Recensione

Recension: Vasilakis ka propozuar “Maqedonia sllavo-shqiptare”!

на 30. 10. 2013 | | mk
Në një vend me shkallë të lartë të kulturës mediatike, nuk hasen tekste të këtilla si ky që e recensojmë. Por, duke e pasur parasysh se kultura medatike u bë benchmark i ri i vlerësimit në raportet e Bashkimit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë në procesin eurointegrues, është më se e pritshme, madje edhe në një gazetë për të cilën ka perceptim se është autoritative, të paraqitet tekst

Recension: E gjithë Qendra tregtare e qytetit u qesh me këtë vajzë

на 29. 10. 2013 | | mk
Në rubrikat e tyre të titulluara si Zbavitje, Kuriozitete e të ngjashme, të cilat zakonisht sjellin përmbajtje “më të lehta”, tema që trajtohen sikur në tabloide, kushtimisht thënë, mediat më serioze, shpesh harrojnë se ku janë kufinjtë e shijes së mir, humorit dhe etikës, kështu që ndodh që materiali të cilin e publikojnë të jetë trillim i pjesërishëm, e madje edhe i plotë. Një shembull i qartë i praktikës së këtillë është foto-lajmi për vajzën, me të cilën, gjoja, është qeshur e gjitha Qendra tregtare e qytetit në Shkup për shkak të zgjedhjes së veshjes, e cila ka zbuluar veshjen e saj të brendshme. Edhe shikimi sipërfaqësor i fotografisë së publikuar mjafton që të konstatohet se lokacioni nuk është i

Recension: Më së paku gazetarë, më së shumti njerëz “të infiltruar” në protestën e sotme

на 29. 10. 2013 | | mk
Teksti gazetaresk kundër aktgjykimit për dënimin me burg të kolegut Kezharovski, që u mbajt para platosë së Muzeut të luftës revolucionare më 23 tetor, ishte ngjarje publike, që u zhvillua në pikë të ditës, para shumë dëshmitarëve, kështu që përpjekja e këtij teksti për t’i damkosur demonstrantët dhe opozitën dhe për ta heshtur ashpërsinë e policisë ndaj pjesëmarrësve në protestë, nëpërmjet këtij artikulli, i cili me ndryshime të vogla, u publikua në shumë media të proviniencës së ngjashme, nuk u tregua si veprim i mirë. Teza kryesore e artikullit është se në protestë ka pasur më së pakur gazetarë, mezi pesëdhjetë prej tyrem dhe se “numri më i madh i protestuesve ishin “të infiltruar” nga ata që u konvenojnë trazira

Recension: FOТО: Flamurin maqedonas e valojnë edhe njerëz të shenjtë në Katmandu të Nepalit

на 29. 10. 2013 | | mk
Ky foto lajm ku janë paraqitur njerëz të shenjtë nga Katmandu, dy prej të cilëve mbajnë një shall me emrin Maqedonia, që është shkruar ndërmjet dy yjeve nga Vergina, ka për qëllim të shërbejë si dëshmi se siç thuhet në fund të lajmit, “Мaqedoninë e duan në çdo pjesë të Tokës”. Përveç asaj se kjo është bërë në mënyrë të paditur, pothuajse, amatoreske, me konstatime skajshmërisht arbitrare dhe të pabazuara, pyetja që parashtrohet është se ku qëndron arsyeja që ky lajm të plasohet në rubrikën “Lajme – Maqedoni” në një televizion nacional?! Veçanërisht, kur kihet parasysh se bëhet fjalë për një fotografi turistike që është pranuar nga një lexuese nga Australia e cila në rrethana të paqarta fiton

Recension: LSDM-ja zgjodhi kryetar të rinisë së partisë dhe festoi me këngë serbe

на 29. 10. 2013 | | mk
Që në titull “LSDM-ja zgjodhi kryetar të rinisë së partisë dhe festoi me këngë serbe”, shihet se qëllimi i artikullit nuk ka qenë të informojë sе kush është lideri i socialdemokratëve të rinj, por të përqeshë, të ironizojë. Edhe vetë përmbajtja e lajmit prej vetëm disa reshtash e vërteton këtë. Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja zgjodhi kryetar të rinisë së partisë dhe festoi me këngë serbe
Data dhe koha e publikimit: 27.10.2013 – 19:04:44 Data e recensionit: 28.10.2013 Recensues: Оlivera Vojnovska Vërtetësia:  Stefan Bogoev është zgjedhur për kryetar të rinisë së LSDM-së dhe lajmi në këtë pjesë është i vërtetë. Më pas ai bazohet në deklarata anonime, saktësia e të cilave nuk mund të vërtetohet. “Është interesante se

