verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Владо Ѓорчев

Tekst në këmbë të qelqta

на 16. 12. 2015 | | mk

[Recension: “Press 24”: Kaos në LSDM – delegatët nuk duan të marrin pjesë në Kongresin programor të Zaevit të dielën]

Bëhet fjalë për material tendencioz që ka për qëllim të krijojë perceptim se LSDM-ja ballafaqohet me pakënaqësi të madhe brenda partisë. Karakteristikat kryesor të këtij teksti janë se ka shumë spekulime dhe mungesë të burimeve të besueshme. Linku deri te artikulli origjinal: “Press 24”: Kaos në LSDM – delegatët nuk duan të marrin pjesë në Kongresin programor të Zaevit të dielën Data dhe koha e publikimit: 11.12.2015, 21:46 Data e recensionit: 14.12.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

TASHETHEME

Artikulli qëndron në këmbë të qelqta dhe ka vërtetësi tepër problematike. Ai u referohet burimeve të paemërtuara, bazohet në spekulime dhe në muhabete thashethemesh

As njëqind yje nuk e shpëtojnë tekstin

на 9. 12. 2015 | | mk

[Recension: Deklaratë skandaloze e Van Haute-s: “Mjaft më me gjepura”]

Ky është një artikull plotësisht i pahijshëm i cili ju lë pa fjalë. Një përmbajtje e këtillë ofenduese assesi nuk ka guxuar të plasohet si tekst gazetaresk. Linku deri te artikulli origjinal: Deklaratë skandaloze e Van Haute-s: “Mjaft më me gjepura” Data dhe koha e publikimit: 01.12.2015, 21:24 Data e recensionit: 03.12.2015 Recensues: Vllado Gjorçev PERSONIFIKIM I PASHIJES Ideja e këtij publikimi mediatik është që ta sulmojë lehtësuesin bleg, Van Haute, dhe me këtë rast shfrytëzon një fjalor jashtëzakonisht të pahijshëm, i cili është në kufi të primitivizmit. “Mjaft më me gjepura”- ka thënë evropiani Van Haute në negociatat e sotme. Në ndërkohë, belgjiani si i çekulibruar ka bërtitur dhe

Tekst i bazuar vetëm në një status në Facebook

на 7. 12. 2015 | | mk

[Recension: Në City Mall në Shkup kapet një veturë me pushka, municion dhe armë]

Ky material është marrë nga një vend tjetër, ku është bërë tekst nga një status në Facebook. Që është shumë joserioze për një tekst gazetaresk, si dhe për vetë televizionin që është mjaft i shikuar në rajon. Me këtë rast, teksti shërbehet me fjalë fyese me të cilat dëshirohet të nënçmohet ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski. Linku deri te artikulli origjinal: Në City Mall në Shkup kapet një veturë me pushka, municion dhe armë Data dhe koha e publikimit: 29.11.2015 Data e recensionit: 30.11.2015 Recensues: Vllado Gjorçev Statusi në Facebook, që është shkruar pas “denoncimit nga një dëshmitar okular” bëhet tekst në një “portal”,

Teksti që harron se kush është në pushtet, e kush në opozitë

на 4. 12. 2015 | | mk

[Recension: Zaevi njësoj sikur Shekerinska do ta fusë Maqedoninë në Evropë]

Nën velin e informatës, lexuesve u ofrohet një koment që i sulmon njerëzit e parë të LSDM-së, Zoran Zaevin dhe Radmilla Shekerinskën. Në këtë artikull qartë vërehet qëllimi që të nxihen kryetari dhe zëvendëskryetarja e partisë më të madhe opozitare. Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi njësoj sikur Shekerinska do ta fusë Maqedoninë në Evropë Data dhe koha e publikimit: 30.11. 2015, 16:36 Data e recensionit: 01.12.2015 Recensues: Vllado Gjorçev   “TENXHERE” TË PËRZIERA Teksti pa sukses bën krahasim ndërmjet liderit aktual të LSDM-së dhe ish-kryetares së partisë. “Fjalët e këtilla të Zaevit i përkujtojnë premtimet e zëvendëses së tij, Radmilla Shekerinska. Para disa vitesh Shekerinska premtonte hyrje në

Lojë në kartën e sigurt të mistikës dhe senzacionalizmit

на 24. 11. 2015 | | mk

[Recension: VRAGË NGA JETA E KALUAR, JA SE ÇKA PARAQESIN SHENJAT NGA LINDJA?]

A duhet gazetarët të raportojnë për temat e këtilla dhe sa kanë ata njohuri për to? Kjo pyetje parashtrohet menjëherë përshkak se nuk ofron përshtypje se bëhet fjalë për gazetarë “me njohuri të thella”. E kur lihet përshtypja e tillë, menjëherë çdo lexues duhet të pyetet se pse artikulli nuk ka konsultuar ndonjë profesionist. Dhe ai të tregojë se çka janë shenjat, si paraqiten dhe çka na tregojnë. Nëse në kontekstin e tillë vendoset edhe ky artikull paragjykues, ndoshta edhe mund të shihet nëpër gishta. Linku deri te artikulli origjinal: VRAGË NGA JETA E KALUAR, JA SE ÇKA PARAQESIN SHENJAT NGA LINDJA? Data dhe koha e publikimit:

