verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Зоран Бојаровски

Salsa me gabim

на 18. 08. 2015 | | mk

[Recension: Përjetim autentik kubanez në Maqedoni – Hola Ohër]

Se a do të kemi përjetim autentik kubanez në Ohër gjatë festivalit ndërkombëtar të salsës mbetet të shihet gjatë festivalit. Mirëpo, ajo që mund të “shihet” tani është joautenticiteti në paralajmërimin promovues të kësaj ngjarjeje, ku thuhet se “Оhri do të jetë nikoqir i festivalit të parë ndërkombëtar të salsës në Maqedoni”. Ky fakt, thjesht nuk është i saktë. Këtë na e bëri me dije një lexues i Shërbimit për verifikimin e fakteve në media. Në letrën që na e ka dërguar, ai thotë: Ju shkruaj që t’u njoftoj për një artikull në lidhje me ngjarjen e cila paralajmërohet si: Festival i parë ndërkombëtar i salsës në Ohër edhe

Recension: Ruajuni! Shqiptari përpiqet të plaçkisë një familje maqedonase në Pargë

на 27. 07. 2015 | | mk

Ky është njëri nga shembujt e skajshëm të gazetarisë joetike. Sa është e rëndësishme përkatësie kombëtare ose etnike e vjedhësit, e të plaçkiturve ose e atij që e ka paraqitur vjedhjen ose ka paralajmëruar për atë? Aspak nuk është e rëndësishme. Mirëpo, para se të kalojmë në elaborimin e konstatimit tonë nga qëndrimi paraprak i këtij recensioni të raportit gazetaresk për këtë ngjarje, do t’i referohemi nenit 10 të Kodit të gazetarëve, i cili thotë: Gazetari nuk do të krijojë me vetëdije e as që do të përpunojë informacione që i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në çfarëdo qoftë baze (nacionale, fetare, 

Recension: Qytetarët grekë: qëndroni sa më larg bandës së quajtur BE

на 10. 07. 2015 | | mk

Thjesht është e pabesueshme që një gazetar, i cili, thënë kalimthi – nuk është nënshkruar, mund të shkojë në terren në një vend të huaj dhe të raportojë për një ngjarje shumë të rëndësishme, e megjithatë të bëjë një raport aq sipërfaqësor, të anshëm dhe tendencioz. Teksti që e recensojmë është raport nga terreni, pas vendimit të qeverisë greke që të realizojë referendum për atë se a duhet Greqia ta pranojë ofertën e kreditorëve ndërkombëtarë për dalje nga kriza e thellë financiare. Drama me të cilën ballafaqohet fqinji ynë jugor meriton një vëmendje shumë serioze, e jo vetëm një prezantim sipërfaqësor të disponimit të qytetarëve, që është shumë i njëanshëm, aspak i balancuar. Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Qytetarët

Shakaja nuk mund të merret si e vërtetë

на 9. 07. 2015 | | mk

[Recension: Përfundoi referendumi: Greqia kalon në drahma]

  Ka dy të pavërteta në përmbajtjen mediatike që e recensojmë. E para në titull, për shkak se nuk mund të përdoret titull i cili në mënyrë kategorike thotë se Greqia ka kaluar në drahma, ndërsa e dyta është teksti dhe pohimet në të, që janë marrë në bazë të një fotografie nga një llogari fiskale. Prej saj mund të shihet se në momentin kur është bërë fotografia (5 korrik, në orën 12:13) referendumi as që kishte përfunduar, e as llogaria nuk është paguar në valutën e vjetër greke. Linku deri te artikulli origjinal: Përfundoi referendumi: Greqia kalon në drahma (FOTO) Data dhe koha e publikimit: 05.07.2015, 22:53 Data e recensionit: 07.07.2015 Recensues:

Media si gazetë muri për propagandë

на 30. 06. 2015 | | mk

[Recension: Gruevski: Qeveria miratoi plan për reforma të reja për integrim evropian]

  Është krejtësisht normale që politikanët t’i shfrytëzojnë të gjitha kanalet për komunikim, duke i përfshirë edhe rrjetet sociale, për afirmim personal dhe për afirmimin e politikave që i përfaqësojnë. Askush nuk është naiv të mendojë se në profilin personal në Facebook, kryeministri, për shembull, do të jetë objektiv dhe real dhe se nuk do të bëjë propagandë. Kuptohet, ai mund ta bëjë këtë, mirëpo, individët dhe organizatat e matura, të emancipuara mediatike, do të dijnë ta njohin këtë dhe të mos lejojnë që subjektiviteti ose pavërtetësia e tij, të ndijkojë mbi ta. Kjo më së paku pritet nga mediat. Ata duhet t’i ndjekin aktivitetet e politikanëve në

Reciklimi i propagandës

на 29. 06. 2015 | | mk

[Recension: Roli i Shekerinskës në krijimin e krizës politike dhe shkaktimit të dëmit për Maqedoninë!]

