verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Владимир Мирчески

Burrështetasit “e gjorë” shumë punojnë!

на 13. 06. 2016 | | mk

[Recension: PUTINI I THA LLUKASHENKOS: Pak flej]

“Shastisje” me një “informatë” të parëndësishme dhe aspak interesante, më saktë, triviale, për publikun vendor. Çfarë kualiteti sjell teksti në të cilin flitet për takimin ndërmjet kryetarëve të Rusisë dhe të Bjellorusisë, ku njëri i është anuar tjetrit se pas flenka? Asnjë lloj!  Linku deri te artikulli origjinal: PUTINI I THA LLUKASHENKOS: Pak flej  Data dhe koha e publikimit: 09.06.2016  Data e recensionit: 10.06.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski E PASTAJ PUTINI I THA LLUKASHENKOS….. Ç’është kjo, informatë ose shou realiteti i llojit “Kardashiani dhe miqtë”?! Putini i ka thënë Llukashenkos “pak flej”, e ky i ka thënë “kjo është keq“?! Punë e madhe. Ç’është këtu me rëndësi për publikun tonë, në këtë

Makiazh për imazhin e Ivanovit

на 8. 06. 2016 | | mk

[Recension: Ja pse Ivanovi i pengon LSDM-së dhe SOROS-it: Nuk ka pazar me identitetin kombëtar!]

Projekt mediatik spinues për “përmirësimin” e imazhit të kryetarit të vendit për përdorim të brendshëm, njëkohësisht duke e stigmatizuar opozitën dhe “SOROS-in e famshëm” si të këqinjtë në “lojën për emrin” ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Bëhet përpjekje që kredibiliteti i Gjorge Ivanovit, që është shumë i dëmtuar, pas vendimit për amnisti grupore, të përforcohet nëpërmjet sentimentit patriotik, e me këtë rast të dëmtohen kundërshtarët politikë. Truk i thjeshtë për defokusim nga vuajtjet, problemet dhe brengat aktuale, të cilat Maqedonia i ka në këtë moment – para së gjithash brenda në vend. Linku deri te artikulli origjinal: Ja pse Ivanovi i pengon LSDM-së dhe SOROS-it: Nuk

“Sezon i hapur” për gjueti të juristëve

на 7. 06. 2016 | | mk

[Recension: “Ekspertët” opozitarë Tortevski dhe Shkariq në listën e rrogave të PSP-së]

Njollosje tendencioze e profesionalizmit dhe e ekspertizës së dy juristëve. Pse? Për shkak se dikujt nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e tyre për punën e Prokurorisë Speciale Publike, si dhe pozitat e tyre për krizën aktuale me përgjimin dhe me amnistinë në qendër të saj. Materiali shumë i ngjan “porosisë për eliminim mediatik”.  Linku deri te artikulli origjinal: “Ekspertët” opozitarë Tortevski dhe Shkariq në listën e rrogave të PSP-së Data dhe koha e publikimit: 03.06.2016 12:21 Data e recensionit: 06.06.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski

GUXIM APO BUDALLALLËK

Duhet shumë guxim, budallallëk ose mosnjohje elementare të drejtësisë dhe të gjendjes që ndërlidhet me të në vend, që ta vëndoni në

“Qepë bajate” e plasuar si lajm aktual

на 1. 06. 2016 | | mk

[Recension: E pabesueshme: Një xehetar gjendet i gjallë pasi 17 vite ka qenë i groposur nën tokë]

Edhe “lajm-qepë”, edhe “informatë-qepë” bajate. Dhe për këtë lajm, i tillë siç është, është sulur një ueb-faqe informative e vendit, dhe një sërë të tjerash, dhe ai transmetohet si lajm i besueshëm. Njeriu nuk e di a të qajë apo të qeshet me produktet e këtilla që u plasohen lexuesve tanë. Linku deri te artikulli origjinal : E pabesueshme: Një xehetar gjendet i gjallë pasi 17 vite ka qenë i groposur nën tokë Data dhe koha e publikimit: 30.05.2016 13:14 Data e recensionit: 31.05.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski

“DY HERË MAT, NJË HERË PRE”

Që në vitin 2014, ueb-faqja World news daily report ka

Ngjyrosje politike e Revolucionit laraman

на 31. 05. 2016 | | mk

[Recension: Revolucioni mercenar e tregoi fytyrën e vërtetë: E mbështet liderin e amnestuar për krim prej 8 milionë eurosh të vjedhura nga shteti]

“Ngjyrosje” mirëpo me ton partiak-politik. Ky produkt mediatik është vazhdim i serialit, që përpiqet me çdo kusht “Revolucionin laraman” ta kronizojë në diskursin e politikës ditore të vendit – pushteti kundër opozitës. Me këtë rast përdoren, nga këndvështrimi gazetaresk, mjete të palejuara. Linku deri te artikulli origjinal : Revolucioni mercenar e tregoi fytyrën e vërtetë: E mbështet liderin e amnestuar për krim prej 8 milionë eurosh të vjedhura nga shteti Data dhe koha e publikimit: 25.05. 2016, 22:43 Data e recensionit: 27.05.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

RAST I PËRSHTATSHËM PËR MANIPULIM

Pas paraqitjes së liderit të opozitës dhe

(Dez)informatë hileqare

на 26. 05. 2016 | | mk

[Recension: Lirohen dy pengje të LSDM-së (VIDEO)]

