verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Ferikan Iljazi

Nisma e një lajmi është e vërteta, e jo “spin”-i

на 27. 06. 2016 | | mk
[Recension: Besa injoron Iftarin e përbashkët të degëve të partive opozitare të Karadakut !] Nuk di nga t’ia nis për të komentuar tekstet që thuajse nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me informacionin dhe lajmin. Shkelja e të gjitha parimeve dhe rregullave në gazetari dhe shtrembërimi i të vërtetës që është e “shenjtë” për gazetarët e degradon profesionin. Dikur gazetaria ishte korrektor i politikës, tani politika është korrektor i gazetarisë.

Akuzat për falsifikim kërkojnë dëshmi, nëse do të bësh gazetari

на 23. 06. 2016 | |
[Recension: SKANDAL: Ministri Kuçi falsifikon shkallën e tij akademike (foto)] Akuza të rënda në adresë të personaliteteve publike vetëm sepse “mundemi”, nuk na bëjnë gazetar më të mirë. Të akuzosh dhe të shkruash tekste vetëm duke u bazuar në gojëdhëna dhe në fotografi që i ke rastisur në internet është demonstrim i një joprofesionalizmi. Linku deri te artikulli origjinal: SKANDAL: Ministri Kuçi falsifikon shkallën e tij akademike (foto) Data dhe

Respektimi i standardeve në gazetari nuk është luks, po obligim

на 15. 06. 2016 | | mk
[Recension: Luksi i tepruar i Zaevit, pishinë në dhomën e ditës dhe automobila të shtrejtë!] Praktika e marrjes së teksteve nga portalet në gjuhën maqedonase të afërta me pushtetin  dhe përkthimi i tyre vetëm sa për të mbushur faqet e internetit, nuk e bën gazetarinë më të mirë. Vetëm e bën më të lirë. Çmimi dhe vlera e gazetarisë bie, kur lajmi më nuk është lajm. E që ai të

Me këmbë e kokë komente, teksti bëhet “jolegjitim”

на 14. 06. 2016 | | mk
[Recension:  Ahmetit i kaloi inati, Ivanovin “jolegjitim” e quan “president”
Politikanët duhet të “kapen për fjale”. Këtë në fakt ne si gazetarë e kemi punë. Të përcjellim politikanët kur shkelin fjalën e tyre të thënë publikisht, por në masë të duhur. Varësisht prej interesit publik, ne duhet t’u qëndrojmë pas për t’i kontrolluar dhe rikujtuar se çfarë kanë thënë e çfarë deklarojnë tani. Teksti që po recensojmë ka tentuar të

‘Lutjet’ në vend të fakteve dëmtojnë shëndetin e gazetarisë profesionale

на 8. 06. 2016 | |
[Recension: Për kë po lutet BDI-ja, për shëndetin e Gruevskit, apo të Mijallkovit?] Kur përzihen  informatat me komente e me gjithçka tjetër, përmbajtja humb epitetin e një lajmi profesional. Teksti që do të recensojmë në vazhdim është herë informativ e herë ironizues. Autori ka dashur që nëpërmjet një ngjarjeje ditore të përcjellë një mesazh gjoja nga qytetarët në rrjetet sociale, por si duket e ka huqur qëllimin e tekstit. Linku

Pa palët e përfshira “varfërohet” gazetaria

на 3. 06. 2016 | |
[Recension: Ambasadori më i “varfër”, Asaf Ademi deklaron se nuk ka asnjë lloj pasurie, e gjithë pasuria është e prindërve!] Praktika e të shkruarit të teksteve pa kontaktuar asnjë burim zyrtar është një prej gjërave që nuk duhet bërë në gazetari. Iniciativës, të shkruarit dhe në fund publikimit të tekstit duhet t’i paraprijë gjithmonë marrja e qëndrimit të atij për të cilin shkruhet teksti, pavarësisht se vallë bëhet fjalë për

Kredibiliteti fitohet me tekste të vërtetuara, jo me shkrime “në ajër”

на 17. 05. 2016 | | mk
[Rec : Skandaloze: Menduh Thaçi ta merr Sadikin në raport për “skandalin” e shoferit të tij!] Konfrontimi politik përmes portaleve që mbajnë krahun e partive ka marrë hovin. Shumica shkruajnë vetëm për të njollosur oponentin, duke harruar qëllimin e krijimi të profesionit të gazetarisë. Shkruhet me bindjedhe për të bindur, por pa fakte, pa argumente, vetëm tekste boshe me doza të shumta të komentimit. Linku deri te artikulli origjinal: Skandaloze:

Metropol evropian i ndërtuar me propagandë partiake

на 2. 05. 2016 | |
[Recension: Mega investime në Gostivar, qyteti shndërrohet në një metropol europian.] Në vrullin e krizës politike dhe fushatës së hershme joformale parazgjedhore, disa media bëhen pjesë e betejës politike. Një prej ‘taktikave’ është të sulmohet ose të lartësohet ndonjë parti politike ose funksionar, interesat e të cilit janë më të afërta me redaksinë. Kjo disa herë bëhet në mënyrë indirekte ose diskrete, por disa herë as nuk tentohet që të

Demokraci se jo mahi, si në politikë, ashtu edhe në gazetari

на 30. 04. 2016 | | mk
[Recension: Besa kundër Teutës; Zamiri kundër Ermirës; Fatoni kundër Norës,…] Përplot komente të shkruara në tekst që duhej të ishte “lajm” me të gjitha nishanet. Kështu do të përkufizoja këtë përmbajtje që kemi vendosur ta recensojmë. Në të është bërë një lidhje mes personave, ngjarjeve dhe veprimeve të vërteta, por të përmbledhura në formë komenti, me cilësime dhe vlerësime subjektive. Kjo gjë nuk u shkon për shtati artikujve që pretendojnë

Kur të duhet deklaratë që të shkon për shtati, thirru në qytetarë “fantazma”

на 28. 04. 2016 | |
[Recension : Mos dalja në protestat e djeshme të komandant QUFA-ës, turpërohen shumë shqiptarë!] Fenomeni i shpikjes së deklaratave ‘fantazma’ apo joekzistuese nuk është se nuk ka shumë vend në mediat e Internetit. Shpeshherë kur një redaksi dëshiron të përcjellë qëndrime, për të cilat gazetaria dikton se nuk guxon të shprehen nga vetë gazetari, menjëherë thirren në ‘ndihmë’ deklaratat dhe qëndrimet anonime apo të tilla që nuk ekzistojnë fare, pasi

Abonohuni për lajmet më të reja