verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Владимир Мирчески

Një “yll” anonim përdoret për granatim gazetaresk-politik

на 15. 08. 2016 | | mk

[Recension: FOTO: Në vend që të solidarizohen, bëjnë politikë – kjo është Japonia pas vërshimit]

Tekst i bazuar në “anonimitet”. Dikush ka shkruar diçka për vërshimet në rrjetet sociale dhe prej kësaj është bërë artikull. Është e pakuptueshme se si dikujt i jepet legjitimitet kulmor para publikut, e me këtë rast nuk theksohet se kush është ai, i ashtuquajtur autoritet.     Linku deri te artikulli origjinal: Recension: FOTO: Në vend që të solidarizohen, bëjnë politikë – kjo është Japonia pas vërshimit Data dhe koha e publikimit: 09.08.2016 10:59 Data e recensionit: 11.08.2106 Recensues: Vlladimir Mirçeski RELATIVIZIM MEDIATIK!!! Ky është një produkt me disa “mangësi që nga lindja”. E para në listë është fakti se bëhet fjalë për komentin e dikujt në

Gjeneralët e NATO-s “të shokuar” nga animacioni kompjuterik

на 25. 07. 2016 | | mk

[Recension: Gjeneralët e NATO-s të shokuar: Ja se çka fsheh Rusia nga sytë e publikut botëror! (Video)]

Materiali i ofruar, më së paku thënë, i ngjan një batute. Video-simulimi kompjuterik është paraqitur si njëfarë arme e fshehtë ruse. Lëre që ajo që është prezantuar duket qesharake, por gjoja nga ajo që e kanë parë qenkan frikësuar edhe gjeneralët e NATO-s. Joseriozitet që kufizohet me budallallëk. Linku deri te artikulli origjinal: Генералите на НАТО шокирани: Еве што Русија долго крие од очите на светската јавност! (Видео) Data dhe koha e publikimit: 17.07.2016 Data e recensionit: 20.07.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski   FANTAZI BOSHE KOMPJUTERIKE Njeriu nuk di ç’të thotë kur do ta shohë fantazinë kompjuterike të dikujt, ëndërr nga realiteti virtual, se ka

Titulli “e ka vrarë vetëveten”

на 18. 07. 2016 | | mk

[Recension: Аnaliza dëshmoi – Vlladica e ka vrarë edhe Jelenën]

Ky produkt është shembull klasik për një lidhje disfunksionale ndërmjet titullit dhe përmmbajtjes së artikullit. Është plasuar informatë bombastike në konstruksionin e titullit, i cila nuk ka mbështetje në tekst. Me fjalë të tjera, titulli është dezinformatë.    Linku deri te artikulli origjinal: Аnaliza dëshmoi – Vlladica e ka vrarë edhe Jelenën  Data dhe koha e publikimit: 13.07.2016, 17:36  Data e recensionit: 15.07.2016  Recensues: Vlladimir Mirçeski    “ANALIZA DËSHMOI” – ËSHTË VRARË VËTETËSIA Dëshira për senzacionalitet, gjegjësisht për më tepër “klikime”, “e ka vrarë” vërtetësinë e materialit. Dihet se titulli është ai që fillimisht e tërheq vëmendjen e lexuesit. Prandaj, formulimi i konstruksioneve të titullit kërkon kujdes dhe ndjenjë të balancës ndërmjet

Shtatëzënia si “drejtor”

на 13. 07. 2016 | | mk

[Recension: Shtatëzënia, pardje largoi nga puna 10 punëtore të tekstilit]

Formulim i pafat që ka çua në titull të pafat dhe në gabim nga këndvështrimi semantik, i cili gjithë tekstit i jep konotacion tjetër.   Linku deri te artikulli origjinal: Shtatëzënia, pardje largoi nga puna 10 punëtore të tekstilit  Data dhe koha e publikimit: 08.07.2016  Data e recensionit: 12.07.2016  Recensues: Vlladimir Mirçeski     PUNËDHËNËSIT, E JO SHTATËZËNIA, LARGOJNË PUNËTORË NGA PUNA   Semantika: Lloji i fjalës: Emër, gjinia femërore Pjesë e linguistikës që merret me studimin e domethënies së fjalëve dhe të shprehjeve.   Fjali e përpiluar në mënyrë të keqe që rezulton me informatë që nuk është e saktë deri në fund. Me gjasë, qëllimi ka qenë të thuhet se një punëdhënës, për

Tekst i mbjellur shtrembët, e madje dhe plagjiat

на 11. 07. 2016 | | mk

[Recension: Plenumi studentor dezinformon – nuk do të ketë mbledhje të Senatit]

Tekst i mbjellët shtrembët: përveç asaj që është tepër problematik në aspekt përmbajtësor, por edhe është e qartë 100 për qind se është i huazuar, mirëpo kjo nuk është theksuar askund. Domethënë, është plagjiat. Linku deri te artikulli origjinal: Plenumi studentor dezinformon – nuk do të ketë mbledhje të Senatit  Data dhe koha e publikimit: 05.07.2016 21:18  Data e recensionit: 08.07.2016  Recensues: Vlladimir Mirçeski   ЕDHE SPIN PARTIAK, EDHE “PUNIM” PLAGJIATURË Thamë, kemi punë me material me dy probleme kyçe: përmbajtësor dhe të plagjiaturës. Mirëpo,  të fillojmë me radhë… Përsëri kemi rast të shënimit dhe të ndarjes së kualifikimeve. Me këtë rast, gjithsesi, respektohet “parimi i mosargumentimit”. Thuhet se

