Recensione

Spekulim për skenar, se për lajm profesional duhet diçka më tepër

на 19. 01. 2017 | | mk
[Recension: “Ekskluzive/ Skenarë i mundshëm, Ivanovi do dorëhiqet?!”] Skenarët politik shpeshherë janë “të lexueshëm” nga ana e ekspertëve dhe gazetarëve. Jo për shkak të ndonjë aftësie “mbinatyrore”, por për shkak të njohjes së rrethanave, përvojave të mëhershme, qëndrimeve partiake si dhe profileve të politikanëve tanë në përgjithësi. Ndodh që edhe gazetarët në rrafshin intelektual të jenë në mundësi për të parashikuar veprimet e përfaqësuesve politik dhe të mos kenë ndonjë

Lajm i lënë në gjysmë

на 18. 01. 2017 | |
[Recension: Milloshoski: Platforma shqiptare marketing politik i Edi Ramës] Nëse lajmi bëhet vetëm në mënyrë sipërfaqësore, sa për t’u bërë, atëherë nuk kemi informuar, por kemi përshkruar apo përçuar një ngjarje apo një veprim. Elementet siç janë koha, vendi, rrethanat dhe konteksti në të cilin ka ndodhur lajmi apo është dhënë një qëndrim, janë gjithnjë pjesë që janë me rëndësi. Jo vetëm që me këtë lexuesi i kupton më qartë

Përkujtimi i gjeneralit të vetëshpallur serb nuk është lajm

на 18. 01. 2017 | | mk

[Recension: SHTATËMBËDHJETË VITE NGA VRASJA Е ARKANIT: Ceca dhe fëmijët i organizuan përkujtim gjeneralit (FOTO/VIDEO)]

Lajmi me të cilin na bëhet me dije se në Beograd është organizuar përkujtim për kriminelin e njohur të luftës Arkain, tregon se një pjesë e medieve te ne ndaj kësaj figure të errët të historisë së paradokohoshme të Ballkanit akoma kultivojnë lidhje emotive. Transmetimi i lajmit të këtillë, me gjasë nga mediet serbe, nuk ka asnjë arsyetim për t’u trajtuar në ambientin e këtushëm. Linku deri te artikulli origjinal: SHTATËMBËDHJETË VITE NGA VRASJA Е ARKANIT: Ceca dhe fëmijët i organizuan përkujtim gjeneralit (FOTO/VIDEO) Data dhe koha e publikimit:  15.1.2017 – 16:14 Data e recensionit: 16.01.2017 Recensues: Ljubomir Kostovski PËRKUJTIMI PRIVAT, INTERES PUBLIK? “Këngëtarja e

Përshesh prej teksti

на 18. 01. 2017 | | mk
[Recension: LSDM-ja I BËN LAJKA BDI-së: E pranueshme është platforma e partive shqiptare] Ky tekst është përplot me spekulime me muhabete të stilit “më the-të thash”. Informacionet që janë plasuar në të nuk kanë as burim, e as ndonjë vërtetim real. Artikulli është politikisht i motivuar dhe tendecioz. Linku deri te artikulli origjinalLSDM-ja I BËN LAJKA BDI-së: E pranueshme është platforma e partive shqiptare] Data dhe koha e publikimit: 10.01.2017, 13.57 Data e recensionit: 16.01.2017 Recensues: Аna Anastasovska TITULLI NUK ËSHTË MBËSHTETUR NË TEKST Vetë titulli është në masë të madhe senzacionalist dhe në shikim të parë duket bindës. Mirëpo, kur të lexohet teksti, kuptohet se ajo që thuhet në titull nuk ka asnjë bazë. Në fillim të

Kopjim i stërkequr me komente dhe tendencë joprofesionale

на 18. 01. 2017 | | mk
[Recension: “Panik në BDI, Gruevski ende nuk po i thirr në negociata, sëmuren disa funksionarë !?”] Në përgjithësi, po të heqim anësh titullin, teksti është lajm që bazohet dhe kopjon pjesë të informatave të mediave tjera. Një pjesë e tyre janë në kuadër të standarteve profesionale. Por, përveç titullit tendencioz që e stërmadhon situatën, brenda tij, një pjesë e shtuar është kontestuese për disa arsye, kryesisht për shkak të mungesës

