Recensione

Edhe një fiasko gazetareske

на 14. 12. 2016 | | mk
[Recension: BDI pëson fiasko në Kondovë] Praktika e shkrimit në ajër nuk është e panjohur për gazetarinë online në gjuhën shqipe në Maqedoni. Shpeshherë, edhe pse lajmet nuk japin asnjë informatë të dobishme ose nuk kanë asnjë bazë vërtetësie, shkruhet diçka sa për të mbushur rubrikën. Linku deri te artikulli origjinal: BDI pëson fiasko në Kondovë Data dhe koha e publikimit: 29.12.2016 Data e recensionit: 02.12.2016 Recensuese: Ferikan Iljazi Arifi

Titulli intrigon, përmbajtja dëshpëron

на 13. 12. 2016 | | mk
[Recension: “Paraqiten “bomba” të reja për BDI-në, ja çka përmbajnë (Video)”] Teksti fillon me një titull mashtrues, ku paralajmërohet diçka që nuk ofrohet në tekst. Kjo bëhet vetëm për të tërhequr vëmendjen e lexuesit dhe më shumë klikime, por në mënyrë profesionalisht të pandershme . Linku deri te artikulli origjinal: “Paraqiten “bomba” të reja për BDI-në, ja çka përmbajnë (Video)” Data e publikimit: 29.11.2016 Data e recensionit: 04.12.2016

Skandal është kur bëhen lajmet pa dëshmi, duke u bazuar në thashetheme

на 9. 12. 2016 | |
[Recensione: “SKANDAL: L. Besa në Forinë jep nga 10metra drunjë!?”] Thashethemet për fenomenet negative nuk janë lajm. Në fakt, ato mund të jenë një burim informacioni sa për të dhënë indicie që mund të gjenerojnë një lajm interesant dhe të rëndësishëm. Por, kjo mund të arrihet vetëm në rast se ato verifikohen dhe arrihet që të vërtetohen. Natyrisht, për këtë gazetarit i duhet ta bëjë punën profesionalisht, duke

Manipulimi me anketat dëshmohet me fakte, jo me thashetheme

на 9. 12. 2016 | | mk
[Recension : Kush i ndryshoi rezultatet në moment të fundit në favor të BDI-së?] Një prej elementeve me rëndësi në trajtimin mediatike të fushatës zgjedhore janë edhe anketat, respektivisht analiza e mendimit të publikut. Tani, përveç anketave të porositura nga partitë politike ose të realizuara në mënyrë autonome nga institutet përkatëse, edhe mediat po porosisin anketa. E gjithë kjo ka krijuar një kaos në trurin e qytetarëve, të cilët nuk

“Ritregim” i paqartë dhe i njëanshëm

на 8. 12. 2016 | | mk
[Recension: “Dnevnik”: Kërcënon BDI, ose zyrtarizim i shqipes ose krizë të re] Edhe propaganda dhe kundër propaganda politike kanë premisat e tyre dhe mënyra se si thuren, por  edhe si njihen. Gazetari duhet të ketë shkathtësi që përcaktojë qartë dallimin mes një teksti propagandistik dhe një lajmi. Kur tekstet janë të paqarta dhe të shkruara duke mos u bazuar në dëshmi, nënkupton se i njëjti është bërë me tendencë dhe

Titull dhe lajm për frikë dhe klikime

на 7. 12. 2016 | |
[Recension: Kumanova përplot autoblinda, a po përgatitet sulm i ri si në Lagjen e Trimave!?] Rastet e ndjeshme që mund të prekin emocionet e qytetarëve duhet trajtuar me kujdes nga gazetarët. Gazetari profesionist gjithnjë ka parasysh gjendjen emocionale të qytetarit. Arsyeja e lajmit mban, por nuk është korrekte qasja e autorit. Parashikimet nuk janë punë e gazetarit, por të lexuesit, i cili në bazë të informacioneve të konfirmuara në tekst

Propagandë parashikuese

на 7. 12. 2016 | | mk
[Recension:Zhurnal eksluzivisht mëson: BDI merr ministrinë e financave në Qeverinë e ardhëshme] Ky tekst është i atij lloji, që të bën të kruash kokën dhe të habitesh se si mund të arrijë propaganda dhe gënjeshtra aq larg. Një portal ku shpeshherë botohen tekste në interes të partisë shqiptare në pushtet del dhe siguron lexuesit për ekskluzivitetin se Bashkimi Demokratik për Integrim do të marrë Ministrinë e Financave. Ku është garanca

Fotografia, megjithatë nuk i zëvendëson faktet

на 7. 12. 2016 | | mk

 [Recension: (FOTO) Vetura e NP “Pyjet e Maqedonisë” në Prilep e stërngarkuar me “PAKO TË VITIT TË RI” ofron mitë parazgjedhore]

Aretikulli i shkurtër me vetëm dy fjali le hapërisë për vërejtjes serioze rreth standardeve profesionale. Si “dëshmi” e vetme se vetura e një ndërmarrjeje publike, gjoja, keqpërdoret për qëllime zgjedhore, është ofruar një fotografi me rezolucion relativisht të ulët. Nga kjo fotografi e paqartë aspak nuk mund të shihet se a bëhet fjalë për veturë zyratre dhe a është ajo e “stërngarkuar me pako të Vitit të Ri”, e as që në tekstin e shkurtër ka ndonjë vërtetim se me këtë ofroeht “mitë parazgjedhore”, siç thuhet në titull. Linku deri te artikulli origjinal: (FOTO) Vetura e NP “Pyjet e

Tekst symbyllazi dhe i njëanshëm

на 6. 12. 2016 | |
[Recension: Merko: Arben Labënishtit ja çelëm sytë unë dhe BDI-ja] Një gazetar, në momentin kur bëhet i njëanshëm, nuk është në shërbim të profesionit dhe interesit publik. Kur gazetari informon me qasje të selektuar, atëherë si duket detyra e tij parësore është ta çojë ujin në shtratin e dikujt tjetër, e jo të lexuesit. Teksti që po recensojmë është tendencioz, i njëanshëm dhe me nëntekst thumbues. Si i tillë, asnjëherë

Nxitje “ekskluzive” e tensioneve dhe trazirave

на 6. 12. 2016 | | mk

[Recension: ЕKSKLUZIVE: VMRO-DPMNE-ja PËRGATIT TRAZIRA PËR ORËT E MBRËMJES DERI MË 11 DHJETOR]

Теkst, i cili në një moment kyç dhe të brishtë para zgjedhjeve të caktuara për më 11 dhjetor, në mënyrë tendencioze nxit atmosferë të dhunshme dhe tensione duke përhapur spekulime të cilat i prezanton si informatë ekskluzive. Në artikull thuhet se VMRO-DPMNE-ja, gjoja, përgatiti skenar të dhunshëm pasi që i humbi zgjedhjet më 11 dhjetor. Sipas asaj që është shkruar, qëllimi i këtij skenari që përfshin gjak dhe trazira, as më pak e as më shumë, qenka ikja e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së. Linku deri te artikulli origjinal: ЕKSKLUZIVE: VMRO-DPMNE-ja PËRGATIT TRAZIRA PËR ORËT E MBRËMJES DERI MË 11 DHJETOR Data dhe koha e publikimit: 30.11.2016 Data e