verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Симона Атанасова

Qëlloje LSDM-në qoftë edhe me letër tualeti!

на 8. 11. 2016 | | mk

[Recension: DO TË DH**HEN DHE DO TË QAJNË: LSDM-ja e Kratovës më e përgatitura për zgjedhje – kanë blerë një grumbull letër tualeti dhe facoleta]

Tekst i pahijshëm komentues, përplot me spekulime i cili në mënyrë të njëanshme e sulmon dhe e diskrediton një parti politike. Aq më tepër, vihet në rolin e parashikuesit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Linku deri te artikulli origjinal: DO TË DH**HEN DHE DO TË QAJNË: LSDM-ja e Kratovës më e përgatitura për zgjedhje – kanë blerë një grumbull letër tualeti dhe facoleta Data dhe koha e publikimit: о2.11.2016, 20:13 Data e recensionit: 08.12.2015 Recensues: Simona Аtanasova

PUBLIKIM MANIPULUES DHE OFENDUES

Manipulimi, njëanshmëria dhe senzacionalizmi janë karakteristikat kryesore të këtij teksti, i cili në disa

Katica Janeva ka bërë mëkat dhe ka shkuar për fundjavë në Greqi!?

на 31. 10. 2016 | | mk

[Recension: KATICA NË GREQI PËR DITËN E VMRO-së: Kate Janeva në shëtitje në Greqi e çiltërson mendjen dhe mendon cilin nip ta punësojë të ardhshmin!]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni është ndërtuar mbi spekulime dhe në të thuhet se prokurorja speciale publike, Katica Janeva, me rastin e festës së 23 tetorit, ka qenë në shëtitje në Greqi. Bëhet fjalë për artikull të njëanshëm, komentues dhe tendencioz, i cili aspak nuk i plotëson standardet themelore të gazetarisë. Linku deri te artikulli origjinal: KATICA NË GREQI PËR DITËN E VMRO-së: Kate Janeva në shëtitje në Greqi e çiltërson mendjen dhe mendon cilin nip ta punësojë të ardhshmin! Data dhe koha e publikimit: 25.10.2016 Data e recensionit: 30.10.2016 Recensuese: Simona Atanasova Si

“Trende” të lavdërimeve komentuese

на 25. 10. 2016 | | mk

[Recension: Llogaridhënia, spirancë e VMRO-DPMNE-së]

Tekst propagandues i publikuar si mbështetje e drejtpërdrejtë për partinë në pushtet, VMRO-DPMNE, një ditë para se të mbahet tubimi i tyre popullor. Artikull që tregon se anshmëri të plotë ndaj një subjekti politik për mobilizimin e trupit votues. Linku deri te artikulli origjinal: Llogaridhënia, spirancë e VMRO-DPMNE-së
Data dhe koha e publikimit: 15.10.2016, 07:29
Data e recensionit: 21.10.2016
Recensues: Simona Atanasova KOMENT I MASKUAR Теksti është përplot me vërejtje komentuese, konstatime të pakonfirmuara dhe me lavdërime të pabaza. Shkrimi e manipulon publikun për shkak se nuk është ndarë në mënyrë adekuate dhe të dukshme nga lajmet e tjera. Edhe pse është tekst komentues, nuk gjendet në kategorinë “Komente” ose “Koment i redaksisë”, por gjendet

Mbështetja për Bogoevskin dhe presioni mbi gjykatën, nuk është njësoj!

на 10. 10. 2016 | | mk

 [Recension: LSDM-ja ME PRESIONE MBI GJYKATËN: Mercenarët e tyre mund të demolojnë ku të duan, dhe të mos përgjigjen]

Në tekstin që i nënshtrohet kësaj analize shtrembërohen faktet që të manipulohet mendimi publik për qëllime propaganduese. Artikulli thotë se aktivistët opozitarë kanë bërë presion mbi institucionet gjyqësore kur njerëzit e tyre duhet të përgjigjen para organeve për veprat e kryera, që është absolutisht e pavërtetë. Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja ME PRESIONE MBI GJYKATËN: Mercenarët e tyre mund të demolojnë ku të duan, dhe të mos përgjigjen Data dhe koha e publikimit: 05.10.2016 Data e recensionit: 06.10.2016 Recensuese: Simona Atanasova

AKUZA TË PAQËNDRUESHME

“Është e qartë se aktivistët dhe simpatizuesit opozitarë mund të djegin dhe të plaçkisin, e nuk

Tekst i pahijshëm dhe nënçmues

на 6. 10. 2016 | | mk

[Recension: FOTO: Palaçoja opozitar Shilegov e mbron Katicën e paaftë me poezi haiku]

Теksti që i nënshtrohet kësaj analize është pastër komentues, tendencioz, ofendues dhe bën konstatime të cilat assesi nuk mund të vërtetohen me fakte. Në këtë material, të shkruar me një ton të pahijshëm, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, quhet “palaço”. Pa marrë parasysh se sa dikush nuk pajtohet me veprimet, sjelljet, mendimet dhe veprimet e caktuara të Shilegovit, në një tekst assesi nuk guxon të lejohet përdorimi i një fjalori të tillë të pahijshëm. Linku deri te artikulli origjinal: Palaçoja opozitar Shilegov e mbron Katicën e paaftë me poezi haiku Data dhe koha e publikimit: 29.09.2016, 18:28 Data e recensionit: 02.10.2016 Recensues: Simona Atanasova

