verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Зоран Бојаровски

Keqpërdorim i lirisë së të shprehurit

на 23. 04. 2015 | | mk

[Recension: Për procesin gjyqësor për rastin “Puç”-i duhet të shqiptohen dënime më të rënda]

  Së paku katër nene të Kodi tët gazetarëve janë shkelur në përmbajtjen mediatike që e recensojmë. Më rëndë është shkelur paragrafi i dytë i nenit 8, ku në mënyrë precize thuhet: Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i supozimit të pafajësisë, të raportohet për të gjithë të involvuarit në kontest dhe të mos sugjerohet vendimi i gjykatës. Në përmbajtjen mediatike ku, në esencë janë transmetuar thekse nga pjesëmarrja e “analistit” në një emision televiziv, për të cilin nuk theksohet as titulli, as koha e emitimit, si të dhëna themelore që publiku të ketë orientim për kontekstin dhe kohën, janë shkelur edhe disa standarde thelbësore

Nuk rekomandohet për fëmijë më të vegjël se 12 vjet, nevojitet mbikëqyrje e prindit

на 17. 04. 2015 | | mk
  Autori i recensionit të kësaj përmbajtje mediatike nuk do të donte në asnjë moment të jetë moralizues, ose, larg qoftë, censor, mirëpo duhet ta pranojmë se propozimi i lexuesit që ta analizojmë këtë “tekst” të shoqëruar  me një galeri fotografisht, na nxiti që t’i marrim parasysh vërejtjet e tij. Lexuesi, i cili e propozoi këtë tekst për recension, na shkroi: “Si prind i brengosur i dy fëmijëve të mitur, kërkoj prej jush të analizohet lajmi dhe ta jepni mendimin tuaj se a duhet fëmijët tanë të lexojnë këtë pa asnjë paralajmërim se nuk është për fëmijë të vegjël? Djali im, sot në mëngjes më pyeti: “Babi, cila është kjo diskotekë dhe pse deri tash nuk kemi qenë atje”, kurse

Gjuha e re politike e propagandës

на 1. 04. 2015 | | mk
Vizatim nga viti 1918 gjatë Luftës qytetarre të Rusisë, ku është paraqitur Leon Trocki, udhëheqësi i Armatës së Kuqe, si Shën Gjergji bashkëkohor i komunizmit se si e vret kuçedrën e kapitalizmit me kësulë dhe fjalën “kundër-revolucion” të shkruar në gjuhën ruse. Аutor: Viktor Deni, BRSS, 1918. Foto: Wikipedia, 2012
 

– Doktor, vijnë!

– A janë shumë?

– Po, shumë më tepër se herën e kaluar!

(Dialog nga reklama

Proces i rëndësishëm dhe kompleks historik me qasje propaganduese

на 30. 03. 2015 | | mk
 

[Recension: Ja se si NATO-ja e bombardonte Serbinë dhe vriste fëmijë! (FOTO + VIDЕО)]

  Datat prapa të cilave qëndron ndonjë ngjarje e caktuar me rëndësi të veçantë për historinë, janë arsye e mirë për remineshencë gazetareske. Distanca kohore mundëson një qasje të racionale, me kokë të ftohtë, pa shumë emocione, edhe pse nuk është e thënë që ato të përjashtohen krejtësisht, ndërsa distanca profesionale dhe paanshmëria autorit i jep komoditet të shkruajë një tekst gjithëpërfshirës gazetaresk. Nëse arrin të zbulojë ndonjë nuancë të re në të, aq më mirë. Linku deri te artikulli origjinal: Ja se si NATO-ja e bombardonte Serbinë dhe vriste fëmijë! (FOTO + VIDЕО) Data dhe koha e publikimit: 24.03.2015, 14:16 Data e recensionit: 26.03.2015

Recension: Ç’ka Zaevi për Llazareviqin, Dimitrovin dhe Dimshovskin, që ata të sillen në këtë mënyrë?

на 20. 03. 2015 | | mk
Çka përmban ky tekst nga parimet e gazetarisë profesionale dhe Kodi i gazetarëve? Asgjë! Pse? Ja pse! Mirëpo, në fillim të themi se kjo ndytësirë mediatikë ka për qëllim të sulmojë njerëz, e jo argumente, të përlyjë karaktere, e jo të analizojë qëndrime. Linku deri te artikulli origjinal: ШÇ’ka Zaevi për Llazareviqin, Dimitrovin dhe Dimshovskin, që ata të sillen në këtë mënyrë? Data dhe koha e publikimit: 09.03.2015, 09:41 Data e recensionit: 18.03.2015 Recensues: Zoran Bojarovski Le të fillojmë me vërtetësinë e tekstit që e recensojmë. A ka të vërtetë në një fjali të konstruktuar: “Publiku është i neveritur me sjelljen e Nikolla Todorovit, Vlladimir Llazareviqit dhe Pero Dimshovskit dhe reagimet e tyre, mirëpo parshtrohet pyetja se çfarë materiale komprometuese

Recension: Në autobusë – me kërcënime dhe shantazhe në tribunën e Gruevskit – pjesëmarrja e detyrueshme!

