Recensione

Anshmëria nuk e ka vendin në gazetari

на 4. 08. 2016 | |
Tetova news - Ja cilet jane bashkepunetoret e Fetulla Gylenit nga Maqedonia (1)
[Recension: “Ja cilët janë bashkëpunëtorët e Fethullah Gülen-it nga Maqedonia”] Trajtimi i njëanshëm i temave është një gabim i madh profesional në gazetari, sidomos kur teksti përmban akuza dhe kritika. Në lajmin që është përzgjedhur, në mes tjerash janë përmendur disa organizata dhe biznese, për të cilat nuk është përmendur asnjë fakt dhe asnjë dëshmi, për akuzat apo pohimet që janë bërë në adresë të tyre. Linku deri te artikulli

Postimet individuale të zyrtarëve në Facebook nuk janë qëndrime zyrtare!

на 3. 08. 2016 | | mk
[Recension: Nuhiu: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Avokatin e popullit për maltretimet e mundshme ndaj grupit të Kumanovës] Në mungesë të një qëndrimi zyrtar dhe më të zbërthyer rreth çështjes në fjalë, redaksia ka bërë lajm tekstin që po e recensojmë. Megjithatë, pjesë e fajit për këtë (ndoshta me gabim) mund të shihet edhe te vetë redaksia,  sepse në tekst nuk thuhet nëse për këtë qëndrim është tentuar të

Gazetaria ngre alarm për çështjet jetike – me fakte dhe storje të plota!

на 3. 08. 2016 | | mk
[Recension: Alarm: Uji i Tetovës i ndotur nga ujërat e zeza] Çështjet me interes të përgjithshëm që kanë të bëjnë me nevojat elementare të njeriut, janë tema që duhet të shkruhen me saktësi dhe duhet që të jenë të plota. Gjithë kjo për arsye se qytetari ka të drejtë të dijë të vërtetën të plotë, sidomos për tema esenciale, siç është çështja e ujit të pijshëm dhe shëndeti i banorëve.

Titull për mashtrim të lexuesve

на 1. 08. 2016 | | mk
Ina Online - Deputetet dhe ministrat e bdi-se leshojne kuvendin dhe qeverine
[Recension: “Deputetët dhe ministrat e BDI-së lëshojnë Kuvendin dhe Qeverinë”] Deri ku do të shkojnë mediat dhe gazetarët me titujt e tyre totalisht “out”, vetëm për të tërhequr lexuesit?! Patjetër që kjo pyetje na shkon ndërmend sa herë që hasim në një artikull të këtillë, me një titull të këtillë, që nuk përkon me realitetin të shpallur më poshtë në tekst. Efekti që ka kjo te lexuesit, është zhgënjimi dhe

Gazetari duhet të distancohet nga fjalori ofendues

на 29. 07. 2016 | | mk
Shpeshherë, për tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm, mediat me ngutje tentojnë të krijojnë lajme prej qëndrimeve të ndryshme individuale të shprehura në rrjetin social Facebook. Mirëpo, mendim i shprehur në Facebook nuk mund të përbëjë në tërësi një lajm, aq më pak kur në atë postim është shprehur mallkim, degradim dhe fjalë që në një tekst profesional gazetaresk nuk kanë vend. Linku deri te

Lajm pa palën tjetër, bixhoz me profesionin

на 28. 07. 2016 | |
Shenja - Drejtori i BDI-se ne kazino
[Recension: “Drejtori i BDI-së në kazino”] Ndërhyrjen në jetën dhe aktivitetet private të një funksionari publik, gazetari duhet ta mbulojë me arsye të qëndrueshme se pse kjo lidhet me interesin publik. Privatësia mbrohet me të gjitha dispozitat ligjore vendore dhe të huaja. Nëse nuk arrin ta mbulosh me fakte dhe në mënyrë gjithpërfshirëse informacionin e dhënë, aq më tepër kur është në pyetje ndoshta një aktivitet privat i personit, nuk

Lajm i shtrembëruar, faktet dhe palët zëvendësohen me komente

на 28. 07. 2016 | | mk
[Recension: SKANDAL: Lirohet nga burgu vrasësi i Komandant “Shqiponjës”, Bajram Limani] Gazetari nuk mund të kualifikojë një veprim si skandal nëse për këtë nuk posedon dëshmi dhe informata të konfirmuara. Teksti që po recensojmë flet për një çështje të rëndësishme dhe prekëse për opinionin, mirëpo ajo që vërehet në artikull është qasja tendencioze. Fillimisht, në titull dhe tekst thuhet se është liruar vrasës. Personit të apostrofuar, Bajram Limani, është nuk

Kur gazetari sulmon fjalën e lirë dhe mendimin ndryshe

на 27. 07. 2016 | |
Zhurnal - Rafiz Aliti kundershton marreveshjen 1
[Recension: “Rafiz Aliti, kundërshton marrëveshjen e garantuar nga SHBA, BE, Viktoria Nuland, Hoyt Yee, Johanes Han? “Msus, koha është për pensionim””] Fjala e lirë është një nga të drejtat e garantuara me ligjet e vendit dhe me konventat ndërkombëtare. Në bazë të saj funksionon gazetaria e pavarur dhe pikërisht këtë vlerë duhet të promovojnë gjithmonë gazetarët. Ai duhet të informojë për qëndrimet e të gjitha palëve të përfshira në storje,

Gazetarët dhe ndjenja për momentin politik

на 27. 07. 2016 | | mk
[Recension: Gjykata Kushtetuese mori leje të vendosë për Katica Janeva] Ka një moment në tekstin që e recensojmë që tregon se ai është joparimor kur bëhet fjalë për mbrojtjen e argumentuar të tezës së tij kryesore, e ajo është – të kontestohet baza ligjore e vendimit nga marrëveshja e fundit politike që duhet ta lirojë procesin që ka ngecur të inicuar me Marrëveshjen e Përzhinës të vitit kaluar. Ja ku është ky moment, për ne joparimor: “Në fakt, nuk është njësoj se a bëhet fjalë për ligj me të cilin rregullohet ndonjë problem urbanistik apo për ligj në bazë të të cilit mund të ndërmerret ndjekje penale me masë të paraburgimit që caktohet gjatë hetimit dhe me mundësi për dënim

Informacioni i qëlluar dhe me rëndësi, mungon pala e dytë

на 26. 07. 2016 | |
[Recension: POLICIA PENGON AKSIONIN E LËVIZJES BESA] Teksti që po recensojmë ka të bëjë me një aktivitet të një subjekti politik (gjegjësisht të forumit rinor të atij subjekti) afër një vendkalimi kufitar. Parimisht, lajmi është bërë me të drejtë, sepse aktivistët kanë kërkuar diçka në të cilën kanë të drejtë, e kur e njëjta u është mohuar, kjo është lajm. Megjithatë, kësaj përmbajtjeje i mungojnë disa elemente për të qenë