Leksione Gazetareske

Verifikimi i fakteve në televizion – sfidat dhe përfitimet

на 27. 06. 2016 | | mk

Verifikimi i fakteve në televizion është një formë më e pazakonshme e këtij lloji të gazetarisë se sa verifikimi i fakteve që praktikohet në internet dhe që është formë shumë më dominante. Mirëpo, në botë ka shembuj të mirë të verifikimit të fakteve në televizion.

Shkruan: Simona Atanasova Kohët e fundit, verifikimi i fakteve si segment i rregullt i pavarur shfaqet nëpër kanale televizive anembanë botës, ndërsa në mesin e më të mirëve janë “ABC Australia”, JTBS-ja koreane, “Channel 4”-i britanik dhe “Rai due” e Italisë. Gazetaru dhe hulumtuesi Аleksios Mancarlis thotë se pjesa më e rëndë është të vendoset se çka meriton të verifikohet. Mancarlis punon në hulumtime për trendin e verifikimit të fakteve në njërin nga media-bloget më

Arta Tahiri: Cilësia dhe vlerat profesionale të jenë kriteri bazik për avancim në gazetari

на 22. 06. 2016 | | mk
Intervistoi: Benjamin Arifi
Arta Tahiri është një prej fytyrave me të spikatura mediatike në gazetarinë në gjuhën shqipe në Maqedoni.  Rrugëtimi i saj si gazetare zë periudhë prej më shumë se dy dekada dhe ngjitje të të gjitha shkallëve të profesionit, që nga viti 1993 me Zërin i Kumanovës, më pas edhe në TV FESTA deri në vitin 2000, angazhimi në servisin publik TVM deri në vitin 2006, bashkëpunimi me

Gazetarët duhet ta njohin gjuhën e urrejtjes dhe të distancohen prej saj

на 11. 05. 2016 | | mk
Toni Mihajllovski: “Tradhëtarë, qyqarë, pjesëtarë të kolonës së pestë…”. Foto: screenshot

Më 13 prill të këtij viti, në TV “Nova”, në kuadër të ditarit televiziv, kishte inkuadrim të drejtpërdrejtë nga protesta e LQMM-së, para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Dhe kjo nuk do të ishte temë e leksionit gazetaresk, sikur, gjatë inkuadrimit të këtillë, nuk do të shkileshin një sërë standardesh profesionale të gazetarisë. Në fakt, gazetarja në paralajmërimin e saj, në fillim theksoi se bëhet fjalë për “qytetarë të revoltuar nga vendimi i Ivanovit që përsëri ta amenstojë Zoran Zaevin” dhe e dyta, pas fjalimit të aktori Toni Mihajllovski, i cili ishte përplot me urrejtje, akuza, shpifje dhe me thirrje për dhunë, gazetarja nuk u distancua prej tyre, e

Media në shërbim të interesit publik, e jo të partive politike

на 4. 05. 2016 | | mk
Organizimi dhe veprimi i partive politike paraqet një forcë lëvizëse të proceseve demokratike. Partitë dallojnë njëra nga tjetra për nga ideologjia që avokojnë, dhe kanë për qëllim pushtetin- forcën institucionale – për të udhëhequr me proceset politike që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm. Fjala parti (politike) rrjedh nga fjala latine pars – që do të thotë “pjesë” dhe fjala partie– që do të thotë ndarje. Nga këtu,

Rënie e re e Maqedonisë në indeksin e lirisë së medieve

на 25. 04. 2016 | | mk
Poshtë, më poshtë, në fund. Foto: RSF Pas rënies drastike në vendin e 123-të në vitin 2014 dhe përparimit të vitit të kaluar në vendin e 117-të, këtë vit vendi ynë përsëri shënon rënie në indeksin e lirisë së medieve, të cilin e përgatisin “Raportuesit pa kufinj” Shkruan: Аleksandar PESHEV Маqedonia u gjet në vendin e 118-të në botë për nga liria e medieve, sipas rangimit të ri të organizatës ndërkombëtare “Raportuesit pa kufinj”. Vendi shënon rënie prej një pozite në Indeksin e lirisë së medieve për vitin 2016 në krahasim me vitin e kaluar. Shpifja u hoq nga Kodi penal në vitin 2012, mirëpo akuzat janë zëvendësuar me  procese gjyqësore civile që krijojnë mundësi për dënime të rënda me

Mercenarë opozitarë ose provokatorë të infiltruar?

