verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Administrator

Shpallje: Angazhim i gazetarëve -recensentë

на 26. 08. 2013 | | mk, en
Fondacioni Metamorfozis, për nevojat e projektit të USAID-it për përforcim të mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, e cila është e dedikuar për publikimin e recensioneve gazetareske, analizave kritike të diskursit dhe leksioneve gazetareske, publikon shpallje për angazhim të përkohshëm të gazetarëve – recensentë. Gazetarët recensentë do të jenë pjesë e ekipit të gazetarëve që do të identifikojnë lajme të rëndësishme ditore, do të bëjnë recеnsione të përmbajtjeve të tilla dhe kohë pas kohe do të shkruajnë artikuj më të gjatë për edukim publik në lidhje me implementimin e standardeve gazetareske. Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
  • të kenë të përfunduara studime nga fusha e gazetarisë, komunikologjisë ose ndonjë fushë e ngjashme;
  • si bazë

Shpallje: Angazhim i gazetarëve -recensentë

на 23. 08. 2013 | | mk, en
Fondacioni Metamorfozis, për nevojat e projektit të USAID-it për përforcim të mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, e cila është e dedikuar për publikimin e recensioneve gazetareske, analizave kritike të diskursit dhe leksioneve gazetareske, publikon shpallje për angazhim të përkohshëm të gazetarëve – recensentë. Gazetarët recensentë do të jenë pjesë e ekipit të gazetarëve që do të identifikojnë lajme të rëndësishme ditore, do të bëjnë recеnsione të përmbajtjeve të tilla dhe kohë pas kohe do të shkruajnë artikuj më të gjatë për edukim publik në lidhje me implementimin e standardeve gazetareske. Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
  • të kenë të përfunduara studime nga fusha e gazetarisë, komunikologjisë ose ndonjë fushë e ngjashme;
  • si bazë

Video tutoriale për multimedia dhe mediume sociale të dedikuara për gazetarë

на 13. 08. 2013 | | mk, en
Në kuadër të projektit Trajnimi i gazetarëve,  fondacioni Metamorfozis përgatiti 8 video tutoriale me qëllim të shtimit të njohurive dhe shkathtësive të gazetarëve me qëllim të adaptimit të tyre me nevojat dhe trendet aktuale në gazetari. Tutorialet i përfshijnë këto tema:
  • Inçizimi dhe përpunimi i audio-materialeve në Audacity
  • Krijimi dhe përpunimi i videove në Windows Live Movie Maker
  • Krijimi i slide-show me fotografi në Flickr
  • Përdorimi i shërbimit SoundCloud për

APC: Qeveria e Maqedonisë ndërmerr hapa për kufizimin e lirisë së të shprehurit në internet dhe rritjen e kontrollit shtetëror mbi mediat

на 5. 07. 2013 | | mk, en
Maqedonia është njëra nga vendet ku qytetarët luftojnë për demokraci dhe kundër masave për kontrollimin e mediave dhe kufizimit të lirisë së të shprehurit dhe qasjes deri te informatat në internet dhe jashtë tij. Një nga masat e fundit është Propozimligji i ri për mediat dhe shërbimet mediatike audiovizuale, me të cilin parashihet që të gjitha mediat, edhe ato të shtypura edhe ato onlajn, të filtrohen nëpërmjet një agjencie të centralizuar qeveritare, në ç’mënyrë qeverisë do t’i lejohet në mënyrë ligjore t’i filtrojë dhe t’i censurojë përmbajtjet. Më 8 prill 2013, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë e Maqedonisë e prezantoi propozimligjin dhe shpalli një periudhë 60-ditore për konsultime publike, që formalisht do të përfundojë më 8 qershor. Nuk pati

EDRI: Ligj i ri me të cilin rrezikohet liria e të shprehurit në Maqedoni

на 5. 07. 2013 | | mk, en
Ligji i ri për media dhe shërbime audiovizuale i Maqedonisë krijon rreziqe serioze për lirinë e të shprehurit në Maqedoni. Me ligjin e ri zgjerohet fushëveprimi i kontrollit shtetëror duke filluar nga mediat elektronike (që është edhe e arsyeshme për shkak se ato shfrytëzojnë resurs të kufizuar publik, gjegjësisht spektrin pa tel) e deri te të gjitha llojet e mediave, duke i për fshirë edhe mediat në internet dhe ato të shtypura. Kjo është edhe e paarsyeshme edhe e panevojshme dhe në masë të madhe i tejkalon kërkesat e Direktivës së BE-së për shërbime mediatike audiovizuale 2010/13/ЕU. Aq më tepër, definicionet shumë të gjera (për shembull, koncepti gazetar) dhe formulimet e paqarta krijojnë rrezik dhe mundësi për interpretime arbitrare nga

