verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Ана Анастасовска

Vetëm të sulmohet Hoviti

на 6. 10. 2016 | | mk

[Recension: HOVITI DHE LSDM-ja – Martesë nga interesi në dëm të Maqedonisë]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni është i motivuar politikisht dhe tendencioz, që shihet që në të titull. Ai ka për qëllim ta sulmojë dhe ta diskreditojë eurodeputetin britanez Riçard Hovit, i cili si anëtar i partisë motër të LSDM-së i dha përkrahje Zaevit për zgjedhjet që duhet të mbahen në dhjetor të këtij viti. Linku deri te artikulli origjinalHOVITI DHE LSDM-ja – Martesë nga interesi në dëm të Maqedonisë Data dhe koha e publikimit: 04.10.2016 Data e recensionit: 05.10.2016 Recensuese: Аna Anastasovska

“MËKATI” I EURODEPUTETIT!

Artikulli që në fillim e sulmon Hovitin: “Duke e shfrytëzuar pozitën që e ka si raportues në PE për përparimin

Senzacion nga një informatë e parëndësishme

на 4. 10. 2016 | | mk

[Recension: Çfarë skene në transportin e qytetit – qytetarët nuk besonin kush ishte ulur pranë tyre]

Теksti që e recensojmë nuk përmban asnjë informate thelbësore. Qëllimisht është vënë titull që të tërheqë lexueshmëri më të madhe dhe me këtë të mblidhen sa më shumë klikime. Linku deri te artikulli origjinalÇfarë skene në transportin e qytetit – qytetarët nuk besonin kush ishte ulur pranë tyre Data dhe koha e publikimit: 30.09.2016 Data e recensionit: 03.10.2016 Recensuese: Аna Anastasovska

PA LAJM THELBËSOR

Kur do ta shihni titullin e artikullit: “Çfarë skene në transportin e qytetit – qytetarët nuk besonin kush ishte ulur pranë tyre”, sigurisht do të mendoni se bëhet fjalë për ndonjë person të njohur dhe do t’u

Ajvari kundër senduiçeve

на 30. 09. 2016 | | mk

[Recension: MBËSHTETJE E DOBËT PËR KATICËN: LSDM-ja duheshte të angazhojë autobusë dhe të ndajë feta buke me ajvar që të sjellë njerëz para Kuvendit!]

Ky është një tekst tendencioz dhe i motivuar politikisht që ka për qëllim ta diskreditojë “Revolucionin laraman” dhe tubimin e saj të organizuar për mbështetjen e Prokurorisë speciale publike. Në artikull nuk ka burime, e as fakte me të cilat do të mbështeteshin komentet e shumta që gjenden në të. Linku deri te artikulli origjinal: MBËSHTETJE E DOBËT PËR KATICËN: LSDM-ja duheshte të angazhojë autobusë dhe të ndajë feta buke me ajvar që të sjellë njerëz para Kuvendit! Data dhe koha e publikimit: 26.09.2016 Data e recensionit: 27.09.2016 Recensues: Аna Anastasovska

MERCENARË ME FETA BUKE

Janeva nuk guxon asnjë hape ta pijë!

на 23. 09. 2016 | | mk

[Recension: (Video) KATICA JANEVA ME HAPE NË KUVEND: A ka Katica Janeva aftësi pune për ta kryer funksionin që i është besuar?]

Ky është një tekst i turpshëm, jashtë të gjitha normave dhe rregullave, i cili në asnjë mënyrë nuk mund të quhet tekst gazetaresk. Теksti ka për qëllim ta ofendojë prokuroren speciale publike Katica Janeva, ta paraqesë atë si person jostabil psikik, duke e vënë në këtë mënyrë në pikëpyetje aftësinë e saj për ta kryer funksionin në të cilin është zgjedhur. Linku deri te artikulli origjinal: (Video) KATICA JANEVA ME HAPE NË KUVEND: A ka Katica Janeva aftësi pune për ta kryer funksionin që i është besuar? Data dhe koha e publikimit: 21.09.2016 Data e recensionit: 22.09.2016 Recensuese:

Jupiteri është fajtor për tërmetet

на 19. 09. 2016 | | mk
Produkti gazetaresk që i nënshtrohet këtij recensioni, në faktë është fotolajm nga një status në rrjetin social Facebook, që është shkruar nga një profil i panjohur. Statusi ka të bëjë me shkakun e pretenduar për tërmetet në Shkup, që është temë aktuale edhe e nxehtë, e cila i tronditi shkupjanët. Linku deri te artikulli origjinal: Më në fund arriti sqarimi logjik për tërmetet Data dhe koha e publikimit: 13.09.2016 Data e recensionit: 17.09.2016 Recensuese: Аna Аnastasovska Lajmi përmban sqarim për atë se pse në Shkup ka pasur tërmete, duke iu referuar dofarë shenjash dhe dukurish astrologjike. Si e para, ajo që është e paqartë është burimi i informatës, gjegjësisht kush e shkruan dhe kush e thotë këtë. Pastaj është e

VMRO-DPMNE-ja mund të tallet, mirëpo jo edhe LSDM-ja…

на 15. 09. 2016 | | mk

[Recension: PETRE SHILEGOVI KA PASUR SULM NË TRU: Në fakt, ka pasur sulm, mirëpo jo në tru, për shkak se mungon përbërësi kryesor!]

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni nga miza bën buallicë. Në fakt, artikulli është tendencioz dhe pa asnjë bazë i lejon vetes të sulmojë personalitete të opozitës, duke i paraqitur ata si monstrumë. Linku deri te artikulli origjinal: PETRE SHILEGOVI KA PASUR SULM NË TRU: Në fakt, ka pasur sulm, mirëpo jo në tru, për shkak se mungon përbërësi kryesor! Data dhe koha e publikimit: 11.09.2016 Data e recensionit: 14.09.2016 Recensuese: Аna Anastasovska OFENDIME QË NË TITULL Vetë titulli i artikullit përmban fjalë ofenduese për zëdhënësin e LSDM-së, Petre Shilegovin. Titulli i këtillë aspak nuk është kreativ,

Tekst pa asnjë informatë

на 13. 09. 2016 | | mk

[Recension: Kamerat e kanë inçizuar momentin kur Jana e vogël e ka kapur për dore gruan që e çoi në vdekje]

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni është jo i plotë, gjegjësisht i mungojnë më tepër informata që lexuesi të ketë pasqyrë të qartë për ngjarjen e cila përshkruhet në të. Linku deri te artikulli origjinal: Kamerat e kanë inçizuar momentin kur Jana e vogël e ka kapur për dore gruan që e çoi në vdekje Data dhe koha e publikimit: 08.09.2016 Data e recensionit: 09.09.2016 Recensues: Аna Anastasovska Ajo që në shikim të parë është e paqartë është se ku zhvillohet ngjarja. Gjëja e vetme që mund të shërbejë si orientim është ajo se teksti është vendosur në rubrikën

Si ka guxuar Ivanovi ta kritikojë qeverinë?!

на 31. 08. 2016 | | mk

[Recension: Ivanovi me çdo kusht kërkon shkak për t’u futur në konflikt me qeverinë, nën impresionin e kritikave të LSDM-së se nuk është i pavarur]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensionit është komentues dhe do të mund të gjendej në rubrikën për komente, e jo në rubrikën e lajmeve. Ai është i motivuar politikisht dhe ka për qëllim ta diskreditojë kryetarin Gjorgje Ivanov, vetëm për shkak se në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Armatës, u ka bërë kritika institucioneve shtetërore për atë se si janë ballafaquar me problemet në zonat e vërshuara në rrethinën e Shkupit. Linku deri te artikulli origjinal: Ivanovi me çdo kusht kërkon shkak për t’u futur në konflikt me qeverinë, nën impresionin e

Gazetari duhet të informojë, e jo të luajë rolin e avokatit

на 23. 08. 2016 | | mk

[Recension: PSP-ja pa argumente pse Taleski duhet të mbetet në paraburgim]

Ky tekst i njëanshëm dhe tendencioz ka për qëllim ta zbardhë fytyrën e kryetarit të komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, kundër të cilit Prokuroria Speciale Publike ka ngritur lëndë për transportin falas shkollor në komunën me të cilën udhëheq. Linku deri te artikulli origjinal: PSP-ja pa argumente pse Taleski duhet të mbetet në paraburgim Data dhe koha e publikimit: 18.08.2016 Data e recensionit: 19.08.2016 Recensuese: Аnа Аnastasovska

E KU ËSHTË QËNDRIMI I PROKURORËVE

Tendenca e këtillë e artikulli shihet që në fillim të tekstit. “Në Këshilli i Gjykatës së Apelit në Shkup, sot u mbajt mbledhje, ku u diskutua për ankesën e mbrojtjes së kryetarit të komunës së Manastirit,

Lajme të shtrembëruara dhe informata jo të plota për banorët e prekur nga vërshimet

на 23. 08. 2016 | | mk
Informim i shtrembëruar, gjysmak, bajat, propagandues. Foto: screenshot

Pak populizëm, pak akuza në adresë të opozitës, Gruevski në kuadrin kryesor dhe një lajm bajat. Pjesë përbërëse e lajmeve ishin edhe zhvillimet më të reaj në pjesët e vërshuara në Shkup, mirëpo ato nuk ishin të plota

[Analizë kritike e ditarit televiziv të “Alfa” në orën 17:30 më 20.08.2016]

Shkruan: Аna Аnastasovska Ditari televiziv filloi me lajmin se Мinistria për Financa ka hapur linja telefonike për familjet e vërshuara dhe u bën thirrje që në cilën bankë dëshirojnë ta marrin avancin që ua ka ndarë qeveria, në lartësi prej 500 еurosh. Kishte edhe deklarata nga banorët e Stajkovcit, se atje jeta dalëngadalë kthehet në normale. Kjo kronikë ishte jo e plotë