prifit me lutje i shëron njerëzit na kanceri Data dhe koha e publikimit: 18.09.2015 Data e recensionit: 28.09.2015 Recensuese: Аna Anastasovska “Çdo të shtunë të dytë, lum njerëzish shkojnë në Maçva, në manastirin Ilinje, në afërsi të Shabacit, ku abati i tij, Isaija, me lutje i shëron njerëzit nga sëmundjes më serioze dhe i largon demonët nga ata që janë kapluar prej tyre.” Që në fillim teksti është joserioz, veçanërisht për shkak se

Shembull i qartë për titull diskriminues

на 28. 09. 2015 | | mk

[Recension: Sa do të zgjasë luksi në shkollën e re të mesme në Shutkë?]

Ky tekst nuk ka problem me mënyrën në të cilën është shkruar, por me porosinë që e përcjell nëpërmjet pyetjes që e parashtron autori. Në fakt, titulli i këtij artikulli nxit diskriminim ndaj romëve. Linku deri te artikulli origjinal: Sa do të zgjasë luksi në shkollën e re të mesme në Shutkë? Data dhe koha e publikimit: 17.09.2015 Data e recensionit: 24.09.2015 Recensuese: Аna Anastasovska Аutori i këtij teksti në titull në fillim të tekstit thekson se në Shuto Orizare është hapur një shkolle e re, me pajisje luksoze, mirëpo e parashtron pyetjen se sa do të zgjasë ky luks? “Komuna e Shuto Orizares këtë vit

Marrëdhëniet me publikun dhe gazetaria nuk janë e njëjta gjë

на 22. 09. 2015 | | mk

[Recension: Dejan Dokiq fitoi 3.000 euro me 300 euro të investuara duke bërë tregti në bursë botërore prej shtëpie]

Teksti që e recensojmë është propozim i një lexuesi tonë, i cili thotë: “Në Facebook dhe në ueb-faqen e tyre kjo është prezantuar si lajm, edhe pse është shumë e qartë se është tekst i sponsoruar, gjegjësisht reklamë e pastër”. Lexuesi ynë ka të drejtë. Kjo është reklamë, e jo tekst gazetaresk. Linku deri te artikulli origjinal: Dejan Dokiq fitoi 3.000 euro me 300 euro të investuara duke bërë tregti në bursë botërore prej shtëpie Data dhe koha e publikimit: 16.09.2015 Data e recensionit: 18.09.2015 Recensues: Аna Anastasovska “Dejan Xhokiq, biznesmen nga Uzhica, tashmë tre muaj me shumë sukses bën tregti

Ai do të bëhet njeri, mirëpo ky tekst nuk bëhet i vërtetë

на 21. 09. 2015 | | mk

[Recension: FOTO: Ai do të bëhet njeri – shikojeni këtë fëmijë në një autobus të NTP]

Ky foto-lajm i shkurtër nuk është i saktë. Me një fotografi të bërë në Turqi, dezinformohet publiku se është regjistruar një pamje jo e përditshme në një autobus të qytetit në Shkup. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Ai do të bëhet njeri – shikojeni këtë fëmijë në një autobus të NTP Data dhe koha e publikimit:  17.09.2015, 16:19 Data e recensionit:  19.09.2015 Recenzues: Оlivera Vojnovska

NË AUTOBUS, MIRËPO NË TURQI!

Lajmi ka vetëm tre fjali që janë inspiruar nga fotografia për të cilën thuhet se është bërë në një autobus të Ndërmarrjes transportuese publike (NTP). Që është krejtësisht e pavërtetë. Fotografia është bërë