на 19. 03. 2015 | | mk
  Një informatë teknike që ka të bëjë me organizimin e tribunës partiake të VMRO-DPMNE-së i është nënshtruar sfidës që të bëhet diçka më tepër, mirëpo ajo më tepër nuk është në përputhje me standardet profesionale gazetareske dhe nga ai aspekt autori dhe media kanë shkaktuar problem. Në erën e një oferte totale mediatike, e cila, përveç mediave tradicionale, është maksimalizuar me informatat që janë në dispozicion të shfrytëzuesve nëpër platformat mediatike në internet në të gjitha format, zgjedhja është me të vërtetë e bollshme. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se kjo zgjedhje nuk ka rregulla. Në leksionin “Facebook-u nuk është hapësirë për vetëshërbim gazetaresk”, kolegu Sashe Dimovski, qartë bën me dije se: Mediat mund të publikojnë të dhëna

Recension: Ja se deri ku arriti skenari i Zaevit: Еrmira Mehmeti kërkon që kryeministri të jetë shqiptar!

на 17. 03. 2015 | | mk
  Titulli i përmbajtjes mediatike që e recensojmë publikon dhe paralajmëron kush e di se çfarë herezie, edhe pse, madje edhe sikur ta marrim si fakt qëndrimin e deputetes Ermira Mehmeti, që u publikua në profilin e saj privat në njërin nga rrjetet sociale, gazetari dhe media, nuk ka asnjë bazë profesionale që ta gjykojë atë qëndrim në atë mënyrë. Sepse, sipas parimit kryesor etik dhe profesional të punës së tyre, duhet ta respektojnë qëndrimin që gjendet në preambulën e Kodit të gazetarëve, ku thuhet se: Duke ndjekur rolin e tij në ndërtimin e demokracisë dhe të shoqërisë civile, gazetarët do t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do ta respektojnë pluralizmin e ideve dhe të qëndrimeve, do

Recension: Nuk ka Maqedonas në Evropë! Thotë harta e Karl Biltit

на 16. 03. 2015 | | mk
  Ka të drejtë, shumë të drejtë, lexuesi i “Shërbimit për verifikimin e fakteve nga mediat” kur, duke e propozuar këtë përmbajtje mediatike për recension, thotë: “…hartën nuk e ka vizatuar Karl Bilti, por dikush tjetër…, ai vetëm e ka shpërndarë. Sigurisht nuk e ka kontrolluar se sa e saktë është ajo.” Kjo është plotësisht e saktë për shkak se harta fillimish është publikuar në rrjetin social Reddit, e pastaj në Brilliant Maps, prej ku nëpërmjet re-tweet-it ka ardhur në profilin e Karl Biltit në Twitter. “Reddit” është rrjet social në të cilin shfrytëzuesit shpërndajnë përmbajtje në kategori të ndryshme, e pastaj anëtarët e atij komuniteti votojnë dhe debatojnë për atë përmbajtje. Ueb-faqja nuk ka asnjë pretendim shkencor, e

Recension: Edhe gjermanët e konfirmuan: Zaevit nuk mund t’i besohet

на 10. 03. 2015 | | mk
  Titulli që i është dhënë përmbajtjes mediatike që e recensojmë, jo vetëm që nuk është i saktë, dhe jo vetëm që nuk ka asnjë arsye që të formulohet ashtu, por paraqet mashtrim serioz të publikut dhe shkelje të vrazhdë të Kodit të gazetarëve dhe të të gjitha standardeve të mundshme profesionale të gazetarisë. Këtu edhe mund të përfundojë ky recension. Mirëpo, përsëri, për shkak të parimeve të publikuara të bazës së shëndoshë dhe të gjithëpërfshirjes në analizat e teksteve gazetareske që i ka paraparë “Shërbimi për verifikimin e fakteve në media”, do ta përfundojmë këtë vlerësim pa pasur asnjë dyshim në të. Linku deri te artikulli origjinal: Edhe gjermanët e konfirmuan: Zaevit nuk mund t’i besohet Data

Fantazma dhe zombi krijesa si përmbajtje mediatike

на 13. 02. 2015 | | mk

(Recension: Toni Mihajllovski deri te Zaevi: Kukulla nga faqja e parë!)

Tre pjesë të ndryshme duhet të vlerësohen kur duhet të vlerësohen standardet profesionale të përmbajtjes mediatike që është subjekt i këtij recensioni. Njëra është përmbajtja private e profilit në njërin nga rrjetet sociale të lideri të partisë më të madhe opozitare maqedonase, e dyta është, poashtu, përmbajtja private e një personalitetit të njohur nga mjedisi ynë artistik, dhe e treta është përmbajtja mediatike që e ka gjetur lidhjen ndërmjet dy të parave dhe nga kjo bën përmbajtje mediatike. Në vitet e fundit të çnderimit të standardeve profesionale të gazetarisë maqedonase, kemi parë, dëgjuar dhe lexuar blasfemi që pretendojnë të promovohen si gazetari. Edhe kjo përmbajtje është njëra prej tyre.

Abonohuni për lajmet më të reja