verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Ана Анастасовска

Maniaku mbjell frikë! Po, në rrjetet sociale dhe në media

на 8. 07. 2015 | | mk
 

[Recension: FOTO: Një maniak mbjell frikë në Aerodrom të Shkupit!]

  Ky është një shembull klasik për atë se si gazetarët nga një publikim i zakonshëm në rrjetet sociale mund të bëjnë senzacion, e në këtë rast edhe të përhapin panik. Ajo që mungo në këtë tekst janë faktet, dhe, sipas kësaj, lehtë mund të vihet në pikëpyetje vërtetësia e informatës së publikuar. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Një maniak mbjell frikë në Aerodrom të Shkupit! Data dhe koha e publikimit:  29.06.2015 Data e recensionit: 03.07.2015 Recensues: Аna Anastasovska “Një maniak këtyre ditëve “operon” nëpër lagjen Aerodrom të Shkupit. Sulmon vajza kur janë vetëm, ndërsa në rrjetet sociale janë duke u shpërndarë ankesat e dy vajzave, të cilat

Recension: Punëtorja në një ëmbëltore të njohur të Shkupit rrahu një fëmijë para të gjithë mysafirëve

на 22. 06. 2015 | | mk
  Në artikullin që e recensojmë, ka informatë, mirëpo nuk ka gazetari. Burimi i informatës është një postim i publikuar në Facebook, mirëpo puna e gazetarit ka përfunduar këtu. Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Punëtorja në një ëmbëltore të njohur të Shkupit rrahu një fëmijë para të gjithë mysafirëve Data dhe koha e publikimit: 18.06.2015 Data e recensionit: 19.06.2015 Recensuese: Аna Anastasovska Artikulli ka titull bombastik dhe hyrje të njëjtë. Punëtorja në një ëmbëltore të njohur të Shkupit rrahu një fëmijë 6-vjeçar para të gjithë mysafirëve. Dhe aq është lajmi. Më poshtë është dhënë një fotografi nga statusi në Facebook i një nëne që është publikuar në grupin “Muhabete shtëpiake femërore”. Nga ajo që është shkruar, kuptohet se nëna

Gjithë të huajt të dëshpëruar nga Zaevi – Do të duhet t’i besoni fjalës tonë

на 17. 06. 2015 | | mk
   

[Recension: Diplomatët e huaj të dëshpëruar, ekspertët decidë – Maqedonia do të ketë pasoja për shkak të dialogut të dështuar]

  Ky është shembull për një tekst të anshëm politik, në të cilin edhe pse në mënyrë bombastike paralajmërohen reagime të diplomatëve të huaj, deklarata të tilla nuk ka askund në tekst. Qëllimi i tekstit është që me çdo çmim të sulmohet lideri i opozitës, t’i ngarkohet faji për dështimin e negociatave në Bruksel për dalje nga kriza politike në vend, si dhe për gjendjen aktuale dhe për europerspektivën e dështuar eventuale të vendit. Linku deri te artikulli origjinal: Diplomatët e huaj të dëshpëruar, ekspertët decidë – Maqedonia do të ketë pasoja për shkak të dialogut të dështuar

Recension: Ky është beqari më i dëshiruar në Shkup

на 16. 06. 2015 | | mk
   

[Recension: Ky është beqari më i dëshiruar në Shkup]

  Ky artikull me asnjë standard nuk është tekst gazetaresk, e as lajm, mirëpo megjithatë meriton t’i bëhet recension për shkak të përmbajtjes dhe kritereve për “beqar më të dëshiruar”, e gjithsesi edhe për shkak të komenteve të lexuesve që janë të revoltuar nga ky shkrim. Linku deri te artikulli origjinal: Ky është beqari më i dëshiruar në Shkup Data dhe koha e publikimit: 09.06.2015 Data e recensionit: 14.06.2015 Recensuese: Аna Anastasovska “Menaxheri i kafe-restoranit të njohur “Dezhavu”, sipas vajzave është beqari më i dëshiruar në Shkup.” Kur të lexohet titulli i këtij teksti, çdokush do të dëshironte ta dinte, sipas cilave kritere, Bobi Trajkovski i përmendur, është beqari

Artikull “transcendental” pa burime

на 8. 06. 2015 | | mk
   

[Recension: Shkencëtarët thonë – truri i njerëzve të droguar është i ngjashëm me atë të klerikëve fetarë dhe të besimtarëve që janë duke u lutur]

  Artikulli që është subjekt i këtij recensioni ka problem me vërtetësinë. Në fakt, në të flitet për dofarë provash shkencore, mirëpo prej tyre nuk ka asnjë gjurmë, asnjë lajm. Linku deri te artikulli origjinal: Shkencëtarët thonë – truri i njerëzve të droguar

