verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Ана Анастасовска

E ku është fletë-anëtarësimi i Janevës?!

на 1. 02. 2016 | | mk

[Katica nënshkroi fletë-anëtarësim në LSDM!]

Ky është një tekst spinues në të cilin tehu i sulmeve është i orientuar kah prokurorja speciale publike, Katica Janeva. Titulli i artikullit përmban informatë të pavërtetë dhe krijon pasqyrë të gabuar te lexuesi. Të thuhet se dikush ka nënshkruar fletë-anëtarësim për ndonjë parti, do të thotë se është bërë anëtar i saj, e për këtë duhet pasur dëshmi. Dëshmi të tilla nuk ka në pjesën përmbajtësore të tekstit. Kështu që, titulli ri “pezull” dhe ai është vënë me qëllim që ta diskreditojë prokuroren publike. Linku deri te artikulli origjinal: Katica nënshkroi fletë-anëtarësim në LSDM! Data dhe koha e publikimit: 27.01.2016 Data e recensionit: 28.01.2016 Recensuese: Аna Anastasovska

KRITIKIM

Teksti që në fillim përmban sulme

Titull për klikime

на 29. 01. 2016 | | mk

[Gjendet gruaja e humbur nga Kumanova – çka i ka ndodhur]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni është propozim i një lexuesit tonë, i cili thotë: “Vendosin çka të duan si titull të “artikulli” dhe nuk u bën syri tërr. Ajo që pastaj në tekst nuk kanë asnjë informatë rreth asaj që e paralajmërojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, nuk ua ndien fare”. Lexuesi ka plotësisht të drejtë. Linku deri te artikulli origjinal: Gjendet gruaja e humbur nga Kumanova – çka i ka ndodhur Data dhe koha e publikimit: 25.01.2016 Data e recensionit: 27.01.2016 Recensuese: Аna Anastasovska

MIRËPО, ÇKA I KA NDODHUR KUMANOVARES?

Në fakt, titulli i artikullit, përveç që vërteton se është gjetur në grua nga Kumanova e cila

Çfarë shoku – llurbë e kafesë në filxhan me kafe!

на 25. 01. 2016 | | mk

[Recension: YLLI I RI I GRANDIT NË SHOK: Nuk do ta besoni se çka ka gjetur në filxhanin me kafe!]

Ky tekst, përveç fjalës “shok”, nuk përmban asgjë shokuese, e aq më pak se ylli i ri Grandit është shokuar. Linku deri te artikulli origjinal: YLLI I RI I GRANDIT NË SHOK: Nuk do ta besoni se çka ka gjetur në filxhanin me kafe! Data dhe koha e publikimit: 16.01.2016 Data e recensionit: 22.01.2016 Recensues: Аna Anastasovska

PESË PARA PUBLIKIM

Ylli i ri i Grandit në shok: Nuk do ta besoni se çka ka gjetur në filxhanin me kafe! Kur do ta lexoni një titull të këtillë normalisht se do të mendoni se me të vërtetë diçka e çuditshme është

Temat për bisedë dhe pyetje, nuk janë njësoj

на 19. 01. 2016 | | mk

[Recension: Shilegovi nuk e di se Zaevi i kishte dy javë pyetjet për intervistën në Kanal 5?!]

Kronikën e recensojmë në bazë të propozimit të një lexuesi tonë, i cili me të drejtë konstaton se: “Ka dallim ndërmjet temave për bisedë dhe pyetjeve që dihenë që më parë.” Linku deri te artikulli origjinal: Shilegovi nuk e di se Zaevi i kishte dy javë pyetjet për intervistën në Kanal 5?! Data dhe koha e publikimit: 14.01.2016 Data e recensionit: 15.01.2016 Recensues: Аna Anastasovska

SHILEGOVI, APO KRONIKA ËSHTË LARG TË VËRTETËS?

Që në titull, me një dozë të konsiderueshme të ironisë parashtrohet pyetja: si nuk e paska ditur zëdhënësi i LSDM-së se lideri i tij i paska pasur pyetjet për intervistën në

Akuza dhe pranimi i fajësisë nuk janë njësoj

на 31. 12. 2015 | | mk

[Recension: KTHESË: Turqia e pranoi se qëllimisht e ka rrëzuar aeroplanin rus]

Teksti që është subjekt i këtij recensioni është propozim i një lexuesi tonë, i cili pyet: “E ku është kthesa”. Linku deri te artikulli origjinal: KTHESË: Turqia e pranoi se qëllimisht e ka rrëzuar aeroplanin rus Data dhe koha e publikimit: 23.12.2015 Data e recensionit: 29.12.2015 Recensues: Аna Anastasovska

E KU ËSHTË KTHESA?

