verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Зоран Бојаровски

Nuk janë të gjithë ekspertët për t’u besuar

на 20. 07. 2016 | | mk

[Recension: Zgjedhje me 11 dhjetor – LSDM-ja me plan për vazhdimin e krizës]

Nëse merret parasysh kjo përmbajtje mediatike, prej saj mund të nxiret një praktikë e mirë dhe një praktikë e keqe gazetareske. Praktika e mirë e ilustron situatën se kur merren të dhëna nga burime anonime, kjo duhet të bëhet në kuadër të asaj që është e pranueshme nga ato burime: informatat prej tyre të jenë në nivel të fakteve dhe të paralajmërimeve që dalin prej tyre. Më e rëndësishme nga të gjitha, kur ato tashmë kanë vendosur të mbeten anonime, është të fitohet ndonjë garanci se bëhet fjalë për burime që i posedojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ato informata, gjegjësisht fakte që i komunikojnë aktorët e drejtpërdrejtë

Anketa dhe ekspertë në shërbim

на 18. 07. 2016 | | mk
[Recension: Rejtingu i Gruevskit më i lartë se sa i të gjithë politikanëve opozitarë së bashku]  Cila është dobia nga publikimi i rezultateve të anketave të vjetra? Aq më tepër, çfarë qëllimi zbulohet kur në një përmbajtje mediatike publikohen vetëm komente që ndërlidhen me ato anketa, pa fituar fotografi të qartë se për çka bëhet fjalë, për shkak se nuk ka numra të qartë dhe të dhëna statistikore në bazë të të cilave mund të konstatohen trende dhe të krahasohen parametra? Çështje të këtilla hap teksti që e recensojmë. Dhe për shkak se vetë teksti nuk ofron përgjigje në këto pyetje, atëherë mbetet konteksti, ose motivimi, që në këtë mënyrë të komentohen rezultatet jo të plota, jotërësore dhe joindikative. Motivimi

Lufta fituar për liri shndërrohet në luftë të humbur për para

на 15. 07. 2016 | | mk
Foto: Google. Intervenimi: SHVFM

Kush dëshiron që t’i fusë portalet në internet nëpërmjet deriçkës dhe t’i inaugurojë si medie? Kjo çështje, me gjithë fuqinë dhe kundërthëniet, doli në sipërfaqe këto ditë me iniciativën e qeverisë që të sjellë ligj për fushatat informative dhe të reklamave të institucioneve publike

Shkruan: Zoran Bojarovski Kundërthëniet e ashpra, që dalin nga iniciativa për sjelljen e ligjit  për fushatat informative dhe të reklamave të institucioneve publike, e që mund të vërehet në propozim-ligj, kanë të bëjnë me atë se ky ligj i paralajmëuar parasheh se “bartës” të fushatave qeveritare do të jenë mediet, të shtypura dhe audio dhe audiovizuale, gjegjësisht radiot dhe televizionet, mirëpo – veni re – mediet në internet!!! Mediet në internet!!! “Medie

Shteti dhe partia në përqafim mediatik

на 14. 07. 2016 | | mk
[Recension: Lëshohet në përdorim rrethrrotullimi i ri bashkëkohor në Gazi Babë] Prej larg shihet se kjo përmbajtje mediatike ka vetëm qëllim politik-propagandues. I është dhënë një prioritet dhe vëllim jashtëzakonisht i madh të cilin nuk e meriton. A mundemi këtë pohim kategorik ta mbështesim me fakte? Po, edhe atë me verifikim më elementar me testin për atë se çka e bën një informatë të jetë e vlefshme për të qenë lajm. Ky test është preciz si formulat matematikore dhe nëpër të “e lëshojmë” përmbajtjen mediatike që e recensojmë – për lëshimin zyrtar të një rrethrrotullimi. Kriteri i parë i testit është se informata a ka ndonjë risi, diçka të re. Gjithsesi përgjigja është – jo. Ç’është e re në aktivitetin

Fantazmagori gazetareske në një natë vere

на 12. 07. 2016 | | mk
[Recension: Me teatër të Shekspirit në sheshin Maqedonia do të mbulohet faza e re kundër Gruevskit] Në preambulën e Kodit të gazetarëve janë përfshirë disa parime që e përcaktojnë kornizën e gjerë ku duhet të kryhen detyrat gazetareske dhe të cilat garantojnë profesionalizëm të lartë dhe drejtësi etike. Njëri nga ato parime është: “Roli i gazetarëve është transmetimi i informatave, ideve dhe i mendimeve dhe e drejta për të komentuar. Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.” Këtë parim e theksojmë në fillim të këtij recensioni, për shkak se ai ka lidhje të drejtpërdrejtë me nenin 5 të Kodit të gazetarëve, i cili në fokusin