Recension: Përsëri në shesh fuqitë shëruese të Manastirit të Lesnovës

на 3. 06. 2015 | | mk
  Lajmet që kanë të bëjnë me dukuritë mbinatyrore dhe mistike gjithmonë kanë qenë atraktive, si për mediat, ashtu edhe për publikun e tyre. Gazetarët shumë shpesh publikojnë tregime të këtilla dhe të ngjashme me të, për çudi të ndryshme. Pyetja është se a kanë gazetarët përgatitje përkatëse profesionale për çështjet e këtilla dhe a është ndoshta pikërisht mosdija e tyre shkak për senzacionalizimin e lajmeve të këtilla, dhe e gjithë kjo që të tërhiqet lexueshmëri më e madhe. Mirëpo, sa janë të vërteta “çuditë” për të cilat shkruhet, askush nuk mund ta vërtetojë. Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Përsëri në shesh fuqitë shëruese të Manastirit të Lesnovës Data dhe koha e publikimit: 25.05.2015 Data e recensionit: 27.05.2015 Recensues:

EKSKLUZIVE: përderisa LSDM-ja bën kamping – Rada dhe Boboja ikën me aeroplan

на 28. 05. 2015 | | mk
  Titull senzacionalist për tekst senzacionalist dhe manipulativ. Ekskluzive: LSDM-ja bën kamping, Rada ikën me aeroplan! Këtu ekskluzivisht pyesim: E çka nëse Rada ka ikur me aeroplan? Ky është një shembull klasik për atë se si në mungesë të informatave konkrete dhe të verifikuara gazetarët manipulojnë me faktet dhe publikut i ofrojnë fotografi të gabuar. Linku deri te artikulli origjinal: EKSKLUZIVE: përderisa LSDM-ja bën kamping – Rada dhe Boboja ikën me aeroplan Data dhe koha e publikimit: 22.05.2015 Data e recensionit: 25.05.2015 Recensues: Аna Anastasovska “Veçeri ekskluzivisht kupton se Radmilla Sheqerinska dhe Bozhidar Jankovski sot në mëngjes u larguan nga Maqedonia nëpërmjet aeroportit “Aleksandri i Madh”, me fluturimin e mëngjesit të orës 5:50 për në Zagreb. A është Zagrebi destinacioni

Recension: FOTO: Si kroatët e shkatërrojnë propagandën e SOROS-it?

на 22. 05. 2015 | | mk
  Mania e disa mediave me Fondacionin “Shoqëri e hapur – Maqedoni” dhe sulmet ndaj saj me çdo çmim, definitivisht nuk kanë të ndalur. Shembull për këtë është edhe ky artikull që përdor një manipulim të turpshëm dhe spin për të krijuar përshtypej se madj edhe “kroatët e dijnë se SOROS-i gënjen”. Me këtë rast, në tekst nuk ofrohet asnjë fakt apo dëshmi për tezën e këtillë. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Si kroatët e shkatërrojnë propagandën e SOROS-it? Data dhe koha e publikimit: 19.05.2015 Data e recensionit: 21.05.2015 Recensuese: Аna Anastasovska “Qytetarët e Kroacisë i shkatërrojnë gënjeshtrat dhe tezat e plasuara nga këto media propaganduese për prezencën e gjoja vetëm 30.000 qytetarëve në tubimin e VMRO-DPMNE-së, duke theksuar

Me qiri të kërkosh, nuk mund të gjesh “kërcënime me protesta të dhunshme”

на 13. 05. 2015 | | mk
 

[Recension: Skenari realizohet: Zaevi u kërcënua me protesta të dhunshme, siç fliste Verushevski në Skype!]

  Ky është një tekst tepër spinues dhe manipulativ, që ka për qëllim ta bindë publikun se lideri i opozitës, Zoran Zaev, përgatit njëfarë skenari për luftë qytetare. Në tekst vërehet fjalori dhe toni i partisë politike në pushtet, ndërsa autori anonim është vënë në shërbim të portalit të saj, e jo në rolin e gazetarit, i cili publikut duhet t’i prezantojë fakte dhe dëshmi. Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Skenari realizohet: Zaevi u kërcënua me protesta të dhunshme, siç fliste Verushevski në Skype! Data dhe koha e publikimit: 28.04.2015 Data e recensionit: 08.05.2015 Recensues: Аna Anastasovska “Në fakt, lideri opozitar u kërcënua

Shembull eklatant për gjuhën “patriotike” të urrejtjes

на 30. 04. 2015 | | mk

[Recension: Turp për moshën: Tito Petkovski kërcënohet me dhunë kah mesi i muajit të ardhshëm]

Artikulli është politikisht i anshëm, përplot me komente dhe me epitete ofenduese, si “imbecil”, “tradhëtar” dhe të ngjashme, në llogari të liderit të PRSD-së, Tito Petkovski, që kanë për qëllim ta diskreditojnë personalitetin dhe veprimin e tij politik. Linku deri te artikulli origjinal: Turp për moshën: Tito Petkovski kërcënohet me dhunë kah mesi i muajit të ardhshëm Data dhe koha e publikimit: 19.04.2015 Data e recensionit: 22.04.2015 Recensues: Аna Anastasovska “Renegati i LSDM-së, anëtar i Partisë komuniste të Maqedonisë (PKM), shëtitës i përjetshëm nëpër fotele, tradhëtar absolut bile edhe i kolegëve të tij partiakë dhe përkrahës i pensionuar i terroristëve të UÇK-së nga Tetova, u