Recensione

Recension: Bakalli nga Kërçova paguan 1,88 milionë euro për aksione të “Evropa”-s

на 29. 07. 2013 | | mk
Kontributi për një aktivitet, në shikim të parë, të zakonshëm në bursë, në këtë portal fiton përmasa të lajmit të klasit të parë, madje edhe sezacionit, për shkak të zbulimit të identitetit të personit juridik që ka blerë aksione të fabrikës “Evropa” nga Shkupi. Ky lajm i zgjeruar dëshmon se lajmet  e mëdha ndonjëherë gjenden në mesin e atyre të voglave, gjërave të përditshme, vetëm nëse tregohet pak më tepër kërshëri, gjegjësisht kur një lajmi do t’i jepet përmbajtësi më e madhe. Linku deri te artikulli origjinali: Bakalli nga Kërçova paguan 1,88 milionë euro për aksione të “Evropa”-s Data dhe koha e publikimit: 15.07.2013, 14:29 Data e recensionit: 16.07.2013 Recensuesi: Ljubomir Kostovski Vërtetësia: ”Kompania kërçovare për tregti me pakicë, në

Recension: Qeveria me kredi të lira do ta stimulojë vetëpunësimin

на 15. 07. 2013 | | mk
Në një kontekst më të gjerë ky është lajm që mund të kategorizohet si spin qeveritar mirë i menduar. Lajmi mbështet vetëm në burim qeveritar dhe është plasuar nëpërmjet të press konferencës. Titulli mund të konsiderohet favorizues për qeverinë pasi e orienton lajmin në “kredi të lira” të cilat do t’iu shërbejnë qytetarëve që do të aplikojnë për vetëpunësim. Përgjithësisht edhe ky lajm përfshihet në vargun e lajmeve të agjencive që mediat i publikojnë vetëm me një ndryshim titulli dhe me intervenime stilistike në tekst, por jo edhe me prani në press dhe me pyetje dhe hulumtim plotësues që do të mund të krijonte një pasqyrë me reale mbi këtë nismë të qeverisë. Linku deri te artikulli origjinal: Qeveria me

Recension: Kezharovski nuk mund të përgjigjet penalisht nëse e ka mbrojtur interesin publik

на 26. 06. 2013 | | mk
Teksti “Kezharovski nuk mund të përgjigjet penalisht nëse e ka mbrojtur interesin publik”, është sfidë për recension për shkak të aktualitetit të tij, shembujve komparativë për rastet e ngjashme, praktikës së Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, por edhe për shkak të aspektit kontraverz të procedurës, duke pasur se gazetari është arrestuar në vitin 2013 për vepër, të cilën, gjoja, e ka kryer në vitin 2008.

Recension: 5 investime të reja në Petrovec,në rajonet shqiptare zero?

на 7. 06. 2013 | | mk
Një shembull tipik i deformimit të informacionit dhe i orientimit të një lajmi irelevant për një problematik që pretendon të tregojë diskriminim e shqiptarëve nga ana e qeverisë. Edhe pse ky pretendim afishohet në titull, brenda tekstit nuk ka asnjë fakt që mund ta konfirmojë një gjë të tillë. Ky është vetëm një nga lajmet që shpesh nga mediat, nëpërmjet një titulli senzacional dhe jashtë përmbajtjes e zhvendos informacionin në diçka krejtësisht tjetër. Investimet në rajonet shqiptare mund të ishte një temë krejtësisht tjetër që do të bazohej në burime tjera, të cilat fare nuk kanë të bëjnë me këtë lajm. Linku deri te artikulli origjinal: 5 investime të reja në Petrovec,në rajonet shqiptare zero? Data dhe koha e publikimit:

Recension: USHT, Artan Grubi raporton për sulm ndaj kolegut,analistit të mirënjohur Imer Ismaili

на 6. 06. 2013 | | mk
Lajmi i publikuar në Almakos nëpërmjet hamendësimeve dhe fakteve të paverifikuara deri në fund, pretendon të plasojë te lexuesi se sulmi i studentëve të USHT-së në Shkup ndaj profesorit dhe analistit Ymer Ismaili, i pakonfirmuar, është publikuar nga një portal pronar i të cilit është funskionari i BDI-së, Artan Grubi. Atribuimi i këtij lajmi Artan Grubit, sidomos në variantin si është theksuar në titull, krijon hutinë e implikimit të tij në gjithë këtë ngjarje për motive që vetëm mund të hamendësohen. Linku deri te artikulli origjinal: USHT, Artan Grubi raporton për sulm ndaj kolegut,analistit të mirënjohur Imer Ismaili Data dhe koha e publikimit: 05.06.2013 | 01:11:00 Data e recensionit: 06.06.2013 Recensues: Bardhyl Zaimi Vërtetësia e fakteve: Lajmi i referohet një

Recension: Pse vazhdon të fshehet lajmi për arrestimin e djalit të Veljanovskit nga mediet maqedonase?!

на 24. 05. 2013 | | mk
Është lajm që zgjon interes sidomos për faktin që në Greqi është arrestuar djali i kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski. Sipas këtij lajmi, ai është arrestuar për posedim të mjeteve narkotike dhe të një arme të ftohtë. Fokusimi i këtij lajmi në, siç thuhet,  fshehjen e tij nga mediat maqedonase e bën interesante për analizë. Ky lajm duket i orientuar ngase paragjykon se lajmi është fshehur. Linku deri te artikulli origjinal: Pse vazhdon të fshehet lajmi për arrestimin e djalit të Veljanovskit nga mediet maqedonase?! Data dhe koha e publikimit: 21.05.2013, 13:29 Data e recensionit: 22.05.2013 Recensues: Bardhyl Zaimi Vërtetësia: Teksti ka fakte të diskutueshme pasi nuk saktësohet se nga cili medium jane marrë, por vetëm bëhet parafrazimi