Në fakt, nga titulli i këtij artikulli fitohet përshtypja se Turqia e ka pranuar se qëllimisht e ka rrëzuar aeroplanin rus. Mirëpo, kur do ta hapni tekstin do ta kuptoni se nuk ka një gjë të tillë, por ky është vetëm pohim i Rusisë. “Ministria për mbrojtje e Rusisë akuzon se Turqia qëllimisht e ka

Poentim politik pa fakte

на 24. 12. 2015 | | mk

[Recension: LSDM-ja në dëshpërim e shtrembëron masën e Qeverisë për shtëpitë për të rinjtë]

Ky material është shembull klasik për poentim politik dhe për sulm ndaj kundërshtarit pa asnjë fakt dhe asnjë argument. Që në hyrje të tekstit, njësoj sikurse në titull, paralajmërohet se opozita në çdo mënyrë të mundshme ka tentuar që nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medieve të afërta me të, ta njollosë projektin e Qeverisë, “Blej shtëpi për të rinjtë”. Artikulli ia imponon pasqyrën e këtillë lexuesit pa ia prezantuar dëshmitë për tezën e tij. Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja në dëshpërim e shtrembëron masën e Qeverisë për shtëpitë për të rinjtë Data dhe koha e publikimit: 18.12.2015 Data e recensionit: 22.12.2015 Recensues: Аna Anastasovska

FACEBOOK-U SI

Qëndrimi i njërit, nuk është qëndrim i të gjithëve

на 22. 12. 2015 | | mk

[Recension: VIDEO: Pritje e ftohtë – zëvendës-ministri i LSDM-së iku me xhip nga bujqit]

Ky është një tekst shumë tendencioz dhe politikisht i motivuar. Artikulli është jogjithëpërfshirës dhe ka për qëllim ta çojë lexuesin në interpretim të gabuar dhe t’i krijojë përshtypje të gabuar për atë që në të vërtetë ka ndodhur në takimin e zëvendës-ministrit për bujqësi me bujqit në Veles. Linku deri te artikulli origjinal: VIDEO: Pritje e ftohtë – zëvendës-ministri i LSDM-së iku me xhip nga bujqit Data dhe koha e publikimit: 16.12.2015 Data e recensionit: 21.12.2015 Recensuese: Аna Anastasovska

E KU ËSHTË XHIPI?

“Zëvendës-ministri plotësues hasi në pranim të ashpër te bujqit në Veles. Diskutime të ashpra e karakterizuan takimin e tij me bujqit në terren.

Tekst sa për të shkruar diçka

на 27. 11. 2015 | | mk

[Recension: Rrjetet sociale e zgjodhën komunikatën më të çuditshme të LSDM-së]

Tashmë u mësuam që nëpër portalet në internet të lexojmë lloj-lloj gjërash që plasohen si tekste gazetareske, e që kanë për qëllim vetëm të mbledhin sa më shumë klikime që është e mundur dhe me këtë ta rrisin lexueshmërinë e ueb-faqes ku janë publikuar. I tillë është shembulli edhe me këtë tekst, i cili nuk është lajm, por një artikull tendencioz dhe i motivuar politikisht. Linku deri te artikulli origjinal: Rrjetet sociale e zgjodhën komunikatën më të çuditshme të LSDM-së Data dhe koha e publikimit: 20.11.2015 Data e recensionit: 23.11.2015 Recensuese: Аna Anastasovska Në artë se në rrjetet sociale është zgjedhur komunikata më e çuditshme e LSDM-së. “Edhe pse

Titull senzacionalist për më tepër klikime

на 23. 11. 2015 | | mk

[Recension: Çerdheja e xhihadistëve është disa orë larg nga Shkupi: Policia nuk guxon të hyjë atje (video)]

Këtë tekst për recension e propozoi një lexuesi ynë, ndërsa problemi me të qëndron te titulli i artikullit. Linku deri te artikulli origjinal: Çerdheja e xhihadistëve është disa orë larg nga Shkupi: Policia nuk guxon të hyjë atje (video) Data dhe koha e publikimit: 16.11.2015 Data e recensionit: 21.11.2015 Recensuese: Аna Anastasovska “Çerdheja e xhihadistëve është disa orë larg nga Shkupi: Policia nuk guxon të hyjë atje”. Me siguri kur do ta lexoni një titull të këtillë, menjëherë do ta hapni tekstin që të shihni se për cilin vend, në afërsi të Shkupit bëhet fjalë. Mirëpo, kur do të filloni ta lexoni

Lajm i huazuar i përdorur për qëllime politike

на 19. 11. 2015 | | mk

[Recension: Njerëzit e Zaevit e akuzojnë Goran Pandevin]

Artikulli që është subjekt i këtij recensioni paraqet kopje të pjesërishme të një artikulli tjetër, gjegjësisht është lajm i huazuar, mirëpo që është përdorur për qëllime politike. Linku deri te artikulli origjinal: Njerëzit e Zaevit e akuzojnë Goran Pandevin Data dhe koha e publikimit: 10.11.2015 Data e recensionit: 16.11.2015 Recensues: Аna Anastasovska Tendenca e këtij artikulli shihet që në titull. Lajmi gazetaresk është huazuar dhe është përdorur për sulm politik mbi liderin e opozitës. “Pronari i KF Bellasicës, Sllavço Pinda, përndryshe i njohur edhe si njeri shumë i afërt i Zoran Zaevit me një sërë akuzash “e sulmoi” Goran Pandevin, njofton portali strumicas “Strumica Denes“.” Lajmi është se pronari i KF “Bellasicës”