Leksione Gazetareske

Njerëzit e mençur pranojnë mendime të arsyeshme

на 26. 12. 2016 | | mk
Çfarë të thuhet për titujt e këtillë? E çka për përmbajtjet? Foto: Screenshot-e nga uebi

A ekziston ndokund patriotmetër, ndonjë pajisje, e cila e mat koeficientin e patriotizmit te qytetarët? Nëse ka, ai i cili dëshiron ta kundërshtoj këtë mendim, duhet të paraqes rezultatet nga një matje e tillë. Aq sa kam unë njohuri, ekzistojnë teste të inteligjencës, por për patriotizmin…

Shkruan: Zoran Bojarovski Komenti si shprehje e lirisë së fjalës është koncept përfundimtar, i cili e dëshmon këtë liri. Por, sa më shumë që përfitojmë nga kjo liri, po aq duhet të jemi të përgjegjshëm për fuqinë e fjalës dhe për ndikimin e saj. Nëse e marrim lirinë në duart tona që të shkruajmë për tema, të cilat në

Fundi i artit të filmit dhe kritiku i fundit

на 26. 12. 2016 | | mk
Duke e parafrazuar politikologun amerikan – futurologun Frensis Fukojama (“Fundi i historisë dhe njeriu i fundit”), a mund të dalim me përfundim se komercializimi dhe (interneti) digjitalizimi solli deri në “vdekjen” e filmit si vepër arti dhe “çlirimin” e tij si një prodhim enkas tregtarë? Në një gjendje të tillë, ku është pozita e kritikut? Shkruan: Stojan Sinadinov A keni lexuar kohëve të fundit ndonjë kritik filmi dhe pse jo? Kjo pyetje paragjykuese është shumë lehtë e parashikueshme. Kritika e filmit në mediumet vendore aktualisht është një dukuri shumë e rrallë. Kritika e filmit deri diku e rregullt në mediat e shtypura është e pranishme vetëm në një gazetë, kurse revista e specializuar për filma del vetëm njëherë në vit.

Sulm personal në vend të argumenteve

на 26. 12. 2016 | | mk
Prezenca e argumenteve është argument për gazetarinë profesionale. Foto: Pixabay

Përveç të raportojë, gazetari, kur ndjen nevojë ka të drejtë të marrë edhe të ashtuquajtur pozitë të angazhuar, gjegjësisht të komentojë, të analizojë, të vlerësojë. Në një situatë të tillë, ai (duhet të) udhëhiqet nga parimet e të menduarit logjik, të cilat bazohen në fuqinë e argumenteve. Prandaj, ky proces i shkrimit komentues ose analitik quhet edhe argumentim

Shkruan: Vllatko Stojanovski Bëhet fjalë për procedura të standardizuara për definimin e temës së debatit, vendosjen e tezave dhe për ndërtimin e rrjetit të argumenteve, që duhet të rezultojnë me rezyme. Hapi i parë është definimi i problemit kryesor, i cili e përcakton pyetjen e fokusit. Pasi ta përcaktojmë pyetjen e fokusit,

Keqpërdorim i medieve për korrespondencë personale dhe për ofendime

на 26. 12. 2016 | | mk

Ofendimet në diskursin mediatik mund të përdoren vetëm për ilustrim për atë që nuk është e mirë. Foto: Wikimedia

Në medie më së paku ka vend për përdorimin e shprehjeve vulgare, ofendimeve, sharjeve, gjegjësisht të gjuhës që është e pahijshme për t’u konsumuar nga publiku, mirëpo për fat të keq, pikërisht ajo përdoret shumë në televizione në të ashtuquajturat show-e, emisione debative, e gjithnjë e më e pranishme është edhe në hapësirën mediatike në internet. Atje pothuajse edhe nuk vlen asnjë rregul dhe shumë pak respektohen standardet e profesionit.

Shkruan: Silvana Zhezhova Gazetarët nëpërmjet medieve plasojnë informata që janë me interes të përgjithshëm për publikun dhe të cilat informojnë për gjendje të caktuara shoqërore, në bazë të të cilave qytetarët

Gazetari është qen rojtar, e jo qen që leh pa nevojë

на 24. 12. 2016 | | mk

Niveli i ulët i ofendimeve dhe i diskualifikimi nuk do të gjejnë zgjidhje në Ligjin “e kripshëm” për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim, për shkak se burojnë nga papërgjegjësia e thellë dhe nga mospasja e ndjenjës për raportet themelore ndërnjerëzore dhe profesionale dhe nga sulemt e vetëdijshme dhe të qëllimshme pa rregulla. 

