verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Владимир Мирчески

Ekspert për gjithçka

на 27. 04. 2016 | | mk

[Recension: Shtyrja e zgjedhjeve nuk solli asgjë përveç thellimit të krizës në Maqdoni]

SHUMËSI: Formë të fjalët e ndryshueshme që paraqet më tepër e një person, send ose kuptim. Prandaj, një “ekspert” nuk mund të paraqesë “ekspertë”, për shkak se nga ajo që u tha më lartë del se përzierja e tillë e shumësit dhe njëjësit nuk është në frymën e gjuhës letrare. Ky është vetëm një aspekt që e bën teksin problematik. Mangësi më e vogël nuk është as përzgjedhja e bashkëbiseduesit që kualifikohet si еkspert.  Linku deri te artikulli origjinal: Shtyrja e zgjedhjeve nuk solli asgjë përveç thellimit të krizës në Maqdoni  Data dhe koha e publikimit: 20.04.2016 17:35  Data e recensionit: 25.04.2016  Recensues: Vlladimir Mirçeski  

 ANSHMËRI SA

Tekst me dioptri partiake

на 25. 04. 2016 | | mk

[Recension: Zaevi ik nga negociatat, LSDM-ja dhe SOROS-i dëshirojnë eksalim të krizës]

Sipërfaqësor, paushall dhe komentues – këto janë karakteristikat e këtij materiali, i i cili, siç duket, dëshiron që situatën edhe ashtu jashtëzakonisht ta thjeshtojë në mënyrë joadekuate duke e etiketuar fajtorin, duke e shtrembëruar fotografinë reale gjatë kësaj. Do të thonim se bëhet fjalë për një artikull të shkruar me syze partiake.  Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi ik nga negociatat, LSDM-ja dhe SOROS-i dëshirojnë eksalim të krizës  Data dhe koha e publikimit: 20.04.2016  14:08   Data e recensionit: 24.04.2016  Recensues: Vlladimir Mirçeski  

LAJM I DËSHTUAR

Kemi tre paragrafe, dy prej tyre korrekte, mirëpo jo edhe i treti (përfundimi). Me vetëm një fjali është prishur teksti që ka mundur

Nuk ka barazi ndërmjet vandalizmit urban dhe shkatërrimeve të SHI-së

на 21. 04. 2016 | | mk

[Recension: ISIS-i shkatërronte përmendore në Palmira, Zoran Zaevi në Shkup (FOTO)]

Spin i paturpshëm. Propagandë mediatike dhe tentim për t’i barazuar rastet e vandalizmit urban në Shkup, me shkatërrimin e pakthyeshëm të artefakteve me vlerë të paçmueshme historike në Siri. Linku deri te artikulli origjinal: ISIS-i shkatërronte përmendore në Palmira, Zoran Zaevi në Shkup (FOTO) Data dhe koha e publikimit: 17.04.2016,  14:02 Data e recensionit: 18.04.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

SPIN DHE PROPAGANDË

Makina mediatike për spinim kaloi në shpejtësi më të madhe – protestat në Shkup kundër aktit të amenstimit grupor, si dhe rastet e shëmtimit të një pjese të objekteve të projektit “Shkupi 2014”, filloi ta krahasojë e çmendurinë civilizuese të Shtetit islamik, i cili pas vetes le  shkretim,

Fotografi nxitëse

на 18. 04. 2016 | | mk

[Recension: Për sonte janë paralajmëruar protesta masovike para selisë së LSDM-së]

Маteriali është problematik nga disa aspekte, në mesin e të cilave, para së gjithash, dallohte fotografia e përdorur. Fotografi nxitëse, për situatën që, edhe ashtu është eksplozive.  Linku deri te artikulli origjinal: Për sonte janë paralajmëruar protesta masovike para selisë së LSDM-së  Data dhe koha e publikimit: 12.04.2016 20:32  Data e recensionit: 15.04.2016  Recensues: Vlladimir Mirçeski

KUSH DËSHIRON DHUNË?

Veprim i qëllimshëm, mirëpo i palejueshëm! Thënë me fjalor futbolli, meriton karton të kuq. Publikohet informatë se përgatiten protesta para selisë së opozitës dhe kjo ilustrohet me fotografi, ku janë paraqitur pjesëtarët e MPB-së duke u përballur me trazira të dhunshe me kontejnerë të djehur pranë tyre. Rastësisht? Jo, aspak

Porosi politike me skenar Hollywood-i

на 1. 04. 2016 | | mk

[Recension: Goran Gruevski sot në mëngjes vetë është paraqitur në Gjykatë – PSP-ja përsëri në Hollywood]

Mosnjohje e procedurës, që për pasojë ka tezë të gabuar (me sa duket qëllimisht), që më pas bën dezinformimin e publikut. Akuzohet Prokuroria speciale publike se “vepron politikisht” në rastin “Kalaja”, konkretisht në pjesën e kërkimit të kryeshefit të drejtorisë së pestë të MPB-së. Mirëpo, mungeesa e argumenteve tregon se, sipas të gjitha gjasave, ai që bën akuza mediatike për funksionim sipas urdhërave politike, si duket vetë punon nën diktat politik. Linku deri te artikulli origjinal: Goran Gruevski sot në mëngjes vetë është paraqitur në Gjykatë – PSP-ja përsëri në Hollywood Data dhe koha e publikimit: 30.03.2016 11:25 Data e recensionit: 31.03.2016 Recensues: Vlladimir

