verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Adrian Kerimi

Një mendim individual nuk është bazë për lajm

на 15. 09. 2016 | | mk
[Recension: Maqedonia drejtë një koalicioni parazgjedhor shqiptaro-maqedonas?] Lajmi profesional përbëhet nga së paku dy burime të pavarura prej njëri-tjetrit. Ky është rregull profesional, të cilin gazetari nuk guxon asnjëherë të mos e respektojë.
Titujt që vendosen nëpër artikuj gazetaresk gjithnjë duhet të paralajmërojnë lexuesin për përmbajtjen e lajmit. Në rast manipulimi me tituj, qofshin ata tendencioz apo edhe fare të papërshtatshëm, lexuesi do të dezinformohet, ndërsa gazetari do të përfundojë

Lajm i ri me kolazh tekstesh e deklaratash të vjetra

на 14. 09. 2016 | |
[Recension: Banorët e Çerkezit të Kumanovës në ‘luftë’ me EVN. Bllokohet rruga Kumanovë-Shkup] Një lajm i ri mund të bëhet bazuar në një problematikë të vjetër, por asnjëherë duke shfrytëzuar burime të vjetra apo pjesë të tekstit të huazuara nga medie tjera, duke mos cituar burimin ose përkujtuar datën se kur janë dhënë ato deklarata. Lajmi që po e recensojmë trajton një problematikë të vjetër që riaktualizohet nga qytetarët përmes

Gjysmë-kopje, gjysmë-tekst

на 13. 09. 2016 | |
[Bllokohet fshati Rramanli në Kumanovë, ja arsyet?] Kur raportohet për protesta apo zhvillime të ngjashme, lajmi duhet të ketë përmbajtje kronologjike. Gazetari nga terreni duhet të kapë më shumë segmente dhe t’i bashkojë ato në një lajm, që nënkupton informim profesional dhe të kompletuar. Në këtë rast, kemi të bëjmë me një lajm të cilit i mungojnë shumë elemente, e për të cilin ka bazë shumë të fortë për të

Ironi dhe keqinterpretim, lajm pa burime por me komente!

на 9. 09. 2016 | |
[Recension: Ahmeti dhe Bejta në kërkim të vendit ku të fshehen pas 11 dhjetorit] Gazetari nuk guxon të keqinterpretojë një lajm, aq më tepër me tendencë për t’i dhënë konotacion propagandistik. Në këtë profesion, qëllimi është informimi, mirëpo gjithnjë duke u bazuar në fakte dhe dëshmi që përputhen me realitetin, e asnjëherë duke mos pasur qëllim keqpërdorimi. Për humor, qësëndisje dhe tallje, ekzistojnë zhanre tjera të gazetarisë. Lajmi që po

Një lajm i pambaruar profesionalisht

на 7. 09. 2016 | | mk
[Recension: ‘Turp për Molla Sulën dhe Izet Mexhitin, Xhamia s’duket askund’] Lajmi, i cili nuk adresohet në vendin e duhur, nuk meriton të quhet i tillë. Kjo, nga që autoritetet apo subjektet, veprimet e të cilëve shtjellohen në tekst, duhet të jenë të informuar për motivin e gazetarit dhe artikullin e tij. Gjithmonë temës duhet t’i qasemi në mënyrë objektive, me qëllim që opinioni të informohet mirë dhe në mënyrë

Spekulimet pa fakte janë gazetari e papërgatitur

на 5. 09. 2016 | | mk
[Recension: A po përgatitet Muhamed Zeqiri për të kandiduar për deputet?] Para se të bëhet një lajm, gazetari duhet të përgatisë veten për atë që do të vendosë në artikullin e tij. Mbledhja e informacioneve, qëndrimeve dhe burimeve relevante, nënkupton përgatitje për të informuar opinionin. Megjithatë, nuk është për t’u habitur nga fakti se prodhohen edhe lajme pa këto elemente, ku mund edhe të jepen edhe konkluzione duke mos pasur

Titull nën nivel, përmbajtja po ashtu

на 29. 08. 2016 | | mk
[Recension: Ahmeti spastrime në parti, goditen “Mësuesi”, “Qymo” dhe “ministri i përjetshëm”] Titulli gjithnjë duhet të informojë për përmbajtjen e tekstit, mirëpo jo duke qenë jashtë standardeve profesionale. Tituj sikur ky që po e recensojmë, bashkë me tekstin e tij, mund të kenë kategoritë tjera gazetareske – komentet, satirat, kozeritë, mirëpo asnjëherë në atë të lajmeve. Teksti si duket ka pasur qëllimin që me një gur të godasë tre zogj,

Titulli tendencioz, teksti injoron burimet dhe faktet

на 24. 08. 2016 | |
[Recension: Stavreski injoron Prokurorinë Speciale, “i sëmurë”] Gjuha etike është gjuha e vetme të cilën e flet gazetaria. Duke respektuar atë, gazetari qëndron në korniza të profesionit. Kur flasim për gjuhën dhe qasjen etike të gazetarëve, flasim për aplikimin e qoftë në tituj, qoftë në tekste. Një standard të tillë nuk e kemi aspak në tekstin që po recensojmë. Në fillim titulli na dezinformon, ndërsa më tej, përmbajtja propagandon, e

Mediumet ia fshinë vonë lotët USHT-së

на 23. 08. 2016 | | mk
Shkruan: Adrian Kerimi

Kur më gjithçka përfundoi dhe vendimi u morr që të mbyllen programet e disperzuara të USHT-së në të gjitha qytetet, mediumet u zgjuan nga gjumi dhe mosveprimi për sensibilizim të opinionit. Tani më për të mbushur ditarin informativ, vallja filloi të luhet që nga fillimi. Mirëpo kësaj here në karta të emocionit, keqardhjes, mëshirës. Ajo që binte në sy në shumë lajme ishte fakti që raportohej për

Skandali gazetaresk – më i madh se ai politik

на 23. 08. 2016 | | mk
[Recension: Skandaloze/ Ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu “analfabet”: Kazermën e quan sllavisht “kasarna”] Gazetarët janë dhe duhet të mbeten korrigjuesit e pushtetit. Megjithatë, kjo nuk nënkupton se ata kanë të drejtën e kualifikimit dhe nënçmimit të një personaliteti, qoftë ai me funksion publik, apo qytetar i zakonshëm. Gjithnjë duhet funksionojë syri i mprehtë për t’i kapur gjërat nga këndi adekuat, por asnjëherë nuk duhet të ndërhyhet në përmbajtje me cilësime

Abonohuni për lajmet më të reja