Recensione

Lajm i humbur në rajon

на 19. 08. 2016 | | mk

[Recension: VIDEO: Të gjithë e panë arrestimin e pedofilit Dragan, të cilin e mashtroi nëna e viktimës së tij]

Tekstit që i nënshtrohet këtij recensioni i mungojnë përcaktime gjeografike dhe burime, gjegjësisht informata për atë ku ka ndodhur ngjarja dhe prej ku janë marrë informatat. Linku deri te artikulli origjinal: Të gjithë e panë arrestimin e pedofilit Dragan, të cilin e mashtroi nëna e viktimës së tij Data dhe koha e publikimit: 13.08.2016 Data e recensionit: 18.08.2016 Recensuese: Аna Anastasovska

MUNGON PËRCAKTIMI GJEOGRAFIK DHE BURIMET

Ky lajm është vënë në kategorinë rajoni, edhe pse duke e lexuar titullin dhe artikullin, nuk mund të fitohet përshtypje e tillë. Titulli: “Të gjithë e panë arrestimin e pedofilit Dragan, të cilin e mashtroi

Në vend të foto-lajmit, vullgaritete, ofendime dhe diskreditime

на 19. 08. 2016 | | mk
Publikimi që e recensojmë është artikull që nuk ka pothuajse asgjë të përbashkët me gazetarinë, me rregullat dhe me standardet etike. Gjuha që përdoret është jashtëzakonisht vullgare, nuk ka informatë, ndërsa përmbajtja përbëhet nga ofendimet dhe diskreditimet, para së gjithash për liderin e partisë në pushtet dhe për “pronarin” e televizionit Kanal 5. Linku deri te artikulli origjinal: Vrapon zemra pas Gruevskit si gazelë, ah Emil i pesëshesh, ku i gjen këta pasues dhe pasuese të vlefshme, nënën ta q…sha  Data dhe koha e publikimit: 14.08.2016 Data e recensionit: 17.08.2016 Recensues: Dimitar Tanurov Titulli që i është vënë shkrimit që i nënshtrohet këtij recensioni është tepër i gjatë dhe në të ka koment dhe sharje, mirëpo jo edhe informatë që

“Cunami” në Tetovë apo “cunami” në tekst?

на 19. 08. 2016 | | mk
Shqipmedia - Alarm - Cunami filloi ne Tetove
[Recension: “ALARM: “Cunami” filloi në Tetovë”] Rastis shpesh që të haset në tituj që nuk përshtaten aspak me përmbajtjen. Diçka tjetër thotë titulli, e diçka tjetër dëshmon teksti, ose që gjendja, për të cilën alarmohet në titull është larg asaj që ndodh realisht. Por, kur titulli të alarmon deri në atë masë sa të mos ketë kuptim, të mos ketë informacion, kjo nuk është më vetëm jo profesionale, kjo është  

Zëvendësim i palogjikshëm i tezave: Оpozita edhe flen, edhe paradon – njëkohësisht

на 19. 08. 2016 | | mk

[Recension: Оliver Spasovski e ka kaluar në gjumë këtë javë – LSDM-ja përsëri bën paradë në zonat e krizës]

Në situatë kur lideri i VMRO-DMPNE-së, Nikolla Gruevski, aq qartazi e keqpërdor fatkeqësinë që i ka gjetur njerëzit në lagjet e goditura nga vërshimet dhe nga kjo bën fushatë hiperagresive mediatike, të cilat teksti që e recensojmë ia përshkruan opozitës. Gjë që është shumë jokorrekte, tendencioze dhe joprofesionale. Linku deri te artikulli origjinal: Оliver Spasovski e ka kaluar në gjumë këtë javë – LSDM-ja përsëri bën paradë në zonat e krizës Data dhe koha e publikimit: 13.08.2016, 17:55 Data e recensionit: 15.08.2016 Recensues: Аleksandar Pisarev

AMORTIZUES TË TURPIT

Që të amortizohet turpi dhe përgjegjësia e kryetarit të partisë në pushtet, i

Kur ringjallen të vdekurit dhe japin deklaratë!

