Recensione

“?” nuk legjitimon një tekst tendencioz

на 2. 12. 2015 | | mk
[Recension: “Manipulimi me këshillin mbipartiak?”] Vendosja e një “?” në fund të titullit nuk e legjitimon tendencën e gazetarit për të hedhur ide të pakonfirmuara. Shpesh gazetarët mendojnë që po vendosën “?” do të thotë që ata mund të shkruajnë ç’të duan në tekst edhepse është e pa vërtetuar ose e pa atribuuar ndonjë burimi kompetent. Linku për te artikulli origjinal: “Manipulimi me këshillin mbipartiak?”
Data e publikimit: 30.11.2015
Data

Kur gazetari e bën lajmin “kurban”

на 2. 12. 2015 | |
[Recension: “Tahir Hani “kurbani” i radhës për Ramiz Merkon, ose… ?!”] Në “pamundësi” për të vërtetuar idetë që i vërtiten në mendje, jo rallë, ndodh që gazetari të hedhë në letër thjeshtë hamendësime dhe vlerësime se si është ose si mund të bëhet në çështje e caktuar. Natyrisht që pa burimet përkatëse, ajo që thotë ai, nuk e arrin synimin. Linku deri te artikulli origjinal: Tahir Hani “kurbani” i radhës

Mëkat – Zaevi paska kopjuar nga Obama

на 1. 12. 2015 | | mk

[Recension: LSDM-ja e vërtetoi se nuk ka vizion, por bëjnë copy-paste vetëm për provizion!]

Paralajmërimi se LSDM-ja do të mbajë Kongres programor në gjysmën e parë të dhjetorit, për tekstin që i nënshtrohet këtij recensioni, paraqiti shkak për sulm pa shkak. Programet e partive nuk janë shumë të pranishme në publik, ndërsa ato duhet të jenë pjesë e përditshmërisë së çdo organizate aktive e cila dëshiron të merret me politikë. Të mos harrojmë, sulmi më i shpeshtë i partisë në pushtet ndaj LSDM-së është se ajo është “parti pa program”. Kësaj radhe “kur ka vendosur” të bëjë program ajo akuzohet për copy/paste. Me arsye? Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja e vërtetoi se nuk ka vizion, por bëjnë copy-paste vetëm

Akuzat duan fakte!

на 30. 11. 2015 | |
[Recension: “SKANDAL: BDI kërcënon ata që marrin pjesë në organizimet opozitare!”] Gazetarët fillojnë shkrimet e tyre, të bindur se kanë të drejtë të akuzojnë dhe me një bindje edhe më të madhe se akuzat që bëjnë janë të vërteta. Akuzat të cilët nuk dëshmohen me burime relevante dhe faktet e nevojshme, mbeten shpifje. Dyshimet që hidhen duhet saktësuar, me qëllim që gazetari të jetë objektiv dhe mos të lejë përshtypje

Alternativa e gazetarit është paanëshmëria

на 30. 11. 2015 | |
[Recension: Mini-partitë nuk po ofrojnë alternativa, por urrejtje ndërshqiptare!] Për ti dhënë një lajmi peshë, duhet vendosur më shumë argumente dhe fakte në pah. Autori i këtij teksti ka tentuar që të defokusojë opinionin duke ofenduar partitë e tjera të cilat, si duket, personalisht nuk i mbështet, në të njëjtin stil sikurse komunikatat partiake. Kjo praktikë është e papranueshme në gazetari, dhe kështu me automatizëm, autori e ka ulur edhe

Mungesa e verifikimit bën Adem Jasharin ministër në Maqedoni

на 30. 11. 2015 | | mk
Recension: “Ademi në USHT: Do të ndërtojmë konvikt modern studentor në Tetovë. Objekt të ri do të ketë edhe Fakulteti i Mjekësisë” Ditë më parë, një njoftim për shtyp i dërguar në redaksitë e mediave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, rezultoi të ishte burim lajmi për shumë media sidomos portale. Aspekti negativ të cilin e kemi trajtuar disa herë si karakteristikë joprofesionalizmi, u përsërit. Mediat (portalet) transmetuan në formën