Artikull i spinuar me fokus të zhvendosur

на 30. 03. 2016 | | mk

[Recension: Fatime Fetai me porosi: Të gjithë që e shesin emrin do të mbrohen nga Katica Janeva dhe Zaevi]

Теkst sikur i ardhur nga një univers tjetër, me siguri nga ndonjë dimension tjetër paralel në të cilin dyshimet e një prokurorie pët tejkalimin policor të autorizimeve, përdorimin joadekuat të forcës dhe revanshizmin politik të funksionarëve të lartë shtetërorë-policorë për dikë nuk qëndrojnë për shkak të profilit të viktimës që karakterizohet si “tradhëtar i emrit”. Prandaj, është vlerësuar se porosia kryesore nga konferenca për shtyp e Prokurorisë speciale publike ku u zbardh procedura hetimore për lëndën “Tortura” – arrestimin e Ljube Boshkoskit para 5 vitesh, është se të gjithë që e kanë shitur emrin do të mbrohen nga Katica Janeva. Si

Kur klikimet “e vrasin” të vërtetën

на 30. 03. 2016 | | mk

[Recension: Koreja Veriore e sulmoi Korenë Jugore]

“Klikimet, ah këto klikimet, halle të mëdha (jo)gazetareske”….. Linku deri te artikulli origjinal : Koreja Veriore e sulmoi Korenë Jugore Data dhe koha e publikimit: 25.03.2016,  23:00 Data e recensionit: 27.03.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

TITULL I PASAKTË

Manipulim, jo i rastësishëm, por me qëllim të qartë.. Plasohet një “lajm-bombë” në titull që nuk ka lidhje me situatën e vërtetë. Qëllimi ka qenë i qartë – duke “shitur” mjegull të mblidhen sa më shumë “klikime” për një informatë nga bota, e cila zakonisht nuk do të kishte shumë publik vendor. Prandaj, është keqpërdorur një ngjarje reale dhe prej saj është bërë cirk – është publikuar një lajm i pasaktë. Domethënë, Koreja Veriore nuk e

Afirmuesi proqeveritar – ekspert për gjithçka

на 24. 03. 2016 | | mk

[Recension: EKSPERTËT PËR LLOGARIDHËNIEN E VMRO-DPMNE-së: Veprimi i këtillë është kulmi i transparencës ndaj qytetarëve]

Ashtu siç “një dallëndyshe nuk e sjell pranverën”, ashtu edhe mendimi i një njeriu nuk do të thotë edhe ekspertiz e përgjithshme dhe absolute për ndonjë çështje të caktuar. Në këtë rast, na ofrohet një tekst që paralajmëron еkspertë, e në fakt, na ofrohet vetëm një qëndrim edhe atë i njeriut që në publik njohet si afirmues i zellshëm i politikave të pushtetit aktual dhe i veprimeve të kryetarit të partisë në pushtet. Linku deri te artikulli origjinal : ЕKSPERTËT PËR LLOGARIDHËNIEN E VMRO-DPMNE-së: Veprimi i këtillë është kulmi i transparencës ndaj qytetarëve Data dhe koha e publikimit: 21.3.2016 , 12:38 Data e recensionit: 23.03.2016

Sulm me të gjitha armët

на 22. 03. 2016 | | mk

[Recensiun: SHGM-ja dhe sindikati i hapin rrugë të re Zaevit për të ikur nga zgjedhjet]

Një kohë të gjatë, në hapësirën mediatike, të gjithë që mendojnë ndryshe nga diskursi i imponuar nga elita në pushtet, përndryshe me stazh të gjatë 10-vjeçar të sundimit, për çfarëdo çështje, shpallen ose si njerëz të LSDM-së ose, sipas terminologjisë së re “të kodifikuar” në Qendër, të ashtuquajtur sorosoidë. Nga ky aspekt, ky artikull nuk na tregon asgjë të re. Rrotullohet një tregim i njëjtë, i cili përveç njollosjeve dhe etiketimeve të personave dhe organizatave të caktuara, në thelb, sikurse edhe një vrag рartikujsh pothuajse të ngjashëm, e përmban farën e ndarjes – në tanët dhe tuajt. Aspak në rregull, do të thonim. Linku deri

Qëndrimi partiak dhe teksti gazetaresk nuk janë njësoj

на 15. 03. 2016 | | mk

[Recension: Mediet e afërta me LSDM-në që financohen nga Sorosi, nuk e tregojnë të vërtetën]

Теkst me përmbajtje joautoriale “i kurorëzuar” me titull autorial. Bëhet fjalë për një përzierje joparimore të një komunikate të pastër partiake me, më tepër ose më pak, titull të trilluar gazetaresk. Linku deri te artikulli origjinal : Мediet e afërta me LSDM-në që financohen nga Sorosi, nuk e tregojnë të vërtetëni Data dhe koha e publikimit: 09.03.2016 13:10 Data e recensionit: 10.03.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

KOMUNIKATË PARTIAKE ME TITULL AUTORIAL

Kemi një komunikatë partiake e cila është transmetuar pothuajse prej A deri në ZH, pa asnjë intervenim të mirëfilltë gazetaresk. Në rregull, do të mund të kalonte edhe ashtu, sikur, para së gjithash, titulli të

Abonohuni për lajmet më të reja