verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Владимир Мирчески

Artikull i qëllimshëm që e shtrembëron fotografinë e vërtetë

на 30. 12. 2015 | | mk

[Recension: Janeva nën direktivën e e LSDM-së e lëshon Verushevskin nga paraburgimi]

E pavërtetë, manipulim, e poashtu edhe mosnjohje e procedurës ligjore… Artikull i qëllimshëm i cili në mënyrë tendencioze e shtrembëron realitetin dhe qëllimisht e mashtron publikun drejt “anës së errët”, duke seruvar buletine partiake, të “paketuara” si gjoja informata. Ka një sërë akuzash dhe etiketimesh, mirëpo askund fakte dhe argumente. Tekst-rezil! Linku deri te artikulli origjinal: Janeva nën direktivën e e LSDM-së e lëshon Verushevskin nga paraburgimi Data dhe koha e publikimit: 25.12.2015, 15:10 Data e recensionit: 26.12.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

NJË SËRË GABIMESH

Artikulli ka një sërë mangësish, të cilat do t’i grupojmë në tre shtylla:  1. Aspekti ligjor dhe pavërtetësia Prokuroria propozon heqjen e masës së

Etiketim gazetaresk

на 28. 12. 2015 | | mk

 

[Recension: Pendat e përkëdhelura opozitare sulojmë kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm të LSDM-së]

Ky tekst etiketon njerëz që mendojnë ndryshe nga i ashtuquajturi mainstream, të cilin, për fat të keq, në vend e imponon elita në pushtet. Artikulli me lehtësi i etiketon këta njerëz si “pendat e përkëdhelura të opozitës”. Linku deri te artikulli origjinal: Pendat e përkëdhelura opozitare sulojmë kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm të LSDM-së Data dhe koha e publikimit: 22.12.2015 22:30 Data e recensionit: 24.12.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski   UDHËZIM PARTIAK – “TË TANËT” DHE  “TË TYRËT” Ekzekutim mediatik kur e kritikojnë pushtetin, ndërsa etiketim mediatik kur e kritikojnë opozitën! Le të vendosë dikush tani se çka guxojnë të thonë, e çka nuk guxojnë të thonë këta gazetarë

Janko dhe Mirka në mes të krizës së refugjatëve

на 14. 12. 2015 | | mk

[Recension: BE-ja të mos lejojë që kriza e refugjatëve të zgjidhet parcialisht]

Ky tekst, me të vërtetë më bëri të qesh. Në gjithë karambolin politik, shoqëror, mediatik, të huaj-ndërmjetësues, të KSHZ-së, ja fituam edhe një artikull me zbatimin e “metodës së zëvendësimit” – Janko në vend të Trajkos, Mirka në vend të Ermirës… Linku deri te artikulli origjinal: BE-ja të mos lejojë që kriza e refugjatëve të zgjidhet parcialisht Data dhe koha e publikimit: 10.12.2015, 12:04 Data e recensionit: 11.12.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski   JANKO NË VEND TË TRAJKOS, MIRKA NË VEND TË ERMIRËS Lajm i huazuar agjencie, korrekt, mirëpo me një gabim sistemor – fotografi më e gabuar nuk ka mundur të gjendet. Gabim i paparë, bile edhe sikur të

Postimi privat në Facebook, shndërrohet në politikë zyrtare partiake

на 10. 11. 2015 | | mk

[Recension: Ja se si LSDM-ja e paramendon demokracinë (FOTО)]

Ja edhe këtë e pamë – postimi individual i dikujt në Facebook “është bërë” politikë zyrtare e partisë kryesore opozitare?! S’do mend, magji mediatike, të cilën disa njerëz ose dikush ia shet publikut sikur nuk ka kufinj. Vetëm se në këtë rast iluzioni masovik për “masat popullore” është “montim” klasik politik që nuk ka lidhje me truket e magjistarëve dhe ndërhyrjet e ngjashme të sofistikuara. Këto janë matrapazllëqe partiake dhe përpjekje për të fituar “imtësira” në realizim të “fajtorëve tashmë të zakonshëm” – eksponentëve mediatikë. Linku deri te artikulli origjinal: Ja se si LSDM-ja e paramendon demokracinë (FOTO) Data dhe koha e publikimit: 06.11.2015, 14:00 Data e recensionit: 07.11.2015 Recensues: Vlladimir

Tekst ofendues, diksriminues për një ngjarje të pavërtetë

на 5. 11. 2015 | | mk

[Recension: Shitësit në Bunjakovec nuk u shesin sorosoidëve]

Edhe dezinformatë, edhe keqpërdorim… Ngjarje që aspak nuk ka ndodhur dhe është shfrytëzuar për shprehjen publike të “epsheve të ulëta politike” dhe për t’u kënaqur, për fat të mirë, me një ngjarje të pavërtetë në njërin nga tregjet e Shkupit. Kemi shpërthim të dikujt nga kënaqësia që është shndërruar në gjoja tekst informativ për atë se dikush nuk qenka shërbyer për shkak se qenka “tradhëtar dhe sorosoid”. Me një fjalë, artikull i tmerrshëm! Linku deri te artikulli origjinal: Shitësit në Bunjakovec nuk u shesin sorosoidëve Data dhe koha e publikimit: 01.11.2015, 16:31 Data e recensionit: 02.11.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski  TË ASHTUQUAJTURIT SOROSOIDË SI FANTAZMA PËR PUBLIKUN Nuk ka vërtetësi. Bëhet fjalë

