verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Зоран Бојаровски

Filloi fushata për “Zgjedhjet 2016”

на 12. 06. 2015 | | mk

[Recension: Pacientët më të kënaqur në Krushevë, Kërçovë dhe Makedonski Brod]

  Anketat janë vegël e fuqishme për hulumtimin e mendimit publik, mirëpo, ato mund jenë edhe mënyrë për modelimin e mendimit publik. Thuhet se anketat paraqesin një vegël shumë të dobishme në politikë, mirëpo, poashtu, mund të jenë edhe vegël jashtzakonisht manipulative. Kësaj të dytës i ngjan ky tekst gazetaresk, veçanërisht për shkak se në të nuk ka përgjigje

Sorosi nuk është as në “Listën e zezë” të Kremlinit

на 8. 06. 2015 | | mk

[Recension: Putini urdhëroi – fletëarrest ndërkombëtar për Xhorxh Sorosin!]

  Ka rrezik. Ka rrezik që informata të paverifikuara, të pakonfirmuara, madje dhe nga një burim zyrtar të publikohen si të vërteta. Të mos flasim për rregullin që ato të vërtetohen nga dy burime. Te ne, kjo gjë që moti është harruar dhe është një praktikë gazetareske që nuk mund të paramendohet. Si duke kemi një situatë të ngjashme edhe me

Sperma në gjithësi

на 3. 06. 2015 | | mk

 

[Recension: Do të hulumtohet se a ka jetë jashtëtokësore në stratosferën mbi Maqedoninë]

  Në garën pas ndonjë storjeje atraktive, ekskluzive, ndonjëherë mediat i lëshojnë nga dora kriteret për atë se çka është e vlefshme të jetë lajm, a është diçka me interes publik ose jo. Shumë shpesh ndodh që gazetari të tërhiqet nga inercioni i ngjarjeve që i organizojnë personat me funksione publike, dhe si me rregull, të bëjnë lajme nga çdo ngjarje, takim, mbledhje e kryetarit të komunës, ministrit, kryetarit… Për këshilltarët për media të këtyre personave publikë është me rëndësi ta publikojnë edhe një ngjarje të afirmuar mediatike të shefave të tyre dhe ata më pak kujdesen për relevancën e ndonjë ngjarjeje. Mirëpo, a duhet t’u

Shumëfishimi i të pavërtetës

на 22. 05. 2015 | | mk
 

[Recension: A kjo është masovitet? Zaevi i nervozuar është grindur me bashkëpartiakët për shkak se protestat kanë dështuar dhe kanë përjetuar fiasko]

  Në qoftë se ka nevojë edhe me dokument të vërtetohet se detyrë kryesore e gazetarit është ta respektojë të vërtetën dhe të raportojë për të, e ofrojnë paragrafin e parë nga preambula e Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, ku thuhet se: Detyra themelore e gazetarëve është ta respektojnë të vërtetën dhe të drejtën e opinionit për të qenë i informuar në pajtim me nenin 16 të Kushtetuës së Republikës së Maqedonisë. Se e vërteta është detyra kulmore në gazetari, shkruan edhe në të gjitha kodet dhe parimet e tjera nacionale dhe ndërkombëtare me të cilat përcaktohen

Fishekzjarr bombastik gazetaresk

на 18. 05. 2015 | | mk

[Recension: Аutomobili-bombë i terroristëve nga Kumanova]

  Duhet ditur: Gazetari nuk është burim i informatave. Përjashtime të caktuara mund të ndodhin kur redaksia vendos dhe raporton në mënyrë të organizuar nga vendi i ngjarjes dhe gjatë kohëzgjatjes së saj. Transmetimet e drejtpërdrejta, inkuadrimet nga vendi i ngjarjes… Bile edhe atëherë, shumë më bindshëm dhe besueshmëri më e madhe arrihet kur disa faza të veçanta apo pika nga ato transmetime, nëse angazhohet ndonjë bashkëbisedues, si burim profesional për ndonjë lëmi të caktuar, me përvojë nga situatat e tilla, ose burime të autorizuara, të cilat në emër të ndonjë institucioni interpretojnë momente të caktuara të ngjarjes. Sa i përket përmbajtjes mediatike që e recensojmë këtu, as që ka ndonjë situatë të atillë,

Ua, prestarë!*

на 18. 05. 2015 | | mk

[Recension: Borisovi e këshillon Gruevskin që ta mposhtë opozitën sipas reçetës së tij]

