verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Valon

Hapet gara “Liria e të shprehurit në mini-video” 2016

на 31. 05. 2016 | | mk

Inçizoni mini-video me telefonin tuaj celular dhe bëhuni pjesë e Festavalit francez të filmit!
Bëhuni kreativë, shprehuni lirshëm nëpërmjet videos dhe fitoni qëndrim në Francë! SHKARKONI FORMULARIN PËR T’U PARAQITUR NË GARË Vitin e dytë me radhë, Instituti francez në Shkup dhe OJQ-ja Metamorfozis e organizojnë garën “liria e të shprehurit në mini-video”. Konkursi u dedikohet të rinjve të moshës prej 18 deri në 28 vjet. Çdo pjesëmarrës duhet të inçizojë video, me celular, në temën liria e të shprehurit, ashtu siç e kupton ai temën dhe me respekt ndaj tjetrit. (lexojeni Rregulloren – në gjuhën franceze). Videot më të mira (prej 30 sekonda deri në 3 minuta) do të shfaqen dhe do të shpërblehen në kuadër të Festivalit

Gazetarët duhet ta njohin gjuhën e urrejtjes dhe të distancohen prej saj

на 11. 05. 2016 | | mk
Toni Mihajllovski: “Tradhëtarë, qyqarë, pjesëtarë të kolonës së pestë…”. Foto: screenshot

Më 13 prill të këtij viti, në TV “Nova”, në kuadër të ditarit televiziv, kishte inkuadrim të drejtpërdrejtë nga protesta e LQMM-së, para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Dhe kjo nuk do të ishte temë e leksionit gazetaresk, sikur, gjatë inkuadrimit të këtillë, nuk do të shkileshin një sërë standardesh profesionale të gazetarisë. Në fakt, gazetarja në paralajmërimin e saj, në fillim theksoi se bëhet fjalë për “qytetarë të revoltuar nga vendimi i Ivanovit që përsëri ta amenstojë Zoran Zaevin” dhe e dyta, pas fjalimit të aktori Toni Mihajllovski, i cili ishte përplot me urrejtje, akuza, shpifje dhe me thirrje për dhunë, gazetarja nuk u distancua prej tyre, e

Shikim i trullosur pas rrotullames politike

на 4. 04. 2016 | | mk

[Recension: XHES BEJLI, NULANDI, ORAVI DHE HOJTE PUNOJNË PËR PUTININ: E gjithë mbështetja e ambasadorëve të huaj për Zaevin ka qenë në dobi të Putinit]

Si të anulohet mbështetja e qartë e politikave perëndimore për përpjekjet e opozitës që të ndryshohet mënyra e qeverisjes në vend? Kjo gjithsesi, është dilemë rreth të cilës punojnë ekipe që i analizojnë gjërat në favor të partisë në pushtet. Përfundimi i mundshëm është se nevojitet kthesë kopernikane te politikat perëndimore në dobi të Gruevskit. Ky tekst përpiqet, në mënyrë shumë konfuze dhe pa supozime të qarta dhe logjike, ta bëjë këtë “brenda natës”. Ai ia vlen kjo përpjekje? Linku deri te artikulli origjinal: XHES BEJLI, NULANDI, ORAVI DHE HOJTE PUNOJNË PËR PUTININ: E gjithë

Fotomontazh dhe teori e konspiracionit

на 17. 02. 2016 | | mk

[Recension: Zoran Zaev paralajmëroi, kuese Janeva sot u paraqit me konferencë politike për shtyp]

Тeksti është i njanshëm dhe më tepër komenton se sa që prezanton informata. Ndërsa faktet të cilat i prezanton pjesërisht janë përdorur për të bërë spin dhe për ta njollosur profesionalizmin e prokurores publike dhe ekipit të saj. I shkruar në këtë mënyrë, artikulli paraqet një fotografi krejtësisht të shtrembëruar para publikut. Përndryshe, ky publikim gjendet në një kategori krejtësisht joadekuate (video), edhe pse në të nuk ka përmbajtje audiovizuale. Linku deri te artikulli origjinal: Zoran Zaev paralajmëroi, kuese Janeva sot u paraqit me konferencë politike për shtyp Data dhe koha e publikimit: 12.02. 2016,12:21 Data e recensionit: 14.12.2015 Recensues: Dimitar Tanurov

FOTOGRAFI E SHTREMBËRUAR

Jo

Kornizat mediatike për Analizën e Marrëveshjes kornizë

на 17. 12. 2015 | | mk
Mollë sherri. Njoftimi për përgatitjen e Analizës së Marrëveshjes kornizë në shtator. Foto: Meta

Gjatë njoftimit për Analizën e publikuar para dokohësh të Marrëveshjes Kornizë, mediet u ndanë sipas vijës etnike – dhe sipas trajtimit të temës, mirëpo edhe sipas qëndrimeve që dominuan në mediet në gjuhën maqedonase dhe ato në gjuhën shqipe.

Shkruan: Svetllana Veljanovska, doc. dr. i të drejtës ndërkombëtare Ndarja e shoqërisë në Maqedoni mund të vështrohet nga shumë aspekte. Këto ditë, përveç mospajtimeve partiake rreth prioriteteve thelbësore të vendit, gjithnjë e më shumë në sipërfaqe dalin edhe dallimet rreth prioriteteve që i kanë bashkësitë e ndryshme etnike në vend. Mediet, sikurse edhe në të gjitha sferat e tjera, edhe në këtë rast kanë rol të

Njoftim për Kuvendin vjetor të Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM)

на 27. 05. 2015 | | mk
Kuvendi i rregullt vjetor i Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), do të mbahet më 27 maj (e mërkurë), me fillim në orën 11, në hotelin “Kuins”, Qendra Tregtare “Zebra”, Shkup. KEMM është organ vetë-rregullues për avancimin dhe për mbrojtjen e standardeve profesionale dhe të etikës në mediat e Republikës së Maqedonisë, duke aplikuar sanksione morale ndaj atyre që nuk i respektojnë standardet profesionale dhe Kodin e gazetarëve. Qëllimet e KEMM-së janë: – Mbrojtja e lirisë së mediave dhe e të drejtës së opinionit për të qenë i informuar;
– Parandalimi i ndikimit të shtetit, partive politike dhe të qendrave të tjera të fuqisë mbi mediat;
– Mbrojtja e interesave të opinionit duke siguruar proces të pavarur, efikas

Thirrje për gazetarët, fotoreporterët dhe bloguesit e rinj: “Pas hapave të Alber Londër”

на 5. 05. 2015 | | mk
Qytetarët e Maqedonisë, të cilët i intereson gazetaria hulumtuese ose puna e fotoreporterëve, i ftojmë të na bashkangjiten në seminarin udhëtues “Pas hapave të Alber Londër”. Ky seminar udhëtues i bashkon të gjitha llojet e gazetarisë dhe i ofron mundësi studentëve të gazetarisë ose të komunikimit ose profesionistëve të rinj të hulumtojnë për Luftën e Parë Botërore në Ballkan. Seminari është i inspiruar nga shkrimet e gazetarit-reporter, Alber Londër, dhe mbahet tashmë katër vite nëpër Ballkan dhe në Francë. Në kuadër të seminarit të sivjemë me titull “Pas hapave të Frontit lindor janë paraparë udhëtime në Maqedoni, Shqipëri dhe Greqi, pas hapave të luftëtarëve që kanë luftuar në Ballkan. Seminari “Pas hapave të Alber Londër” do të mbahet prej 1

Shënime për populizmin: Njerëz me tronditje të trurit

на 3. 04. 2015 | | mk
Zombi me tronditje të trurit (Concussion zombie). Çdo vit në afërsi të Brajtonit në Britaninë e Madhe, para Natës së shtrigave zhvillohet “marshi i zombive”, i inspiruar nga horor filmat klasikë. Për disa në vendin tonë nuk duhet të bëhet një organizim i veçantë i një ngjarjeje të këtillë. Ata vazhdimisht marshojnë si zombi me tronditje të trurit. Foto: Stevie Gill, 2011   Në dëshpërimin e saj, propaganda mediatike e pushtetit

TV-DITARI: Kryeministri dhe gjyshja Vangja

на 27. 11. 2014 | | mk
 

[Recension i ditarit televiziv të TV Sitel-it 22.11.2014]

Ditari televiziv i televizionit më të shikuar nacional më 22 nëntor isht karakteristik, para së gjithash, për shkak se mysafir ishte kryeministri, për shkak të trajtimit të temave nga religjioni dhe aspekti shpirtëror, për shkak të përpunimit parcial të temave “të caktuara” nga konferenca për shtyp e Qeverisë së RM-së dhe zëdhënësi i saj.

  Shkruan: Ljubomir Kostovski   Dita e parë e fundjavës në setin programor të këtij televizioni nacional është karakteristike për atë që shikuesit që e përbëjnë korpusin kryesor të adhuruesve të serialeve turke, mund të pushojnë. Nga këtu edhe redaksia, më lirë mund ti dedikohet për mundësitë tjera programore që ofron në ekranin e vogël, gjithsesi edhe

TV Ditari: gazetaria profesionale ende digjet në vetvete në Maqedoni

на 22. 11. 2014 | | mk
   

[ TV -ditari: “Telam”, 17.11.2014]

Këto lajme kanë plotësuar funksionin e tyre. I kishin të gjitha ngjarjet e rëndësishme, pa momente tifozerie, të gjithë artikujt ishin të vërteta, të sakta, gjithëpërfshirëse, me të gjitha burimet dhe të gjitha rregullat sipas parimeve të gazetarisë profesionale. Dhe ndoshta nuk është e para, por shumë e rëndësishme është se ky TV ditar dallonte nga të gjithë të tjerët që duken si veza në vezë.   Shkuran: Vlado Gjrorcev   Të mësuar me ditarët ku nuk respektohen standardet gazetareske, ku shumë shpesh fyen  njerëzit, kolegët, intelektualët, profesorët … të shihet një emision informativ ndryshe nga të tjerat me të vërtet është freskim. Veçanërisht në ditën kur të gjitha mediumet, që e përfaqësojnë

Abonohuni për lajmet më të reja