TON TENDENCIOZ

Nxitje e panevojshme e urrejtjes ndëretnike

на 20. 09. 2016 | | mk


Artikull që i përzin “mollat dhe dardhat”, njëkohësisht, shkakton frikë, pasiguri të panevojshme, e mund të nxisë edhe dhunë. Теksti që në titull vendos barazi ndërmjet fitores të Hilari Klintonit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, që do të mbahen në nëntor dhe dhunës në Kosovë edhe atë nga ana e shqiptarëve mbi serbët!? Linku deri te artikulli origjinal: NËSE NË ZGJEDHJE FITON KLINTONI: Shqiptarët në Kosovë përgatisin linç ndaj serbëve (Në ndërkohë teksti është tërhequr) Data dhe koha e publikimit: 13.09.2016, 16:13 Data e recensionit: 18.09.2016 Recensues: Simona Atanasova Hilari Klintoni dhe bashkëshorti i saj Billi, ish-kryetari amerikan, paskan qenë mbështetës dhe miq të shqiptarëve në Kosovë, prandaj nxirret përfundimi se do të ketë dhunë në qoftë se fiton Hilari.

Zbulohen në mënyrë magjike rrogat e PSP-së

на 6. 09. 2016 | | mk

[Recension: FOTO: Shihni se sa rroga marrin prokurorët e PSP-së]

Ashtu siç rritet frekuenca e personave që ftohen për t’u marrë në pyetje ose si dëshmitarë në Prokurorinë speciale publike, ashtu edhe është duke u forcua edhe fushata negative e disa medieve ndaj këtij institucioni. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Shihni se sa rroga marrin prokurorët e PSP-së Data dhe koha e publikimit: 28.08.2016, 19:43 Data e recensionit: 04.09.2016 Recensues: Simona Atanasova NUK KA SQARIM PSE JANË RROGAT TË TILLA Me këtë artikull bëhet përpjekje të diskreditohet puna e PSP-së. Tekstet e këtilla me gjithë forcën përpiqen të tregojnë se prokurorët nga kjo prokurori nuk i meritojnë paratë që i fitojnë. E rrogat që i marrin prokurorët publikë nga

Festa e Shën Marisë nuk është fundjavë e zgjatur!

на 30. 08. 2016 | | mk

[Recension: Ngjitja e Shën Marisë në qiell: Edhe një fundjavë e zgjatur]

Теksti e dezinformon publikun se dita e hënë, 29 gusht, është ditë jopune për shkak se të dielën, një ditë më parë, bie festa e Ngjitjes së Shën Marisë në qiell. Kjo informatë është krejtësisht e gabuar për shkak se festa e Ngjitjes së Shën Marisë në qiell nuk është festë shtetërore, por festë vetëm për pjesëtarët e besimit ortodoks dhe festimi i saj nuk kalohet në ditën e ardhshme të punës. Linku deri te artikulli origjinal: Ngjitja e Shën Marisë në qiell: Edhe një fundjavë e zgjatur (Теksti në ndërkohë është fshirë) Data dhe koha e publikimit: 24.08.2016, 10:40 Data e recensionit: 28.08.2016 Recensuese: Simona

Deklaratë e nxjerrë nga konteksti

на 29. 08. 2016 | | mk

 [Recension: MBYLLEN SHKOLLAT “JAHJA KEMAL”: Маqedonia do t’u përgjigjet kërkesave të pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Ankara!]

Теksti që i nënshtrohet kësaj analize, me të madje spekulon për vendimet e qeverisë. Shkrimi është përpiluar pa burim relevant që do t’i konfirmonte informatat e paraqitura. Artikulli, e veçanërisht titulli, pohon diçka që më poshtë në tekst nuk e arsyeton dhe nuk e mbështet me fakte dhe dëshmi, kështu që kjo informatë që i prezantohet publikut “nuk qëndron”. Linku deri te artikulli origjinal: MBYLLEN SHKOLLAT “JAHJA KEMAL”: Маqedonia do t’u përgjigjet kërkesave të pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Ankara! Data dhe koha e publikimit: 25.08.2016 Data e recensionit: 26.08.2016 Recensues: Simona Atanasova SPEKULIM I PAKONFIRMUAR Pas përpjekjes së

Prej keqkuptimit deri në manipulim

на 15. 08. 2016 | | mk

[Recension: KU SHKONI ME ATO MEND: Rada u paraqit në paradë, dhe i porositi të vdekurit “Mos u ngritni, uluni!”]

Tekst komentues, ofendues dhe akuzues pa asnjë dëshmi. Bëhet fjalë për një keqkuptim të thjeshtë, nga i cili në këtë artikull bëhet manipulim dhe propagandë. Artikulli (i cili është marrë nga një medie tjetër, mirëpo nuk është atribuar në mënyrë adekuate) është përplot me ofendime personale ndaj zëvеndës-kryetares së LSDM-së, Radmilla Shekerinska. Përveç ofendimeve, në tekst janë bërë edhe disa akuza për të cilat nuk ka konfirmim adekuat ose dëshmi se janë të vërteta. Linku deri te artikulli origjinal: KU SHKONI ME ATO MEND: Rada u paraqit në paradë, dhe i porositi të vdekurit “Mos u ngritni, uluni!” Data dhe

Abonohuni për lajmet më të reja