“Skandal” pa dëshmi dhe pa vërtetim

на 17. 01. 2017 | | mk
[Recension: STEVÇOJA DHE BETI U KËNAQËN NË MOSKË – TË PUNËSUARIT NË KOMUNËN E KARPOSHIT PA RROGA!] Spekulime dhe informata te paverifikuara, të prezantuara në mënyrë komentuese, i ofrohen publikut si “skandal” i vërtetuar. Artikulli është tendencioz dhe senzacionalist, mirëpo nuk ofron asnjë vërtetim se ajo për të cilën shkruan është e vërtetë. Në tekst është përdorë shprehja “media kupton”, dhe thuhet se informatat janë nga një “pjesë e të punësuarve”, mirëpo nuk ka asnjë deklaratë nga ndonjë i punësuar në komunë, qoftë edhe anonime. Në qoftë se burimet kanë dashur të jenë anonime, kjo është dashur të theksohet në mënyrë adekuate gjë që nuk është bërë në këtë artikull. Linku deri te artikulli origjinal: STEVÇOJA DHE BETI U KËNAQËN

“Lajme” nga bota me “mëlmesa” lokale, recetë për klikime e jo për informim

на 16. 01. 2017 | | mk
[Recension: “30 shtetas të Maqedonisë rrihen mes vete në Berlin shkak i politikës”]  Që ka lajme pjesërisht të rreme në portalet që synojnë publikun në Maqedoni, kjo dihet. Por që të gjesh një provë të pastër për këtë gjetje, fund e krye, një lajm të tërë, kjo ndodh pak më rrallë. Linku për te artikulli origjinal: 30 shtetas të Maqedonisë rrihen mes vete në Berlin shkak i politikës Data dhe

Ja ku po fshihet propaganda, prapa gazetarisë joprofesioniste

на 16. 01. 2017 | | mk
[Recension: Ku po fshihet Muki?] Gazetarët janë të detyruar t’i njohin dhe respektojnë parimet e funksionimit, si në gazetari, ashtu edhe në politikë. Gjithashtu, ata janë të obliguar moralisht dhe profesionalisht të mos bëhen pjesë e ngjarjes apo tregimit për të cilin raportojnë dhe të mos jenë pjesë e çështjeve që i trajtojnë apo për të cilat informojnë. Kur krijon përmbajtje informative për publikun, gazetari duhet të mos i merr

Lajm i vjetër “i recikluar”

на 16. 01. 2017 | | mk

[Recension: Kim Jong Un shëtiti nëpër aeroportin e ri, e ka ekzekutuar arkitektin]

Teksti që e recensojmë është lajm i vjetër (nga korriku i vitit 2015) për shëtitjen e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong0un, ndërsa është publikuar në janar të vitit 2017. Edhe pse lajmi është i saktë dhe nuk ka asgjë kontestuese në të, megjithatë lexuesve u ofrohet një informatë e vjetër, e cila informon gabimisht për kohën kur ka ndodhur ngjarja. Të gjithë lexuesit nuk e dijnë se kjo ka ndodhur para më shumë se një viti, dhe këtë mund ta perceptojnë si lajm aktual. Media që e plasoi lajmin, pas disa orësh kërkoi falje nga lexuesit për shkak të aktualizimit të lajmit të vjetër, mirëpo, prap

Relativizim i veprës penale në luftën për klikime

на 13. 01. 2017 | | mk

[Recension: Dramë dashurie në Gostivar: Теtovarja grabitet nga ish i dashuri]

Në tekst është transmetuar një infromatë nga buletini policor dhe kjo është bërë në mënyrë korrekte. Problemi qëndron në titullin, i cili është senzacionalisht dhe i cili ashtu si është formuluar e zvogëlon peshën e veprës penale. Linku deri te artikulli origjinal: Dramë dashurie në Gostivar: Теtovarja grabitet nga ish i dashuri  Data dhe koha e publikimit: 09.01. 2017 Data e recensionit: 12. 01. 2017 Recensues: Dimitar Tanurov

DHUNA DHE DRAMA E DASHURISË NUK ËSHTË NJËSOJ

Titujt senzacionalistë dhe bombastikë zakonisht konsiderohet se janë mundësi e mirë për mbledhjen e klikimeve, mirëpo shpeshherë, dijnë ta shtrembërojnë pasqyrën për ngjarjen, siç është bërë edhe në këtë artikull. Vetë kualifikimi i