verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Димитар Тануров

Gjysmëinformata – kusht për panik

на 9. 06. 2016 | | mk
Теksit që është shkruar në mënyrë senzacionaliste, është burim i mundshëm për panik te një pjesë e publikut. Problematika e sëmundjes aspak nuk është trajtuar, e as që janë dhënë mendime të epidemiologëve ose të institucioneve kompetente për ballafaqim me sëmundjet ngjitëse. Linku deri te artikulli origjinal: SËMUNDJE E RREZIKSHME PËRHAPET NË SERBI: Mund të paraqitet edhe në Maqedoni! Data e recensionit: 07.06.2016 Recensues: Dimitar Tanurov Sëmundja ngjitëse e lëkurës e quajtur Lajshmanioza, Cutaneous leishmaniasis, e cila përhapet në Siri dhe në Lindjen e Afërt, i kërcënohet rajonit. Titulli i tekstit thekson se sëmundja tashmë është përhapur në Serbinë fqinje, mirëpo në kreun e tekstit kjo informatë nuk është transmetuar, por përmendet Siria si vend ku është përhapur kjo sëmundje.

Tregim i spinuar

на 2. 06. 2016 | | mk

[Recension: Gazetarët e Telmës janë përzënë nga puna nën presionin e LSDM-së – nuk kanë dashur të punojnë sipas instruksioneve të tyre]

Теksti përpiqet që duke përcjellë informata të paverifikuara ta psinojë të vërtetën dhe që në titull (dez)informon se “Gazetarët e Telmës janë përzënë nga puna nën presionin e LSDM-së – nuk kanë dashur të punojnë sipas instruksioneve të tyre”. Hyrja në tekst është në rregull, transmetohet informata për vendimet për largim nga puna në “Telma” dhe përmenden disa gazetarë me përvojë që janë të prekur nga ky vendim. Mirëpo, në paragrafin e ardhshëm ofrohet informata kontradiktore, me të cilë nëpër “kapixhik” përpiqet të futet spekulimi që duhet të shërbejë për spinim politik. Linku deri te artikulli origjinal: Gazetarët

Etiketim dhe spinim

на 25. 05. 2016 | | mk

[Recension: Аktivistët e SOROS-it me KËRCËNIME ndaj të hendikepuarve!]

Теksti është i njëanshëm, komentues dhe nuk bazohet në fakte. Informatat e paraqitura, në fakt janë përfundime paushalle dhe të paverifikuara. Përgjithësimi i këtillë është në kundërshtim me standardet e gazetarisë për informim objektiv. Linku deri te artikulli origjinal: Аktivistët e SOROS-it me KËRCËNIME ndaj të hendikepuarve! Data dhe koha e publikimit: 7.12. 2015,15:26 Data e recensionit: 08.12.2015 Recensues: Dimitar Tanurov

FACEBOOK-U BURIM I VETËM

Аktivistja për të drejtat e personave të hendikepuar, Brankica Dimitrovska në profilin e saj në Facebook ballafaqohet e kërcënime dhe vullgaritete nga ana e aktivistëve të SOROS-it dhe të Kanvasit. Pohimet e bëra në artikull janë të paverifikuara dhe bazohen në publikime në rrjetet sociale. Para

Senzacionalizëm nga tragjedia!

на 25. 05. 2016 | | mk

[Recension: Stjuardesa e aeroplanit egjiptian me fotografi bizare e parashikoi vdekjen e vet]

Kemi një tеkst të varfër dhe senzacionalist. Në të nuk zbulohen momente të reja për aeroplanin egjiptian, i cili me 66 udhëtarë dhe anëtarë të ekipazhit u zhduk nga radarët mbi Detin Mesdhe dhe ra në afërsi të ishullit grek Karpatos. Në vend që të informojë për fatkeqësinë ajrore, artikulli merret me privatësinë e njërës nga anëtaret e ekipazhit të aeroplanit që fluturonte prej Parisit për në Kajro, duke i përshkruar me këtë rast një fuqi të çuditshme mbinatyrore për ta paraparë tragjedinë personale! Linku deri te artikulli origjinal: Stjuardesa e aeroplanit egjiptian me fotografi bizare e parashikoi vdekjen e vet Data dhe koha e publikimit: 20.05.2016

Teori të vjetra të konspiracionit për klikime të reja

на 23. 05. 2016 | | mk
 

[Recension: Për 3 muaj vriten 11 mjekë që kanë luftuar kundër kancerit]

Тeksti është bajat, jo i plotë dhe me titull senzacionalist. Bazohet në një video të publikuar vitin e kaluar, ndërsa nga e gjithë video kronika është transmetuar vetëm një informatë, numri i mjekëve të vdekur. Linku deri te artikulli origjinal: Për 3 muaj vriten 11 mjekë që kanë luftuar kundër kancerit Data dhe koha e publikimit: 11.05.2016 – 22:50 Data e recensionit: 20.11.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

INFORMATË BAJATE

Madje 11 mjekë para do kohësh janë vrarë në rrethana të dyshimta. Të gjithë ata kanë pasur një gjë të përbashkët, e kanë zbuluar enzimimin naglaza, i cili futet në vakcina. Në artikull nuk ka përcaktim të saktë kohor