на 18. 08. 2016 | | mk

[Recension: Profetësi e tmerrshme e plakut Ilarion – Do t’i shisni shpirtërat, ndërsa në botë do të sundojë LIGËSIA]

Artikulli është publikuar në një kategori krejtësisht joadekuate, gjegjësist në rubrikën “Bota” dhe në rubrikën “Rajoni”, ku publikohen informata aktuale nga skena botërore. Informata nuk është përpunuar si duhet, prandaj më tepër i ngjan publikimit në formë të blogut të teorisë së konspiracionit se sa fragmentit nga ndonjë revistë fetare dhe filozofike. Linku deri te artikulli origjinal: Profetësi e tmerrshme e plakut Ilarion – Do t’i shisni shpirtërat, ndërsa në botë do të sundojë LIGËSIA Data dhe koha e publikimit: 13.08. 2016 Data e recensionit: 16. 08. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov

PROGNOZA TË ZEZA

Plaku Ilarion bëri parashikim tmerrues për kohërat

Virus në përmbajtjen mediatike

на 18. 08. 2016 | | mk
[Recension: Xhipi luksoz në të cilin vozitej Sheqerinska është shkatërruar në kufirin grek] Sikur të kishte zemër të gazetarisë së përgjegjshme dhe profesionale, kjo përmbajtje mediatike nuk do ta tërhiqte syrin e vëmendshëm të recensuesve të Shërbimit për verifikimin e fakteve në media. Në vend që të jetë dhe të mbetet informatë e paanshme teknike për një fatkeqësi komunikacioni, me vetëm një paragraf kjo informatë ka shkelur madje 4 nene të Kodit të gazetarëve. Do të fillojmë nga mosrespektimi i parimit për informim në rast të fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore i cili parasheh raportim çliruar nga senzacionalizmi (Neni 8, i Kodir) Nuk e mohojmë se në këtë rast, për shkak se bëhet fjalë për person

Titulli thotë një gjë, përmbajtja krejtësisht diçka tjetër

на 18. 08. 2016 | |
[Recension: “Hoxha bëhet pishman: Paskam gabuar me kritikat ndaj Ali Ahmetit!”] Titulli është imazhi i gjithë lajmit, është tregues i përmbajtjes. Ai patjetër duhet të jetë i përshtatur përmbajtjes që prezanton. Shpeshherë, nga mediat bëhen keqpërdorime me titullin, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së lexuesit, por kjo nuk është etike. Linku deri te artikulli origjinal: “Hoxha bëhet pishman: Paskam gabuar me kritikat ndaj Ali Ahmetit!” Data e publikimit: 16.08.2016

Mishmash propagandistik

на 18. 08. 2016 | | mk
[Recension: Kryetari i Likovës,Duraku, vazhdon me realizimin e premtimeve, rikonstruon gjitha shkollat, rrugët…] Gazetari nuk ka të drejtë të bëjë propagandë për një subjekt apo person, qoftë ajo pozitive apo negative. Interesat e gazetarit janë të barabarta me interesin e publikut dhe asnjëherë më ato të institucionit apo subjektit që synon marketing politik. Në këtë drejtim, artikujt gazetaresk nuk guxojnë asnjëherë në vete të përfshijnë përmbajtje që janë në kundërshtim

Prej këtij teksti ka vetëm dëm

на 18. 08. 2016 | | mk

[Recension: Nga tregjet e gjelbërta kthehemi me torba përplot me helme – lista e 12 produktve më helmuese ushqimore]

Titulli i tekstit që i nënshtrohet këtij recensioni e dezinformon publikun dhe përhap panik ndërmjet qytetarëve për kualitetin e pemëve dhe perimeve që shiten nëpër tregje. Në të thuhet se në tregjet e gjelbërta produktet gjoja janë përplot me helme. Edhe pse nuk përjashtohet mundësia e tillë, megjithatë teksti nuk ofron asnjë dëshmi për këtë. Nuk ka asnjë deklaratë ose qëndrim nga ana e institucionit kompetent për kontroll të kualitetit të ushqimit, në këtë rast të Inspektoratit për bujqësi dhe Agjencisë për ushqim dhe veterinari, me çka do të konfirmohet ose do të demantohet ky pohim. Me këtë rast, nuk është

Shkaktim i panikut me të dhëna jo të plota

на 17. 08. 2016 | | mk

[Recension: PARALAJMËRIM NGA MEDIET RUSE: SHBA-të planifikojnë kaos në Maqedoni, Serbi dhe në Greqi!]

Теksti ka informata paushalle dhe deklarata të parafrazuara nga analistë, të cilët askund nuk janë identifikuar, e as që janë përpunuar në tërësi pohimet që pretendohet se janë të tyre. I paraqitur në këtë mënyrë – duket sikur teksti ka vetëm një qëllim – të shkaktojë panik. Linku deri te artikulli origjinal: PARALAJMËRIM NGA MEDIET RUSE: SHBA-të planifikojnë kaos në Maqedoni, Serbi dhe në Greqi! Data dhe koha e publikimit: 12.08. 2016 Data e recensionit: 15. 08. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov Hyrja e artikullit paralajmëron se bëhet fjalë për analizë, të cilën gazeta serbe “Informer” e transmeton nga mediet ruse. “Rrjedha turke” është rrezik për gjithë