Recensione

Recension: Аustriakët janë kundër pranimit të Turqisë dhe vendeve ballkanike në BE

на 20. 10. 2013 | | mk
Baza e tekstit është se sipas anketës së Shoqatës austriake për politikë evropiane, austriakët janë të lodhur nga zgjerimi i Bashkimit Evropian, e me këtë edhe nga pranimi i anëtareve të reja nga Ballkani. Tre të katërta e të anketuarve konsiderojnë se zgjerimi i BE-së është me rëndësi “të vogël” ose “pa asnjë” rëndësi. Ata janë kundër pranimit të Turqisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Janë dhënë edhe përqindjet që janë rezultat i anketës. Linku deri te artikulli origjinal: Аustriakët janë kundër pranimit të Turqisë dhe vendeve ballkanike në BE Data dhe koha e publikimit: 16.10.2013  10:58 Data e recensionit: 18.10.2013 Recensues: Аleksandar Pisarev Vërtetësia: Pikë nismëtare është anketa e Shoqatës austriake për politikë evropiane,

Recension: Studenti me plan të biznesit fitoi 5.300 euro

на 19. 10. 2013 | | mk
“Mund të keni miliona ide, por të gjitha janë të pavlera në qoftë se nuk ndërmerrni diçka që t’i realizoni ato. Ndoshta dëshironi të krijoni biznesin tuaj, të krijoni diçka të re, dhe gjithmonë thoni në vetëvete se nuk është koha e vërtetë. Momenti i vërtetë nuk ekziston, duhet vetë ta krijoni.” Ky është citat nga njëri prej teksteve që më tepër bie në sy për studentët-ndërmarrës, të cilin do ta recensojmë. Shkrimet për temat studentore e aq më tepër, për ta ndihmuar në mënyrë të mirëfilltë kreativitetin e studentëve tanë, janë aq të rralla sa që tema për ndërmarrësit e shpërblyer vërtet duket freskuese. Edhe atë me shuma nga të cilat njeriut të zakonshëm i dhemb koka. Por, nëse

Recension: Goran Pandevi arrestohet në aeroportin e Romës pas fletëarrestit nga FFM-ja

на 18. 10. 2013 | | mk
Shembull klasik për manipulim ku është marrë një informatë satirike nga një ueb-faqe me profil dhe përmbajtje të tillë dhe më pas ajo është paketuar si lajm! “Lajmi” me titull senzacionialist shkakton huti te lexuesi se në aeroportin e Romës me të vërtetë ka ndodhur një “ngjarje” e tillë. Në rrjetet sociale ka komente ku protestohet për “arrestimin” e kapitenit të reprezentacionit futbollistik të Maqedonisë. Në artikull nuk ka asnjë distancim. Askund nuk është theksuar se bëhet fjalë për lajm që është marrë nga një portal për satirë dhe lajme të shpikura, por në fund të faqes, poshtë te tag-et, si burim është theksuar kjo faqe. Linku deri te artikulli origjinal: Goran Pandevi arrestohet në aeroportin e Romës pas fletëarrestit

Recension: Nga tenderët në Strumicë është mbushur llogaria e LSDM-së

на 18. 10. 2013 | | mk
Teksti përpiqet të bëjë ngjarje për keqpërdorim dhe kriminalitet me paratë e qytetarëve nga ana e Zoran Zaevit, kryetar i LSDM-së dhe kryetar i komunës së Strumicës, por i mungojnë dëshmi kyçe. Disa emra të personave që janë të afërt me Zaevin, që kanë fituar tenderë në komunën e Strumicës, gjenden edhe në listën e donatorëve të LSDM-së dhe artikulli spekulon me mundësinë që në atë mënyrë të kenë kaluar paratë prej komunës në parti. Artikulli askund nuk sqaron se tenderët janë fituar nëpërmjet procedurës legale, e cila nuk është kontestuar nga pjesëmarrësit e tjerë në tender, e as, se donacionet janë legale dhe të dhënat për to janë në dispozicion të publikut. Por, në përpjekjen për të krijuar rast,

Recension: Në Gjykatën themelore vetëm 10,5% shqiptarë

на 17. 10. 2013 | | mk
Ky është një shembull i informimit ditor që në tërësi është vënë në shërbim të politikës së një opcioni të caktuar politik ose ndonjë komuniteti, ku autori “luan” me numrat ashtu si i konvenon atij. As titulli nuk është preciz, që flet për 10,5 përqind të punësuar në Gjykatën themelore, ndërsa në tekst sqarohet se bëhet fjalë për përqindje që ka të bëjë me të gjitha gjykatat themelore në nivel

