verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Зоран Бојаровски

Bombat dhe frika nga liria

на 9. 10. 2015 | | mk
Liria. Foto: pixabay.com
Problemi ndodh atëherë kur shteti dhe përfaqësuesit e aparatit shtetëror konsiderojnë se duhet ta përaktojnë shkallën e lirisë siç përcaktohet lartësia e kullosës që duhet të pritet. Shkruan: Zoran Bojarovski “Liria është përgjegjësi. Prandaj shumë njerëz tremben prej saj” – Bernard Sho Kur flasim, duke i pasur parasysh frazata e llojllojshme për lirinë ose për gjendjen “për të qenë i lirë”, ajo – liria, dikujt mund t’i jepet, mund të merret, për të duhet të luftoni dhe ta fitoni, dikush mund të lëshohet ose të lihet në liri, mund të jenë të lirë, njeriu mund të jetë i lirë si zog, mund të shihet lirshëm, lirinë mund ta keni ose të mos e keni, pa liri nuk

“Plagjiatura është e papranueshme…”

на 5. 10. 2015 | | mk

[Recension: Përsërim gabim: Varri në Amfipolis nuk është i Aleksandrit të Madh]

Një veprim shumë i thjeshtë dhe e domosdoshëm e ndan gazetarinë dhe teksin autentik, origjinal nga plagjiatura, gjegjësisht nga “vjedhja” e teksteve. Gjithçka që duhet të bëhet është të theksohet burimi dhe teksti origjinal, i cili, në këtë rast, bëhet burim për tekstin që merret, e për të cilin redaktorët kanë konstatuar se është me interes të caktuar për publikun e medies së tyre. Neni 12 i Kodit të gazetarëve është shumë preciz kur thotë: Plagjiatura është e papranueshme. Deklaratat nuk guxojnë të citohen pa mos e theksuar burimin ose autorin. Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Përsërim gabim: Varri në Amfipolis nuk është i Aleksandrit të Madh

Faktet duhet të dëshmohen që mendimi të jetë i vlefshëm

на 23. 09. 2015 | | mk

[Recension: Pse LSDM-ja i kërkon dëshmitë për rastin “Puç”-i?]

Do të ishte shumë e dobishme sikur dikush ta kishte shifrën për ta identifikuar formatin e kësaj përmbajtjeje mediatike. Është tarnsmetuar nga botimi i shtypur i medies në rubrikën “Maqedonia” dhe asgjë më tepër. Këtë e konstatojmë në fillim të këtij recensioni për shkak se stili i autorit dhe konstruksioni i përmbajtjes më tepër i ngjajnë mendimit, mirëpo nuk është as ajo. Si e para, përmbajtja formalisht nuk është kornizuar, dhe si e dyta, përveç qëndrimeve kryesisht personale në tekst, të pambështetura me argumente autentike, kjo përmbajtje mediatike është një lloj hibridi. Me gjithçka. Mirëpo, shumicën e supozimeve dhe konstruksioneve, të cilat vetë autori i parashtron, vetë u përgjigjet dhe i

Tekst joprofesional dhe i anshëm

на 18. 09. 2015 | | mk

[Recension: Nuk është e lehtë të jesh drejtor në Manastir, përveç nëse je drejtor partiak]

Me të vërtetë ka të drejtë lexuesi i “Shërbimit për verifikimin e fakteve në media” (SHVFM) kur përmend një sërë informatash jokonsekuente që aspak nuk përkojnë me standardet e njohura që duhet t’i përmbushë një tekst gazetaresk. Si e para, i paqartë është motivi i tekstit dhe vlera e tij mediatike, kur i gjiithë teksti bazohet në fotografi të vjetra disa muaj edhe atë nga një aktivitet krejtësisht rutinor. Përveç kësaj, lexuesi i SHVFM-së me të drejtë reagon edhe kur thotë se për pohimet që bëhen në lajm se prindërit dhe fëmijët kanë qenë të detyruar të marrin pjesë në rregullimin e oborrit shkollor, nuk

Zero vlerë – zero lajm

на 15. 09. 2015 | | mk

[Recension: Hapet dyqan me suvenire në vendkalimin kufitar Tabanoc]

Asnjë nga kriteret që ndikojnë që një informatë të jetë lajm, nuk është plotësuar në këtë përmbajtje mediatike. Të mos harrojmë, nuk mundet nga çdo informatë të krijohet vlerë mediatike, e cila pastaj, pas përpunimit profesional, transformohet në lajm. Në qoftë se nuk është ashtu, atëherë media nuk bën gazetari, por punë buletinash. E agjencitë shtetërore të lajmeve, më së paku duhet të jenë – buletine. Për këdo qoftë, kurdo qoftë. Si e para, aspak nuk ngjan që një ministreshë për kulturë të hapë, e bile edhe në mënyrë solemne, kiosk për suvenire në vendkalim kufitar. Mirëpo, hajde ta pranojmë se ministresha ka pasur nevojë për një gjë të tillë. Ajo

