Recensione

Recension: “H dhe M” së shpejti me dyqan në Shkup

на 26. 09. 2013 | | mk
Para nesh gjendet një lajm në të cilin një pjesë e fakteve nuk janë verifikuar. Duke pasur parasysh se ajo është transmetuar nga disa portale, duke iu falënderuar trendit të marrjes së lajmeve nga portalet prej njëri tjetrit në hapësirën informative të Maqedonisë në internet, ky lajm mund të jetë edhe burim i manipulimit me publikun. Ky tekst është shembull shkollor për mënyrën e gabuar të bërjes së lajmeve, ku nuk janë respektuar standardet e profesionit. Ky është edhe shkaku kryesor për atë se pse, informata që ofrohet, në fakt, mund të paraqesë dezinformatë ose së paku gjysmëinformatë. Linku deri te artikulli origjinlal: “H dhe M” së shpejti me dqan në Shkup Data dhe koha e publikimit: 22.092014, 16:53 Data

Recension: Brankoja dhe Ljubçoja janë marrë vesh për amnesti?

на 26. 09. 2013 | | mk
Teksti,  e veçanërisht titulli, është spin i një deklarate të dhënë nga një anëtar i Komisionit për verifikimin e fakteve për një medie tjetër, të cilën autori i këtij teksti e komenton dhe nxjerr përfundime që nuk korrespondojnë as me deklaratën që e ka siguruar në mënyrë plotësuese nga bashkëbiseduesi i njëjtë, e as me deklaratat që janë marrë nga partitë politike që përmenden. Poashtu, titulli flet për një amnesti të dakorduar, term që në drejtësi do të thotë: sjellje e ligjit me të cilin një numër i caktuar njerëzish lirohen nga ndjekja penale, në tërësi ose pjesërisht lirohen nga vujatja e dënimeve, u zëvendësohet me dënim me të butë, shqiptohet fshirje e dënimit ose hiqen pasojat juridike nga një

Recension: Buxheti për vitin 2014 – bazë stabile për zhvillim ekonomik

на 25. 09. 2013 | | mk
Ky “lajm” shkaktoi vëmendje për recension për shkak se paraqet reciklim të raportit të publikuar në medien e njëjtë 24 orë më parë, si rezultat gazetaresk nga prezantimi i projektimit të buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014 para anëtarëve të Odës Ekonomike të Maqedonisë. Nga informata që e lexojmë nuk ka asnjë arsye tjetër të re, as ndonjë burim ose fakt të ri, që do ta arsyetonte shqyrtimin e sërishëm nga ana e gazetarit të një ngjarjeje që ka ndodhur para 48 orësh dhe për të cilën tashmë është shkruar. Përkundrazi, e gjitha që është bërë, është parafrazimi i raportit paraprak, e madje edhe deklarata e vetme e drejtpërdrejtë në të dy tekstet është e njëjtë.  Linku deri

Recension: Kopje e Jugosllavisë që të dëbohet Rusia nga Ballkani

на 25. 09. 2013 | | mk
Titulli i tekstit paralajmëron zhvendosje serioze gjeostrategjike në Ballkan.   “Planet energjetike ruse janë në konflikt me planet e rrjetit energjetik të BE-së në Evropën Juglindore, prandaj nuk është për t’u habitur se me formimin e “gjashtëshes” nga perëndimi, BE-ja dëshiron ta ndërpresë depërtimin e mëtutjeshëm rus në këtë treg”.   Në pjesën hyrëse, teksti merret me spekulimin për përpjekjen e forcave të mëdha t’i kundërvihen Rusisë mun në Ballkan edhe duke formuar një mega komunitet të ri (Jugosllavia e mëparshme, minus Sllovenia dhe Kroacia, plus Kosova dhe Shqipëria) pa mos iu referuar asnjë burimi serioz, veçanërisht kur bëhet fjalë për një temë më se serioze dhe për një të përditshme, e cila, gjithsesi pretendon të trajtohet si serioze! Në

Recension: Sot rreth orës 11.00 vdiq Dule nga dyshja “Dule dhe Koki”!

