Recensione

Ligjet aleatët më të mirë për saktësi

на 27. 07. 2015 | |
[Recension: Zaev për kryeprokuror dëshiron person që do ta lirojë nga akuzat?] Saktësinë e lajmit e vërtetojnë faktet mbi informacionin e dhënë. Andaj gazetarët pohimet e tyre duhet t’i bazojnë në fakte bindëse. Sidmos duhet patur kujdes kur informacioni merret nga ndonjë medie tjetër.
Linku deri te artikulli origjinal: “Zaev për kryeprokuror dëshiron person që do ta lirojë nga akuzat?” Data dhe koha e publikimit: 2o. 07.2015 Data e recenzionit:

Struktura e mire sjell lajm të saktë

на 25. 07. 2015 | | mk
[Recension: “Vritet komandant Shqiponja”] Që lajmi të ketë strukturë të plotë duhet tu përgjigjet gjashtë pyetjeve bazë dhe të ketë tre elementet kryesore, hyrja, përmbajtja dhe një prapavijë me të dhëna shtesë për individin ose çështjen që trajton ai. Edhepse i shkurtër, lajmi në fjalë është i plotë me të gjitha elementet e rëndësishme të një lajmi. Linku për te artikulli origjinal: “Vritet komandant Shqiponja”
Data dhe koha e publikimit:

Supozimet pa verifikime nuk botohen

на 25. 07. 2015 | |
[Recension: “‘Besa’ me organizime të shumta fetare gjatë festave”] Lajmi që përmban paragjykime e humb esencën e informimit. Gjykimet personale të gazetarit nuk duhet të përfshihen në tekst, sidomos kur ato nuk janë të vërtetuara.   Linku deri te artikulli origjinal: “‘Besa’ me organizime të shumta fetare gjatë festave” Data dhe koha e publikimit 18.07.2015 Data e recensionit: 21.07.2015 Recensues: Benjamin Arifi Lajmi që po e recensojmë duke raportuar për

Pështyrje kundër kundërshtarëve politikë për ta larë fytyrën e dikujt

на 24. 07. 2015 | | mk

Recension: LSDM-ja e teproi. Gruevski nuk është dhe asnjëherë nuk mund të bëhet Fërçkovski!

Teksti i cili më tepër i ngjan letrës së ish të dashurit, se sa tekstit gazetaresk. Ish-funksionarë janë vënë në shtyllën e turpit me kualifikime vullgare, ndërsa nëpërmjet elementeve komentuese mbrohet njeriu i parë i pushtetit aktual, i cili disponon me paratë e popullit. Nuk ka as përpjekje për ta fshehur elementin favorizues proqeveritar të publikimit përplot me komente dhe spekulime. Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja e teproi. Gruevski nuk është dhe asnjëherë nuk mund të bëhet Fërçkovski! Data dhe koha e publikimit: 20.7.2015, 20:15 Data e recensionit: 22.7.2015 Recensues: Аleksandar Peshev Këtu nuk kemi tekst gazetaresk, e bile as koment, duke pasur parasysh se

Interpretimet pa fakte sjanë profesionalizëm

на 24. 07. 2015 | |
[Recension: Panik tek “Besa”? MPJ-ja turke e përshëndet marrëveshjen, ata e kritikojnë!] Përgjegjësia e gazetarit është që informacionin ta servojë të plotë, të saktë dhe pa shtrembërime. Dhënia konotacion shkresave zyrtare të institucioneve të huaja dhe përpunimi (komentimi) i tyre me komente, mund të kuptohet si manipulim i qëllimshëm i fakteve.   Linku deri te artikulli origjinal: Panik tek “Besa”? MPJ-ja turke e përshëndet marrëveshjen, ata e kritikojnë! Data dhe

Tendencë manipulimi me rezultatet e anketimeve

на 24. 07. 2015 | |
Recension: IRI: PDSH, rejting më të lartë se BDI Anketimet zgjojnë interes të theksuar tek publiku. Por mediet nuk duhet t’i botojnë pa kontekstet dhe verifikimet e duhura. Një gjë e tillë nuk përputhet me standardet profesionale.   Linku deri te artikulli origjinal: IRI: PDSH, rejting më të lartë se BDI Data dhe koha e publikimit: 19.07.2015 Data e recensionit: 21.07.2015 Recensues: Benjamin Arifi Prezantimi i të dhënave nga anketimet

Jo çdo tekst është lajm

на 24. 07. 2015 | | mk
Recension: “Edhe pas skandalit të “bombave”, Musa Xhaferi ka fytyrë të uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram” Titujt spekulativë nuk janë pjesë e etikës dhe profesionalizimit të gazetarisë. Por po aq e rëndësishme në botimin e lajmeve janë edhe parimet bazike që duhet të përmbajë një tekst që konsiderohet lajm. Linku për te artikulli origjinal: “Edhe pas skandalit të “bombave”, Musa Xhaferi ka fytyrë të uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram”
Data dhe koha e publikimit: 17.07.2015
Data e recensionit: 19.07.2015
Recensues: Fatlume Dervishi Teksti që po recensojmë fillimisht nuk ka elementet e nevojshme të një lajmit. Ai përcjell thjeshtë një deklaratë por nuk është shkruar me elementet që do të përcaktohej si lajm.
Përveç që është një “lajm” i

Borxhi grek “është zvogëluar për 168,8 për qind”? Аha, sigurisht!

на 24. 07. 2015 | | mk

[Recension: Borxhi i Greqisë është zvogëluar për 168,8 për qind]

Tiutlli i këtij lajmi është shembulli më i mirë për atë se si një shkronjë, e ndonjëherë edhe një shenjë pikësimi, kur vëndohen në vend të gabuar, mund ta ndryshojnë kuptimin e fjalisë ose të titullit, sikurse në këtë rast, e me këtë ta ndryshojnë edhe kuptimin e tyre dhe ta shkatërrojnë përshtypjen për gjithë tekstin. Linku deri te artikulli origjinal: Borxhi i Greqisë është zvogëluar për 168,8 për qind Data dhe koha e publikimit: 22.07.2015, 16:10 Data e recensionit: 23.07.2015 Recensues: Vlladimir Petreski Problemi i vetëm në këtë lajm është titulli. Gjegjësisht fjala “për” e cila ësht dashur të zëvendësohet me fjalën “në“. Mirëpo, në shikim të parë thoni,

“Ne punojmë, ne kemi rezultate, ne…”

на 23. 07. 2015 | | mk

[Recension: Optimizmi i Gruevskit për fitore në zgjedhje ka bazë serioze]

Para nesh kemi një kontribut i cili e tepruar me lavdërimin e kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së. Këtë e bën në mënyrë aq të theksuar sa duket sikur është “lajkatare” dhe shkakton një ndjenjë të pakëndshme. Fitohet përshtypja edhe se analisti është zgjedhur që ta lartësojë partinë në pushtet dhe t’i parashohë fitore të re zgjedhore Gruevskit! Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Optimizmi i Gruevskit për fitore në zgjedhje ka bazë serioze Data dhe koha e publikimit: 20.07.2015, 17:31:57 Data e recensionit: 21.07.2015 Recensuese: Оlivera Vojnovska Anshmëria ndaj kryeministrit vërehet në çdo fjali të kontributit, e intonacion të tillë ka edhe titulli pretencioz. Artikulli që tani parasheh se

Telepatia në gazetarinë në Facebook

на 23. 07. 2015 | | mk

[Recension: Pakënaqësi te opozita – marrëveshja e Përzhinos e keqe për LSDM-në]

Koha është shumë e rëndë, thjesht nuk më punohet. Kush do t’i kërkojë zëdhënësit nëpër telefon… Mu kujtua! Do ta hap një llogari Facebook dhe do të konstatoj se e gjithë partia është duke u shkatërruar. Gjeniale! Ndoshta kontributi që e recensojmë nuk është bërë mu kështu siç mendojmë ne, mirëpo në mungesë të informatave zyrtare dhe konstatimeve nga publikimet në rrjetet sociale, krijohet përshtypja se kemi të bëjmë më gazetari komentuese dembele. Që situata të jetë edhe “më interesante”, autori bën përpjekje që të interpretojë statuse në Facebook, duke pohuar se e di se çka kanë dashur të thonë bashkëbiseduesit – gjithsesi, pa i pyetur. Linku deri