Panik i krijuar artificialisht

на 16. 11. 2015 | | mk

[Recension: KAOS NË MPB: Spasovski e paralizoi ministrinë]

Ky tekst, i cili gjendet pothuajse në të gjitha mediet proqeveritare, nuk ka lidhje me të vërtetën. Nga asgjëja, krijohet panik vetëm që të nënçmohet ministri i ri për punë të brendshme. Me këtë rast, që nuk është edhe aq e parëndësishme, krijohet panik te qytetarët. Linku deri te artikulli origjinal: KAOS NË MPB: Spasovski e paralizoi ministrinë Data dhe koha e publikimit: 12.11.2015, 22:34 Data e recensionit: 13.11.2015 Recensues: Vllado Gjorçev Ky tekst artificialisht krijon njëfarë krize. Me këtë rast, aspak nuk është e vërtetë se me këtë është paralizuar Ministria për Punë të Brendshme. Sikur të ishte ashtu, as që do të ishte botuar buletini i ministrisë sot në mëngjes,

Si nuk duhet të duket një tekst gazetaresk

на 13. 11. 2015 | | mk

[Recension: Kush gënjen – Hani apo mbështetësit e LSDM-së?]

Ky është një tekst aq konfuz sa që mund të analizihet në ndonjë institucion shkencor në temën “si nuk duhet të të duket një produkt gazetaresk”. Nuk ka as kokë, as bisht. Nuk ka rregulla, i mungojnë elementete e mjeshtërisë së zanatitt, nuk ka dëshmi, nuk është përmbajtësor, nuk është objektiv dhe në fund të fundit nuk është i vërtetë. Linku deri te artikulli origjinal: Kush gënjen – Hani apo mbështetësit e LSDM-së? Data dhe koha e publikimit: 10.11.2015, 11:58 Data e recensionit: 12.11.2015 Recensues: Vllado Gjorçev Artikulli fillon me konstatimin se për shkak të VMRO-DPMNE-së Maqedonia ka fituar rekomandim nga BE-ja, ndërsa për shkak të LSDM-së ka fituar kusht. Gjatë

Emrat dhe mbiemrat e plotë të të dyshuarve nuk publikohen

на 12. 11. 2015 | | mk

[Recension: Këta janë sulmuesit e Spitalit Klinik – LSDM-së nuk i intereson kjo!]

Ky është një tekst që bën gabim të rëndësishme që janë të papranueshme për gazetarinë. Përveç asaj që me atë dëshirohet të pështyhet opozita, në mënyrë të paargumentuar kërkon njëfarë përgjegjësie nga LSDM-ja. E, pse kjo parti të ketë ndonjëfarë përgjegjësie? Ajo nuk është parti në pushtet! Përveç kësaj, në asnjë moment ky tekst nuk e gjen fajin te ministri për shëndetësi, Nikolla Todorov, i cili ka përgjegjësi morale. Linku deri te artikulli origjinal: Këta janë sulmuesit e Spitalit Klinik – LSDM-së nuk i intereson kjo! Data dhe koha e publikimit: 9.11.2015, 15:27 Data e recensionit: 10.11.2015 Recensues: Vllado Gjorçev Ky titull, më së paku që mund

Jashtë të gjitha normave dhe standardeve gazetareske

на 10. 11. 2015 | | mk

[Recension: Elitizëm i turpshëm: Shekerinska i pështyn luftëtarët të cilët i vizitoi (VIDEO)]

Ky shkrim, që quhet tekst gazetaresk, në shikim të parë shkakton habi. Lexuesi, thjesht, nuk e di a të qeshë apo të qajë. Lajmi nga vizita e zëvendës-kryetares së LSDM-së, Radmilla Shekerinska, në Shoqatën e veteranëve të luftës dhe mbrojtësve nga Kumanova, është vullgarizuar aq shumë, sa që thjesht nuk është për t’u besuar. Madje është qesharake të përmendet se teksti nuk është përmbajtësor dhe objektiv për shkak se nuk ka deklaratë të saj. Kjo nuk mund t thuhet, sepse ky shkrim është jashtë të gjitha normave dhe standardeve gazetareske. Në të nuk ka as minimum njerëzi, etikë dhe moral. Linku deri te artikulli origjinal: Elitizëm i

Tekst nga i cili ju vjen turp

на 4. 11. 2015 | | mk

[Recension: Vajza e Naum Petreskit krejtësisht e zhveshur i çmendi fansat]

Para nesh kemi një informatë, të cilën kur do ta lexoni, menjëherë ju vjen turp. Lajmi i përzier me koment, me fotografi të marrë nga “Facebook”-u dhe i plotësuar me fjalë vullgare, nënçmime, ofendime. Jo vetëm ndaj kësaj vajze, e cila pa asnjë faj, pa asnjë arsye është gjetur këtu, por involvohet edhe babai i saj, si dhe një gazetar, pa sqaruar se pse. Edhe pse artikulli nuk është i definuar se a është lajm apo koment, si do që të jetë e diskualifikon dhe e nxin një person publik. Linku deri te artikulli origjinal: Vajza e Naum Petreskit krejtësisht e zhveshur i çmendi fansat Data dhe koha e

Abonohuni për lajmet më të reja