на 19. 04. 2016 | | mk
Shumë sulme, pak informata dhe argumente. Foto: kolazh

Askush nuk e di, ose së paku, askush nuk ka dalë me të dhëna se kush janë personat që përdorën dhunë gjatë protestave qytetare. E nga ana tjetër, disa medie janë përplot me akuza dhe spekulime, e pa asnjë informatë valide dhe pa argumente

Shkruan: Simona Atanasova Propaganda proqeveritare shkruan, komenton dhe manipulon se LSDM-ja dhe Sorosi janë fajtorë për trazirat dhe për dhunën në protestat në të cilat mijëra qytetarë disa ditë marshojnë nëpër rrugë në shenjë të pakënaqësisë për shkak të vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov për t’i falur 56 politikanë nga ndjekja penale. Me tempo të përforcuar, portale dhe medie të ndryshme dilnin me artikuj akuzues se fajtorë për

Skender Raufi: Beteja mediatike është beteja më e madhe e fituar!

на 13. 04. 2016 | | mk
Një karrierë me plot sfida. Jetë e tërë kushtuar luftës për të arritur deri te e vërteta,  në dobi të interesit publik dhe në kornizat e etikës gazetareske. Janë këto karakteristikat kryesore të veprimtarisë disadekadëshe të gazetarit të mirënjohur Skender Raufi. Ai për “Shërbimin e verifikimit të fakteve” zbulon disa çaste të rëndësishme nga karriera e tij, për t’i nxjerrë para nesh si leksione gazetareske që do t’i shërbenin çdo

Lajmi më i mirë është lajmi i konfirmuar!

на 4. 04. 2016 | | mk
Ka të paktën tri luftëra të zhvilluara në Irak. Lufta tradicionale, lufta joformale dhe lufta e informacionit. [1] James Robbins, BBC, 24 mars 2003   Forcat e shtuara të shërbimit policor, në mbrëmjen e 25 marsit, iniciuan një lloj frike tek banorët e rrethinës së Kumanovës. Të paktën kështu raportuan mediat. Në mungesë të mundësisë fizike që të gjithë qytetarët të marrin pjesë në ngjarje të ndryshme, apriori, në një

Rregullatori nëse dëshiron mund ta pengojë gjuhën e urrejtjes së Nedellkovskit (E PLOTËSUAR)

на 22. 03. 2016 | | mk
Gjuhë e urrejtes edhe duke shpuar “figura” që nuk janë simpatike për të. Fоtо: Screenshot

Plotësim/Reagim i autorit – poshtë: Reagimi përmban korrigjim të kontekstit të theksuar gabimisht te pjesa e nenit të cituar numër 43 nga Ligji për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike, kërkim të faljes për gabimin dhe theksimin e neneve adekuate të cilat rregullatorit të medieve, Аgjencisë për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike i mundësojnë të reagojë në raste të gjuhës diskriminuese. Paragrafi problematik në tekst lartë është shënuar me tre yje – (***)]

As Kanal 5, as Prokuroria themelore publike, e më së paku Agjencia për medie, nuk duhet të amnestohen nga gjuha e urrejtjes së Milenko Nedellkovskit. 

Shkruan: Ljubomir Kostovski Këto ditë e fituam reagimin

Si të respektohet autorësia dhe si të citohen lajmet në ueb?

на 20. 03. 2016 | | mk
Një prej çështjeve problematike më evidente në publikimin e teksteve online është respektimi i të drejtës së autorit apo pronësisë intelektuale. Këto aspekte kaherë janë diskutuar në botën e krijimtarisë artistike por edhe në publicistikë dhe gazetari, edhe përpara se të shpikej interneti dhe botimet në web. Mirëpo, si duket, në procesin e botimeve online, çështja e të drejtës autoriale po bëhet gjithnjë e më e theksuar. “Me “të drejtë