Recension: Draçevasit do ta shpëtojnë Maqedoninë nga “shiptarët” e mallkuar

на 17. 10. 2013 | | mk
Teksti është i mbushur përplot me transmetime jokritike të informatave nga burim i panjohur dhe jo i besueshëm dhe paraqet pasqyrim të drejtpërdrejtë dhe të thatë të përmbajtjes së një afisheje, pa pasur përpjekje nga autori që të distancohet dhe ta zbusë fjalorin ofendues. Përkundrazi, gjatë redaktimit të tekstit, është mundësuar viktimizim i dyfishtë i viktimave të gjuhës së urrejtjes, për shkak se nofkat e tyre nuk janë fshehur. Gjuha jokorrekte politike vërehet që në titull. Përmbajtja tekstuale e lajmit dështon në qëllimin për të informuar, për shkak se nuk përmban fakte, kështu që nuk ka as verifikim të tyre. Burimet nuk mund të përcaktohen, prandaj lajmi nuk paraqet asgjë më tepër se sa reprodukim të thashethemeve nga kafenetë. Nuk

Recension: Aksioni “Kryesuesi” është emërtuar sipas funksionit të Shipoviqit në “Mashinopromet”

на 14. 10. 2013 | | mk
“Deklaratat e kryetarit të Lidhjes Social-Demokratike të Maqedonisë, Zoran Zaev se sipas emrit të aksionit “Kryesuesi” mund të konstatohet se  aksioni është politikisht i motivuar, janë të pavërteta dhe se paraqesin mashtrim të publikut, thonë burime nga MPB-ja.” Duke iu referuar burimeve anonime nga policia, teksti përpiqet ta mbajë të gjallë pretendimin e pushtetit se ndjekja e njeriut të parë të Këshillit të Komunës Qendër, Mirosllav Shipoviq nuk është e motivuar politikisht, por se bëhet fjalë për “ngrohje të manxhës së vjetër”.
Kemi pak burime të informatave për një problem, i cili së paku në një dimension është mjaft profesional, por njëkohësisht edhe i lehtë për t’u mbuluar, e ajo është shfletimi i Ligjit për shoqata tregtare. Mungon edhe përmbajtësia,

Recension: Prilepasi kapet me heroinë

на 14. 10. 2013 | | mk
Shembull klasik i fotografisë që nuk është zgjedhur si duhet, për të cilën nuk mund të thuhet se duhet vetëm ta ilustrojë informatën se është kapur një prilepas me heroinë. Në tekst thuhet se policia e ka gjetur drogën të groposur në oborrin e të denoncuarit, ndërsa në fotografi kemi një person që është kapur se si bart drogë të fshehur në veshjet e brendshme. Kjo fotografi është aq karakteristike dhe ka të bëjë me ndonjë rast dhe person konkret, dhe nuk mund të shërbejë si fotografi “e përgjithshme” që do të mund të përdorej në situata të këtilla. Për ilustrimin e tekstit, media ka mundur të vendosë ndonjë fotografi nga arkivi, ku do të shihej ndonjë drogë e konfiskuar,

Recension: Pronarit i Miravcit i ka rrahur futbollistët e tij për shkak se nuk ia kanë pasuar topin – djalit të tij!

на 14. 10. 2013 | | mk
“Deklaroj publikisht se edhe pa mos më ndërruar unë do të largohesha nga klubi për shkak se në ndeshjen me Lokomotivën, ku nuk arritëm të fitojmë gjatë gjithë ndeshjes, në mënyrë vullgare i shante lojtarët dhe në fund të ndeshjes erdhi dhe i ra Tomçe Mizhorovit. Arsyeja – për shkak se nuk ia ka dhënë topin djalit të tij Darko Shterjov. Me këtë krejtësisht e shkatërroi atmosferën në ekip dhe kjo është arsyeja e vetme për mosmarrëveshjen dhe prandaj unë largohem nga klubi”, thotë Shterjovski”. Portali “mkd.mk”, i cili ka ofertë të madhe të lajmeve sportive tregon se ka lidhje të mira me të ashtuquajturën provincë dhe arrin të nxjerrë tema atraktive edhe atje ku pjesa më e madhe e

Recension: SERBI: Askush nuk ik nga orët e edukimit seksual

на 13. 10. 2013 | | mk
Një informatë e shkurtër dhe sipërfaqësore për projektin pilot me të cilin në Serbi është futur arsimi seksual në shkollat e mesme. Media me një ironi të butë flet për atë se nuk nxënësit nuk ikin nga këto orë dhe se nuk përshkruajnë nga njëri tjetri, ndërsa ligjëruesit dhe nxënësit kanë raporte shoqërore dhe lirisht flasin për këtë temë. Në tekst nuk analizë më të thellë të shkqqeve për futjen e kësaj lënde në procesin mësimor. Në artikull thuhet se në qoftë se projekti ka sukses, atëherë ai do të zbatohet në gjithë Serbinë. Linku deri te artikulli origjinal: SERBI: Askush nuk ik nga orët e edukimit seksual Data dhe koha e publikimit:  6.10.2013 17:29 Data e recensionit: 10.10.2013 Recensues: