Recensione

“Delete” është susta që u nevojitet në këtë rast

на 9. 11. 2016 | | mk
[Recension: Video: Verushevski personalisht ia ka lëshuar inçizimet Zaevit që të mos ngatërrohet dhe ta inçizojë veten e tij] Joserioze! Shumë joserioze! Nga i gjithë emisioni për një temë, edhe pse bajate, megjithatë relativisht atraktive, siç janë mundësitë teknike që janë në dispozicion për përgjim, ta zgjedhni vetëm një pjesë në të cilën protagonistët e emisionit tallen në llogari të disa personave publikë. Ky veprim nuk e ofron materialin e plotë, kontekstin, nga i cili është nxjerrë “qëllimi”. I veçuar në këtë mënyrë, ai, vetëvetiu, le përshtypje se është i anshëm dhe se ka për qëllim të diskreditojë një ose më tepër njerëz. Linku deri te artikulli origjinal: Video: Verushevski personalisht ia ka lëshuar inçizimet Zaevit që të mos ngatërrohet

Në vend të gazetarisë – të pavërteta, spekulime dhe anshmëri politike

на 9. 11. 2016 | | mk
zhurnal-pas-zgjedhjeve-bdi-merr-kryetarin-e-parlamentit-ndersa-lsdm-ministrine-jashtme
[Recension: “Exclusive: Pas 11 dhjetorit, BDI merr kryetarin e Parlamentit, ndërsa LSDM Ministrinë e jashtme?”] Teksti përmban një sërë të pavërtetash e spekulimesh, një pjesë e të cilave prezantohen si merita dhe si rezultat i “betejës së madhe të BDI-së” në prag të zgjedhjeve parlamentare. Ky anim është bërë shumë hapur, kurse verifikimi i këtyre pavërtetësive është shumë i thjeshtë. Le ta elaborojmë… Linku deri te artikulli origjinal: 

Material spekulues dhe ofendues

на 8. 11. 2016 | | mk

[ЕKSKLUZIVE: Gruevski ka dhënë  urdhër në parti, Dime Spasovi të mos i dalë para syve, përndryshe do ta shkelë me grushta dhe qotek!!!]

Bëhet fjalë për material tendencioz me shumë spekulime dhe me mungesë të burimeve të besueshme. Informatat e ofruara “të sigurta” për atë se lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, gjoja, “ka dhënë  urdhër në parti, Dime Spasovi të mos i dalë para syve, përndryshe do ta shkelë me grushta dhe qotek!!!”, të cilat plasohen që në titull, nuk janë të mbështetura me fakte. Ndoshta, Gruevski me të vërtetë ka qenë i hidhëruar për shkak të incidentit të trafikut të Spasovit, mirëpo ky tekst i njëanshëm dhe ofendues nuk ofron dëshmi dhe burime precize të informatave, të munden lexuesit

Kur portali bën kundër-fushatë

на 8. 11. 2016 | |
“LSDM me super ofert: Çdo qytetar do të ketë rrogë prej 500 eurove, mos ikni nga Macedonia”
[Recencion: “LSDM me super ofert: Çdo qytetar do të ketë rrogë prej 500 eurove, mos ikni nga Macedonia”]  Gjatë fushatës parazgjedhore, ka shumë gjasa që një pjesë e mediave të shndërrohen në marioneta të partive politike. Arsyet mund të jenë të ndryshme, duke filluar nga ato ekonomike, politike, ideologjike, e kështu me radhë. Çështja është se të gjitha ato media që vendosin të bëjnë shërbime politike në kundërvlerë të diçkaje,

Qëlloje LSDM-në qoftë edhe me letër tualeti!

на 8. 11. 2016 | | mk

[Recension: DO TË DH**HEN DHE DO TË QAJNË: LSDM-ja e Kratovës më e përgatitura për zgjedhje – kanë blerë një grumbull letër tualeti dhe facoleta]

Tekst i pahijshëm komentues, përplot me spekulime i cili në mënyrë të njëanshme e sulmon dhe e diskrediton një parti politike. Aq më tepër, vihet në rolin e parashikuesit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Linku deri te artikulli origjinal: DO TË DH**HEN DHE DO TË QAJNË: LSDM-ja e Kratovës më e përgatitura për zgjedhje – kanë blerë një grumbull letër tualeti dhe facoleta Data dhe koha e publikimit: о2.11.2016, 20:13 Data e recensionit: 08.12.2015 Recensues: Simona Аtanasova

PUBLIKIM MANIPULUES DHE OFENDUES

Manipulimi, njëanshmëria dhe senzacionalizmi janë karakteristikat kryesore të këtij teksti, i cili në disa

Në vend të informatave të rëndësishme për qytetarët, propagandë partiake

на 8. 11. 2016 | | mk
rruga-ne-lagjen-e-trimave-finalizohet-e-standardizuar-titulli
[Recension: Rruga në lagjen e Trimave finalizohet e standardizuar (Foto)] Ndoshta edhe mund të konsiderohet si legjitime që politika redaktuese të jetë në anën e një opsioni politik, mirëpo kjo nuk do të thotë që përmbajtjet informative duhet të jenë propagandë për atë opsion,  ose që përmbajtjet të shkojnë deri aty që kalojnë në adhurim. Subjektet politike, bizneset apo qendrat e ndryshme të fuqisë politike dhe ekonomike çdoherë tentojnë të

“Predikim” tendencioz dhe i njëanshëm

на 7. 11. 2016 | | mk

[Recension: Еkspertët porosisin: PSP-ja të mësojë nga më të mirët]

Një ekspert, e jo shumë ekspertë. Më saktë, eksperte e njohur për nga mbrojtja jashtëzakonisht joobjektive e çdo gjëje që del nga kuzhina politike e VMRO-DPMNE-së, pa marrë parasysh se a bëhet fjakë për ndonjë projekt parazgjedhore, për sulm ndaj PSP-së, për promovim të ndonjë mase joreale, për ndonjë sjellje politike që nuk përkon me demokracinë. Më saktë, ajo mbështet gjithçka që e ka shenjën e VMRO-DPMNE-së, qoftë kjo edhe ndonjë fërgesë e thjeshtë!  Linku deri te artikulli origjinal: Еkspertët porosisin: PSP-ja të mësojë nga më të mirët Data dhe koha e publikimit:  31.10.2016, 18:02 Data e recensionit: 02.11.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski    

EDHE SIKUR TË JETË FËRGESË, NËSE ËSHTË NGA

Publiku kërkon lajme, e jo propagandë

на 7. 11. 2016 | |
download-1
[Recension: Kumanovarët kërkojnë doktor Ilir Hasanin për deputet?!] Dyshimet sjellin deri te e vërteta, por vetëm kur të njëjtat verifikohen. Ndodh shpesh që mediat të hedhin një dyshim në opinion, por jo për ta verifikuar dhe plasuar si lajm, por për ta çorientuar opinionin. Me veprime të tilla bëhet manipulim i vetëdijshëm me publikun dhe devalvohen vlerat profesionale gazetareske. Linku deri te artikulli origjinal: “Kumanovarët kërkojnë doktor Ilir Hasanin për

Në garë për rrënimin e parimeve profesionale

на 7. 11. 2016 | | mk
[Recension: Pimeni është politikan i parealizuar që u fut në KOM si peshkop] Ku është interesi publik t’i referoheni një burimi krejtësisht të parëndësishëm, të gjurmoni nëpër rrjetet sociale që të gjeni përmbajtje për të cilën që më parë e dini se çka duhet të kërkoni? Askund! Aq më tepër, një informatë të siguruar në atë mënyrë t’ua ofroni lexuesve në rubrikën “Maqedoni – lajme”. Ju lutem, çfarë lajmi ka këtu?! Po, është e vërtetë, nga ndonjë mendim ndonjëherë mund të nxirret lajm, mirëpo kjo, zakonisht, ndodh kur këtë mendim e shprehin persona eminentë. Këtu fare nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë. Përveç kësaj, kur përcillet mendimi i ndonjë personi të panjohur, ky mbetet mendim i këtij personi

Etoncentrizëm dhe nxitje, në vend të fakteve dhe gjithpërfshirjes

на 7. 11. 2016 | | mk
skandal-kirurgu-maqedonas-titulli
[Recension: Skandal: Kirurgu maqedonas ia hedhë për fytyre dokumentet nënës shqiptare] Informacionet e ndjeshme e që mund të prekin emocionalisht publikun, kërkojnë përkushtim dhe kujdes maksimal profesional. Nuk ka teori e cila garanton se lajme si ky që po e recensojmë mund të bëhen ashtu si duhet pa u bërë në mënyrë gjithëpërfshirëse, me qëllim që të përfundojnë me epilog profesional (gazetaresk). Që nga titulli, paragrafi parë e deri në
СТРАНА 20 of 191« ПРВА...10...1819202122...304050...ПОСЛЕДНА »