Shkruan: Мirosllava Burns Si asnjëherë më parë, për zgjedhjet shpërtheu me kapacitet të plotë zjarri i urrejtjes dhe i diskualifikimeve personale nga autorë të panënshkruar në medie ndaj pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore. Kuzhinat propaganduese të personifikuara në këta autorë të panënshkruar, nuk matën asnjëherë, para se të “presin” se dikush është “tradhtar”, “qyqar”, “i humbur në hapësirë dhe në kohë”, “i dëgjueshëm”, “i rënë në gjunjë” etj.

Rasti “Titaniku” i parëndësishëm, esenciale pamja e prokuroreve

на 24. 12. 2016 | | mk
Seksizmi – akoma merremi me këtë. Foto: screenshot, foto efekti: funphotobox

Praktikimi i seksizmit në gazetarinë e sotme, edhe atë jo vetëm fshehurazi, por edhe haptazi dhe në masë të madhe deri në nivel të diskriminimit gjinor, është i palejueshëm në redaksitë bashkëkohore. Fakti që seksizmi dhe diskriminimi gjinor akoma ekzistojnë dhe praktikohen haptazi, edhe atë nga gazetarët në pozitat më të larta të profesionit, tregon se sa ka nevojë për pastrim ky profesion edhe atë në shumë nivele.

Shkruan: Silvana Zhezhova Edhe pse mendohet se diskriminimi gjinor është karakteristikë për ndonjë kohë të kaluar, seksizmi në shoqërinë e Maqedonisë është i pranishëm edhe sot, edhe atë në baza të shumta. Ndoshta në një periudhë të caktuar lëvizi nga pika

Media si prodhues i politikës dhe krijues i realitetit të ri

на 23. 12. 2016 | | mk
Media dhe politika, janë dy fusha që herë përputhen e herë përplasen njëra me tjetrën. Por një gjë është e sigurt, ato nuk munden pa njëra – tjetrën dhe në shoqëritë moderne gjithmonë janë bashkëudhëtare në proceset shoqërore. Jo rastësisht përmendet termi “procese shoqërore”, për të bërë me dije se gjithçka që prodhon politika apo media, në fund të ditës të dyja këto, janë pjesë e një shoqërie të caktuar.

Kur e vërteta shkrihet ndërmjet “mbushjes dhe oblandës”

на 23. 12. 2016 | | mk

Spini zakonisht definohet si formë e propagandës, që bëhet nëpërmjet interpretimit të tillë të një ngjarjeje ose fushate, që ka për qëllim ta bindë opinionin publik në favor ose kundër ndonjë organizate apo personi publik. Personat që merren me marrëdhëniet me publikun thonë se dallimi ndërmjet PR-it dhe “spin”-it qëndron në dy detaje të vogla, mirëpo shumë të rëndësishme. PR-i bazohet në afirmim dhe fakte, ndërsa spini në manipulim dhe truke.

Shkruan: Оlivera Vojnovska Sa herë kemi i dëgjuar replikat: “Lexova në gazeta” ose “E pashë në televizion”! Ai që i thotë nuk le pothuajse asnjë hapësirë për rezervë në vërtetësinë e informatës bombastike që tashmë e shqetëson publikun. Orteku është nisur, nuk ka kthim! Te lexuesit ose

Nuk bën të bëhet plagjiaturë e lajmeve, mirëpo nuk bën të kërkohet as monopol mbi lajmet

на 22. 12. 2016 | | mk
Kohët e fundit, gazetarët në Maqedoni janë duke zhvilluar një debat të ashpër për plagjiaturën e punimeve të tyre. Madje është hapur edhe një grup i veçantë në Facebook, ku gazetarët publikojnë tekste për të cilat konsiderojnë se u janë marrë me plagjiaturë (ose u janë “vjedhur”), e pastaj zhvillohen debate të ashpra. Në esencë, nxitja e vetëdijes për atë se çka është origjinale, e çka plagjiaturë në gazetari, është gjë e mirë, për shkak se çdo gazetar profesionist ka për obligim etik të mos bëjë plagjiaturë dhe të sillet me respekt ndaj punës së kolegëve të tij. Shkruan: Biljana Iliq Për fat të keq, kur njeriu do të futet në analizën e shembujve të “vjedhjeve” për të cilat alarmojnë