Mbahet trajnim për gjuhën e urrejtjes për gazetarë

на 4. 07. 2013 | | mk, en
Më 19.06.2013 në klubin GEM në Shkup, u mbajt trajnim për gjuhën e urrejtjes për gazetarë. Trajnimi u dedikohej gazetarëve që marrin pjesë në projektin e USAID-it për përforcimin e mediave në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediat, që implementohen nga fondacioni Metamorfozis. Në trajnimin katërorësh morën pjesë 10 gazetarë, të cilët u njoftuan me praktikën e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në raste konkrete që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes, raste nga Maqedonia dhe raste të njohura botërore, e poashtu u analizuan edhe një numër i madh i akteve ligjore dhe nënligjore që ndërlidhen me këtë tematikë. Trajnues i punëtorisë ishte Zharko Trajanovski, magjistër për të drejtat e njeriut. Materialet e

Shpallje: Angazhim i analistëve të diskursit medial

на 6. 03. 2013 | | mk, en
Fondacioni Metamorfozis, për nevojat e projektit të USAID-it për përforcim të mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, e cila është e dedikuar për publikimin e recensioneve gazetareske, analizave dhe teksteve edukative, publikon shpallje për angazhim të përkohshëm të analistëve të diskursit medial. Analistët që janë anëtarë të ekipit i kanë këto detyra:
  • identifikojnë raste të mosrespektimit të standardeve profesionale gazetareske në mediume, në mesin e të cilave edhe shkelje të të drejtave të njeriut ose trende në kualitetin e punës së mediumeve në kontekst më të gjerë;
  • bëjnë analiza të bazuara në analizë kritike të diskurseve për rastet e tilla.
Kandidatët për anëtarë të ekipit duhet t’i plotësojnë këto kushte:
  • të kenë njohuri nga

Për аnketën e “VEST”-it, heqjen e saj dhe reagimet e mediumeve

на 7. 02. 2013 | | mk, en
Më 30.01.2013, e përditshmja “Vest”, në ueb-faqen e saj në internet vendosi një anketë me titull: “Cila udhëheqëse pa brekë para Gruevskit?”. Sipas sqarimit të redaksisë, anketa ka qenë e inspiruar nga “një emision serb, ku udhëheqësja e cila nuk ka pasur brekë dhe ka pasur dekolte të hapur, javën e kaluar e ka intervistuar kryeministrin serb, Ivica Daçiq”. Më 31.01.2013, me vendim të redaksisë së gazetës “Vest”, anketa u ndërpre dhe u hoq nga ueb-faqja e së përditshmes. Edhe vetë anketa edhe ndërprerja e saj shkaktoi interes te një numër i madh mediumesh, portalesh të internetit, rrjetesh sociale, individësh dhe organizatash, si dhe reagim të pushtetit. Të gjitha këto reagime shumë lehtë mund të grupohen në dy grupe. Nga

Shpallje: Kërkesë për ofertë për dizajn të ueb-interfejsit për Shërbimin për verifikim të fakteve nga mediumet

на 1. 02. 2013 | | mk, en
Metamorfozis, në cilësi të organizatës që e zbaton Projektin e USAID-it për përforcim të mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, publikon shpallje për ofrues për dizajn-zgjidhje të interfejsit të ueb-faqes, e cila është e dedikuar për publikimin e recensioneve gazetareske, analizave kritike të diskursit dhe leksioneve gazetareske. Qëllimi i projektit, të përkrahur nga populli amerikan, është të rritet fuqia e qytetarëve të Maqedonisë të kërkojnë përgjegjësi nga ana e mediumeve dhe t’u ndihmojnë gazetarëve në përmbushjen e standardeve të tyre profesionale, nëpërmjet veglave-onlajn për edukim publik dhe ngritje të vetëdijes. Kjo do të mundësohet nëpërmjet Shërbimit për verifikimin e fakteve nga mediumet, që ka për qëllim rritjen e kërkesave të qytetarëve për lajme dhe

Abonohuni për lajmet më të reja