  Edhe një këputje dhe “shpërlarje e informatës”. Borisovi, si e para, e porositi Gruevskin që të japë dorëheqje, e pastaj, në zgjedhje të reja dhe të drejta të kërkojë që populli t’ia kthejë besimin. Ja linku deri te lajmi origjinal i botimit elektronik të medies bullgare – Борисов съветва премиера на Македония да даде оставка. Në lajmin burimor, kryeministri bullgar e përkujton Gruevskin se ai ka vendosur të japë dorëheqje për shkak se çmimi që do të duhej ta paguante Bullgaria do të ishte shumë i madh, nëse ai nuk do ta bënte këtë. Linku deri te artikulli origjinal: Borisovi e këshillon Gruevskin që ta mposhtë

Gjithçka është e lejuar përderisa ka një qëllim

на 14. 05. 2015 | | mk

[Recension: Аvokati i vrasësit të Neshkovskit, e mbron Zaevin në “Puç”]

  Çka bëjnë avokatët përveç se ofrojnë ndihmë juridike, gjegjësisht i ofrojnë njohuritë e tyre profesionale kur dikush e kërkon këtë prej tyre ose kur kjo do të kërkohet prej tyre sipas detyrës zyrtare? Kur ndonjë avokat e bën këtë, ai bënë punë shumë të zakonshme – punën e avokatit. Puna e tillë për asgjë nuk dallon nga veprimtaria e tyre e zakonshme profesionale dhe për këtë arsye nuk ka nevojë të jetë me interes për mediat. Përjashtime të caktuara mund të bëhen kur avokatët janë mbrojtës të njerëzve të njohur ose për raste kontraverze për të cilat publiku tregon interes të veçantë. Mirëpo, edhe atëherë, avokati bën punë

Nëse nuk ka verifikim, ka anshmëri

на 14. 05. 2015 | | mk

[Recension: VIDEO SHOKUESE: Vandalët e LSDM-së sulmuan një autobus të NPT-së dhe udhëtarë të pafajshëm]

  Kush i verifikon ngjarjet dhe aktivitetet për të cilat duhet të raportojnë gazetarët? Vetë gazetarët, në qoftë se janë në vendin e ngjarjes, organizatorët dhe pjesëmarrësit në ato ngjarje dhe personat e autorizuar, të cilët, në përputhje me natyrën e ngjarjes, kanë ndonjë lidhje me to, zëdhënësit ose personat e tjerë që kanë për detytë të komunikojnë me mediat dhe publikun në polici, spitale, shërbimet e zjarrfikësve, qendrat për menaxhimin me situatat e krizës… Linku deri te artikulli origjinal: VIDEO SHOKUESE: Vandalët e LSDM-së sulmuan një autobus të NPT-së dhe udhëtarë të pafajshëm Data dhe koha e publikimit: 07.05.2015, 00:14 Data e recensionit: 08.04.2015

40 persona në 2 automobila, rekord i ri në Librin e Ginisit

на 29. 04. 2015 | | mk

[Recension: Sulmuesit e Goshincës kanë ardhur me automobila nga Kosova dhe kanë ikur atje]

  Madje tre herë në tekstin që e recensojmë, nga ana e autoriteteve kosovare, nuk është konfirmuar lajmi, i cili më 21 prill i shqetësoi qytetarët e Republikës së Maqedonisë, se rreth 40 persona me uniforma të UÇK-së e kanë sulmuar karakollin kufitar në afërsi të fshatit Goshincë, në vijën kufitare me Kosovën. Njëherë në komunikatën e parë të policisë kosovare, herën e dytë në deklaratën e zëdhënëses së MPB-së së Kosovës dhe herën e tretë, drejtëpërdrejtë edhe gazetarit të medies dhe autorit të përmbajtjes që e recensojmë. Pse e recensojmë atë? Për shkak se përveç këtyre kontradiktave që nuk janë qartësuar, në këtë informatë ka

Mimikri gazetareske për anshmëri

на 23. 04. 2015 | | mk

[Recension: Lajm i shkëlqyeshëm: Qeveria do t’u mundësojë të drejtë pensioni atyre që u mungon stazhi]

  Qysh në titullin e këtij lajmi është shkelur neni 13 i Kodit të gazetarëve, ku në mënyrë të prerë thuhet: Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit. Domethënë, duhet të jetë e qartë se “lajmi i shkëlqyeshëm” te titulli është koment. Mund të ketë përjashtim nëse ky është mendimi i ndonjë personi kompetent ose eksperti të cilit i beson opinioni. Mirëpo, atëherë, gjithsesi, edhe sikur të jetë në titullin e përmbajtjes mediatike, patjetër kjo duhet të atribuohet, gjegjësisht mendimit duhet t’i bashkangjitet edhe autori i tij. Gazteari dhe media duhet të jenë objektivë dhe të marrin qëndrim

Abonohuni për lajmet më të reja