Kryeministri i prezantuar si peshk i artë

на 14. 09. 2015 | | mk

[Recension: Nëpërmjet vizitave në terren më së miri zgjidhen problemet e qytetarëve]

Nuk do të ndalemi shumë në recensionin e kësaj përmbajtjeje mediatike. Ashtu siç është shkruar, ajo e shndërron medien në buletin të kryetarit të qeverisë dhe në të nuk ka asgjë që është e vlefshme për të qenë lajm ose ndonjë përmbajtje tjetër standarde mediatike. Përveç mosekzistimit ose mospasjes së dëshirës për t’i respektuar parimet që përcaktojnë se një infromatë a është e vlefshme për të qenë lajm, kjo përmbajtje mediatike nuk ka as qëndrim kritik ndaj aktiviteteve të politikanëve që janë zgjedhur nga populli që të punojnë në emër të interesit publik. Në këtë rast, një ekip i emancipar dhe politikisht i arsimuar redaktues, nuk mund të

Gabime në prezantimin e një dokumenti shumë të rëndësishëm

на 10. 09. 2015 | | mk

[Recension: Raporti i FMN-së e vërteton punën e qeverisë dhe i demaskon gënjeshtrat e opozitës]

Që në titullin e përmbajtjes mediatike që e recensojmë dallohet anshmëria politike dhe leximi politik i raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për performancat financiare dhe ato ekonomike të vendit. Kjo – leximi dhe interpretimi politik i një raporti që përgatitet sipas matjeve të rrepta të shumë parametrave financiare, ekonomike, ligjore dhe politike, gjatë prezantimit mediatik krijon konfuzion dhe krijon mjegull që ka për qëllim të vetëm – të fshehen rekomandimet thelbësore të raportit . Edhe vetë ekspertët dhe biznesmenët menjëherë reaguan dhe alarmuan se qeveria nuk duhet ta lexojë raportin vetëm politikisht dhe vazhdimisht të theksojë se vendi ka nivel të ulët të

Recension: LSDM-ja hyri – mirëpo do të dalë

на 4. 09. 2015 | | mk

Kjo përmbajtje mediatike në disa pika kyçe shmanget nga gjendja faktike dhe nga standardet e përcaktuara profesionale, që e bën interesante për recension. Aq më tepër, mund të shtojmë se, ashtu siç është shkruar, dhe ashtu si janë formuluar konteksti dhe korniza e tij, ky tekst gazetaresk spinon dhe e orienton vëmendjen në gjëra që nuk ekzistojnë në realitet. Tani ta vërtetojmë këtë. Nuk është e vështirë. Nëse e krahasoni paraqitjen origjinale të liderit të partisë mët ë madhe opozitare në ditën kur u kthye opozita në parlament, do të shihni se askund nuk thuhet se LSDM-ja, në qoftë se me 15 shtator nuk zgjidhet prokuror special publik – do të dalë nga Kuvendi. Ai në pyetjen e drejtpërdrejtë të

I futur me zor në këpucë të huaja

на 2. 09. 2015 | | mk

[Recension: Ministri për punë të jashtme, Nikolla Popovski e pranoi qeverisjen e keqe të pushtetit!]

Është shumë gabim kur gazetarët i “fusin” qëndrimet e shprehura të personave zyrtarë, në këpuca të huaja, joadekuate për ta. Теksti që e recensojmë aspak nuk përkon me qëndrimet e shprehura në intervistë. Në atë intervistë të cilës i referohet autori i këtij teksti, askund nuk do të gjeni pranim eksplicit sikurse ai që është shënuar në titullin e kësaj përmbajtjeje mediatike: “… Nikolla Popovski e pranoi qeverisjen e keqe të pushtetit”. Vlerësim i këtillë për qëndrimet e shprehura në intervistë është bërë në konferencën për shtyp të LSDM-së. Prandaj, në vend që t’i referohet LSDM-së, portali publikon një tekst paburim dhe nxjerr përfundime

Personalitete për likuidim

на 31. 08. 2015 | | mk

[Recension: Borjani nga plazha greke me ofendime për egjeasit]

Para nesh është një nga tekstet e panumërta që shërbejnë për ndjekjen, denoncimin, ofendimin e njerëzve për shkak të qëndrimit të shprehur. Tekstet nxitëse kundër njerëzve të tillë janë një nga formatet më të përdorura “mediatike” të “gazetarëve” anonimë dhe pseduomedieve, e disa nga ata njerëz gjenden në listat e tyre për “likuidim të hapur”. Gjatë gjithë sezonit. Në atë listë gjenden gazetari Borjan Jovanovski dhe profesoresga dhe ekspetja për të drejtat e njeriut, dr. Mirjana Najçevska. Deklratat e tyre në publik, qëndrimet e shprehura në rrjetet sociale, rregullisht priten “në thikë”. Ashtu është edhe kësaj radhe, në këtë përmbajtje mediatike. Ajo që është e qartë është se fare nuk vlerësohet

Abonohuni për lajmet më të reja