Publikim vullgar seksist

на 12. 05. 2016 | | mk

[Recension: LAVIRJA E TEJKALOI VETËVETEN: PROFESORESHA E TË DREJTËS KUSHTETUESE KARAKAMISHEVA DUKE MOS PASUR ARGUMENTE JURIDIKE-POLITIKE SHKROI NJË KOLUMNË FALLXHORËSH PËRPLOT ME TERME SI LUCIFERI, SATANA, JUDA, TRADHËTARË, PJESËTAR TË KOLONËS SË PESTË, RENEGATË ETJ…]

Ky është një publikim diskriminues dhe seksist me gjuhë vullgare. Thjesht është e pakuptueshme si ka mundësi që në një “tekst” prej vetëm një fjalie, dhe me titull kurioz, i cili është më i gjatë se vetë teksti, mund të zbrazet aq shumë ofendim, zemërim, madje edhe urrejtje ndaj një personi. Pa u futr në drejtësinë e pikëpamjeve të profesoreshës së përmendur, mënyra në të cilin është shkruar materiali që e kemi para nesh është e palejueshme. Linku deri te artikulli origjinal: LAVIRJA E TEJKALOI

Tragjedi e spinuar për pikë politike

на 5. 05. 2016 | | mk

[Recension: Tortura nga PSP-ja – shkak për vetëvrasje]

Teksti është komentues dhe i njëanshëm dhe në të nuk gjejmë mbështetje për pohimet e bëra, e as konfirmim se të afërmit e Kosta Kërpaçit i kanë thënë ato gjëra. Në artikull nuk ofrohen informata nga Prokuroria speciale publike dhe nuk shkruan se është kërkuar deklaratë prej atje. Linku deri te artikulli origjinal: Tortura nga PSP-ja – shkak për vetëvrasje Data dhe koha e publikimit: 27.04. 2016,17:48 Data e recensionit: 03.05.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

TË HIDHET FAJI MBI PSP-në

Vetë titulli senzacionalist i informatës paralajmëron se në të do të sulmohet Prokuroria speciale publike, dhe me këtë rast përdoret njëri nga emrat e koduar të rasteve që i hapi PSP-ja – “Тоrtura”.

Në vend të parodisë perversitet

на 27. 04. 2016 | | mk

[Recension: Konferencë për shtyp e PSP-së për rastin e ri “Seksi special” – VIDEO]

Ky publikim është jashtëzakonisht vullgar, jashtë të gjitha standardeve gazetareske, madje nuk bën pjesë as në zhanret kritikuese me stil të lirë. Маteriali bazohet në një videomaterial që paraqet parodi shoviniste, që i tejkalon kufinjtë e mirësjelljes dhe ka për qëllim t’i përqeshë prokuroret publike. Linku deri te artikulli origjinal: Konferencë për shtyp e PSP-së për rastin e ri “Seksi special” – VIDEO Data dhe kohra e publikimit: 21.04. 2016, 15:45 Data e recensionit: 25.04.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

PRIMITIVIZËM DHE PASHIJE

“PSP-ja sot doli me konferencë të re për shtyp që ta preznatojë rastin më të ri që e kanë hapur. Dhe ky titull plotësisht përgjigjet

Edhe krushku i Janevës në gjellën spinuese

на 22. 04. 2016 | | mk

[Recension: Katica Janeva u bë kushëri me një funksionar të lartë të LSDM-së (FOTO)]

Artikulli është tendencioz dhe në formë dhelpërake e imponon qëndrimin se prokurorja speciale ka ngjyrim partiak, duke tentuar ta njollosë autoritetin e saj profesional. Ai është publikuar në një kategori joadekuate të lajmeve –  “Maqedoni”. Linku deri te artikulli origjinal: Katica Janeva u bë kushëri me një funksionar të lartë të LSDM-së (FOTO)  Data dhe koha e publikimit: 7.12. 2015, 15:26 Data e recensionit: 19.04.2016 Recensues: Dimitar Tanurov

PRIVATËSI E SPINUAR

“Vajza e Katica Janevës u martuara për djalin e një funksionari të LSDM-së. Siç kupton TV NOVA, Emilija Janeva, vajza e prokurores speciale publike, para disa ditësh është martuar me Petar Pockovin, djalin e Sasho

Lajm bajat me datë të re

на 19. 04. 2016 | | mk

[Recension: (VIDEO) Gruaja vdes pas lindjes – Mjekët ia afrojnë djalin dhe ndodh çudia]

Теksti, sipas mënyrës së shkrimit, më tepër duket sikur është lajm nga kategoria interesante, se sa lajm nga rubrika për lajme nga bota. Në të nuk janë respektuar standardet gazetareske, sipas të cilave, ngjarja, përveç që duhet të përcaktohet sipas vendit ku ka ndodhur, duhet të përcaktohet edhe me kohën e ndodhjes së ngjarjes.
Linku deri te artikulli origjinal: (VIDEO) Gruaja vdes pas lindjes – Mjekët ia afrojnë djalin dhe ndodh çudia Data dhe koha e publikimit: 16.04. 2016 Data e recensionit: 18.04. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov

TITULL BOMBASTIK PËR NJË INFORMATË TË VJETËR

“Se dashuria ndërmjet nënës dhe fëmijës së saj është jashtëzakonisht e fuqishme

Abonohuni për lajmet më të reja