Analiza

ANALIZË: Anketat dhe mediat – Lexim selektiv dhe cektësi në qasje

на 20. 06. 2016 | | mk
Shkruan: Benjamin Arifi Anketa e fundit e Institutit Republikan Amerikan (IRI), edhe njëherë nxorri në pah të gjitha mangësitë e medias në gjuhën shqipe në Maqedoni, konkretisht mungesën e trajtimit dhe transmetimit të mirëfilltë të hulumtimeve të opinionit publik. Media të ndryshme – lexonin ndryshe anketën e njëjtë dhe rezultatet e njëjta, varësisht nga ajo se cila erë politike i fryn velat e politikës së tyre redaktuese. Raportim selektiv, fshehje

Demokraci është kur pushteti përgjigjet para qytetarëve për çdo denar të shpenzuar

на 3. 06. 2016 | | mk
Enti shtetëror për revizion zbuloi parregullsi gjatë ndërtimit të një pjese të garazheve në kate, ku si investitor paraqitet Qyteti i Shkupit. Garazha në kate “Todor Aleksndrov”, Foto: printscreen Mënyra momentale e raportimit mediatik për konstatimet e Entit shtetëror për revizion nuk përkon me seriozitetin e një raporti të këtillë dhe nuk i shfrytëzon deri në fund të gjitha mundësitë që i ofron. Shkruan: Prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për

Atak mbi të drejtën për të protestuar

на 27. 05. 2016 | | mk
Cak janë aktivistët qytetarë që janë pjesë e Revolucionit laraman. Foto: Meta   Теkstet që pohojnë se disa aktivistë dhe gazetarë janë mercenarë nuk ofrojnë dëshmi me të cilat do të lidheshin të dhënat për honoraret nga e kaluara me daljen në protesta.   Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut   Në disa medie (Sitel, Kanal 5, … ) dhe disa agjenci lajmesh (Netpress, Kurir, Republika,… ) u paraqitën tituj dhe tekste në të cilat sulmohen një pjesë e aktivistëve qytetarë që marrin pjesë në demonstratat e Revolucionit laraman:
  • Меga skandal: Revolucionet laramane të paguara me shuma të madha parash që ta “ngjyrosin” popullin;
  • Revolucioni laraman për ngjyrosjen e popullit dhe larjen e parave;
  • Revolucionarët

Mediet dhe përmendoret e kulturës me pripejd politik

на 13. 05. 2016 | | mk
Foto: Vanço Xhambaski, 2016

Populli laraman nëpër rrugët e Maqedonisë, nuk “thith” gips-karton

Shkruan: Zoran Bojarovski Kur u paralajmërua projekti grandioz “Shkupi 2014”, shumë pak vetë supozuan se kjo ide do të fitojë karakteristika të inxhinjeringut të identitetit dhe të gjenocidit kulturor. Në kontekstin politik, promovimi dhe fillimi i projektit “Shkupi 2014” përputhet me serinë e dëshpërimeve nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian, të cilat e shtynin në afat të pacaktuar hyrjen në këto dy organizata si rezultat i problemit me emrin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, edhe përkundër asaj se vendi është kandidat për anëtar të BE-ë që nga viti 2005. Frustracioni nacional, i mbështetur fuqishëm dhe i orkestruar nga pushteti nëpërmjet megafonëve mediatikë, i përforcua pas Samitit të NATO-s në

Prej spinit drejt gjuhës së urrejtjes

на 9. 05. 2016 | | mk
Foto: FOSIM/Flickr

Spini në lidhje me protestat qytetare përbëhet nga tre shtresa: “disa krijojnë – të tjerët shkatërrojnë”, “qytetarë që janë për mbajtjen e zgjedhjeve dhe ata që janë kundër zgjedhjeve” dhe “sulm ndaj Maqedonisë dhe identitetit maqedonas.”

Shkruan: Prof. dr. Мirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Spini, sipas definicionit është këndvështrim i veçantë ndaj gjërave, perceptim ose interpretim, që përsëritet në një periudhë të caktuar kohore për të ndikuar mbi mendimin publik. Spini është pjesë e propagandës dhe paraqet vegël të preferuar të politikanëve (politikantëve) dhe medieve që mbështesin politika të caktuara që bazohen në spinim, përzemërsisht e pranojnë dhe e shfrytëzojnë atë. Tashmë theksuam se jo çdo spin duhet të despinohet. “Në fakt, ka spinime

