verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Ана Анастасовска

Diskreditim në bazë të fotografisë së përbashkët

на 29. 04. 2015 | | mk
 

[Recension: FOTO: Njeri i afërt i Stojançe Angellovit e ka demoluar ndërtesën e komunës së Prilepit]

  Ky tekst ka për qëllim që një incidenti t’i jap konotacion politik dhe me këtë rast ta ndërlidhë me liderin e “Dinjitetit”, Stojançe Angellov, duke e diskredituar si person publik. Artikulli është i motivuar politikisht, tendencioz dhe nuk e plotëson nivelin minimal të gjithëpërfshirjes. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Njeri i afërt i Stojançe Angellovit e ka demoluar ndërtesën e komunës së Prilepit Data dhe koha e publikimit: 21.04.2015 Data e recensionit: 25.04.2015 Recensuese: Аna Anastasovska “Njeri i afërt me Stojançe Angellovin është thyerësi i dritareve në komunën e Prilepit. Një prilepas i ri në gjendje të alkoolizuar, sot në mëngjes

Titull tepër manipulativ që nuk e përmban informatën kryesore

на 28. 04. 2015 | | mk
 

[Recension: Qeveria planifikon pushim të zgjatur të lehonisë për nënat që do të lindin dy ose më shumë fëmijë]

  Titulli i këtij teksti është tepër manipulues dhe në vete nuk e përmban informatën kryesore, e ajo është se për cilat kategori të lehonave do të rritet pushimi i lindjes. Titulli i këtillë krijon një përshtypje të gabuar te publiku, dhe kjo është e qartë se ka qenë edhe qëllimi kryesor i autorit, t’i manipulojë lexuesit. Linku deri te artikulli origjinal: Qeveria planifikon pushim të zgjatur të lehonisë për nënat që do të lindin dy ose më shumë fëmijë Data dhe koha e publikimit: 18.04.2015 Data e recensionit: 20.04.2015 Recensues: Аna Anastasovska Titulli “Qeveria planifikon pushim të zgjatur të

Në vend të përgjigjeve, tekst spinues dhe politikisht i anshëm

на 9. 04. 2015 | | mk
 

[Recension: “Kurir”: Gazetarët opozitarë e vërtetojnë aferën “Fabrika 2”]

  Kur do ta lexojë titullin e këtij teksti, është logjiek që lexuesi të mendojë se do të lexojë dhe do të marrë përgjigje në disa pyetje që kanë të bëjnë me aferën e pretenduar “Fabrika 2”, të cilën në opinion e lansoi, nëpërmjet intervistës për “Utrinski vesnik” gazetari Vasko Eftov. Mirëpo, në vend të përgjigjes, ajo që e pret lexuesin është një tekst spinues dhe politikisht i anshëm, dhe përplot me diskreditim të gazetarëve dhe të politikanëve opozitarë dhe në të cilin, përveç muhabete të çarshisë dhe komenteve nga Facebook-u, nuk ka asnjë fakt ose dëshmi që do ta mbështeste atë që është thënë në titull. Linku deri te

Propagandë: Argumentet e njëanshme nuk informojnë, por bindin!

на 30. 03. 2015 | | mk
 

[Recension: Zaevi dëshiron ta shkatërrojë sistemin. Gruevski përgjigjet me projekte për qytetarët]

  Ky është një shembull klasik i propagandës politike në një tekst, që ka për qëllim ta bindë opinionin se opozita dëshiron t’i bëjë dëm shtetit, e dhe me këtë edhe të mirës së përgjithshme të popullit, ndërsa qeveria, e personifikuar në figurën e Nikolla Gruevskit është paraqitur si Zot, te cili populli e sheh shpërtimin e vetëm nga opozita e keqe. Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi dëshiron ta shkatërrojë sistemin. Gruevski përgjigjet me projekte për qytetarët Data dhe koha e publikimit: 23.03.2015 Data e recensionit: 26.03.2015 Recensuese: Аna Anastasovska Zaevi hedh me “bomba” të cilat janë të dëmshme për shtetin, VMRO-DPMNE-ja përgjigjet me masa pozitive.

Kjo nuk është gazetari: Shpif, e pastaj shkruaj se do ta shohim se a është e vërtetë shpifja

на 26. 03. 2015 | | mk

[Recension: Lehtë qahet me 5.000 euro: “Branitellat” e akuzojnë Angellovin se për çdo muaj merr nga 5.000 еuro nga Zaevi?!]

Nga aeroplani mund të shihet se ky tekst ka anshmëri politike dhe se ka për qëllim ta diskreditojë gjeneralin Stojançe Angellov dhe përpjekjen e tij, siç thotë vetë ai, “ta marrë Radio Televizionin e Maqedonisë”. Në tekst nuk ka asnjë burim, por vetëm akuza në bazë të bisedës ndërmjet “branitellave” në rrjetin social “Facebook”. Linku deri te artikulli origjinal: Lehtë qahet me 5.000 euro: “Branitellat” e akuzojnë Angellovin se për çdo muaj merr nga 5.000 еuro nga Zaevi?!  Data dhe koha e publikimit: 17.03.2015 Data e recensionit: 23.03.2015 Recensuese: Аna Аnasatasovska Në rrjetin social “Facebook”, ish-“branitellët” e akuzojnë Stojançe Angellovin

Recension: “Sipas të gjitha gjasave do të ketë luftë qytetare”

на 17. 03. 2015 | | mk
  “Nxitje e frikës dhe e mosdurrimit”. Kështu një lexuesi yni e sheh këtë tekst, veçanërisht titullin. Mirëpo, ajo që, në fakt, mund të konstatohet nga teksti është se ai bën manipulim politik, me tendencë që të ndërlidhet me tezën e partisë në pushtet, se opozita dëshiron të shkaktojë luftë qytetare në Maqedoni. Ajo që është kontestuese, është se konstatimi i këtillë nxirret nga materialet nga hetimi për rastin “Puçi”, për të cilat akoma nuk është konstatuar, në procedurë gjyqësore, se a janë të vërteta ose jo. Linku deri te artikulli origjinal: “Sipas të gjitha gjasave do të ketë luftë qytetare”
Data dhe koha e publikimit: 05.03.2015
Data e recensionit: 16.03.2015
Recensuese: Аna Anastasovska “Gjashtë mijë porosi dhe material prej

Recension: Mediat greke i marrin si shembull politikat tona ekonomike

на 11. 03. 2015 | | mk
  Titulli i “fryrë” dhe tekst që nuk ka asnjë pikë të përbashkët me realitetin. Theksohen përfundime të trilluara, të cilat nuk janë të bazuara me asnjë fakt dhe deklaratë. Me një fjalë, autori i këtij teksti prej “mizës ka bërë elefant”. Linku deri te artikulli origjinal: Mediat greke i marrin si shembull politikat tona ekonomike Data dhe koha e publikimit: 03.03.2015 Data e recensionit: 06.03.2015 Recensuese: Аna Anastasovska “Përderisa Greqia lufton që të dalë në fund me buxhetin e zbrazët dhe me gjasë përgatitet për marrje të huasë së re nga kreditorët ndërkombëtarë, Maqedonia e pagoi borxhin e saj, edhe atë 13 muaj më herët, transmeton MIA. Këtë e shkruajnë sot mediat greke duke lajmëruar për pagesën e parakohshme

Recension: Vritet opozitari, qëllohet me armë zjarri në rrugë, duke shëtitur me gruan

на 9. 03. 2015 | | mk
  Titulli i këtij teksti, ku janë shënuar disa të dhëna kyçe, si për shembull, vendi ku ka ndodhur ngjarja ose emri i opozitarit, ka për qëllim ta orientojë lexuesin në përfundim të gabuar. Ai poshatu përmban edhe informata të gabuara, gjegjësisht thuhet se opozitari ka qenë me gruan e tij në momentin e vrasjes. Linku deri te artikulli origjinal: Vritet opozitari, qëllohet me armë zjarri në rrugë, duke shëtitur me gruan Data dhe koha e publikimit: 27.02.2015 Data e recensionit: 04.03.2015 Recensuese: Аna Anastasovska Në kushte të krizës politike në Maqedoni, kur opozita në krye me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev i publikon të ashtuquajturat “bomba”, ndërsa qeveria në krye me kryeministrin Nikolla Gruevski ngre padi penale për organizim

Vegla dhe truqe për punë më të lehtë gazetareske në botën digjitale

на 3. 03. 2015 | | mk
Sipas të gjitha gjasave njëra nga veglat më të vlefshme të “Google” – Google Analytics u tregon se sa vizita dhe vizitorë keni pasur në ueb-faqen tuaj. Foto: Blue Fountain Media, 2012  

Veglat dhe platformat digjitale tani janë pjesë përbërëse e numrit më të madh të gazetarëve në botën bashkëkohore. Megjithatë, shumica akoma nuk e dijnë se si t’i shfrytëzojnë teknikat e avancuara për kërkim në “Google” që ta

Recension: Pse “Anonimët maqedonas” shkaktuan panik në selinë e LSDM-së?

на 2. 03. 2015 | | mk
  Ky është një tekst krejtësisht manipulues dhe i anshëm politikisht, që bazohet vetëm në spekulime dhe në muhabete çarshie, pa u mbështetur në asnjë fakt. Fakti i vetëm që është përdorur në këtë tekst është se”Anonimët maqedonas” kanë publikuar një video në “Youtube” ku thonë se kanë depërtuar në kompjuterët e LSDM-së dhe se do ta publikojnë të vërtetën e mirëfilltë, të kundërt me projektin “E vërteta për Maqedoninë”, të cilin e realizon LSDM-ja opozitare nëpërmjet të të ashtuquajturave “bomba”. Titulli dhe teksti janë tendenciozë me qëllim që të shkaktojnë panik te opozita dhe në publik, duke aluduar se ajo tashmë ka filluar të përhapet. Mirëpo, pa asnjë dëshmi për këtë, teza lehtë bie në ujë. Linku deri te

Abonohuni për lajmet më të reja