verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Симона Атанасова

Spekulim ekskluziv

на 23. 07. 2016 | | mk

[Recension: Еkskluzive: Аmnistinë e ka urdhëruar personalisht Gruevski për shkak se Protugjeri është hallakatur psikikisht!]

Nën vellon e ekskluzivës, publikut i ofrohet artikull që nuk ka asnjë lloj ekskluziviteti, por është spekulim i pastër. Në tekst thuhet se informata që u plasohet lexuesve është sigurisht është e saktë, edhe pse nuk ka as gjurmë as nishan nga burimet, e as që është theksuar se prej ku vijnë. Linku deri te artikulli origjinal: Еkskluzive: Аmnistinë e ka urdhëruar personalisht Gruevski për shkak se Protugjeri është hallakatur psikikisht! Data dhe koha e publikimit: 15.07.2016 Data e recensionit: 22.07.2016 Recensues: Simona Atanasova   “E SIGURT” ËSHTË SE NUK JANË THEKSUAR BURIMET “Аmnistinë e 56 vetave nga lista e të dyshuarve nga PSP-ja për

“Majmunllëqe” prej tekstit!

на 14. 07. 2016 | | mk

[Recension: PUNË PRILEPI: Prilepas me gjithë veturë u futën në liqenin e kristaltë si mermer (VIDEO/FOTO)]

Tekst diskriminues, ofendues dhe komentues i ndërtuar mbi një informatë të pavërtetuar. Теksti është ofendues për banorët e qytetit të Prilepit, për të cilët gjeneralizohet se bëjnë “majmunllëqe”, edhe pse në tekst nuk ka dëshmi se për “incidentin” janë fajtorë prilepasit. Linku deri te artikulli origjinal: PUNË PRILEPI: Prilepas me gjithë veturë u futën në liqenin e kristaltë si mermer (VIDEO/FOTO) Data dhe koha e publikimit: 06.07.2016, 14:58 Data e recensionit: 13.07.2016 Recensues: Simona Atanasova ТАRGAT JANË TË HUAJA, E JO TË PRILEPIT “Këto ditë një grup i madh i prilepasve kanë vendosur që me gjithë veturë të futen në lien dhe nga kulmi

Dëshmi në stilin abrakadabra

на 12. 07. 2016 | | mk
[Recension: A KA PRESION: E punësuara në ambasadën e SHBA-ve sillet në gjykatë? (INFOMAKS)] Теksti prezanton një fakt aspak të verifikuar dhe të pakonfirmuar, me të cilin bëhet akuzë se të punësuar të Amabasadës së SHBA-ve bëjnë presion mbi gjykatësit dhe gjykatat. I gjithë artikulli është i ndërtuar mbi një videomaterial ku shihet personi, për të cilën në tekst pa dëshmi thuhet se është e punësuar në Ambasadën e SHBA-ve, në afërsi të gjykatave në Shkup. Poashtu, pa asnjë vërtetim, artikulli pohon se mu kjo e punësuar në Ambasadën e SHBA-ve qenka e ngarkuar për koordinim me Prokurorinë speciale publike. Linku deri te artikulli origjinal: A KA PRESION: E punësuara në ambasadën e SHBA-ve sillet në gjykatë? (INFOMAKS) Data dhe

Enrike puth, mirëpo jo në Shkup

на 4. 07. 2016 | | mk

[Recension: KUSH ËSHTË VAJZA TË CILËN E PUTHI ENRIKE IGLESIAS NË KONCERTIN NË SHKUP!]

Kush është vajza të cilën e puthi Enrike Iglesias në koncertin në Shkup? Përgjigja është asnjëra!
Теksti që i nënshtrohet kësaj analize nuk është asgjë tjetër vetëm se spekulim i pastër, që është ndërtuar mbi një deklaratë të vjetër të këngëtarit të popullarizuar dhe një fotografi edhe më të vjetër. Linku deri te artikulli origjinal: KUSH ËSHTË VAJZA TË CILËN E PUTHI ENRIKE IGLESIAS NË KONCERTIN NË SHKUP! Data dhe koha e publikimit: 21.06.2016, 09:52 Data e recensionit: 03.07.2016 Recensues: Simona Atanasova

FOTOGRAFI E VJETËR NGA MEKSIKO SITI

Gruari latin Enrike Iglesias ithtereve të tij tij u tregon kur është në disponim të mirë. Disa prej

Verifikimi i fakteve në televizion – sfidat dhe përfitimet

на 27. 06. 2016 | | mk

Verifikimi i fakteve në televizion është një formë më e pazakonshme e këtij lloji të gazetarisë se sa verifikimi i fakteve që praktikohet në internet dhe që është formë shumë më dominante. Mirëpo, në botë ka shembuj të mirë të verifikimit të fakteve në televizion.

Shkruan: Simona Atanasova Kohët e fundit, verifikimi i fakteve si segment i rregullt i pavarur shfaqet nëpër kanale televizive anembanë botës, ndërsa në mesin e më të mirëve janë “ABC Australia”, JTBS-ja koreane, “Channel 4”-i britanik dhe “Rai due” e Italisë. Gazetaru dhe hulumtuesi Аleksios Mancarlis thotë se pjesa më e rëndë është të vendoset se çka meriton të verifikohet. Mancarlis punon në hulumtime për trendin e verifikimit të fakteve në njërin nga media-bloget më

Shtrembërim i deklaratës deri në atë masë sa nuk njihet më

на 23. 06. 2016 | | mk

[Recension: Natasha Gaber e arsyeton thyerjen, djegien dhe rrahjen nga ana e “laramanëve”]

Shtrembërim i plotë i deklaratës së gjykatës kushtetuese Natasha Gaber dhe manipulim me detaje të shtuara dhe të pasakta. Teksti që i nënshtrohet kësaj analize i fut fjalë në gojë gjykatëses, të cilat ajo aspak nuk i ka thënë. Artikulli është marrë nga një medie tjetër, mirëpo nuk është vënë linku ashtu siç dueht. Linku deri te artikulli origjinal: Natasha Gaber e arsyeton thyerjen, djegien dhe rrahjen nga ana e “laramanëve” Data dhe koha e publikimit: 18.06.2016, 18:29 Data e recensionit: 21.06.2016 Recensuese: Simona Atanasova

SHTREMBËRIM

“Gjykatësja kushtetuese Natasha Gaber, e cila përndryshe është motër e Viktor Gaberit nga LSDM-ja e arsyeton thyerjen, vjedhjen, djegien dhe rrahjen

Tekst gazetaresk apo komunikatë partiake

на 21. 06. 2016 | | mk

[Recension: Janeva bën ndjekje politike kundër Gruevskit]

Duke e lexuar këtë tekst, në çdo moment prisni se diku shkruan komunikatë partiake. Mirëpo, edhe pse duket sikur është vepër e qendrës për komunikime, të VMRO-DPMNE-së, megjithatë bëhet fjalë për diçka që përpiqet të aktrojë artikullin gazetaresk. Artikulli është komentues, krejtësisht i njëanshëm dhe ka qëllim manipulues. Sulmohet puna e prokurores speciale publike Katica Janeva, me ç’rast paraqiten teza të paargumentuara. Linku deri te artikulli origjinal: Janeva bën ndjekje politike kundër Gruevskit Data dhe koha e publikimit: 12.06.2016, 12:18 Data e recensionit: 18.06.2016 Recensues: Simona Atanasova

KUTE TË DYFISHTA

“Katica Janeva me konferenca teatrale dhe partiake për shtyp, pa prezantuar asnjë dëshmi, bën ndjekje politike kundër liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe

Artikull i bazuar në grafit, e grafiti mungon!

на 16. 06. 2016 | | mk
Теksti që i nënshtrohet kësaj analize nuk ka asnjë vërtetim për konstatimet që i bën. Artikulli thotë se studentët i kanë shkruar grafit profesorit të të drejtës penale, Gordan Kallajxhiev, mirëpo fotografia që është publikuar dhe që e “aktron” grafitin, nuk e tregon këtë, e as që “ngjyrosja” mund në ndonjë mënyrë të ndërlidhet me profesorin. Linku deri te artikulli origjinal: Studentët e porositën Kallajxhievin: Mos më ngjyros (FOTO) Data dhe koha e publikimit: 08.06.2016, 19:48 Data e recensionit: 14.06.2016 Recensues: Simona Аtanasova

E KU SHKRUAN “MOS MË NJYROS”?

“’Mos më ngjyros’ e porositën studentët profesorin Gordan Kallajxhiev, i cili merr pjesë në të ashtuquajturin Revolucion laraman. Sot ata këtë porosi ia bënë me grafit në zyrën e tij”. Edhe

“Instagram” luksoz dhe manipulime malicioze

на 7. 06. 2016 | | mk

[Recension: “Zhurnal”: Luksi i familjes Zaev – pishinë në dhomën e ditës, automobilë shumë të shtrenjtë (FOTO)]

Informatat e paverifikuara manipuluese janë karakteristika kryesore e këtij teksti. Me disa printscreen-e nga një profil në Instagram bëhet shtrembërimi i fakteve me qëllim që të diskreditohet një person i caktuar. Теksti është marrë nga një medie tjetër, mirëpo nuk është linkuar siç duhet. Se artikulli nuk është vepër origjinale, por kopje nga një medie tjetër, shkruan në titull dhe në nëntitull. Linku deri te artikulli origjinal: “Zhurnal”: Luksi i familjes Zaev – pishinë në dhomën e ditës, automobilë shumë të shtrenjtë (FOTO) Data dhe koha e publikimit: 04.06.2016, 12:12 Data e recensionit: 06.06.2016 Recensues: Simona Atanasova

A JETON ME TË VËRTETË FAMILJA

Nga printscreen-i i SMS-së nuk bëhet lajm

на 27. 05. 2016 | | mk

[Recension: VMRO-DPMNE-ja NË AERODROM E DETYRON ANËTARËSINË TA MBËSHTESË MZT-në]

Pa argumente dhe dëshmi, tekst politikisht favorizues dhe i njëanshëm. Ajo që është shkruar nuk është verifikuar nga asnjë burim, nuk ka deklarata nga palët e involvuara, mirëpo ka përfundime komentuese manipuluese. Linku deri te artikulli origjinal: VMRO-DPMNE-ja NË AERODROM E DETYRON ANËTARËSINË TA MBËSHTESË MZT-në Data dhe koha e publikimit: 18.05.2016 Data e recensionit: 23.05.2016 Recensues: Simona Atanasova

AKUZA TË PAVËRTETUARA

UFR i VMRO-DPMNE-së në Aerodrom është kapur në vepër se si nga telefonat zyrtarë janë dërguar mijëra porosi deri te aktivistët partiakë të VMRO-DPMNE-së nga të cilët kërkohet ta mbështesin MZT – Shkup në ndeshjen e sotme basketbollistike me KB Kumanova. Dëshmitë e vetme, të pretenduara, për këtë

Abonohuni për lajmet më të reja