Fjalë boshe dhe etiketa

на 30. 06. 2016 | | mk

[Recension: Krijesa e LSDM-së Plenumi studentor bën thirrje për vepër penale pengim të zgjedhjeve]

“Vazhdim i luftës politike me mjete mediatike” – kjo është mënyra më e thjeshtë për ta përshkruar këtë tekst që ka elemente shpifëse, etiketuese dhe padyshim favorizuese.  Linku deri te artikulli origjinal: Krijesa e LSDM-së Plenumi studentor bën thirrje për vepër penale pengim të zgjedhjeve Data dhe koha e publikimit: 28.06.2016 19:45 Data e recensionit: 29.06.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

SHUMË EPITETE, HIÇ ARGUMENTE

Gjithçka që në qarqet e larta të pushtetit nuk i pëlqen, patjetër duhet të jetë krijim i LSDM-së ose i Sorosit. Nuk ka gjasa që ndonjë organizatë, tubim, madje edhe shoqëri, që shprehin rezistencë ndaj politikave qeveritare, të jetë iniciativë e pavarur,

“Lavdërim i budallallëkut”

на 29. 06. 2016 | | mk

[Recension: Jankullovska deri te Garet: E tani çka bëjmë?]

Loja fëmijërore e politikanes me përvojë për një temë jashtëzakonisht serioze, është përpunuar në mënyrë shumë joprofesionale, të anshme dhe spekulative. Në vend që veprimi i saj të analizohet në mënyrë kritike nga këndvështrimi gazetaresk, këtu kemi njëfarë lartësimi dhe idealizimi, e me këtë rast poashtu bëhen edhe komente të pabaza.  Linku deri te artikulli origjinal: Jankullovska deri te Garet: E tani çka bëjmë? Data dhe koha e publikimit: 24.06.2016 14:06 Data e recensionit: 27.06.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

NGAZËLLIM NGA TWEET-I JODIPLOMATIK

Artikull qesharak. Si të karakterizohet ndryshe ky test në të cilin shprehet ngazëllim nga tweet-i jodiplomatik, i ulët dhe tendencioz i Gordana Jankullovskës, ish-ministreshës për punë të brendshme dhe

Informatë e pasaktë

на 28. 06. 2016 | | mk

[Recension: LIROHET PROVOKATORI: Bogoevski lirohet nga stacioni policor me padi penale!]

Artikull të cilin e karakterizojnë dy lloje të “gabimeve të fabrikës”. I pari është i karakterit profesional, siç është jovërtetësia, jopreciziteti. Ndërsa i dyti është i natyrës joprofesionale, gjegjësisht bëhet fjalë për përdorimin e “mjeteve të palejueshme” për një material të besueshëm mediatik, siç është ngacmimi, favorizimi, stigmatizimi.  Linku deri te artikulli origjinal: ПРОВОКАТОРОТ ОСЛОБОДЕН: Богоевски пуштен од полициска станица со кривична пријава!  Data dhe koha e publikimit: 19.06.2016  Data e recensionit: 23.06.2016  Recensues: Vlladimir Mirçeski

NGACMIM, FAVORIZIM, STIGMATIZIM

Thamë se teksti ka probleme serioze në pjesën e vërtetësisë. Thënë më saktë, plasohet informatë që nuk është e saktë. Në titull, e poashtu edhe më poshtë në përmbajtje, thuhet

Leksion nga spinimi në vend të leksionit nga gazetaria

на 23. 06. 2016 | | mk

[Recension: LSDM-ja kërkon që gjykatat të gjykojnë siç dikton Zaevi]

“Spini është formë e propagandës që arrihet duke plasuar interpretim të anshëm të ndonjë ngjarjeje ose fushate që të bindet publiku për ose kundër ndonjë organizate ose personi”. Thënë shumë bukur, sikur është përgatitur enkas për këtë tekst. Ai madje do të mund të pranohej si pjesërisht i standardizuar, mirëpo vetëm në qoftë se do të potencohej se bëhet fjalë për koment ose analizë. Kështu, i vendosur në rubrikën “Maqedonia”, i përzier me lajmet, nuk është asgjë tjetër përveç se leksion i vërtetë për spinim.  Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja kërkon që gjykatat të gjykojnë siç dikton Zaevi  Data dhe koha e publikimit: 11.06.2016/  17:30 h  Data e recensionit:

Qull mediatik me fërgesë partiake

на 14. 06. 2016 | | mk

[Recension: FOTO: Erdhi fundjava, “laramanët” u nisën për Halkidiki]

Tekst tendencioz i plotësuar me fotografi të qëllimshme, dhe pa asnjë komponentë informative. Bëhet fjalë për material provokues.  Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Erdhi fundjava, “laramanët” u nisën për Halkidiki  Data dhe koha e publikimit: 10.06.2016  16:15  Data e recensionit: 11.06.2016  Recensues: Vlladimir Mirçeski   TEKST I “SHKARRAVITUR” KUNDËR “LARAMANËVE” Ky, padyshim, është një produkt që është i dedikuar për manipulim. “I vjen” era “qull” me fërgesë partiake për të cilën gjë flasin disa elemente. E para, teksti në vete nuk ka asnjë komponentë informative, më saktë nuk përmban asnjë lajm, por spekulim. E dyta, manifeston anshmëri të fuqishme ndaj një opcioni politike që shihet nga ofendimet e shprehura ndaj palës

Abonohuni për lajmet më të reja