Burim i fortë për tekst kontradiktor

на 30. 11. 2015 | | mk

[Recension: Zaevi vetë e ka shkruar programin e LSDM-së]

Kur do ta lexoni deri në fund, ajo që do t’u hutojë në këtë tekst është kontradikta në të. Sikur përbëhet nga dy përmbajtje të veçanta me teza, gjegjësisht tregime të ndryshme. E para, me të cilën fillon teksti dhe prej të cilës është nxjerrë edhe titulli, porosit se lideri i opozitës vetë e ka shkruar programin partiak, e jo ekspertët sllovenë për të cilët, ishte paralajmëruar “para disa muajsh” se do ta përpilojnë programin zgjedhor të partisë më të madhe opozitare. Аutorja e kësaj përmbajtjeje mediatike u referohet burimeve partiake dhe thotë se programi është – gati, e menjëherë pas kësaj e zhvillon tregimin e dytë. Sipas saj, në tekstin

Tekst sa për të shkruar diçka

на 27. 11. 2015 | | mk

[Recension: Rrjetet sociale e zgjodhën komunikatën më të çuditshme të LSDM-së]

Tashmë u mësuam që nëpër portalet në internet të lexojmë lloj-lloj gjërash që plasohen si tekste gazetareske, e që kanë për qëllim vetëm të mbledhin sa më shumë klikime që është e mundur dhe me këtë ta rrisin lexueshmërinë e ueb-faqes ku janë publikuar. I tillë është shembulli edhe me këtë tekst, i cili nuk është lajm, por një artikull tendencioz dhe i motivuar politikisht. Linku deri te artikulli origjinal: Rrjetet sociale e zgjodhën komunikatën më të çuditshme të LSDM-së Data dhe koha e publikimit: 20.11.2015 Data e recensionit: 23.11.2015 Recensuese: Аna Anastasovska Në artë se në rrjetet sociale është zgjedhur komunikata më e çuditshme e LSDM-së. “Edhe pse

Një informatë e gabuar – i gjithë teksti i gabuar

на 27. 11. 2015 | | mk

[Recension: Ish-agjenti ushtarak Sofeski ka vdekur nga infarkti]

Ky artikull e njofton publikun se ish-agjenti ushtarak, Goran Sofeski, ka vdekur nga vdekja natyrore, mirëpo, në të njëjtën kohë jep edhe një informatë të gabuar: se në trupin e agjentit do të bëhet obduksion. Dhe pikërisht me plasimin e kësaj dezinformate është prishur i gjithë teksti. Linku deri te artikulli origjinal: Ish-agjenti ushtarak Sofeski ka vdekur nga infarkti Data dhe koha e publikimit: 23.11.2015, 16:16 Data e recensionit: 24.11.2015 Recensuese: Оlivera Vojnovska

INFORMATË JO E SAKTË

Materiali që e recensojmë informon për shkaqet e vdekjes së ish-shefit të kundërzbulimit ushtarak, i cili më 23.11.2015 ishte gjetur në mal, në afërsi të fshatit Rashtani në Kërçovë, pasi më 22.11.2015 kushëriri i tij

Kritikat pa argumente mbesin pa peshë

на 27. 11. 2015 | | mk
[Recension: Politizohet festa, Muzeu i Alfabetit ndau stilografë me ngjyrat e BDI-së] Aktivitetet dhe festat kombëtare ende janë shumë me interes për publikun shqiptar. Njëkohësisht ndërlidhja e këtyre ngjarjeve me politikën, në një kohë të krizës së thellë politike, ngjall interes të dyfishtë. Por kjo nuk duhet të keqpërdoret nga gazetarët për të bërë lajme sensacionale dhe pa peshë. Linku deri te artikulli origjinal: “Politizohet festa, Muzeu i Alfabetit ndau