Manipulim dhe propagandë duke trilluar armiq

на 28. 04. 2016 | | mk
Njëra nga mënyrat e manipulimit mediatik është trillimi i armikut që dëshiron ta dëmtojë shtetin. Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut Меdia mund të gabojë në informimin e publikut. Mund të fitojë informata të gabuara ose jo të plota. Мund të bëjë interpretim të gabuar të të dhënave me të cilat disponon. Mund të lëshojë ndonjë informacion relevant dhe para publikut të ofrojë fotografi tjetër nga ajo që është në realitet. Kjo ndodh dhe është pjesë normale e punës. Ajo që nuk guxon të ndodhë është fshehja e të dhënave thelbësore, potencimi i njëanshëm i të dhënave, shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve, prezantimi i perceptimeve dhe i qëndrimeve si fakte, falsifikimi dhe manipulimi i

Për raportin ndërmjet raportimit të medieve dhe transparencës së institucioneve

на 26. 04. 2016 | | mk, en
Të dhënat që janë në pronësi të qytetarëve duhet të vihen në dispozicion – hapni institucionet. Foto: Wikipedia  

Thuhet se nëpërmjet pozitës dhe rëndësisë së profesionit të gazetarisë në një shoqëri, mund të vlerësohet se sa ajo është e hapur dhe demokratike, gjegjësisht sa respektohet dhe garantohet mendimi i lirë, të shprehurit e lirë, bashkimi dhe në përgjithësi jeta e lirë.

  Shkruan: Dr. Dejan Donev, profesor inordinar i etikës në gazetari dhe etikës në medie   Teza paraprake tregon dhe vërteton shumë – se në medie shihet edhe krijimi i gjendjes dhe lëvizja e një shoqërie, që do të thotë se demokracia, para së gjithash, pasqyrohet në medie, në strukturën dhe kulturën e tyre. Ajo, si e tiillë, kërkon

Sa është i përfaqësuar në medie informimi për qeverisjen e mirë

на 13. 04. 2016 | | mk, en
Mural në Bibliotekën e Kongresit në SHBA, ku janë paraqitur rregullat kryesore të qeverisjes së mirë në SHBA. Foto: Cavalier92, 2007

Nga aspekti i qeverisjes së mirë dhe i kontributit të medieve për të pasur qytetarë të informuar për këtë sferë, duhet të kërkohen përgjigje në pyetjet e llojit: cilat janë shkaqet që në vend nuk është evidentuar komunë e cila i plotëson të gjitha kushtet për t’u shpallur komunë ku ka “qeverisje të mirë”, a kanë ngritur autoritetet lokale iniciativë për t’i dëgjuar qytetarët për nevojat e tyre dhe për shpenzimin e parave nga buxheti i komunës, kush e ka për detyrë ta kontrolloojë qeverisjen transparente dhe të mirë, dhe të tjera

Shkruan: Svetllana Veljanovska, doc. dr. e

Mediat shqipe për ngjarjet e fundit në rajonin e Kumanovës: Të vërtetat paralele

на 10. 04. 2016 | | mk
Teoricienët e medias, janë dakord se një ngjarje e rëndësishme, zhvillohet paralelisht në dy rrafshe. Njëra është ngjarja që ndodh vërtetë dhe tjetra është mënyra se si transmetohet ajo në media. Mes këtyre të dyjave, dallimi ndonjëherë është shumë i madh. Një ndër dijetarët e studimit të konstruktit të lajmit, Fishman, thotë se: “… Lajmi nuk është as reflektim dhe as shtrembërim i realitetit, sepse secili nga këto karakterizime nënkupton

Qytetari i informuar – shoqëri demokratike

на 7. 04. 2016 | | mk
1300 subjekte janë të obliguara të publikojnë informata me karakter publik. Foto: Wikipedia

Меdiet mund të ndihmojnë dhe të bëhen shërbim i qytetarëve në sigurimin dhe plasimin e informatave të cilat do të shkaktonin interesim te një grup më i madh i synuar, mirëpo edhe nëpërmjet interesimit të vazhdueshëm për transparencë dhe llogaridhënie, institucioneve t’u tregojnë se edhe kjo është fushëveprimin e punës së tyre dhe se Ligji për qasje deri te informatat me karakter publik nuk është vetëm formalitet, por ka edhe rëndësi esenciale.

Shkruan: Svetllana Veljanovska, doc. dr. e të drejtës ndërkombëtare Informimi i publikut është njëri nga obligimet kryesore të medieve dhe zakonisht ato relativisht lehtë  (në konferenca për shtyp, brifinje ose nga burimet e veta)