Recension: LSDM-ja kundër investimeve ruse dhe kineze në Maqedoni

на 28. 10. 2013 | | mk
E Teksti me titull „LSDM-ja kundër investimeve ruse dhe kineze në Maqedoni“, nëpërmjet një spini klasik dëshiron t’i bindë lexuesit për qëllimin kryesor të titullit. Në vend të raportit të balancuar për debatin kuvendor për Ligjin për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e pjesëve të autostradave Milladinovci – Shtip  (Shkup – Sveti Nikole – Shtip) dhe Kërçovë – Ohër, është publikuar një artikull tendencioz që bazohet në konstruksione. “Edhe përkundër paralajmërimeve se kompania më e madhe ndërtimore në Kinë mund t’i ndërtojë këto autostrada, LSDM-ja përsëri, sikurse edhe në rastin me Gazpromin, u përpoq ta damkosë këtë investim të madh infrastrukturor”. Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja kundër investimeve ruse dhe kineze në Maqedoni
Data dhe  

Recension: Vetëvritet tinejxherja për shkak Facebook-ut

на 28. 10. 2013 | | mk
Vetëvrasja për të cilën bëhet fjalë në tekst ka ndodhur në Indi, por fakti se ky vend është larg nuk e zvogëlon përgjegjësinë që për këtë rast të raportohet me kujdes të madh. Kujdesi në rastet e vetëvrasjeve duhet të jetë rregull e artë për shkak se ka rrezik për imitimin e aktit. Në këtë rast, që në titull “Vetëvritet tinejxherja për shkak Facebook-ut” tregohet një papërgjegjësi, kur kihet parasysh numri i madh i tinejxherëve që e përdorin Facebook-un. Rreziku që ndërlidhet me rolin e mediave sa i përket vetëvrasjeve është se ato mund të jenë një lloj “lehtësuesi” për personat, gjegjësisht të rinjtë dhe personat më të ndijshëm në aspekt mental, që edhe më parë kanë menduar t’i japin

Recension: Konflikt ruso-amerikan në mes të Shkupit

на 25. 10. 2013 | | mk
Teksti me titull mbresëlënës “Konflikt ruso-amerikan në mes të Shkupit”informon për ndërtimin e shtëpisë me tre kate dhe me sipërfaqe prej mbi 300 metra katrorë, mu përballë Ambasadës amerikane në Shkup. Dhe gjatë kësaj shfrytëzon burime jozyrtare, që në njëfarë mënyrë është e kuptueshme, veçanrëisht kur janë në pyetje tema të këtilla të ndjeshme. “Ndërtimi i objektit, sipas njohurive të portalit “Republika”, ka qenë pjesë e komunikimit të ashpër ndërmjet përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-ve dhe selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël. Nga kabineti i liderit Ahmeti, është kërkuar sqarim se pse në komunën ku partia e tij është në pushtet është ndërtuar objekt, që mund të konsiderohet si shkak për rrezikimin e interesave amerikane të sigurisë në Maqedoni…”

Recension: Аnketë nga “Zhurnal”: Ka diskriminim ndaj mediave shqipe

на 22. 10. 2013 | | mk
“Për një javë, lexuesve u është kërkuar që t’i përgjigjen pyetjes: A po i diskriminon mediat shqipe Qeveria e Maqedonisë? Shumica absolute e tyre, gjithsej 1202 vota janë deklaruar se ekziston një diskriminim i tillë në tregun medial të vendit. “ “Ndërkohë, së fundi edhe gazeta e përditshme “Zhurnal plus” ishte mbyllur përkohësisht në shenjë proteste për diskriminimin e bërë në ndarjen e reklamave qeveritare dhe për padrejtësi të tjera.” Edhe pse, motivi bazë i artikullit në fjalë, ka hasur në trajtim të herëpashershëm më parë, me ç’rast një “diskriminim i mediave shqipe” mund të jetë zbuluar ose jo, qasja e artikullit të botuar nga agjencia “Zhurnal” drejt kësaj çështjeje është pa dyshim e shoqëruar nga një dozë e lartë

Recension: Dhëndri ka shpëtuar në momentin e fundit – detaje të reja për fatkeqësinë e komunikacionit te “Rampa”

на 21. 10. 2013 | | mk
Ky recension ka për qëllim të tregojë se si një storje e matur gazetareske me titull “Rruga e kombshme prej Kapishtecit deri në Kisella Vodë” në një medie tonën të shkruar (është publikuar edhe në edicionin elektronik të medies), shndërrohet në artikull senzacionalist në një medie tjetër onlajn dhe, të përkujtojë në mënyrë adekuate për destruktivitetin e gazetarisë “copy-paste” e cila e vërshoi hapësirën mediatike në internet, si dhe për një gjë – ndoshta më të rëndësishme – traumën plotësuese të viktimave dhe më të afërmve të viktimave kur raportohet nga ngjarjet tragjike. Linku deri te artikulli origjinal: Dhëndri ka shpëtuar në momentin e fundit – detaje të reja për fatkeqësinë e komunikacionit te “Rampa” Data dhe koha e publikimit: