Recensione

Raportim joobjektiv komentues që është prezantuar si lajm

на 22. 09. 2016 | | mk

Prokurorja speciale publike, Katica Janeva, këto ditë është në “trumpetën” e medieve proqeveritare me kritika dhe sulme. Për çdo ditë devalvohet personaliteti i saj, e kjo bëhet nëpërmjet artikujve që janë joprofesionalë e në pjesën më të madhe komentuese. I tillë është edhe ky tekst. Pa argumente sulmohet Janeva, e me këtë rast nuk ka asnj fjalë se për këtë ka edhe qëndrime të kundërta. E gjithë kjo bëhet duke i shtrembëruar faktet, të cilat pastaj komentohen. Linku deri te artikulli origjinal: Katica Janeva arrogante kërkon që të mos i parashtrohen shumë pyetje Data dhe koha e publikimit: 21.09.2016, 12:48 Data e recensionit: 22.09.2016 Recensues: Vllado Gjorçev “Derisa ishte duke replikuar Dimovski, Katica Janeva tregoi mosrespekt të skajshëm ndaj deputetëve

Mbrojtje mediatike e dhunës

на 22. 09. 2016 | | mk
Artikull i turpshëm. Koment si në kohët më të tmerrshme propaganduese të shekullit të kaluar. Tekst që manipulon duke iu referuar ndjenjave fetare të qytetarëve, duke u vënë me këtë rast në mbrojtje të personave të dhunshëm, të cilët, siç treguan inçizimet nga përgjimet e paligjshme, në fakt kanë qenë të udhëruar dhe të ftuar që të shkaktojnë probleme para komunës Qendër. Kjo është mbrojtje mediatike e dhunës dhe e uzurpimit partiak të institucioneve të shtetit.   Linku deri te artikulli origjinal: Fatime Fetai kundër KOM-it: Padi për qytetarët që e mbronin kishën, mbrojtje për mercenarët që demoluan pronë publike Data dhe koha e publikimit: 15.09.2016 14:57 Data e recensionit: 19.09.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski    ME SY, MIRËPO I VERBËR DHE ME

Titull që nxit dhe manipulon me ndjenja etnike

на 22. 09. 2016 | | mk
[Recension: Aksion si në filma i policisë maqedonase për të arrestuar një shqiptar] Lajmet që kanë të bëjnë me aksione policore, nuk duhet keqinterpretuar dhe manipuluar me qëllim për të nxitur interesim tek lexuesit. Qasja konstruktive e gazetarit në raste të tilla, ndihmon në informimin e drejtë dhe objektiv. Teksti që po recensojmë është transmetim kryekëput i komunikatës së Prokurorisë Publike të Maqedonisë. Nga shkronja e parë deri tek e

Lajm apo koment, qëndrim i redaksisë apo mendim personal ?

на 21. 09. 2016 | | mk
[Recension: Komunikimi i BDI-së me mediat “i vdekur”?! Si mjet për informim kanë zgjedhur Facebook-un!] Kur injorohen në punën e tyre, reagimet e gazetarëve duhet të adresohen dhe të trajtohen në mënyrë të plotë dhe gjithpërfshirëse. Subjektet politike, politikanët apo funksionarët publik si dhe institucionet nuk kanë të drejtë të injorojnë gazetarët. Sidoqoftë, ata kanë të drejtë të zgjedhin të mos komentojnë ndonjë çështje dhe të mos japin qëndrim, varësisht

Foto-koment në vend të foto-lajmit

на 21. 09. 2016 | | mk
Теksti më tepër i ngjan muhabeteve të çarshisë, se sa produktit serioz gazetaresk. Në të janë dhënë informata të caktuara, të bazuara në fotografi, mirëpo nuk janë verifikuar, e në verifikimit, ato komentohen dhe tentohet të bëhet spin. Linku deri te artikulli origjinal: (FOTO) KRYESHEFI I POLICISË ME URDHËRA NGA VMRO-DPMNE-ja Data dhe koha e publikimit: 16.09. 2016 Data e recensionit: 19. 09. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov Vetë titulli paraqet paralajmërim për atë se çfarë tektsi mund të pritet. Nuk theksohet se kush e bën pohimin që është dhënë në tekst, dhe për këtë arsye fitohet përshtypje se ky është përfunim i autorit, gjegjësisht medies. “Një kryeshef i njohur i policisë, që është caktuar në atë vend pune në bazë

Manipulim me informatën për ta diskredituar PSP-në

на 20. 09. 2016 | | mk

Ky tekst muk mund të lavdërohet me vërtetësi dhe me objektivitet. Janë shënuar disa gjëra të cilat nuk mund të jenë të sakta, mirëpo në artikull kjo nuk sqarohet. Kjo do të thotë se qëllimi nuk është informativ, por manipulues, me qëllim përfundimtar – të diskreditohet Prokuroria speciale publike. Linku deri te artikulli origjinal: PSP-ja kundër qytetarëve dhe KOM-it të cilët protestuan kundër ndërpretjes së ndërtimit të kishës, e heshtin për sjelljen e egër të mercenarëve të LSDM-së dhe SOROS-it  Data dhe koha e publikimit: 15.09.2016, 12:54  Data e recensionit: 19.09.2016  Recensues: Vllado Gjorçev “Më 10 qershor të vitit 2013 një numër i madh i qytetarëve protestuan para komunës Qendër që ta mbrojnë ndërtimin e kishës “Shën Konstantini dhe Elena”

Tekst me shumë komente, cilësime dhe shkelje etike

на 20. 09. 2016 | |
[Recension: “BDI –BFI”] Ironia dhe sarkazma janë dy gjërat që në një moment të caktuar mund të jenë shumë të qëlluara për të komunikuar me publikun. Në gazetari ekzistojnë zhanre të posaçme satirike, siç është kozeria, skeçi dhe karikatura. Edhe komentet apo opinionet shpeshherë mund të kenë dozë ironie apo sakrazmi. Përmbajtjet e tilla zakonisht përdoren për të ironizuar me një dukuri apo ndonjë informacion, qoftë fjala për politikë, ekonomi,

Çfarë është me rëndësi për gazetarinë, lajmi profesional apo klikimet?

на 20. 09. 2016 | | mk
[Recension: Ja se çka është më me rëndësi për Ministrat e BDI-së (FOTO)] Pozita e ministrit është serioze dhe mjaft me rëndësi. Përgjegjësia e tij për punën që bën është çdoherë interes publik. Prandaj, gazetari, si gardian i këtij interesi, nga ministri duhet të kërkojë përgjegjësi për punën dhe veprimet, të cilat ndikojnë në jetën e qytetarëve.
Linku deri te artikulli origjinal: “Ja se çka është më me rëndësi për

Nxitje e panevojshme e urrejtjes ndëretnike

на 20. 09. 2016 | | mk


Artikull që i përzin “mollat dhe dardhat”, njëkohësisht, shkakton frikë, pasiguri të panevojshme, e mund të nxisë edhe dhunë. Теksti që në titull vendos barazi ndërmjet fitores të Hilari Klintonit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, që do të mbahen në nëntor dhe dhunës në Kosovë edhe atë nga ana e shqiptarëve mbi serbët!? Linku deri te artikulli origjinal: NËSE NË ZGJEDHJE FITON KLINTONI: Shqiptarët në Kosovë përgatisin linç ndaj serbëve (Në ndërkohë teksti është tërhequr) Data dhe koha e publikimit: 13.09.2016, 16:13 Data e recensionit: 18.09.2016 Recensues: Simona Atanasova Hilari Klintoni dhe bashkëshorti i saj Billi, ish-kryetari amerikan, paskan qenë mbështetës dhe miq të shqiptarëve në Kosovë, prandaj nxirret përfundimi se do të ketë dhunë në qoftë se fiton Hilari.

Përhapja e palejueshme e panikut nga muhabete të paverifikuara në Facebook

на 19. 09. 2016 | | mk
    Ky publikim as që mund të quhet artikull gazetaresk, për shkak se nuk ka asnjë vlerë shtuese nga këndvështrimi gazetaresk, por paraqet kopje të plotë të një statusi të publikuar në rrjetet sociale, pa pasur asnjë mbështetje për të.   Linku deri te artikulli origjinal: Теori: Të punësuarit në muzeun e Maqedonisë vdesin me të madhe?! Data dhe koha e publikimit: 10.07. 2016 Data e recensionit: 18. 09. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov I ashtuquajturi artikull është publikuar në kategorinë “Jeta”, e cila sipas seriozitetit dhe peshës së saj lejon shmangie nga standardet e gazetarisë. Megjithatë, edhe për këto informata ka rregull për shkruarjen e tyre. Gjuha ndoshta nuk është patjetër të jetë letrare, lejohet edhe të shprehur më