Përpjekje për neutralizimin e “fermanit të ambasadorëve” për pushtetin

на 3. 11. 2015 | | mk

[Recension: Аmbasadorët u bënë thirrje partive politike që ta respektojnë marrëveshjen]

Se selektiviteti është vrasës i informimit të vërtetë, tregon edhe ky tekst. Me precizitet kirurgësh janë hequr pjesët e deklaratës së ambasadorëve të cilat dikujt nuk i kanë pëlqyer dhe janë lënë një pjesë e elementeve, duke e theksuar vetëm opozitën, me çka zhvendoset qëllimi kryesor i porosisë së ambasadorëve. Linku deri te artikulli origjinal: Аmbasadorët u bënë thirrje partive politike që ta respektojnë marrëveshjen Data dhe koha e publikimit: 27.10.2015 17:05 Data e recensionit: 29.10.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski Sinqerisht, isha i befasuar, edhe atë këndshëm, që disa medie, duke e përfshirë edhe këtë medie, publikuan se “gjashtëshja e ambasadorëve” ka dhënë deklaratë të përbashkët. Gjithsesi, do të ishte

Deklarata e dhënë në orën 4 të mëngjesit, është komentuar me bashkëbisedues në orën 8

на 26. 10. 2015 | | mk

[Recension: Marrëveshje nuk ka, Zaevit nuk i vijnë mendtë]

Dikush e ka gjetur “fajtorin”, mirëpo shtrohet pyetja duke u bazuar në çka? Linku deri te artikulli origjinal: Marrëveshje nuk ka, Zaevit nuk i vijnë mendtë Data dhe koha e publikimit: 20.10.2015, 08:26 Data e recensionit: 21.10.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

FAJTORI I RREGULLT LE TA NGREJË DORËN!!!

Do të isha i befasuar edhe atë pozitivisht, nëse disa medie, njësoj sikurse edhe ajo tekstin e të cilës e recensojmë, do të arrinin që një herë, së paku një pjesë të përgjegjësisë për kakafoninë politike ta gjejnë në ndonjë vend tjetër, e jo vetëm te opozita dhe lideri i saj. Pothuajse për çdo gjë në vend, duke filluar nga bora e vjetshme, kaosi

Titull arbitrar, sikur i nxjerrë nga mëngët

на 19. 10. 2015 | | mk

[Recension: LSDM-ja antishtetërore bllokon, Hani do ta zhbllokojë – të hënën vjen në Shkup]

Në këtë rast, titulli nuk e zbukuron veprën, por nga pozita e gazetarit, e shëmton atë. Kemi një titull arbitrar, të nxjerrë si nga mëngët, që nuk ka asnjë lidhshmëri me përmbajtjen. Shembull për disfunksionalitetin ndërmejt elementeve kryesore të një artikulli. Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja antishtetërore bllokon, Hani do ta zhbllokojë – të hënën vjen në Shkupе Data dhe koha e publikimit: 16.10.2015 11:58 Data e recensionit: 17.10.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski “VËNIA NË FUNKSION TË NJË AGJENDE” NË VEND TË INFORMIMIT TË PUBLIKUT Tekst i huazuar me një titull jashtëzakonisht tendencioz, i cili, tashmë thamë, nuk shkon dorë për dore me përmbajtjen e ofruar.

Kualifikime të rënda, jokolegiale si prej çajtoreje

на 14. 10. 2015 | | mk

[Recension: Servili më i madh i SOROS-it dhe i LSDM-së – Geroski kandidati më serioz për kryeredaktor të TVM-së]

Aman, njerëz, ju lutem për njëfarë niveli themelor, minimal të komunikimit publik. Çdokush mund të mendojë çka të dojë për çdokë, pa marrë parasysh a është e arsyeshme ose jo, a është e argumentuar apo vetëm produkt i perceptimit personal dhe kjo mund të thuhet në shtëpi, në shoqëri, në çajtore, mirëpo gjithsesi jo edhe në një tekts mediatik që pretendon të jetë informativ. Linku deri te artikulli origjinal: Servili më i madh i SOROS-it dhe i LSDM-së – Geroski kandidati më serioz për kryeredaktor të TVM-së Data dhe koha e publikimit: 08.10.2015, 12:47 Data e recensionit: 09.10.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

Si dëshira për klikime e vret vërtetësinë

на 13. 10. 2015 | | mk

[Recension: Varet kamermanja nga Hungaria që i pengoi migrantët]

Titull shumëëëëëë i gabuar… Linku deri te artikulli origjinal: Varet kamermanja nga Hungaria që i pengoi migrantët Data dhe koha e publikimit: 05.10.2015, 20:42 Data e recensionit: 08.10.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski Vërtetësia në çdo tekst gazetaresk varet nga ajo se a është e saktë informata në të gjiha segmentet e produktit. Kjo nënkupton se elementet nga të cilat është i përbërë artikulli duhet të korespondojnë ndërmjet vete në pjesën e vërtetësisë. Nuk mundet titulli, si në këtë rast, të dallojë nga përmbajtja. Është absolutisht e palejueshme që senzacionalizmi në titull, që është plasuar për shkak të dëshirës për klikime, ta lë pas dore saktësinë. Ta qartësojmë, kamermanja e cila e zemëroi

Abonohuni për lajmet më të reja