Ndotje e ekosistemit mediatik

на 8. 07. 2016 | | mk
[Recension: Sashka Cvetkovska, zogu që asnjëherë nuk do të fluturojë!] Përmbajtja mediatike që e recensojmë nuk ka asnjë element nga standardet profesionale të gazetarisë në të cilat mund të ndalemi dhe t’i vlerësojmë. Mirëpo, nga ana tjetër, ka një sërë “shkeljesh” të normave etike të profesionit, të cilat, meritojnë të përmenden. Kjo “dosje” siç quhet në mënyrë pretencioze kjo “krijimtari” është përplot me kualifikime diskriminuese seksiste dhe gjinore që i janë bëërë njërës nga gazetaret tona më të shpërblyera për gazetari hulumtuese, vetëm për shkak të dyshimit të shprehur për vërtetësinë e një informate të publikuar në po të njëjtën medie. Ne këtu nuk do të përcjellim asgjë nga ato kualifikime që të mos e ndotim hapësirën tonë (kush dëshiron

Gazetari e pavlerë

на 8. 07. 2016 | | mk

[Recension: PROTESTË ME QËLLIM TË PROTESTËS: Kërkesave të “laramanëve” brenda natës iu bashkangjit edhe QTQ-ja]

Në këtë përmbajtje mediatike, në mes tjerash, problem më i madh është vërtetësia. Le të fillojmë nga teza e parë që është plasuar: “Në qarqet opozitare flitet se ka ndodhur përçarje serioze ndërmjet “laramanëve” dhe udhëheqësisë së LSDM-së”. Një pohim i këtillë pa e theksuar burimin, me të vërtetë e vë në pikëpyetje vërtetësinë e informatës. Në fakt, i gjithë teksti është bërë pa asnjë burim dhe kjo e shkakton mangësinë tjetër të kësaj përmbajtjeje mediatike – përmbajtësinë. Përmbajtësia nuk mund të arrihet nëse nuk keni diversitet dhe balancim të burimeve të informatave. Linku deri te artikulli origjinal: PROTESTË ME QËLLIM TË PROTESTËS: Kërkesave të

Nuk do t’u besohet: Putini e ka legalizuar vrasjen në Rusi!

на 7. 07. 2016 | | mk
[Recension: Putini solli ligj të ri: Gratë në Rusi lirisht do të mund t’i vrasin përdhunuesit e tyre] Thjesht është e pabesueshme se si dikush që krijon përmbajtje mediatike në platforma nga të cilat informatat mund të arrijnë deri te publiku, gjegjësisht publiku i gjerë, mund të shkruajë tekst i cili në titull në mënyrë kategorike pohon se Putini ka sjellë ligj sipas të cilit gratë në Rusi lirisht mund t’i vrasin dhunuesit e tyre. Si e para, nuk jetojnë në botën e errët të mesjetës kur ka pasur anarki që të mund të mendohet se një ligj i këtillë është i mundur, dhe si e dyta, nuk mundet Putini të sjellë ligj! Ligjet, madje edhe në Rusi, nën udhëheqjen

Nuk do t’u besohet se çka kalon nëpër korridorin e propagandës

на 6. 07. 2016 | | mk
[Recension: Lexheri: Nga marshruta e re do të ketë më tepër refugjatë se sa nga Turqia] Nuk mund të vlerësohet ndryshe përveç se si manipulim kur në gazetari ndonjë pohim nuk mund të mbështetet me dëshmi ose me argumente, ose kur, që është edhe më joprofesionale, tentohet plasohet diçka që nuk është e vërtetë. Në rastin konkret me tekstin që e recensojmë, assesi nuk mund të pranohet shenjë e barazisë ndërmjet deklratave të drejtorit të Fronteksit, Lexheri, dhe kryetarit Ivanov, për shkak se Lexheri fletë për një koridor tjetër (atë nëpërmjet Italisë), ndërsa Ivanovi folte për rrezikun nga refugjatët përsëri nëpërmjet Ballkanit. Ky është ai manipulim që e dallojmë dhe që e shfrytëzon esencën e luajtjes me frikat e qytetarëve.

E prerë, e ngjitur dhe e krijuar për të mbjellë urrejtje

на 4. 07. 2016 | | mk
[Recension: Studentët deri te Plenumi studentor: Nëse ju paguajnë të bojkotoni kundër bojkotit tuja, a edhe për këtë do të bojkotoni!] Të radhiten printscreen-e nga rrjetet sociale dhe ato të shfrytëzohen sipas preferencës personale politike, nuk është gazetari. Dhe është veprim shumë i papërgjegjshëm. Paramendoni: tekst që publikon gjuhë të urrejtjes, e fshehet pas alibisë se transmeton printscreen-e nga rrjetet sociale. Kjo nuk është gazetari. Linku deri te artikulli origjinal: Studentët deri te Plenumi studentor: Nëse ju paguajnë të bojkotoni kundër bojkotit tuja, a edhe për këtë do të bojkotoni! Data dhe koha e publikimit: 30.06.2016, 13:44 Data e recensionit: 01.07.2016 Recensues: Zoran Bojarovski

ÇARSHAF ME PRINTSCREEN-E

Vetëm dy fjali, në dy paragrafe të ndryshme, “e copëtojnë” çarshafin

Abonohuni për lajmet më të reja