verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Xhenis Sulimani

Interpretimet e deklaratave janë joprofesionale 

на 12. 08. 2015 | |
[Recension: PDSH-ja e kritikon Sadi Bexhetin se edhe ai është fajtor për Tetovën] Gazetarët duhet ta respektojnë funksionin themelor të gazetarisë, që është informimi i drejtë, i saktë dhe i qartë. Në asnjë mënyrë interpretime apo lidhje jashtë konteksti të një ngjarje apo deklarate me diçka tjetër nuk përputhet me standardet e raportimit profesional. Linku deri te artikulli origjinal: PDSH-ja e kritikon Sadi Bexhetin se edhe ai është fajtor për

Teksti nuk duhet të drejtojë lexuesin si të kuptojë zhvillimet

на 11. 08. 2015 | |
[Recension: A po e përkrahë BFI-ja BDI-në, që e shiti Burmalinë?] Gazetari në tekstet dhe lajmet e tij trajton dilema dhe çështje që brengosin opinionin. Nëpërmes trajtimit të këtyre çështjeve gazetari orienton lexuesin drejt fakteve dhe pastaj ai nxjerr vetë përfundimet. Në tekstin që po e recensojmë që në titull shfaqet tendenca e autorit e cila dëshiron të orientojë lexuesin drejt një qëndrimi të caktuar. Gazetari me të drejtë mund

Prezenca e një funksionari nuk është lajm

на 6. 08. 2015 | |
[Recension: Gruevski me funksionarë të BDI-së në Shipkovicë (FOTO/VIDEO)] Duke iu përgjigjur pyetjeve: Kush? Çfarë? Ku? Kur? Si? Pse?- gazetari para opinionit përshkruan ngjarjen reale dhe lexuesit i ofron tekst të plotë gazetaresk. Përgjigja e pjesshme e gazetarit ndaj këtyre pyetjeve e bën informacionin të mangët.   Linku deri te artikulli origjinal: “Gruevski me funksionarë të BDI-së në Shipkovicë (FOTO/VIDEO)” Data dhe koha e publikimit: 4.08.2015 Data e recensionit: 6.

Kujdes i shtuar gjatë raportimit në situata tragjike

на 6. 08. 2015 | |
[Recension: Arrin në 5 numri i të vdekurve nga vërshimet në Tetovë] Në momente të një interesi të madh publik për tu informuar rreth ngjarjeve si fatkeqësitë natyrore, verifikimi i informacioneve, sidomos ai që ka të bëjë me viktimat duhet të jete i madh. Është detyrë e gazetarit që të verifikojë lajmet për t’ia përcjellë opinionit informacionin e saktë, nga burime të shumta dhe të plotë.   Linku deri te

Ekspertët nuk duhet të influencojnë mendimin e lexuesve

на 4. 08. 2015 | |
[Recension: Mustafa: Universiteti i ri, hap i rëndësishëm në historinë e re të shqiptarëve]
Informacioni që në vete nuk përmban elementet e strukturës së lajmit humb qartësinë para lexuesit. Është shpeshtuar praktika e publikimit të qëndrimeve nga analistë dhe ekspertë të njohur për problematika të ndryshme pa i paraprirë qëndrimit me hyrje apo sfond.   Linku deri te artikulli origjinal: “Mustafa: Universiteti i ri, hap i rëndësishëm në historinë e

Pa balancë lajmi merret si i njëanshëm

на 31. 07. 2015 | | mk
[Recension: Universiteti i Shkupit, biznes i BDI-së i maskuar në “kauzë kombëtare”] Lajmi që ka gjitha palët në tekst është informacion i plotë. Është një nga parimet bazë të gazetarisë që çdo informacion duhet të jetë i balancuar dhe palët të prezantohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Linku deri te artikulli origjinal: “Universiteti i Shkupit, biznes i BDI-së i maskuar në “kauzë kombëtare” Data dhe koha e publikimit:

Etika duhet të jetë mbi sensacionin

на 29. 07. 2015 | | mk

Sipas kodit etik gazetaresk, produktet mediatike që mund të lëndojnë ndjenjat e publikut duhet publikuar me kujdes. Në rast publikimi duhet të evitohen pamjet që mund të shkaktojnë reagime dhe mbi të gjitha verifikimi duhet të jetë tejet i saktë i identitetit të njerëzve.   Linku deri te artikulli origjinal: “Publikohet foto e një pjesëtari të vrarë të grupit të Kumanovës  (FOTO +18)” Data dhe koha e publikimit: 25.07.2015 Data

Nuk mund të ngrihen akuza pa qëndrimin e të akuzuarit

на 29. 07. 2015 | | mk

Recension: Për çka përmendet emri i Adnan Ismailit të “Logosit” tek burevesnik.org?! Lajmi që ka vetëm qëndrimet e njërës palë është lajm i njëanshëm, në shumë raste edhe tendencioz. Ndodh shpesh në medie të përkthehen informacione nga medie maqedonase e që nuk janë të vërtetuara ndërkohë që teksti përmban vetëm njërën palë. Në raste të tilla para botimit të informacionit gjithmonë duhet komunikuar edhe pala tjetër. Linku deri te artikulli

Saktësia më e rëndësishme se shpejtësia

на 28. 07. 2015 | | mk

[Recension: Versioni i policisë mbi vrasjen e Shqiponjës] Lajmi duhet të përmbajë kreun, pastaj përmbajtjen – pjesën ku shtohen të dhënat që mbështesin informacionin  e hyrjes dhe fundin, informacione shtesë. Në gazetari preferohet hyrja të jetë e shkurt dhe të jetë interesant që të bëjë lexuesin të hyjë në tekst. Normat gazetareske thonë se sa më mirë ta njihni ngjarjen aq më e shkurt duhet të jetë hyrja. Linku deri

Vetëm ngritja e pyetjeve nuk mjafton

на 27. 07. 2015 | | mk
[Recension: Diçka po prishet para Qeverisë?! (FOTO)] Opinioni dëshiron informacione të plota. Dëshiron të shohë çështje të ngritura nga gazetarët të cilët janë të bazuara në fakte dhe të vërtetuara. Kur gazetari arrin të ketë përmbushur këtë nevojë të lexuesit në fakt ka arritur të kryejë esencën e misionit të tij.   Linku deri te artikulli origjinal: “Diçka po prishet para Qeverisë?! (FOTO)” Data dhe koha e publikimit: 20.07.2015 Data

Abonohuni për lajmet më të reja