verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Мирјана Најчевска

Gazetarët shumë i duan anketat

на 19. 03. 2014 | | mk
 

Anketat paraqesin një vegël shumë të dobishme në politikë, mirëpo mund të jenë edhe armë jashtëzakonisht shkatërruese.

  Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut   Gazetarët shumë i duan anketat. Anketat u bënë pjesë përbërëse e raportimit mediatik, veçanërisht gjatë aktiviteteve parazgjedhore dhe atyre zgjedhore.  Kur do të prezantohen të dhënat nga ndonjë anketë, kjo për median më nuk është deklaratë e dikujt, nuk është mendim i ndarë, por informatë me kredibilitet, deklaratë e vërtetuar, numra që qartazi tregojnë dhe dëshmojnë. Numrat japin siguri, përmendja e ndonjë lloj mostre dhe metodologjie e përforcon këtë siguri, ndërsa grafikonet me shumë ngjyra e çimentojnë.
  • Gruevski – Ivanov me përkrahje më të madhe për mandat të ri.

Dritë e kuqe për etnocentrizmin

на 18. 11. 2013 | | mk
Kur ka etnocentrizëm, bashkësia të cilës i takon konsiderohet si qendër e çdo gjëje (gjuhës, zakonet, historia, sjellja, religjioni…) dhe çdo gjë vlerësohet duke e krahasuar me atë. Bashkësia të cilës i takon konsiderohet si më e rëndësishmja dhe disa (ose të gjitha) aspekte të saj konsiderohen si superiore në krahasim me të tjerët (cilët do qofshin të tjerët). Shkruan: Prof. d-r Мirjana Najçevska, eksperte e të drejtave të njeriut

Pa analizë të dokumenteve ndërkombëtare edhe mediat bëhen pjesë e manipulimit

на 5. 09. 2013 | | mk
Në mungesë të analizës, të transmetimit kompleks, të gërshetimit me situatën reale në Republikën e Maqedonisë, në mungesë të zbulimit të kontradiktave të deklaratave të dhëna, si dhe në mungesë të pyetjeve të gazetarëve, mediat bëhen pjesë e manipulimit të publikut.     (Kjo është analiza e dytë e prof. dr. Mirjana Najçevskës për përdorimin e dokumenteve ndërkombëtare nga ana e gazetarëve. Si shembull është marrë Rezoluta e fundit e Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës (Dok. 13227) e miratuar më 7.06.2013. ПPjesa e parë me titull “Dokumentet ndërkombëtare analizohen dhe shfrytëzohen” mund ta gjeni këtu.)    Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut   Аnalizë, analizë, analizë 4. Elementi më problematik gjatë përcjelljes së ndonjë informate

Faktet dhe/ose interpretimet (1)

на 27. 06. 2013 | | mk
Mediat informojnë, analizojnë, shprehin qëndrime, kritikojnë ose përkrahin. Në çdo informatë, analizë, qëndrim, kritikë ose mbështetje duhe të ketë fakte dhe interpretime. Me vëllim të ndryshëm. Informatat zakonisht përmbajnë, para së gjithash fakte ose vetëm fakte, për dallim nga analizat, qëndrimet ose kritikat ose mbështetjet, që duhet të bazohen në fakte, mirëpo, përmbajnë edhe një dozë të madhe të interpretimit personal dhe prezantimit. Dallimi i qartë i fakteve nga interpretimet

Gazetarët, ligjet dhe mundësia për të parashtruar pyetje të mirëfillta

на 27. 05. 2013 | | mk
Njëra nga përparësitë kryesore të gazetarëve është ajo se ata u nevojiten politikanëve dhe veçanërisht përfaqësuesve të pushtetit. Nëpërmjet tyre politikanët/përfaqësuesit e pushtetit i promovojnë idetë dhe programet e tyre, u tregojnë qytetarëve se çka kanë bërë, njoftojnë për aktivitetet e ndërmarra dhe promovohen si ndërtues të demokracisë dhe respektues të të drejtës. Mu për këtë arsye, gazetarët, për dallim nga qytetarët e tjerë, e kanë privilegjin që rregullisht të

Heshtja e realitetit mund të jetë diskriminim

на 12. 04. 2013 | | mk
Shkruan prof. dr. Mirjana Najçevska, eksperte për të drejtat e njeriut Fotografia: IsaacMao Mediumet mund të diskriminojnë (në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi), mund të përkrahin ose të promovojnë diskriminim dhe mund të krijojnë kushte për diskriminim. Kjo zbulohet lehtë dhe mund të trajtohet. Më e vështirë për t’u zbuluar dhe për të reaguar në mënyrë adekuate është heshtja e realitetit. Heshtja e realitetit mund të jetë fshehje ose përkrahje

Deklaratat e politikanëve komentohen

на 27. 03. 2013 | | mk
Vazhdim i “Kur gazetarët nuk pyesin, rrena shumë shpejtë bëhet e vërtetë“. 1. Deklaratat e politikanëve mund të mos kenë pika të përbashkëta me realitetin
Shumë shpesh mediumet thjesht vetëm përcjellin deklarata të përfaqësuesve të pushtetit ose të partive politikke pa mos parashtruar pyetje që kanë të bëjnë me realitetin e asaj që deklarohet, ku bazohet deklarata dhe realizueshmëria e saj.
Për shembull në informatën me titull: “RDM: llogari më

Kur gazetarët nuk pyesin, rrena shumë shpejtë bëhet e vërtetë (1)

на 21. 03. 2013 | | mk
Njëra nga mënyrat se si bëhet kontrolli mbi pushtetin është parashtrimi i pyetjeve. Pyetjet u parashtrohen politikanëve që të qartësohen çështjet, që të merren informata më adekuate ose të zbulohet e pavërteta. Çdo pushtet dëshiron të paraqitet në dritën më të mirë, të japë informata që flasin mirë për të dhe t’i fshehë ato që flasin keq për të. Kjo është normale. Dhe e pritur. Mu për këtë arsye njerëzit

Mediumet dhe policia (1)

на 7. 03. 2013 | | mk
Shkruan: prof. dr. Мirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Artikujt dhe raportimet që kanë të bëjnë me aktivitetet e policisë zakonisht shkaktojnë vëmendje të veçantë (posaçërisht kur bëhet fjalë për aksione më të mëdha policore, aksione ku sulmohet krimi i organizuar ose kur bëhet fjalë për përdorim të tepruar të forcës nga ana e policisë). Ky lloj i storjeve kanë rol jashtëzakonisht të madh në pasqyrimin e gjendjes

Abonohuni për lajmet më të reja