Qëllimi ka qenë të teksti të jetë “me marifet”, mirëpo ka dalë si artikull dezinformues – tërheq shhikime dhe klikime, mirëpo nuk ofron informatë të besueshme. Linu deri te artikulli origjinal: Lirohen dy pengje të LSDM-së (VIDEO)
Data dhe koha e publikimit: 19.05.2016, 11:57 Data e recensionit: 22.05.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

TEST THUMBUES DHE NXJERRJE NGA KONTEKSTI

Bëhet fjalë për tentim që të bëhet njëfarë kozerie nga gjendja aktuale në të cilën, Kuvendi i sapo mbledhur i konstatoi dorëheqjet e ministrave nga radhët e LSDM-së. Për këtë qëllim shfrytëzohen video-klipe të montuara nga paraqitjet e liderit të opozitës dhe koordinatorit të grupit parlamentar të socialdemokratëve, që ofrohet efekti i kontradiktës te opozita. Mirëpo,

Supozim i plasuar si e vërtetë e qindpërqindtë

на 17. 05. 2016 | | mk

[Recension: FOTO: Gratë e VMROD-DPMNE-së e pastrojnë Portën triumfale nga Revolucioni laraman]

Nuk ka burime, nuk ka dëshmi, vetëm supozime, e në bazë të tyre nuk mund të ndërtohet një tekst i mirëfilltë gazetaresk. Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Gratë e VMROD-DPMNE-së e pastrojnë Portën triumfale nga Revolucioni laraman Data dhe koha e publikimit: 11.05.2016,  13:18 Data e recensionit: 13.05.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski

NGA SUPOZIMET DERI TE FORMULIMI ULTRA I FORTË

supozon:

Supozon, i kujtohet, përpiqet të zbulojë, të kuptojë pa të dhëna të mjaftueshme. Në tekstet që tentojnë t’i plotësojnë standardet profesionale, nuk duhet të supozohet. Për shkak se sipas definicionit (Fjalori digjital i gjuhës maqedonase), kjo paraqet tentim që të kuptohet diçka, mirëpo pa informata të mjaftueshme.

Raporti i GNK-së nën dioptrinë e pushtetit

на 10. 05. 2016 | | mk

[Recension: ICG: MAQEDONINË E PRET LUFTË E TMERRSHME, GJENDJA PËRKEQËSOHET, E POASHTU PLANIFIKOHET EDHE…]

Kemi një informatë të pavërtetë, manipulim, tekst tabloidesh, hiperbolizim… Artikull klasik spinues i shkruar në stil kaotik. Linku deri te artikulli origjinal: ICG: MAQEDONINË E PRET LUFTË E TMERRSHME, GJENDJA PËRKEQËSOHET, E POASHTU PLANIFIKOHET EDHE… Data dhe koha e publikimit: 03.05.2016 20:08 Data e recensionit: 08.05.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski

SPIN, MANIPULIM, E PAVËRTETË

Është e vërtetë se Grupi ndërkombëtar i krizës e pozicionoi Maqedoninë në mesin e vendeve me gjendje të përkeqësuar. Është e vërtetë se vendi gjendet në shoqëri me vendet sikurse Afganistani, Siria, Iraku, Gambia… Dhe këtu diku përfundon vërtetësia e artikullit dhe më pas fillojnë të radhiten manipulimet e llojit: “ICG: Maqedoninë e

Me zor demonstrantët i bëjnë jopatriotë

на 4. 05. 2016 | | mk
[Recension: Protestat anulohen: Kolona të gjata me kilometra në kufirin me Greqinë (FOTO)] Maliciozitet dhe tendenciozitet. Теksti dëshiron, në një formë indirekte, se ja demonstrantët nuk janë nëpër rrugë për shkak se kanë vendosur ta shfrytëzojnë fundjavën e zgjatur – dhe të shkojnë mu në Greqi. Dërgohet porosia se ata që protestojnë për të mirën e vendit, shkojnë te fqinji ynë jugor. Linku deri te artikulli origjinal: Protestat anulohen: Kolona të gjata me kilometra në kufirin me Greqinë (FOTO) Data dhe koha e publikimit: 29.04.2016  13:28 Data e recensionit: 30.04.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski     JOPATRIOT TË MJERË!!!  Artikull nga seriali “tanët dhe tuajt”. “Tanët janë “patriotët”, ndërsa “tuajt” janë “jopatriotët”. Këta të dytët, sipas asaj që na tregohet në këtë artikull,

Pamflet ngjyrë portokalli i mbështjellë si lajm

на 28. 04. 2016 | | mk

[Recension: A janë të vetëdijshëm nga “Lidhja e luftëtarëve të Maqedonis” se KË dhe ÇKA mbështesin?]

Komentim me ngjyrim i kamufluar si lajm. Përzierje e papranueshme e zhanreve dhe mashtrim i publikut se i ofrohet informatë e pastër, e në fakt plasohet qëndrim që padyshim korrespondon me qëndrimin e një partie të caktuar. A mund ta qëlloni cila! Linku deri te artikulli origjinal: A janë të vetëdijshëm nga “Lidhja e luftëtarëve të Maqedonis” se KË dhe ÇKA mbështesin? Data dhe koha e publikimit: 25.04.2016 08:37 Data e recensionit: 26.04.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski   

TENXHERE TË NGATËRRUARA

Qëllimi i tekstit është i qartë – të dënohet publikisht akti i mbështetjes nga ana e Lidhjes së luftëtarëve për protestat që zgjasin tashmë dy

Abonohuni për lajmet më të reja