  Sa dëshpëruese duhet të jetë nevoja që të denonconi, gjegjësisht publikisht ta akuzoni dikë vetëm për shkak se reagon me rrotullimin e syve dhe me grimasë nervoze? Mund ta kuptojmë si rezultat i verbërimit që i kap ata gjatë dueleve të ndërsjella dhe si pasojë e mungesës së kreativitetit. Mirëpo, assesi nuk mundemi ta kuptojmë, e as ta pranojmë si arsye për të shkruar tekst gazetaresk. Ai konstatim, edhe sikur të jetë i saktë, është shumë larg kritereve themelore që duhet ta posedojë një informatë për t’u bërë lajm mediatik. Linku deri te artikulli origjinal: Roli i Shekerinskës në krijimin e krizës politike dhe

Interesi partiak para atij publik

на 25. 06. 2015 | | mk

[Recension: Brukseli kërkon t’u jepet fund punësimeve në shërbimet shtetërore]

  Si ka mundësi që nga numri i madh i rekomandimeve në raportin e Rajnhard Pribe-s, autori i përmbajtjes mediatike që e recensojmë, ta ketë zgjedhur pikërisht temën e punësimeve në administratën shtetërore. Jo se nuk është e rëndësishme ose është më pak e rëndësishme, mirëpo mënyra se si është përpunuar kjo temë nga lista e gjatë e rekomandimeve në raportin e grupit të ekspertëve të KE-së, hap çështje serioze për qasjen etike. Për shkak të qasjes selektive dhe për shkak të elaborimeve sipërfaqësore të temës ku dominon mbjellja e frikës se do të dështojnë punësimet e paralajmëruara dhe shpresat e atyre që i prisnin ato. Linku deri te artikulli

Menyja e përshkruar si tekst gazetaresk?! A ju besohet?

на 23. 06. 2015 | | mk
Аutori i këtij recensioni aspak nuk është i lumtur që harxhon kohë në këtë përmbajtje mediatike, mirëpo çka të bëhet. Thjesht – duhet të regjistrohet se pse kjo nuk mund të kalojë si gazetari. Për shkak të autoritetit të profesionit, për shkak të opinionit, për shkak të kolegëve më të rinj dhe që të konstatohet një fenomen, një dukuri, që i korrupton standardet profesionale gazetareske dhe etike. Bëhet fjalë për përmbajtje që nuk ka asnjë element për të qenë përmbajtje gazetareske, e që është plasura në vend dhe në rubrikë e cila me asgjë nuk tregon se artikulli dallon, të bëjë me dije me ndonjë shenjë ose ndonjë simbol tjetër, se bëhet fjalë për përmbajtje komerciale. Linku deri te artikulli

Nuk e ka martuar Gruevski, vetë është martuar

на 18. 06. 2015 | | mk
 

[Recension: Kryeministri Gruevski e martoi deputeten më të re të VMRO-DPMNE-së]

  Ka më shumë teori që e sqarojnë trivbializimin mbisundues të mediave dhe porosive mediatike. Njëra prej tyre është “Теоria e mosbesimit te politika dhe politikanët” (Таbloidizim: NJQ kush filloi i pari?). Kjo teori sugjeron se pikërisht ato janë përgjegjëse për tabloidizimin e mediave dhe të përmbajtjeve mediatike. Shkalla e ulët e besimit te politikanët e ktheu publikun kah temat e tjera. Ky është një veprim reakitv, për shkak se kur politikanët e panë se mosbesimi te ta rritet, me presion politik mbi pronarët e mediave e riorientuan vëmendjen e publikut prej moskompetencës së tyre të përmbajtjeve tabloide. Politikanët, këtë riorientim të publikut ndaj përmbajtjeve triviale, e

As “G” nga gazetaria

на 15. 06. 2015 | | mk

[Recension: Masa efektive për zvogëlimin e papunësisë]

  Ky recension mund të përfundojë menjëherë pas fjalisë së dytë. Në të konstatojmë se nuk ka gazetari kur përmbajtjet mediatike, plotësisht të njëjta, prej shkronjës së parë deri në të fundit, të cilat vijnë nga një qendër distribumi, publikohen në media të ndryshme, e madje edhe i nënshkruajnë gazetrarë të ndryshëm. Kjo është gazetari “tailor-made”, apo në gjuhën tonë, artikuj të krijuar, të prerë, të ngjitur, të përgatitur sipas masave dhe dëshirave të një qendre, dhe pastaj të distribuara deri te redaksitë. Atje, si duket, ka dikush që e ka për detyrë t’i lexojë tekstet, nëse bëhet fjalë për media audio-vizuale, ose të bëjnë copy-paste nëse bëhet fjalë për media të shtypura

Abonohuni për lajmet më të reja