на 25. 09. 2013 | | mk
Ky artikull është lajm i shkurtër që ofron informata për një ngjarje tragjike, gjegjësisht për shkaqet për vdekjen e muzikantit Dushan Ljubisavljeviq – Dule, nga dyshja “Dule dhe Koki”. Në të, pa mos u theksuar burimi, spekulohet për sëmundje (kancer mëlçisë) si shkak për vdekjen, ndërsa në fotografinë që e shoqëron tekstin është paraqitur një vajzë e mitur po mos u mjegulluar fytyra e saj. Duke pasur parasysh këtij artikulli

Recension: Dëshmitë për shthurjen e Fueresë

на 23. 09. 2013 | | mk
“Dëshmitë për shthurjen e Fueresë” është shembull për një tekst redaksie që është skajshmërisht spekulativ, krejtësisht i varfër në aspekt të argumenteve, por i pasuruar me vlerësim paushalle, ofendime dhe insinuata. Rezultati i kësaj nuk është informim i argumentuar dhe i vërtetë i lexuesve, por nëpërmjet spekulimeve të vrazhda, t’u imponohet atyre perceptimi për, gjoja, jetën jomorale të ish-ambasadorit të BE-së në Maqedoni, por edhe për personalitete të tjera publike.

Recension: Ka pasur seks me qenin përderisa burri e ka inçizuar

на 23. 09. 2013 | | mk
Duke e ndjekur trendin e një pjese të konsiderueshme të mediave perëndimore për publikimin e lajmeve bizare me përmbajtjet shqetësuese, edhe një pjesë e mediave informative të vendit e transmetuan lajmin se është arrestuar një çift i ri nga Karolina Veriore, SHBA, të cilët seksualisht i kanë keqpërdorur qentë e tyre dhe inçizimet i kanë publikuar në internet. Lajmi është publikuar në formë shumë të shkurtër, me një fotografi të gruas e cila është akuzuar për sodomi. Ashtu siç është përmbledhur dhe plasuar ky lajm, është e qartë se qëllimi nuk ka qenë të bëhet informimi i detajuar i publikut për këtë rast, për shkak se në të mungojnë detaje dhe elemente të shumta, të cilat mediat e tjera botërore

Recension: Të gjithë do të vdisni, dikush më vonë, dikush tani!

на 22. 09. 2013 | | mk
Qëllimi i fshehtë për censurë të një vepre artistike mund të zbulohet, bile edhe gjatë leximit më sipërfaqësor të tekstit të publikuar. Në vend që të gjurmojë pas arsyeve që e kanë inicuar krijimin e veprës, autori i tekstit gjurmon pas mënyrave me të cilat vepra e vendosur, më së lehti dhe më së shpejti do të hiqej nga sipërfaqet publike. Me këtë rast, si përfundim, është përmendur shembulli i një vepre artistike që tashmë është censuruar. Linku deri te artikulli origjinal: Të gjithë do të vdisni, dikush më vonë, dikush tani! Data dhe koha e publikimit: 17.09.2013 Data e recensionit: 18.09.2013 Recensues: Тoni Dimkov Vërtetësia: Faktet e përdorura në artikull janë të sakta dhe të vërteta. Nuk ka tentim

Recension: MAQEDONIA NË OSKAR: Filmat zgjidhen pa kritere

на 20. 09. 2013 | | mk
Mendimi subjektiv i anëtarëve të Komisionit ka qenë vendimtar për mosdërgimin e asnjë filmi nga Maqedonia në garën për “Oskar”, komentojnë punëtorët e filmit. Asnjë nga katër anëtarët e Komisionit nacional, që dje sollën vendim të mos dërgohet asnjëri  nga dy filmat e Maqedonisë si kandidat për “Oskar”, nuk dëshirojnë zyrtarisht ta komentojnë këtë vendim. Kjo është hyrje në temë – nominimi nga Maqedonia për shpërblimin Oskar. Arritja më e madhe e tekstit, i cili mirë i shqyrton mekanizmat për përzgjedhje të filmave vendorë, është që tregon se edhe deri tani ajo trambolinë është vendosur rastësisht dhe sipas shijes së dikujt në organin e SHPFM-së që në momentin e caktuar e ka pasur atë privilegj. Linku deri te artikulli origjinal: 

Recension: Biografia e spiunit të pandehur kryesor në aferën me emrin e njëjtë

на 20. 09. 2013 | | mk
“Ka 52 vjet dhe përvojë të madhe në zbulim dhe kundërzbulim. Marjan Efremovit nga Velesi, i cili e ka udhëhequr grupin e përfshirë në aferën “Spiuni”, mund t’ia kenë zilinë edhe zbuluesit e shërbimeve botërore të zbulimit… Biografia e Efremovit është e pasuruar me një sërë kursesh për zbulim të organizuara nga shërbimet e huaja për zbulim, ndërsa në shkathtësitë e tij numërohet edhe njohja e mirë e kompjuterëve dhe aparateve të tjera teknike, si dhe njohja e shkëlqyer e gjuhsë greke”. Ky është fragmenti kryesor me të cilin jo vetëm që shkilet parimi i supozimit të pafajësisë të njërit nga të arrestuarit në aksionin “Spiuni”, por ai shpallet edhe si i pandehur kryesor, e që ta “meritojë” këtë titull